Një ministër në Sri Lanka është nën akuzë për seksizëm, pasi i tha një deputeteje në parlament se nuk i përgjigjet dot për shkak se është magjepsur nga bukuria e saj. Në fakt deputetja është ish- Miss Sri Lanka dhe ish- Miss Bota.
Rosy Senanayake e pyeti ministrin për gjendjen e bordit të transportit.
Por në vend që të përgjigjej, ministri i tha se bukuria e saj po e linte pa frymë dhe se do ia përshkruante ndjenjat e tij jashtë parlamentit.
“Kur e shoh atë, ndjenjat më çoroditen dhe nuk mund të flas sepse nuk dua t’i bëj publike ndjenjat e mia,” tha ai.
54 vjeçarja Senanayake është angazhuar në politikë prej 20 vitesh dhe ka shërbyer si ambasadore e vullnetit të mirë e Kombeve të Bashkuara.
Ajo tha se ministri e ka fyer atë pasi ajo është në politikë prej shumë kohësh.
Sa vjec eshte ministri? Ose eshte mire i moshuar ose fare ftujak !!
SEçfar ka kjo per tu magjeps vetem ai ministri e di por si duket o do jet i virgjer ose aty ku jeton ka vetem burra.
mos na esht bo Pango minister ne Srilanka?