Ai është një nga emrat më të njohur në industrinë e muzikës në mbarë botën. Pasuria e tij u shtua ndjeshëm sidomos kur prodhoi programin X Factor, patenta e të cilit është shpërndarë në shumë vende të botës.
Bëhet fjalë për britanikun Simon Cowell, që është fotografuar duke shkuar në studiot në X Factor në SHBA, pikërisht në Hollivud.
Makina që kushton së paku 1 milion dollarë shkëlqente nën diellin kalifornian dhe ishte aq e pastër sa reflektoheshin në të edhe godinat përreth.
Cowell nuk pati shansin të provojë shpejtësinë e kësaj bishe të rrugës pasi mbeti kryesisht në trafik.
Megjithatë lajmet që vijnë për të nuk janë të mira, pasi X Factor në Britani, ku edhe e nisi, është në rënie. Mendohet se Cowell do të kthehet vetë për të dhënë një dorë për të ngjitur këtë program, edhe pse shanset janë të pakta. Çdo emision e ka një fund.