Ambasadorja gjermane flet për ngërçin e projekteve gjermane ne Shqipëri dhe problemet me korrupsionin

22 Dhjetor 2012, 20:10Politika TEMA

Ambasadorja gjermane, Karola Myler Holtkemper flet për disa çështje në TV Scan. Për interkonjeksionin ajo shprehet: “Rinisja e tenderit duhet të plotësojë disa standarde të minimumit teknik dhe sigurisht që nëse rezultati do të jetë përmbi çmimin e financimit, ne mendojmë se është pala shqiptare që duhet të paguajë kostot shtesë”

Si i vlerësoni marrëdhëniet aktuale në fushën ekonomike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë?

“Në përgjithësi kompanitë gjermane janë të kënaqura këtu në Shqipëri. Në përgatitjet që bëmë për një event të madh biznesi në qershor të këtij viti, ne realizuam një vëzhgim, prandaj mund t’ju them se 90% e bizneseve gjermane në Shqipëri thanë se, do të merrnin përsëri të njëjtin vendim, që nënkupton se do të investonin përsëri në Shqipëri. Sigurisht që kur ke shumë pika kontakti ka me shumë probabilitet për fërkime. Sigurisht që ka shumë sfida dhe sipas vëzhgimit që ne kemi kryer për bizneset, një nga sfidat më të mëdha është korrupsioni e krimi dhe pastaj renditet mbrojtja ligjore, mundësia për të gjetur specialistë apo edhe konfliktet dhe divergjencat në mendime me administratën publike, si dhe transparenca apo më mirë ajo që ata kërkojnë janë ofertat e hapura për në tendera. Pikat shumë pozitive kanë qenë kosto e krahut të punës, motivimi për të punuar dhe produktiviteti i punëtorëve të tyre”.

Gjermania është renditur gjithnjë ndër donatorët kryesorë të Shqipërisë. Nga buron kjo gatishmëri e Gjermanisë për të financuar projekte të ndryshme në Shqipëri?

“Në vitin e ardhshëm, ne do të festojmë 25-vjetorin e bashkëpunimit ekonomik të Gjermanisë me Shqipërinë. Bashkëpunimi ekonomik mes të dy vendeve ka nisur menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe sigurisht që ka pasur një ndryshim shumë të madh në këto 25 vite. Është ndryshim kryesisht në cilësi. Ne kemi nisur me nevojat bazë me projekte jetësore, si rritja e gjedhëve, për të kaluar më vonë në sektorin e energjisë, në sektorin e ujit të pijshëm, projektet e kanalizimeve, menaxhimin e mbetjeve urbane dhe sigurisht edhe çdo gjë tjetër që ju mund ta quani mbështetje e qeverisjes së mirë. Sigurisht që ky është një ndryshim shumë i madh në bashkëpunim dhe një tregues se sa shumë Shqipëria dhe shoqëria shqiptare kanë ecur përpara gjatë këtyre viteve”.

Sa arrin vlera e mbështetjes së Gjermanisë për Shqipërinë?

Duke bashkuar investimet në nivel dypalësh, me ato që janë kryer nëpërmjet kontributeve në fondet e Kombeve të Bashkuara dhe fondeve të Bashkimit Europian, deri në këto momente është më shumë se një miliardë euro”.

Sa e gatshme është pala shqiptare të tërheqë financime shtesë që vijnë nga donatorë të ndryshëm, përfshirë edhe Gjermaninë?

“Në momentet aktuale po dëshmojmë se qeveria shqiptare po kërkon, për arsye të buxhetit, shtyrjen e disa projekteve apo nuk pranojnë që ato të bëhen në këto momente, pavarësisht se këto projekte vijnë me financime koncesionare dhe që sigurisht në terma afatmesëm dhe afatgjatë gjenerojnë përfitime për shoqërinë shqiptare, por që në terma afatshkurtër duket se nuk janë në përputhje me prioritetet. Një projekt i tillë, që fatkeqësisht do të duhet ta anulojmë, ka të bëjë me infrastrukturën rurale dhe tjetra ka të bëjë me ambientin dhe furnizimin me ujë. Ne gjithashtu në kohët e fundit kemi pasur probleme në fushën e bashkëpunimit teknik, ku Marrëveshja e përgjithshme e bashkëpunimit teknik, që përmend faktin se ne vetëm financojmë projektet drejtpërdrejt, që do të thotë se kostot e tjera duhet të dalin nga taksat shqiptare. Kjo po bëhet gjithmonë e më e vështirë, sigurisht për arsye të buxhetit”.

Në qendër të vëmendjes së medias ka qenë edhe një projekt në fushën e energjetikës, i financuar nga qeveria gjermane. Pse është bllokuar ky projekt dhe cili do të jetë fati i tij në të ardhmen?

“Kjo linjë e transmetimit midis Shqipërisë dhe Kosovës është bllokuar prej një kohë të gjatë dhe sigurisht që ju keni të drejtë, por duket se është gjetur një zgjidhje. Në kohët e fundit është vendosur që për pjesën shqiptare të këtij projekti tenderi do të ripërsëritet. Sigurisht që në këndvështrimin e realizimit të këtij projekti, ne kemi humbur kohë, kohë shumë të çmuar, sepse do të nisim ndërtimin e projektit.”

Sa kohë kemi humbur?

“Deri në këto momente kemi humbur më shumë se një vit. Pas kësaj duhet të rinisë tenderi, të rivlerësohet. Kjo do të marrë disa muaj të tjerë shtesë. Sigurisht që rinisja e tenderit, duhet të plotësojë disa standard të minimumit teknik dhe sigurisht që nëse rezultati do të jetë përmbi çmimin e financimit, ne mendojmë se është pala shqiptare që duhet të paguajë kostot shtesë”.

A mendoni se pala shqiptare është e gatshme të vazhdojë përpara me këtë projekt?

“Ashtu siç e përmenda më sipër, marrëveshja që kemi arritur, pas përfundimit të negociatave dhe të ofertave të KFË-së dhe të Ministrisë gjermane të Bashkëpunimit Ekonomik, është vendosur ripërsëritja e tenderit për segmentin në territorin e Shqipërisë dhe është i pranueshëm. Ajo çfarë mund të ndodhë më vonë, cilat do të jenë rezultatet, sa pjesëmarrës do të ketë në tender, ne ende nuk mund ta dimë”.

Sa mundet që ky projekt apo çdo projekt tjetër të ndryshojë marrëdhëniet mes të dy vendeve?

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është me të vërtetë shumë solide dhe këto ulje ngritje të përkohshme nuk ndryshojnë themelet e marrëdhënies. Sigurisht që fatkeqësisht ndodh, por në mes të miqve me baza solide, ne do të arrijnë t’i tejkalojmë problemet. Ashtu siç thashë më parë, ne e gjetëm një zgjidhje dhe po shikojmë përpara”.

Problemi me këtë linjë të transmetimit, a ka ndikuar në ndalimin e projekteve të tjerë?

“Nuk ka ndaluar asnjë projekt tjetër që të ketë lidhje me projektin e transmetimit. E thashë dhe më parë, projektet që ishin të përgatitura, si dy projekte në zonat rurale me terma koncesionare, nuk do të materializohen, dhe më vjen shumë keq, por është një vendim i Shqipërisë dhe i ministrisë shqiptare”.

Energjia mbetet një sfidë për Shqipërinë. Pse është zgjedhur si prioritet edhe në financimet që bën Gjermania për Shqipërinë?

“Ne e kemi energjinë një prioritet të bashkëpunimit tonë ekonomik, sepse ka një nevojë të jashtëzakonshme. Kuptohet që nevoja ka qenë shumë më e madhe 20 vite më parë se sa sot. Por nga ana tjetër energjia është një parakusht për zhvillimin e industrisë dhe nga ana tjetër familjet shqiptare, konsumatori shqiptar nuk mundet më të jetë pa energji. Nga ana tjetër, Shqipëria ka një potencial shumë të madhe energjetik, si për hidroenergjinë edhe për burimet e tjera energjetike të rinovueshme, si energjia e erës, energjia diellore, dhe ne besojmë se ky potencial i madh deri më tani nuk është i përdorur”.

A mund të jetë Shqipëria një superfuqi në këtë sektor?

“Në terma rajonalë, nëse do të përdorej potenciali në mënyrë racionale në termat ekonomikë, po Shqipëria mund të jetë një superfuqi. Sigurisht që ka mundësi të tjera. Për shembull nëse TAP do ndërtojë linjën e gazit, nëpërmjet territorit shqiptar, ky do të jetë një avantazh i shtuar, që është mundësia për të pasur gaz. Gjithashtu ka naftë në Shqipëri, dhe kjo naftë duhet të shfrytëzohet, me teknologji moderne. Prandaj po, sigurisht që Shqipëria ka potencial për të qenë superfuqi energjetike”.

A e mbështet Gjermania projektin e gazsjellësit të TAP?

“Gjermania mbështet të gjitha projektet në të cilat ka aksionarë gjermanë dhe kompania gjermane E.ON është pjesë e konsorciumit TAP, që do të thotë se absolutisht që Gjermania e mbështet këtë projekt. Ne e mbështesim projektin TAP”.

Në çfarë nivelesh janë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve? A ka pengesa aktualisht në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare?

“Marrëdhëniet tona tregtare po zhvillohen me dinamizëm. Ne jemi eksportues në Shqipëri në nivelet e Kinës, pra përafërsisht në vend të katërt. Ndërsa për importet Gjermania në Shqipëri është në vend të gjashtë si një destinacion. Por në terma tregtarë, potenciali nuk është i shfrytëzuar. Eksportet shqiptare në Gjermani janë kryesisht tekstile, këpucë dhe minerale të papërpunuara. Ka një potencial të madh nëse produktet marrin një vlerë të shtuar. Kjo do të thotë që në zinxhirin e prodhimit, Shqipëria duhet të thellojë teknologjinë dhe kjo është e realizueshme. Ne kemi disa projekte në këtë fushë dhe besojmë se mund t’i realizojmë ato në terma afatmesëm”.

A është i hapur tregu europian për mallrat shqiptare?

“Tregu i përbashkët europian është i hapur për produktet shqiptare. Aktualisht 70% e eksporteve shqiptare shkojnë në tregun europian. Por siç e thashë, deri më tani mundësitë nuk janë shfrytëzuar plotësisht, madje edhe në fushën e bujqësisë. Ne në kohët e fundit kemi nisur një fazë të re të projekteve të bujqësisë, që përfshin edhe agro-industrinë”.

Si e vlerësoni klimën e biznesit dhe situatën ekonomike në Shqipëri?

“Për Shqipërinë ka një interes shumë të madh si një treg me synime eksporti, por edhe si një vend ku kompanitë gjermane mund të investojnë. Në muajin qershor ne patëm pothuajse 300 pjesëmarrës në konferencën dyditore ekonomike dhe ky është një tregues i interesit ekonomik, por jo të gjithë ata që morën pjesë kanë ngritur një bazë këtu në Shqipëri. Ka shumë sfida për të zgjidhur. Shumica e kompanive gjermane në këtë vend raportojnë për probleme me administratën tatimore, me korrupsionin dhe krimin. Nuk do të përdor termin konflikt, por termin përplasje për çështjet administrative. Për ta përmbledhur me një fjalë këtë tablo të përgjithshme është problemi i zbatimit të ligjit. Nëse ka pasur progres në zbatimin e ligjit, mund t’ju them se akoma më shumë investitorë gjermanë dhe të huaj do të vijnë të investojnë drejtpërdrejt në Shqipëri”.

Ju folët për problemet që ndeshin sipërmarrjet. Cila është pengesa kryesore për një investitor të huaj që vjen në Shqipëri?

“Unë sapo i përmenda problemet kryesore me të cilat përballen investitorët gjermanë dhe me pak fjalë janë problemet me taksat, me doganat, zbatimi i ligjit, transparenca në tendera dhe sigurisht që ka vend për të përmirësuar klimën e biznesit. Nëse do të bëhen këto, ka një potencial shumë të madh. Dua të them se pozicioni gjeografik, afërsia me tregjet e veriut të Europës, si dhe potenciali i forcës punëtore shqiptare. Deri më tani të gjitha kompanitë gjermane janë të kënaqura me dedikimin në punë të punëtorëve shqiptarë, me fleksibilitetin e tyre, aftësinë e përshtatjes, vullnetin e mirë për të mësuar dhe për t’u trajnuar”.

Kompania çeke e shpërndarjes së energjisë elektrike ka vendosur largimin nga Shqipëria dhe shitjen e degës së saj në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve me qeverinë. A mund të ndikojë negativisht një shembull i tillë te investitorët e huaj?

“E gjej shumë të pafat mënyrën se si është menaxhuar në publik ky konflikt. Ajo që unë shikoj si e jashtme, është mungesa e vullnetit për të ardhur në një zgjidhje konstruktive dhe ndoshta nga të dyja anët. Dhe të dyja anët ndoshta kanë bërë gabime. Agjencia e Mbikëqyrjes duhet të nisë punën që nga fillimi dhe të mos kujtohet kur gjërat kanë shkuar keq. Duke thënë këtë, unë nuk jam i vetmi person që ka ndjekur këtë lojë ping-pongu. Çdo investitor potencial e ka ndjekur historinë dhe ka dalë në përfundimet e veta”.

Sa tërheqës është rajoni i Ballkanit për investimet gjermane, po të kemi parasysh që vendet e veçantë janë tregje të vegjël? Në çfarë mase këto investime janë ndikuar nga kriza ekonomike botërore?

“Po është e vërtetë, secili nga vendet në rajon ka një treg shumë të kufizuar. Ka më shumë hapësira për bashkëpunim rajonal dhe sigurisht që kjo do ta bënte këtë rajon më tërheqës për investitorët e huaj. Por në momentet aktuale, ju mund të shikoni që investitorët po i afrohen këtij rajoni. Gjermania investon në të gjithë botën dhe kompanitë gjermane gjithmonë janë në kërkim të vendeve me interes për investime. Sigurisht që kriza ka pasur ndikimin e saj, por që sigurisht se nënkupton që është koha për të ndryshuar dhe për të shfrytëzuar mundësitë. Asnjëherë mos humb shanset që japin krizat”.

Prej vitesh Shqipëria bën përpjekje për afrimin me Bashkimin Europian, ndonëse shumë herë ka humbur mundësitë që i janë dhënë. Së fundmi u humb një tjetër shans për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në çfarë stadi e vlerësoni ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së?

“Unë nuk do ta shikoja si një shans të humbur. Është më shumë një shans i ri. Nëse do të lexoni me kujdes konkluzionet e Komisionit Europian, thotë se komisioni do të përgatisë një raport të ri, në momentin që do të jetë i domosdoshëm. Dhe e domosdoshme mund të jetë në çdo kohë që të jenë miratuar këto 3 ligje, të jetë bërë progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, çka është në dorën e klasës politike shqiptare dhe komisioni të jetë në pozicionin për të raportuar për këto”.

Çfarë ndikimesh mund të ketë mosmiratimi i tre ligjeve të kërkuara në Kuvendin e Shqipërisë?

“Në momentin që një vend bëhet kandidat, mundësitë për ndihmë sigurisht që janë më të mëdha. Sigurisht që kjo është diçka që shqiptarët duhet ta kapërdijnë. Por ashtu siç thashë më parë, sa më shpejtë që klasa politike shqiptare të marrë vendime, aq më shpejt politika europiane do të reagojë për të përmbushur premtimet e saj dhe ne i marrim shumë seriozisht premtimet tona. Ne jemi të angazhuar dhe duam të integrojmë të gjitha vendet e Ballkanit në Bashkimin Europian, por nuk ka rrugë të shkurtër. Integrimi do të ndodhë, në përputhje me të gjitha rregullat e miratuara dhe rregullat janë shumë transparente”.

A është Gjermania një mbështetëse për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?

“Sigurisht që ne e mbështesim Shqipërinë në rrugën e integrimit. Nëse do t’i hidhni një sy projekteve tona, ato nuk janë vetëm për qeverisjen e mirë. Këto janë pjesa më e madhe, sepse duam të ndihmojmë administratën shqiptare dhe qeverinë që të bëjnë progres. Por përveç këtyre, projektet e trajtimit të mbetjeve të lëngshme, të trajtimit të ujit, të trajtimit të mbetjeve të ngurta dhe të cilësisë së ujit të pijshëm, cilësia e ajrit. Këto janë kritere pjesë e axhendës europiane, prandaj shpresojmë që me anë të projekteve tona ne do të japim një kontribut thelbësor, në progresin e Shqipërisë”.

Gjermania shihet si një shtet lider i Bashkimit Europian. A është cenuar ky pozicion nga kriza ekonomike?

“Sigurisht që taksapaguesi gjerman ka bërë një kontribut të madh në zgjidhjen e krizës së borxheve sovrane të eurozonës. Kam frikë se kjo krizë nuk ka përfunduar ende. Ne duhet të gjejmë zgjidhje të reja, edhe në vitin tjetër. Deri më tani kemi qenë të aftë të përballojmë këtë krizë, por nga ana tjetër duhet të jemi të kujdesshëm nga pritshmëritë e larta. Kjo është ajo çka argumenton dhe kancelaria Merkel: “Mos kini pritshmëri të larta”.

A do të ndryshojnë politikat e zgjerimit të BE-së nga zhvillimet e viteve të fundit?

“Në këtë moment ne jemi duke zgjidhur problemin e borxheve në Bashkimin Europian, të disa nga anëtarët e këtij bashkimi. Besoj se aktualisht ka reforma që po diskutohen dhe që do të ndryshojnë mënyrën se si realizohen disa nga politikat e Bashkimit Europian, kryesisht në politikën fiskale. Ne të gjithë duhet të dorëzojmë gjithmonë e më shumë nga sovraniteti ynë dhe që sigurisht kjo do t’i japë tjetër formë Bashkimit Europian. Shqipëria nuk do të bashkohet me Europën e vitit 2007, apo Europën e përpara krizës, por Shqipëria do do të bashkohet me një europë të riformatuar nga reformat që i kanë dhënë përgjigje krizës aktuale. Pritshmëria ime është që Bashkimi Europian do të jetë një union akoma më solid dhe më i aftë për të mirëpritur anëtarët e rinj”.

Kur mendoni se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së?

“Unë nuk kam aftësinë të parashikoj të ardhmen në një top të kristaltë, por besoj se do të varet nga aftësia e Shqipërisë për të përmbushur kriteret për të bërë ndryshimet e nevojshme, si zbatimi i ligjit dhe të zbatojë dhe reformat e tjera. Janë dashur disa vite që Kroacia ta realizonte dhe ata do të bashkohen në vitin e ardhshëm, 2013. Çdo gjë merr kohën e vet, por është gjithçka në duart e shqiptarëve”.

Intervistoi Elton Metaj, emisioni “Elite Business” në RTV SCAN

12 komente në “Ambasadorja gjermane flet për ngërçin e projekteve gjermane ne Shqipëri dhe problemet me korrupsionin”

  1. raimondi says:

    Ambasadroja gjermane thote qe tRegu ne Ballkan eshte i vogel, sepse vendet jane te vogla dhe te vecuara –Ndaj seicila ka treg te vogel

    Atehere ne e kemi zgjidhjen per kete , duke bashkuar tregun tone me Kosoven

    _____Pra qe te ritet tregu shqiptar dhe te behet atraktiv per investimet e kompanice serioze gjermane dhe te tjera duhet qe Shqiperia te bashkohet me Kosoven

    Duke u bashkuar me Kosoven ne nuk jemi me nje tregi vogel por tregu jone ritet dyfish, athere edhe investimet e kompanive te fuqishme riten , se te bashkUAr me Kosoven do t e kemi treg shume te madh, dhe aq me teper qe Kosova vitin qe vjen do jete vendi me ritjen ekonomike me te larte ne Ballkan , me 3% , sipas Bankes Boterore dhe FMN

    Ndaj patjeter ne duhet te bashkohemi se Tregu jone fuqizohet jashtezakonisht shume , riten burimet natyrore,,

    Ritja e burimeve natyrore con ne investime per peprpunimin e ketyre burimeve natyrore ne vendin tone me orjentim eksportin , gje qe rit eksportet tona –

    _-Ne duhet fillimisht te krijojme urgjentisht nje treg te perbashket me Kosoven , dhe te njesojme minsitrite e financave dhe ekonomise, dhe politke te njejte fiskale –si dhe te kemi te njejten politke monetare –

    -Do ishte gje shume e mire te kemi te njejten monedhe ne qarkullim….se kjo con ne bashkimin tone ekonomik,
    bashkim i cili i paraprin Bashkimit tone politik….

    Po ashtu ne duhet te krijojme nje strategji energjitike te perbashket me Kosoven, ku investimet tona ne energjitike te plotesojne njera tjetren …

    Nqs ne Bashkohemi me Kosoven , ne do futemi ne EU brenda 5 vjetesh , ne te kundert ne do duam nja 20 vjet per tu futur ne EU…

    1. shkodrani says:

      Kjo patetike diplomate.per kete kemi nje kerkese.lejoni hapjen dhe funksionimin e aeroporteve te tjere ne shqiperi se na rrjepet xhepat,hajdut me kushtetute.ne asnje vend te europes nuk Ben vaki qe 1firme te kene monopol ne fluturime.eshte e drejte dhe e domosdoshme qe shqipetaret e te huajt te vizitojne shqiperine.merr vesh ti buce.keni ba priten ma te rrezikshme qe mund ti behet nje vendi.25 milion euro fitim Neto ne vit per disa kolona nen xham e llamarine.kulmi.pls mos te ta shoh fytyren me mire do ishte.

  2. EDI RAMA LARGOHU SA ME SHPEJTE says:

    PARA DY DITE KJO AMBASADORE THA ME MIRATIMIN E TRE LIGJEVE SHQIPERIA MERR STATUSIN PER NEGOCIATA POR KJO DEKLARATE TEMES NUK I PELQEU DHE NUK E BOTOI PRA NUK ESHTE VETEM SALIU QE NUK I PRANON KRITIKAT POR EDHE TEMA SEPSE FAJTORI DIHET ANTISHQIPTARI I NJOHUR RAMA:

    1. elio says:

      Po me vjen mire qe shkruan me shkronja te medha, pa pika e presje dhe perfundon frazen tende te ndritur me dy pika….Gjeni, si gjithe injorantet e Saliut…

  3. Xhema nga Tirana says:

    Më pëlqyen përgjigjet e zgjuara dhe diplomatike të Ambasadores Gjermane Holtkemper. Gjermania ka qënë gjithmonë në anën e Shqiptarëve (mos i harroni edhe përpjekjet e Shtraus-it para viteve 1990, rolin që luajti Ambasada Gjermane në *hapjen e Ambasadave* si dhe në investimet pa pompozitet prej miliard Eurosh që ka bërë Gjermania në Shqipëri.
    Një parashkruesi, po i kujtoj që: është kjo Pozitë Pushtetmbajtëse me në krye Sali Berishën që sabotoi fuqimisht investimin për linjën e interkonjeksionit me Kosovën; është kjo qeveri e korruptuar dhe e painteresuar për zbatimin e ligjeve që në vënd të afrohet me Gjermaninë, herë pas here hedh tullumbace të çuditëshme si P.Sh. “Mësimi i Kinezçesh në shkollat Shqiptare” e shumë çudira të tjera.
    Edhe unë mendoj se: Bashkimi ekonomik me Kosovën është i mundshëm; është dobiprurës; është patriotik.
    XHEMA !

    1. raimondi says:

      Linja e intekonjeksionit dukej hapur qe ishte korupsion gjerman, dhe Sala beri shume mire qe e anulloi , se ato para me vone do paguhen nga shqiptaret se Banka nuk i jep falas parate ne investime

      Ne me Gjermanine nuk kemi se ca te afrohemi me teper, sepse ne jemi komb i vogel dhe Gjermania nuk ka asnje lloj interesi tek ne,-por natyrisht eshte mire qe ti mbajme maredhniet te mira –Dhe Sala ne politkne e tij eshte filo-gjerman , megjithse gjermanet as qe e ruajne fare per ne , biles jane nje shtet anti-shqiptar…..

      nUK KANE ASPAK RESPEKT PER POPULLIN TONE institucionet gjermane dhe na shikojne si dele e zeze, porse natyrisht kjo do flasi me gjuhen e miresise se prandaj eshte diplomate

      __Sidoqofte do thosha qe Sala eshte sjelle shume mire me keta gjemranet dhe me pelqne se eshte sjelle me dinjitet —–Por Sala duhet qe ,
      te uli numrin e taksave qe paguhen kur hap biznes ne Shqiepri, ne emnyre qe i huaji te mos bredhi ne 20 zyra per dokumentacionet__Do ishte mire qe Sala ti mblidhte te gjitha keto detyrime per hapje biznesi ne nje te vetme dhe keshtu thjehstohej shume procedura e hapjes se biznesit nga te huajte

      Pavaresisht te metave qe ka Sala , ai eshte shume me perpara se opozita ne lidhje me bashkimin Kosove -Shqiperi

      –Kjo opozite as qe e ka ndermed punen e Bashkimit, megjithse bashkimi me Kosoven eshte burim i fuqizimit ekonomik te jashtezakonshem per Shqiperine …

  4. Ben Chicago says:

    gjermanet na kane inat se jemi te vetmit qe i konkurojme. jemi rrote me rrote si thote berisha

    1. raimondi says:

      Ata na urejne ne se ne jemi profiluar per keq nga media e tyre , dhe tani njeriu i thjehste gjerman dhe polica gjermane na shikojne me dyshim

      Atje ne Gjermani edhe kur ndonje shqipta rme dokumenta ben ndonje shkelje te vogel ligji , ata e rrasin ne burg dhe dokumentat ja marin fare

      Gjermani i thjehste eshte komb antishqiptar ..Une di plot ratse nga njerez te mij qe tregojne per antishqiptarizmin e gjemraneve te thjehste dhe institucioneve gjermane ..gjykata, polici etj

      _-Une kam pasur t ebeje me delegacione gjermane kur isha en Shqiepri, ishin shume raciste …. dhe nuk eshte e vertete ajo qe gjasme jane te drejte __Njelloj si gjithe te huajte e tjere , _po gjeten mundesi per korupsion , te bejne korupsion-
      -Ndaj Sala ua futi bukur , ua dhjeu turinjte

  5. Lleshi says:

    Forma tipike e korrupsionit eshte rasti I nje biznesmeni German qe do te ndertonte nje qender te zhvillimit ekonomik ne Shengjin. Pasi takoi disa here Berishen me ndermjetesine e fort te perndershmeve Fahri BALLLIU e Prec ZOGAJ (ish deputet I PD-se), u be gati te fillonte nga puna, bazuar ne nje Vendim te Keshillit te Ministrave, sipas prorjektit qeveritar “Shqiperia nje euro” .Por, cudia per biznesmenin gjerman ishte se ustallaret I kishin sajuar nje shoqeri aksionere ku ai kishte vetem 85 % , ndersa aksionet e tjera ishim nga 5%, perkatesisht te Fahriut, Precit si dhe te nje matrapazi tjeter , pronar I nje restoranti perballe pasticeri “Venezia”.
    Kur gjermani e mori vesh kete ligesi, atehere ai vendorsi te largohet nga Shqiperia.
    Kam per sot.

  6. saliu says:

    Fatekeqesija e shqiperise eshte bashkimi me injorantet kosovare.Asnjehere shqiperija ska pare te mira nga kosovaret ,te cilet jane te pa bese ,matrapaze ,injorante .a mund nanjeri tju gjeje nanje te mire atyre

  7. kushtrimi says:

    Une jetoj ne gjermani dhe i njof shume mire gjermanet. Nese nje investitor gjerman vjen ne Shqiperi atehere kujdesuni qe te mos ike kurre me. Bisnesi gjerman eshte serioz kualitativ,social dhe ka nje imixh te mire ne mbare boten. Nese arrin te terheqesh investore gjermane atehere ke arrit te ftosh investor nga franca usa japonia etj. me investime turke nuk behesh dot vend atraktiv perkundrazi.

  8. Horri i Bulevardit says:

    Krahasimin mund ta shohim ndermjet Shqiperise dhe Koracise, ku ne Kroaci, investimet gjermane kane bere nje bum ekonomik, gje qe u konstatua edhe ne nje demokraci efektive, ku ndeshkimi, shkoi deri tek kryeministri dhe rastin shqiptar, ku investimet gjermane, i skarcuan, nga investime te te tipit Balliu, qe gjithmone kane lene pas jo vetem shkaterrim por edhe vdekje tragjike, si ne rastin Gerdeci.
    Edhe investimet shkojne krahas demokracise, qe ka nje shtet, nje shtet qe kerkon te ngreje nje demokraci funksionale, siguron edhe mjete e ligjet, per investime te shendosha qe i shrbejne rritjes ekonomike dhe mirqenies se atij populli.
    Nje shtet qe nen ombrellen e demokracise, nderton nje shtet mafioz dhe te korruptuar, natyrisht qe kerkon edhe biznese te dyshimta jo serioze, qe te kete mundesi korruptimi, per fitime te pushtetareve dhe dihet qe nje shtet qe bazohet ne genjeshtra me biznese jo serioze, dihet qe i ben nje dem te pashembullt popullit te vet dhe keto qeveri sa do te mundohen te mashtrojne nderkombetaret, vjen nje dite qe vete populli i ndeshkon rende dhe rasti i Kadafit, i Ben Alise por edhe i Mubarakut, jane raste qe popujjt i kane dhene lidereve te tyre anadollake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje