Opozita: Plani i ri urbanistik i Bashës është një njollë e madhe ndërtimi

23 Dhjetor 2012, 15:10Politika TEMA

Një ditë para miratimit në këshillin bashkiak të Tiranës të planit të ri urbanistik si dhe buxhetit të vitit 2013, opozita ka deklaruar votën kundër.

Sipas anëtarëve të majtë, plani i ri urbanistik është një njollë e madhe ndërtimi që zhduk gjelbërimin, raporton Vizion Plus.

Ndërsa sa i takon buxhetit, këshilltarët e majtë në këshillin bashkiak kanë denoncuar faktin se ende nuk i është vënë në dispozicion realizimi i buxhetit aktual, ndaj draftin e 2013-ës ata e konsiderojnë një mashtrim të madh pasi rriten ndjeshëm shpenzimet e personelit.

Përfaqësuesit e opozitës denoncuan faktin se kanë dy muaj që kërkojnë te dhëna për buxhetin, por ata hasin në heshtjen e bashkise.

Ndërsa plan i ri urbanistik i është shpërndare anëtarëve vetëm dy ditë para se ai të miratohet në këshill, çka sipas tyre nënkupton se ky veprim është i qëllimshëm për të shmangur debatet dhe diskutimet mbi këtë plan.

17 komente në “Opozita: Plani i ri urbanistik i Bashës është një njollë e madhe ndërtimi”

  1. Meleku says:

    Me mire eshte nje bashki qe punon ne baze te nje plani te hartuar nga specialistet dhe te paraqitur ne publik, se sa nje bashki qe punonte pa asnje plan urbanistik, por vetem me plane pjesore dhe te komanduara nga Edi Rama dhe klientela e tij e perfaqesuar nga Tan Shkreli.

    Edi Rama pati kohe me se te mjaftueshme per t’a pajisur bashkine me nje plan urbanistik, mirepo ai nuk e gjeti kurre ate kohe, sepse ajo mjegull ju nevojitej klaneve qe e katapultuan ne krye te PS dhe qe sot perbejne kupolen drejtuese te nje partie qe pretendon qe te jete perfaqesuesja e 95% te varferve shqiptare.

    1. Gjergj says:

      Ky plan urbanistik ti vije anash cdo plani te Rames i cili ruante zonen muze, lulishtet e qendres, vilat e kohes se zogut qe kishin mbetur tek blloku nga koha e Brojkes, vilat e rruges se Elbasanit, parkun e liqenit, lulishtet anash Lanes, kompleksin e piramides, 70 vila me gjelberim ne Tirane, kopshtin botanik, ate zoologjik, muzeun e shkencave etj. etj. Tani me thoni se cfare ruan Basha nga Tirana qe njohim?

      1. Argita_B says:

        Gjergji, nuk njoh kete plan ne detaje po njoh ne detaje se si toka te ndryshe ne Tirane u shnderruan nga vila ne meje ndertimi pallatesh 15 katesh vetem per interesa te ngushta. Rama betonizoi Tiranen pa asnje lloj plani urbanistik, pra shkaterroje mundesine per te bere Kryeqytetin nje qytet kryeqytet modern.

        1. Epirioti II says:

          Une kam fol ne ca postime shume te gjata ketu ke Tema qe “Rama betonizoi Tiranen” eshte nje mit e stisur nga te gjithe ata qe e betonizuan me te vertete dhe qe nuk e lane Ramen ta mbronte Tiranen nga betonizimi.

          Ndryshe nga ata qe mbrojne Berishen qe e bejne se jane qorra apo legena, shume nga ata qe shajne Ramen per betonizimin e bejne nga padija fakteve.

          Mua gjithmone me ka habitur fakti qe Rama nuk e ka vrare kurre mendjen qe te mbroje te verteten ne media. E ka bere disi tek Kurban, por duke i rene tangent.

          Krye arkitektet e shkaterrimi te Tiranes jane ALBERT BROJKA (nen hyqmin e Berishes) me letra dhe FATOS NANO me vepra. Fatos Nano eshte kryekrimineli i Tiranes dhe i gjithe vijes zones se plazhit Durres-Golem.

          Lul Bashes i kane dhene detyren e Terminatorit final.

    2. tirana says:

      BRSVO MELEKU KJO ESHTE E VERTETE

    3. Ki plan perfshin ndertime qi don me ba sot Edvin Krista Rama me betonizue qytetin. Kur t’vi partia eme ne bashki kena me e ndal e me shtue hapsirat e gjelbra me bredha artificial per vitn e ri

    4. Epirioti II says:

      Meleku, arsyeja perse Tirana nuk ka kaluar ne betonizim total sot, nuk eshte se po presin planin e Lulit, por thjeshte se industria e ndertimit eshte ne krize sepse ka shume pak shitje shtepish dhe vete firmat jane te mbytura ne borxhe.

      Kriza po e ruan Tianen nga kucedra e Lulit.

    5. Arben B. says:

      PLANI ME I MIRE RREGULLUES ESHTE TREGU. CENSUSI NXORI 211,000 APARTAMETE TE PABANUARA NE SHQIPERI. QERATE PO MARRIN TATEPJETEN. PARET JANE ZHDUKUR NGA QARKULLIMI E JU PO FLISNI PER INVESTIME NE NDERTIM. JU UROJ FAT NDERTUESVE QE DO HAPIN GROPEN.

  2. durim says:

    ka ca shpresa se keshilltaret jane me nje nivel te mire kulturor dhe jo aq te varur nga partia sa deputetet. Nese keshilltaret e PD do ta aprovojne kete plan betoniues, jo me vone se per 10 vjet do duhet tu japin llogari femijve te tyre pse Tirana eshte e pabanueshme.

  3. arkitekti says:

    kuti kartoni per mashtrim.
    keto figura kartoni per kalamaqet,duan te mashtrojne naivet ti japin votat lul vrasesit ky tja jape sales.

    1. Gjergj says:

      Te pakten sikur te qe plani i Bashes ai i figures!!! Ai eshte plani francez. Plani i Bashes eshte ky i figures por pa asnje njolle gjelberimi. Vaj me det! Uroj te mos kete kohen e duhut per ta shkaterruar krejt qendren e Tiranes. Me thane se autor i planit eshte ARK. Agron Lufi dhe urb. Besnik Aliaj. Turp!

  4. VIGU says:

    Po pse, ndryshe nga Kelmendi e Brojka do veproi Basha ? A nuk
    jane te te njejtes parti e te njejtit kryetar ? Kush e le te veproje ndryshe? Pishat e lures mbaruan,tani do te zhduken ato pishat te liqeni
    artificial dhe rrepet anes bulevaddeve. Mire per Lanen e muarem vesh ,po ish parku rinia ? A po kthehemi ne kohen e kaluar ,jo socialiste ,po ate feudale ,pse mos te kthehemi edhe te ndertimet e viteve 1992-1997.Pse kot e kritikonin Ramen ? Po ne vend qe ti thoshin po e gjelberon Tiranen i thoshin po e betonizon Tiranen,pasi atje e kishin mendjen. Eshte si puna e nje gruaje qe kur i vajti miku per darke ,ne vend qe ta pyeste ;a kishte rruga balte ,i tha a kishte rruga gjalp ,pasi mendja i rrinte te gjalpi se nuk kishte me se te gatuante. PO TE JETE I VERTET KY PLAN ; TA GEZOJME TIRANEN BASHK ME DJALIN KOKEN NE HOLLANDE E XHEPAT NE TIRANE,zotin LULZIM BASHA SI DHE KOMUNISTIN E DEVOTSHEM PER ATE KOHE I KTHYER NE DEMOKRAT KUR I THANE SHKO E BEHU DEMOKRAT,zotin SALI BERISHA.

  5. I-lir says:

    Eh mor truzhavorre edhe kur po behen perpjekje dhe po arihet te beht dicka shume e mire per Tiranen dhe qytetaret e saj, ju si korba vetem vajtoni. A keni sy te shikoni, a keni tru te mendoni (ja futa kot arova qe jeni truzhavorre), a keni kembe qe ecni, a keni makona qe parkoni? te gjitha keto na i beri bastardi qe kerkon karrike se nuk rri dot pa te. Ju e keni pare lakuriq dhe me mendjen e truzhavorrit qe keni, kujtoni se perderisa eshte lakuriq nuk ka as xhepa per te vjedhur. Te mjere.

    1. altin says:

      si mund te mbrosh nje plan qe nuk e ke pare ndonjehere!!?
      duhet te them mjere ne sepse symbyllur si juve ka shume.

  6. alban4eva says:

    po i-lir, ke te drejte, keta jane truzhavorre qe nk kuptojne. keta truzhavorrat nk duan beton dhe trafik, duan gjelberim.. ehh, sa budall ky popull, ne vend te pranoje betonizimin total, e kane mendjen te gjelberimi..
    sa popull “budall dhe truzhavorr”…

    1. fl says:

      Po c’lodhesh kot o derzi se per 5 muaj le te enderrojne leje ndertime per te gjithe Klanin. Po pastaj….

      Nese Luli nuk ben qofte e dhe nje pune keto 5-6 muaj qe ka Salen me vete, do ngelet ne histori si Bashkiaku me i paafte ose “Luli pedonales”

  7. Tani nga Londra says:

    shikoni maketin

    turqit kane heq Skenderbeun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje