Gjigandi i mobilimit, IKEA, ka kërkuar sot falje pasi të burgosurit politikë të komunizmit kanë punuar për të prodhuar pajisjet që ajo shiste më pas në botën perëndimore.
Kompania suedeze tha se kompania Ernst&Young ka hetuar në lidhje me këtë çështje në Republikën Demokratike Gjermane para 25-30 vitesh.
Studimi ka treguar se të burgosurit politikë dhe kriminelët e vendit komunist janë angazhuar për të prodhuar produktet e kompanisë IKEA.
Po ashtu në studim thuhet se përfaqësuesit e IKEA-s në atë kohë e dinin se për këtë çështje mund të jenë përdorur të burgosurit politikë.
Në të kaluarën IKEA i jepte kontrata qeverisë së Gjermanisë Lindore.
Ish- të burgosurit politikë të STASI-t, policisë së frikshme sekrete, thonë se kanë punuar për IKEA-n.
BBC raporton se disa punonjës mund të ndërmarrin hapa ligjorë për të kërkuar kompensim.
IKEA thotë se nuk ka hetuar se në çfarë kushtesh punonin të burgosurit, por dihej se ata trajtoheshin në mënyrë çnjerëzore.