Japonia është një nga vendet që ofron shërbime të shumta për meshkujt e vetmuar. ‘Moe Date’ p.sh është një shërbim që ofron vajza, të cilat shtiren dhe aktrojnë sikur janë të dashura për meshkujt që paguajnë, ndërsa ‘Soine-ya’ është një shërbim që ofron vajza të cilat do ju përkëdhelin gjatë shikimit të një filmi. Në të dyja këto shërbime, seksi është i përjashtuar.
Por, tashmë ky shërbim do të ofrohet edhe për femrat. Ato do të kenë mundësinë që të marrin me qera meshkuj, me të cilët madje edhe do të mund të flenë në të njëjtin krevat, por e kanë të ndaluar të bëjnë seks.
Meshkujt e këtij shërbimi mund të flenë me to, t’i përkëdhelin, të bëjnë punët e shtëpisë së bashku, të shkojnë në darka romantike, të gatuajnë etj, pra gjithçka bën një çift, me përjashtim të seksit.
Një shërbim i tillë kushton 280 euro, ndërsa nëse femrat e duan këtë shërbim 12 orë, duhet të paguajnë 450 euro.
Ju themi shpikesave japoneze:-
Ejani dhe udhetoni me autobuzin e linjes kombinat-Tirane
dhe nje sherbim te tille do ta gjeni falas….
(kjo nga densiteti i madh i ngarkeses)
Kinostudio-Kombinat arka bosh , stil shqiptaro-japonez