Ndërkohë që njerëzit kanë vërshuar për në Pic de Bugarach të Francës, ku mendohet se do të dalë një anije aliene për të shpëtuar njerëzit nga fundit i botës më 21 dhjetor, shanset janë që edhe një mal në Serbi të bëhet vend pelegrinazhi.
Tani që qiratë në Bugarach kanë shkuar deri në 2 mijë euro nata, ata që besojnë tek fundi i botës i kanë hedhur sytë tek Mali Rtanj, në Karpate.
Mali ka një formë piramide dhe mendohet se është një strukturë e lënë aty nga vizitorët alien mijëra vjet më parë.
Në momentin e fundit të botës, mendohet se mali do të shpërndajë një forcë të fuqishme, që do të mbrojë të gjithë ata që janë pranë tij.
Hotelet në atë zonë janë tejmbushur, ndërkohë që Obrad Bleçic thotë se kanë vërshuar mbi 500 njerëz për të prenotuar në hotelin ku është menaxher. “Njerëzit duan të sjellin edhe familjet me vete,” tha ai.
Mali mendohet se ka fuqi mistike. Sipas një legjende, aty ka jetuar një magjistar, që ruante disa thesare të fshehura.
Një shkrimtar britanik po ashtu ka shkruar se mali ka fuqi magjike.
Iken per lesh edhe serbet! Harruan qe mali me me fat eshte mali i Dajtit! Edhe aty nuk ka me vende per qeraxhinj.Te fundit e zura vete para 10 minutash.
I SHKRETI MILET,
MENDON TE JETE I PERJETSHEM
EDHE NE KETE JET!
Asht nji vend i bekuem ne Shqypni per ju, aty shkoni
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/cifti-i-lumtur.html
Mali i Tomorit eshte mali qe mbahet ne lashtesi si vendi i perendive …Ai eshte mal i shenjte i lashtesise
Ti ke shku per lesh, as amerika nuk te beri derman mor qyq!
Ç’genjeshtra! Po pse i jepni keto gjera pa krip ?. Pse i friksoni njerezit ,ashtu ,ashtu te kallur nga frika? Çpo na shofin syte e çpo na degjojne veshet. Marrina. Genjeshtra me brire. Ikni ore…
MERNI ME VETE SALIUN DHE SHPUREN E TIJ NE ATE MAL DHE MBAJENI GJER SA TE JAPE SHPIRT.