Bullgaria post-komuniste ka dërguar në Tiranë dhe Prishtinë dy ambasadorë, ish-agjentë dhe bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të epokës komuniste, të rekrutuar nga DS-ja (iniciale bullgarisht për “Dërzhavna Sigurnost” – Sigurimi i Shtetit). Faktet e bujshme janë bërë publike zyrtarisht nga një komision bullgar parlamentar i posaçëm E përdyjavshmja “Investigim” ka botuar në numrin e fundit materiale të panjohura për lexuesit shqiptarë dhe kosovarë për skandalin e diplomatëve bullgarë të epokës komuniste.
Sipas dokumentave të vetë Komisionit Parlamentar bullgar të sipërcituar – ambasadori bullgar në Shqipëri Bobi Bobev (lindur në vitin 1948), i rekrutuar në vitin 1974 nga DS-ja në Drejtorinë e Zbulimit të Jashtëm më 12.02.1981 që qëndroi në Tiranë dy mandate (1996-2006). U zëvendësua po nga një ish-agjent Teodor Rusinov (lindur në vitin 1952) në periudhën 2007-2011 (në foto me topallin disa ditë para largimit nga Tirana). Në vitet 1974-1989 ka qenë agjenti i sektorit të Shqipërisë në Sigurimin Bullgar. (ndërkohë, ndonëse Komisioni parlamentar bullgar i Dosjeve e shpalli Bobi Bobevin ish-bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, Sofja, kryeqytet i një vendi të BE-së, e dekretoi në vitin 2010 ambasador në Kosovë).
Tërheq vëmendjen fakti se edhe ambasadori aktual Dimitar Arnaudov, i cili më 10 prill 2012 paraqiti kredencialet e tij në Tiranë, në vitet 1981-1986 është diplomuar në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Moskë të Ministrisë së Jashtme të Bashkimit Sovjetik dhe që kontrollohej nga KGB-ja. Ka edhe një koincidencë jo pa interes: SHT Arnaudov në vitet 1988-1991 dhe 1993-1997 ka punuar në përfaqësinë diplomatike bullgare në Athinë ashtu si dhe paraardhësi i tij në Shqipëri, Rusinov në vitet 1984-1987, agjent i sektorit të zbulimit ushtarak bullgar që mbulonte Greqinë, si vend të NATO-s.
Ka dy ironi fati me historianin dhe diplomatin Bobi Bobev. Sipas sajtit bullgar “168 ças”, hapat e tij të parë si kuadër i DS-së Bobi Bobevi i bëri pikërisht… në Prishtinë, ku është aktualisht ambasador. E kanë rekrutuar në vitin 1974. Filloi të mësojë shqip me pedagogun e Universitetit të Sofjes “Kliment Ohridski”, Thoma Kacori. Sipas dosjes së tij, rasti i “Pedagogut” të huaj ishte objekt survejimi operativ (DON). Të dy shkojnë së bashku në kongresin e ballkanistikës në Prishtinë. Bobevit iu vu detyrë të krijonte lidhje miqësore me Thoma Kacorin. I dhanë një fotografi të objektit “Doktori “- Fehmi Omer Kelmendi – për të parë nëse ai do të kishte interes për delegacionin bullgar dhe a do të kontaktonte me Kacorin. Çfarë zbuloi agjenti “Asparuh” mbetet sekret, sepse në dosjen e tij mungojnë dokumente. Ka vetëm një pusullë, në të cilën shkruhej: “Punë e suksesshme e objektit “Pedagogu”.
Ironia e dytë, ka të bëjë me faktin se Shqipëria e ka dekoruar Bobevin me “Medaljen e Mirënjohjes” për “kontributin e veçantë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Shqipërisë, si dhe për bashkëpunimin mes institucioneve të dy vendeve, në frymën e mirëkuptimit dhe miqësisë”./DITA
ME SHUME MUND TE LEXONI KETU:
http://gazetadita.al/skandal-diplomatik-me-ambasadore-ish-spiune/
Sa na hecen me keta spiunat ne mor zot ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/mos-e-beso-po-deshe.html
ne kemi kryeministrin sekretar partie ju mereni me ambasadoret
ka patur dhe pseudonimin penicilina
ku eshte cudia ketu??? ne qeverine shqiptare dihet qe ka agjenta te huaj qe punojne kunder Shqiperise.. mjaft te shohesh tipat, Ksera, Dule, Pollo, etj etj, qe militojne ne qeverine shqiptare dhe bejne politike antishqiptare hapur fare..
keshtu qe nuk shof ndonje cudi te madhe ketu..
Kur ishte ,,Penicilina” ishte ,,rekrut” i sigurimit shqiptar, ndërsa kur mori ,,titulin” ,,Bisturia” u rekrutua nga ,,dajat” e Sllobodankës dhe vazhdon sot e gjithë ditën…
Ou, ketu ka monstra ne pushtet qe kane qene Sigurimsa shqiptar.Ne krahasim me keta qe kemi,sigurimsat bullgare jane nder per ne.
per thanasin , dzj e ka diotur gjithmone qe amb. bullgare ka qene amb. e b.r.s.s. dhe me protokoll, je profesionist, por mos u be denigrues se letrat shqip[etare dhe digjen , por janer ne shume kopje…
gjysma e pushtetit eshte e kuqe ,spiuna