NASA do përplasë dy satelitë të saj në sipërfaqen e Hënës

17 Dhjetor 2012, 13:08Lifestyle TEMA

Dy satelitë të NASA-s do të përplasen sot në Hënë, pas një misioni që ka zgjatur 15 muaj. Qëllimi i tyre ishte që të studionin gravitetin e fqinjit më të afërt të Tokës.

Shkencëtarët thanë se satelitët Ebb dhe Flow do të përplasen në Hënë në një krater në polin e veriut.

Por nuk do keni mundësi të shihni ndonjë shkëndijë në sipërfaqen e Hënës. Kjo për shkak se satelitët nuk kanë karburant.

Satelitët do të drejtohen nga NASA për të realizuar një përplasje të koordinuar, duke mos rrezikuar që pjesët e tyre të bien në pjesë të rëndësishme historike të Hënës, siç është vendi ku janë ulur astronautët e Apollo.

Misioni ka kushtuar 496 milion dollarë. Satelitët u lëshuan në shtator të vitit të shkuar.

NASA thotë se misioni ishte një sukses.

3 komente në “NASA do përplasë dy satelitë të saj në sipërfaqen e Hënës”

  1. bato says:

    Ka shume sekrete tek nasa qe nuk tregohen se nuk harxhohen miliona dollare per te pare ka gravitet apo jo.

  2. shqiptari says:

    Sa kam qeshur me komentin e ” Batos”
    Por normale more “Bato” qe ka te tilla sekrete.E para more “Bato” eshte qe ti sje “Bato” ! e dyta “Bato” mos u fshi “Bato” se dhe corapet ti shefe NASA nga hajrin cfare ngjyre i ke.Kaqe “Bato”te mjafton,edhe pse se kutpon.

    1. Leo says:

      Edhe ti shqiptar s’je prej verteti, bile edhe intelektin e ke falso, te klonuar nga ndonje veshegjate!
      Bato ka te drejte, se te besh hi 500 milione dollare keshtu kot, eshte e pamundur, sidomos ne keto kohe, kur Nasa po merre para me pikatore per programin e vet hapesinor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje