PS: S’tërhiqemi nga Qarku i Fierit. I lehtësuam kryeministrit zbatimin e vendimit të gjykatave‏

22 Nëntor 2012, 20:26Politika TEMA

“Partia Socialiste është e vendosur për të mos u tërhequr asnjë milimetër nga qëndrimet e saj parimore në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës dhe shtetit ligjor. Vetëm kështu do të zgjidhet ngërçi i krijuar në mënyrë abuzive dhe antiligjore nga qeveria në Qarkun e Fierit”.

Kështu ka deklaruar deputeti socialist, Armando Subashi ka ritheksuar qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj problemit të qarkut Fier.

“Absolutisht që nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë lidhur me qarkun  Fierit. Tërheqja e djeshme e padisë ka qenë një tërheqje jo për ta mbyllur procesin, por përkundrazi për t’i dhënë një dritare të re mazhorancës që të reflektojë në kushtet kur edhe alibia që kishin prej javësh sot ju ka rënë. Sot përballë mazhorancës ka vetëm një pyetje, çfarë do të bëjnë me vendimet e gjykatave? Sot që flasim nuk ka më asnjë lloj çështje për gjykim. Sot ka vendime të formës së prerë, mbrapa të cilave qëndrojmë 11 këshilltarë, që presin të ulen në karrigen e këshilltarit. Çdo të bëjë kryeministri me këta?”, është shprehur Subashi.

Duke ju rikthyer mbledhjes së organizuar nga Prefekti i qarkut në datën 16 nëntor 2011, Subashi ka theksuar se ajo ka qenë një mbledhje e paligjshme dhe për rrjedhojë edhe vendimet që janë marrë aty janë vendime absolutisht të pavlefshme. Sipas tij, 11 nga 14 këshilltarët që u zëvendësuan në mënyrë të paligjshme në atë mbledhje sot kanë në dorë një vendim të formës së prerë të gjykatave.

“Për të dyja këto arsye ajo mbledhje dhe vendimet e marra në të janë të pavlefshme. Pavarësisht nga fakti sesi do shprehej Gjykata e Shkallës së Parë, do e pranonte apo do e rrëzonte padinë e bërë nga Ndreko, ky nuk ishte fundi i procesit sepse ne dimë shumë mirë që janë edhe dy shkallë të tjera, është Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë”, ka deklaruar Subashi.

Deputeti socialist u ka dhënë përgjigje pyetjeve të gazetarëve lidhur me arsyet dhe kohën e zgjedhur nga ana e kryetarit të Këshillit të Qarkut Fier, Vangjel Ndreko, për të tërhequr padinë që ai kishte bërë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, 1 vit më parë. “Gjykimi i çështjes ka zgjatur një vit në shkallë të parë. Imagjinoni nëse do të zgjaste edhe një vit në apel, imagjinoni dhe dy vjet në Gjykatën e Lartë dhe gjithë kjo çështje do zgjidhej kur gjithë këshilltarëve t’u mbaronte mandati i tyre 4-vjeçar. Në këto kushte ne gjykuam që përderisa ajo padi nuk sillte më ndonjë gjë të re, ishte më e udhës ta tërheqim duke liruar në këtë mënyrë këtë ngërç. Kështu rrëzojmë dhe alibinë e Saliut që çështja është ende në proces gjyqësor. Tashmë çështja është thjeshtuar shumë”, ka theksuar Subashi. Sipas tij lidhja që bën mazhoranca dhe kryeministri, me tërheqjen e padisë në datën 20 është qesharake.

“Ja ku jemi prapë sot, do jemi prapë nesër, do jemi prapë pas një jave dhe nëse nuk zgjidhet çështja e qarkut të Fierit, kjo histori kështu do vazhdojë, sepse nuk ka asnjë lidhje me datën 20”, ka thënë Subashi.

11 komente në “PS: S’tërhiqemi nga Qarku i Fierit. I lehtësuam kryeministrit zbatimin e vendimit të gjykatave‏”

  1. safeti says:

    Akoma juve me kete corbe? Edhe me 23 Qershor 2013 do beni deklarat per zgidhjen e ngercit te qarkut Fier … kur papritur do zgjohen prap ne opozite hahaha

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

      Edi Rama e ka kthy Partin Socialiste ne Parti,..Kot fare.
      Parti Llaveshash,Pse nuk e perfillin Arben malajn??
      Cfar lidhje kishte miratimi i ligjeve qe kerkon marrja e statusit kandidat me çeshtje e Fierit.
      Sal Berisha po tall bolet e vyshkme,me Edi Ramen.
      Oj mutosit kur do bosh tamam politik.
      Shqipnia e shkatrrume,e varfnume,e diskretitume.
      Lirin nuk ta fal kush ajo fitohet me gjak o edi Rama.
      Duhet Revolucion,mjaft ma tu u fudullos si rruspije.
      Shqiptarve u duhet nje Gjergj Kastrioti,qe ti bashkon dhe ti shporri keta sherbetor te te huajve.
      un mendoj se zonja e nderume Ermelinda Meksi duhet te marri drejtimin e opozites.

      1. fule says:

        Miratimi i atyre 3-palo ligjeve qe 99% e ketij mileti as nuk e di se per cfare behet fjale ne to nuk sjell marrjen e statusit kandidat. E mor vesh tashme. Kushtet reale jane te tjera.

  2. Osmon llapa says:

    Kte burrin ne foto e njof une. Ky ka maru shkollen Luigj Gurakuqi, ne kush e njifte mire mtha qe e ka maru me mesatare tlarte. Ka qene nga me tmencmit aty te shkolla vet. Duket qe nsurrat qe osht i mencem, pale masnej ta ngjosh tu fol qe te heq cdo dyshim per tkunderten. Une i sygjeroj te vazhdoj ne kte rruge, bile kto gjona mos tja leje njeriu tjeter me i thone se i ka zbulu vete i pari ky ne i morin meritat masnej. Bravo i qofte sa bukur flet.
    Rruga per nBruksel osht e gjate mer jahu, pranej duhet me e bo se sbo i nales nFier para se me u nis se per nryshe nuk ke per tarrit kurr.
    Me rrespekt tvecant per ate burrin nresme
    Osmoni

  3. tomori i beratit says:

    O Osman –Te dhjefsha shkrimin,gjuhen,dhe llogjiken tende—-Lexoje edhe nje here se asnje se mer vesh se çfar çorbe ke gatuar me kete SHQIPEN tende.TRAP.

  4. Kris says:

    Gjithashtu o osmun te thjefsha koken se jam i sigurt e ke te shtrember prej cungut te te Kane vene te koka kur ke lindur…….

  5. sali says:

    O OSMON Meso te flasesh shqip pastaj mer guximin per te folur per te tjeret

  6. Sokol says:

    Tani eshte shume e qarte situata. Falemnderit zoti Subashi per sqarimet.vendimet duhet te zbatohen sepse nuk ka rruge tjeter nqs do qe shqiperia te jete shtet me rend, te futet ne BE te pranoje se eshte vend demokratik. Nqs sala nuk I zbaton keto vendime qellimi I tij eshte vjedhja e vote ne vitin 2013.

  7. Din Kruja says:

    O z. Subashi mos degjoni marrezite e Edit se asnje here s’keni per te fituar. Sic duke levat e hekurit qe hengri mbi koke si “dhurate” nga Sala ne 97-ten duhet te kene lene pasoja ne shendetin mendor te tij.
    Per sa kohe do te keni Ramen ne krye vetem deshtimi do tju ndjeke.Eshte mjaft e turpshme ajo qe bete vetem thjeshte per te penguar vendimin e sotem te Parlamentit Europian. Keni kryer nje veper antikombetare. Kesaj rradhe jeni demaskuar keqas dhe nuk keni se cfare te flisni
    Ju nuk keni interes per zbatimin e ligjit por e keni mendjen vetem tek kolltuket.Po te jeni te dhene kaq shume pas shtetit ligjor, nuk kishit arsye te merreshit vetem me Fierin. Ti duhet ta dish se ke qene edhe kryetar gjykate dikur se ne shkalle vendi jane mbi 20 mije vendime gjyqesore te pa zbatuara. Pra Fier eshte bere e gjithe Shqiperia dhe ju ja fusni gjumit. Merreni vesh, me qellim qe te mos zbatohen vendimet gjyqesore, shteti nje permbaruesi i ka lene te ndjeke deri ne 1800 ceshtje njekohesisht. Shumica e vendimeve gjyqesore te pa zbatuara kane mbi 5 vjet. Pra nje baterdi e vertete. Nje parti realisht opozitare ne kete rast do ta kishte denoncuar ne Prokurori Ministrin e Drejtesise per shkelje te kushtetutes dhe shperdorim te detyres zyrtare.
    Papergjegjshmeria e ketij pushteti, fryma e antiligjit qe e karekterizon eshte ne rradhe te pare eshte edhe per faktin se nuk ka ka opozite dhe kur nuk ka opozite nuk ka frike njeri. I gjithe ky arbitraritet bie mbi kurrizin e ketij populli hallemadh. Subashi mos pritni vota ne 2013.Ve bast se si parti nuk do e kaloni nivelin e 15 %. Jeni ne ne nje gjendje te vajtueshme, mjere elektorati i majte qe mban shprese tek ju.

  8. LORA says:

    Prandaj jemi ne qytetaret,zoti Subashi,per t’ju monitoruar se sa do ta mbani kete fjale.Nese dredhoniju,ne kemi mundesine te korrigjojme voten.
    Nuk do t’ju falim me impotencen tuaj,ne raport me mbrojtjen e votes tone.

  9. Aqif Kopertoni says:

    Armando Cobanit i ka ardhur gjuha dhe bene edhe politike edhe juriprudence,dikur nuk lidhte dy fjale tani ka marr ne dore partine e cobaneve.Hyri si demokrat dhe doli socialist,pasi beri ca para ne Ballsh dhe Fier dhe si coban qe eshte beri perpjet duke u bere anetare i KLD dhe deputet.Hiqet si jurist i mire kur nuk di te formuloj nje kerkese padi duke e corientuar PS me padi te panumerta deri ne hallakatje.Per te graduar gjykatesin SD nga Fieri ne nje shkalle me te larte i kerkoj 100 mije euro,duke u ndar me Kreshnikun arriten ta kalonin me votim 100%,kur menduan se eurot zune vend ne xhepat e tyre u doli perpara Bamiri te cilit dikush i kishte peshperitur per kete pazar dhe si perfundim nuk e firmosi aktin.Kur thote qe gjykatesi qe gjykon ceshtejen eshte nga te Saliut trgon qe SD i ka kerkuar eurot dhe si duket jane bere armiq.Fshati qe duket nuk do kallauz kur deputetit i rritet koka i erresohet shikimi dhe turbullohet mendimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje