Spanja: Japim leje qëndrimi për ata që blejnë shtëpi këtu

20 Nëntor 2012, 11:46Lifestyle TEMA

Kriza në Spanjë po vjen duke u theksuar, ndërkohë që një problem i madh për këtë vend janë mijëra apartamente të pashitura.

Për të vënë në lëvizje tregun imobiliar, që ka ngecur për shkak të mungesës së fuqisë blerëse, Spanja ka në plan që të ofrojë leje qëndrimi për ata të huaj që blejnë një shtëpi që kushton mbi 160 mijë euro.

Aktualisht në Spanjë janë të pashitura më shumë se 700 mijë njësi banimi. Kriza nisi në vitin 2008.

Sekretari i Ministrisë së Tregtisë, Jaime Garcia- Legaz, tha se plani pritet të miratohet në javët në vazhdim. Sipas tij, qëllimi është të tërhiqen kryesisht blerësit rusë dhe ata kinezë, pasi kërkesa në vend nuk po njeh shenja përmirësimi.

Ekonomia e këtij vendi është duke vuajtur recesionin, ndërkohë që papunësia është në nivelin 25 përqind.

Mijëra banesa janë marrë në pronësi nga bankat dhe pronarët janë nxjerrë prej aty pasi nuk paguajnë dot kredinë.

Qeveria ka miratuar javën e shkuar një dekret që ndalon dëbimin e banorëve nga shtëpitë për dy vite.

Edhe vende të tjera në turbullira financiare si Irlanda e Portugalia ofrojnë dokumentet e qëndrimit për ata të huaj që blejnë shtëpi me vlerë mbi 400 mijë euro.

8 komente në “Spanja: Japim leje qëndrimi për ata që blejnë shtëpi këtu”

  1. plaku says:

    Kushedi se sa militante te pasuruar te PD ( perfshi dhe Salen vete ) do blejne shtepira ne Spanje per te banuar ne to, pas zgjedhjeve te 2013 ?

  2. Anti talebani says:

    Ja disa pasoja qe Europa, ndoshta si kishte menduar.

    Tjetersimi i banoreve te Europe se bashkuar.

  3. TOTILA says:

    GJeja me e keqe qe do te bente SPANJA do te ishte ne se ua shet shtepite KINEZEVE .Ata jane te poshter dhe fara me e keqe ne bote . Ata kane dhe nje problem . Shperthimi i tyre DEMOGRAFIK ne vendet ku jane rezident eshte i frikeshem . Ata kane nje KOD SEKRET sikurse dhe ARABET qe te pjellin sa me shume femije dhe te ndryshojne koeficientet demografike .E FRIKWSHME por e vertete !

    1. Obergruppenfuhrer says:

      Shume e vertete Totilla!

    2. skelari migrues says:

      pse qenkan kaq te rrezikshem kinezet? sepse paten nje nga qyteterimet me te zhvilluara apo sepse jane popull qe nuk njihen per ekspansion apo agresivitet? nuk ndodh ne natyre asgje e rastasishme… me shume probleme sjellin gangsteret e majmur ne perendim sesa popujt e vuajtur.

    3. VITIKU says:

      Duhet te dish TOTILA se njeri nder kater vete eshte kinez.Ky eshte raporti,prandaj dije se gjithnje i katerti eshte kinez.

  4. Gjirokastriti says:

    Edhe keta ne krize?????
    Dhe ne shkruajme qe vetem greket jane dembela te zhytur ne borxhe
    Po na dalin shume dembela spanja portugalia italia irlanda dhe dje edhe Franca
    Mire qe jemi ekonomi e forte ne………

    1. berlin says:

      KETO BANESA I BLEJNE VETEM PENSIONISTE, GJERMAN ATA QE KANE PARA DHE DUAN TE SHIJOJNE SPANJEN . ATO NUK KSNE NEVOJE PER VENDE PUNE .
      GJITHASHTU MUNDEN TI BLEJNE BOSAT E DOLLARIT SHQIPETAR .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje