Neritan Tabaku: Nuk e kam liruar unë Ilir Xhakjen, ka qenë një trupë tjetër gjyqësore

1 Dhjetor 2012, 18:19Politika TEMA

Neritan Tabaku nuk kapet kollaj. Ka kohë që e kërkon media, por e kërkojnë edhe organet e drejtësisë. E kërkon edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të shqyrtuar çështjen e tij.

Bëhet fjalë për gjykatësin e Durrësit, që akuzohet se ka liruar Ilir Xhakjen, vrasësin e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Duke folur për Shqiptaren, ai thotë se vazhdon të jetë i sëmurë.

“Kam një përmirësim të lehtë, por ende nuk jam në gjendje që të lëviz lirisht. Vazhdoj të kurohem dhe të bëj seanca fizioterapie,” thotë Tabaku.

Ai sulmon mediat, duke thënë se e trajtojnë rastin e tij me dashakeqësi.

“Nuk japin lajme të vërteta. Nuk është aspak e vërtetë që unë kam liruar nga burgu Ilir Xhakjen. Ka qenë një trupë tjetër gjyqësore që e liroi atë duke bërë disa bashkime vendimesh. Ata që duan të bëjnë lajme me rastin tim, le ta kërkojnë në arkiv këtë proces gjyqësor ku edhe do të gjejnë të vërtetën. Po këto media shkruajnë apo emetojnë se unë po e shmang qëllimisht KLD-në dhe prokurorin, gjë që nuk është aspak e vërtetë, pasi unë vazhdoj të jem me raport shëndetësor,” thotë Tabaku.

Ai e mbyll intervistën duke thënë se i ka mbyllur telefonat celularë pasi tani është i pezulluar dhe pa imunitetin e gjyqtarit.

“Kjo do të thotë që jam pa rrogë ndaj dhe nuk më del që t’i mbaj telefonat,” thotë ai.

18 komente në “Neritan Tabaku: Nuk e kam liruar unë Ilir Xhakjen, ka qenë një trupë tjetër gjyqësore”

  1. xxx says:

    po mire mor baxhelle,,,trego kush ishte trupi tjeter gjykues,se po na vjen peshtire nga ju,,,,plehrat e kombit

  2. shqiptar says:

    po rryshfetet qe merrje kur ishe ne pune c i bere mor qerrata,tani na hiqesh edhe fukara sa nuk te dalin as per telefon.Po asistencen pse nuk e merr per te rimbushur telefonin

  3. mergimtari fv says:

    Tabak Kadiu zoti te dhashte men e pare qe qeke fukara !

  4. frediel says:

    plera si ty mor TABAKMUTI e kane shkaterruar kete vend,vetem arsyet qe thua ti nuk jane arsye or bythqim,kjo i bie si me genjy mesusen se nuk erdha ne mesim se kisha gjyshen semur,me vinka keq se nuk paske as leke per telefonin,dil e rrif bythen se ndoshta ben nai lek. ke te drejte qe jep arsye per mungesen tende se kemi nje shtet plere me nje president sakat e nje kryemashtrus kreminister qe kane punsuar gjykates e prokurore me shkolle nate dhe me ate fytyre qe ke dhe ti

  5. ILIR SUKAJ. says:

    POLITIKA ESHTE MESUAR TE BEJE ZHURME KOT SE KERKON TE LARGOJE VEMENDJEN NGA VJEDHJET QE PO BEN NE KURRIZ TE POPULLIT DHE MEREN ME NJE GJE QE SHUME LEHTE VERIFIKOHET NE QOFTE SE KAN VULLNET.NERITAN TABAKU ESHTE VIKTIMA E RRADHES OSE SHASHKA E RRADHES.

  6. alban4eva says:

    gjynaf i shkreti, ska leke me hanger buke.. propozoj ta ndihmojme.. ti japim ca qindra mijera euro..

  7. hajriu says:

    Si ka fytyre e flet ky qe fshihet si hajdut ordiner ????? Dhe imagjinoni , nuk respekton ligjin ky qe eshte dhe perfaqesues i ligjit , vajmedet sesi duhet te veproje nje njeri i thjeshte dhe se ç’heqin njerezit e thjeshte nga kjo drejtesi . Turp per ty mor Neritan , por nje turp i madh i ngelet ketij shteti per drejtesine dhe njerezit qe drejtojne kete drejtesi(i thençin) . Arrine nje gazetare ti marre interviste dhe nuk arrine shteti ta gjeje se ku ndodhet ?????!!!!!!!??????? Absurditet !

  8. orli says:

    Ja ky eshte niveli ordiner i administrates shqipetare!me kete soj plehrash eshte e mbushur politika dhe institucionet ne shqiperi….

  9. banija01 says:

    I shkreti Tabaku ka ngelur pa rroge ,prandaj i beje thirje gjithe lexuesit te TEMES,po jo te krahut te majte se ata nuk i kane ndonje borxh,te bejne fushate per te mbledhur ndihma ne te holla se nuk ka as per impulse ne celulere,mundesisht tja bleni ate me oferte qe te kurseje.
    Pervec te djathteve ne te tjeret nuk i hame ato qe thote Tabaku.Na bindi me ate qafore qe ka vene ne qafe,se eshte semure dhe se eshte i pafajshedhe fajin e kane gjyqtare te tjere,dhe kame bindjen se do te dale pa lagur se i ka krahet e ngrohta do ta mbrojne qeveritaret se ata e urdheruan qe te lironte Ilir Xhakjan,perndryshe ai nuk do tallej as me prokurorine e as me Presidentin qe nuk paraqitet.Po te mos e mbronin qeveritaret do ta kishin’ kapur per zhelesh per ta futur ne burg.[shume -shume do ta denojne me nje vrejtje ne biografi nga sekretari i partise sali berisha].

  10. Adriatik says:

    O Tano hiqe ate qafore se le nam i ke bo zbor familjeve te ish pronarve ne durres megjyqet qe ke bo…po mire varja kshu eshte sistemi po me kete kriminelin Shijaks e dhive fare muhabetin. Shite ate makinen qe ke ne durres Jaguar a ca marke eshte dhe mbush celularin ose po ashtu na thuaj neve te dergojm noi euro se po me vjen keq qe ke ngel kaq dobet.

  11. l says:

    Neritan Tabaku te respektohet gjerisa te Denohet me fakte…

  12. peci luku says:

    PIS GJYKATES MORI NE QAFE TE TJERET MOS KI MERAK DO TE TA QROJNE BISHTIN E TYNE KUR SKA LIGJE

  13. ai says:

    prit sa te rritet dhe pak ai djali i Ademit dhe ke per ta mare dhe ti drejtesine pa merak

  14. dinamoviti says:

    Gjyqtaret tane me teper se 80% jane te korruptuar dhe nuk japin drejtesi, por i sherbejne kuletes se tyre. Nuk i pranojne pas pune ne shtepi nese nuk kane xhepat dhe cantat plot me para.Qe jane te korruptuar ata e kane pranuar edhe vete ne nje sondazh qe kane bere. Ky vend do te behet vetem kur gjyqtaret te jene te afte profesionalisht dhe te paster moralisht

    1. Atdheu says:

      Auuuuuuu Tani mi humbe te gjitha shpresat qe ndonjiher do te kemi Shtet juridik.

  15. rrushe says:

    c’ka nga qafa ky e ka thy?????????

  16. Berti says:

    Ky vend do te behet kur vendimet ne emer te tij ti japi JURIA E POPULLIT (qytetaret e tij) dhe jo keta matrapaze gjyqtare.

  17. i syrgjynosur says:

    keto jane gjykatat,e gjykatesit e pd dhe sali dallkellecit ,mjere ke ze halli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje