Ai ka imazhin e një njeriu të fortë dhe të ftohtë për shkak të filmave të tij aksion. Por duket se Vin Diesel nuk qenka edhe aq i egër. Aktori i njohur është fotografuar në Canary Islands duke pushuar me vajzën dhe gruan e tij. Nga fotot e publikuara, Diesel ka treguar gjithë butësinë me vajzën e vet, me të cilën ka bërë një sërë lojrash.