Kjo është historia dëshpëruese e femrës më të dobët në botë, që peshon vetëm 25 kilogram pas vitesh të tëra me dieta ekstreme.
Por në vend që të ndjejë keqardhje për veten e saj, Valeria Levitin thotë se kjo histori duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për të gjithë ato femra të fiksuara pas dobësimit.
Ajo që është më dëshpëruese është se Valeria, me origjinë nga Rusia, që jeton në Monako, thotë se merr e-maile nga fansat e saj, që i kërkojnë të kopjojnë modelin e saj.
“Marr e-maile nga vajza të reja, që duan t’u mësoj se si të ngjajnë si unë. Ka femra që më shohin mua si një frymëzim,” thotë 39- vjeçarja për The Sun.
Ajo ka vendosur që të flasë për të ndërgjegjësuar femrat në një fushatë kundër anoreksisë.
Ajo u bë anoreksike që në periudhën e adoleshencës.
Ajo mendon se rrënjët janë tek fiksimi i mamasë së saj, që ishte e terrorizuar se e bija do përfundonte obeze si të afërmit e saj. Edhe kur ishte fëmijë, ajo ishte nën dietë.
Për ironi të fatit, sot trupi i saj nuk e toleron dhe nuk e proceson ushqimin më.
Ajo tani u këshillon vajzave se anoreksia thjesht të bën të vetmuar, jotërheqëse dhe të pakëndshme për njerëzit rreth e qark.
Po cpate moj derezeze e punezeze?!!
paske qene alamet femre:
http://fashionguests.blogspot.com/
EPOOO S’ESHTE KOLLAJ TE BEHESH TOP MODELE PO FRIKA ME MADHE ESHTE SE MOS JOZI JONE KERKON TE BEHET SI KJO ,PER KETE DUHET ME U SHQETSU SE RAJMONDA ALBANA,QILI,MELISA ,MAJLINDI SAPO E KANE FILLU DIETEN PO NUK PO I LEN DOKTORRI ME VAZHDU,SE NGELET PD VETEM ME LIRINE GRIDEN DHE ARGITEN.
fatekeqesi per mend e kokes por me thoni ju lutem nese dikush ka njohuri per anoreksine,a ka shpresa per kete vajze ta rimari veten deri diku?a ekzistojne vitamina apo kura te ndryshme qe mund ta ndihmojne?
Aha grida iku ne Slloveni, ngeli vetem me te vetet!!!!!!!