PS: Nuk do mbyllet debati për 1.3 miliard dollarët. Ne do hedhim dritë mbi këtë aferë

22 Dhjetor 2012, 17:41Politika TEMA

Deputetja e PS, Ermonela Felaj ka reaguar ndaj qëndrimit të Ministrit të Financave për studimin e organizatës Global Financial Integrity sipas të cilit që prej vitit 2005 nga Shqipëria kanë dalë mbi 1.3 miliard dollarë para të pista, produkt i evazionit fiskal, trafiqeve dhe korrupsionit qeveritar. Deputetja Felaj deklaroi se pretendimet e ministrit se në vend nuk ka korrupsion hidhet poshtë si nga raporti i GFI ashtu dhe nga indeksi i korrupsionit i publikuar para disa javësh nga Transparency International. Ajo e siguroi ministrin se Partia Socialiste do të vazhdojë të denoncojë e të hedhë dritë mbi çdo aferë e skandal ku është përfshirë qeveria Berisha.

DEKLARATA

“Dje Ministri i Financave kërkoi publikisht që të mbyllte debatin për korrupsionin e qeverisë së Sali Berishës.

Përgjigja jonë si opozitë është e qartë dhe e prerë: Jo!

Ky debat jo vetëm që nuk do të mbyllet por do të vazhdojë duke hedhur dritë mbi çdo aferë, skandal, abuzim, shkelje ligji të këtij pushteti që rri aty me vota të vjedhura.

Nuk mund të ndalojë denoncimi i përditshëm që Partia Socialiste po bën dhe do vazhdojë t’i bëjë keqqeverisjes dhe korrupsionit të qeverisë së Sali Berishës.

Dje Ministri i Financave tentoi të justifikohej duke thënë se në Shqipëri nuk ka korrupsion dhe se gjithçka është një abuzim i opozitës që ka për qëllim të nxijë imazhin e qeverisë.

Ne duam t’i përgjigjemi z. Ridvan Bode duke i përmendur vetëm dy raporte ndërkombëtare, e theksoj, ndërkombëtare, jo të prodhuara nga ne, por raporte të përgatitura nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare sa i përket studimeve të korrupsionit.

I kujtojmë Ministrit të Financave se vetëm pak javë më parë u publikua raporti i Transparencës Ndërkombëtare, sipas të cilit në vitin 2011 Shqipëria renditet si vendi më i korruptuar në Europë dhe rajon, duke shënuar një rënie në pikiatë prej 15 vendesh.

Jemi sot mes Nigerisë dhe Etiopisë.

Kjo është qeveria me duar të pastra e Sali Berishës dhe e Ridvan Bodes të cilës denoncimet tona po i prishkan imazhin.

I kujtojmë Ministrit të Financave të Sali Berishës po ashtu raportin e Global Financial Integrity, i cili u publikua vetëm dy ditë më parë, sipas të cilit në 10 vitet e fundit kanë dalë jashtë vendit me destinacion llogari të fshehta bankare plot 1.3 miliard dollarë.

Zoti Bode thotë se korrupsion nuk ka dhe se korrupsionin e ka gjetur mes nesh.

Ai pretendon po ashtu se duke qenë se raporti përfshin një periudhë 10 vjeçare, sasia e parave të pista që ka dalë jashtë Shqipërisë çdo vit është tejet e vogël.

Por raporti në fjalë nuk thotë këtë. Raporti i GFI vërtet e ka studiuar vendin tonë nga viti 2001 deri në vitin 2011, por raporti e thotë qartë dhe prerë se vetëm në vitin 2005, pra vetëm me ardhjen në pushtet të Sali Berishës dhe qeverisë së tij me duar të pastra, kanë nisur të dërgohen jashtë vendit sasi marramendëse parash të pista të cilat janë depozituar në llogari të fshehta bankare.

Pra, plot 1.3 miliard dollarë, produkt i evazionit fiskal, trafiqeve e korrupsionit kanë dalë nga Shqipëria gjatë qeverisjes së Sali Berishës me Ridvan Boden si ministër financash nga të cilat 408 milion dollarë vetëm në vitin 2008!

Është e turpshme që Ministri i Financave të Sali Berishës tenton të manipulojë të dhënat e raporteve ndërkombëtare në këtë mënyrë.

Por edhe më e turpshme akoma është mënyra sesi Ridvan Bode flet për 1.3 miliard dollarë sikur të ishin fara luledielli, duke deklaruar se kjo shifër nuk është ndonjë hata e madhe.

Z. Bode, z. Ministër i Financave;

Sa rrugë, shkolla, spitale, çerdhe e kopshte mund të ndërtoheshin me këto para, sa mund të uleshin taksat e biznesit të vogël, sa mund të ulej varfëria dhe sa mund të stimulohej rritja ekonomike, me këto para që praktikisht i janë grabitur publikut shqiptar për të përfunduar në llogaritë e qeveritarëve dhe klientëve të qeverisë?

Kjo situatë ku 95% e shqiptarëve mezi shtyjnë muajin e po zhyten thellë e më thellë në varfëri, ndërkohë që një klikë e korruptuar në pushtet depozitojnë miliarda në llogari bankare jashtë vendit, nuk mund të vazhdojë më.

Ne jemi të bindur se Shqipërisë i duhet një Rilindje dhe viti 2013 do të jetë viti i ndryshimit që do i sjellë çdo shqiptari më shumë punësim, mirëqenie, siguri dhe padyshim drejtësi.”

10 komente në “PS: Nuk do mbyllet debati për 1.3 miliard dollarët. Ne do hedhim dritë mbi këtë aferë”

  1. andi says:

    Edi Rama, një komandant frikacak i çetës së shpifësve – Saimir Tahiri shpallet fajtor për shpifjet e përsëritura ndaj familjes së kryeministrit Berisha si dhe disa deputetëve të mazhorancës, ndërkohë që Taulant Balla s’përballet dot me 12 familjet pronare të tokës së ish-klubit Partizani (mes tyre edhe të afërmit e socialistit Marko Bello). Balla i shkruan letër gjykatës se do jetë pranë zgjedhësve, por në fakt u shfaq sërish në foltoren e shpifjeve partiake, për të shqiptuar shpifjet që u jep komandanti frikacak i çetës

  2. arsen says:

    Fajin e ka opozita!
    Qeveria mburret se 1 miliarde nuk jane asgje, ne vend qe te jape llogari edhe per 100 lek.
    Qelbesirat! Na rrjepen te gjalle

  3. Horri i Bulevardit says:

    Zoterinj te PS, mund te beni ndryshimin e madh, mund te hetoni dhe zbuloni jo vetem keto 1,3-miljarde qe na e thone te tjeret se jane vjedhur dhe kane humbur neper bankat e botes, por qe sjane vetem keto se kjo shume eshte maja e ajzbergut, se ne fakt jane rreth 45-miljarde qe jane zhdukur pa nam e nishan, mund te coi neper gjyqe vrasesit e pushtetit, por jo me kasten e vjeter, se ajo kaste eshte po ashtu e korruptuar, sa vete kasta berishiane.
    Ne qofte se them se jane vjedhur rreth 45-miljarde dollare popullit shqiptar, rreth 30% e kesaj shuem maramendese, eshte vjedhur nga socialistet, qe erdhen direkt nga PPSH-ja dhe qe bene politiken tek PS-ja ne bashkepunim me Fatos Nanon dhe Ilir Meten.
    Duhet nje ndryshim rrenjesor, te hiqen te gjithe ata qe jane te korruptuar edhe ne rradhet e PS-se, mos kini frike se ikin disa qe kane ndikim tek zonat e tyre elektorale, populli do tju votoje.
    Po sju votoi populli se hoqet disa plehra hajdute, qe si Berisha e kompani, vodhen miljardat, atehere mos kini merak, se ky popull keshtu e dashka, do diktaturen dhe ne diktature le te ngrysin ditet.
    Ne nuk duam hiq nje kaste hajdutesh qe te vi kasta tjeter e hajduteve, se kasta e hajduteve, panvaresisht krahut politik, nuk denon asnjehere hajdutet e krahut tjeter, se ata i bashkon partija e hajduteve, qe eshte me e forte se bindjet politike.
    Jemi para zgjedhjeve, deklaroini popullit qe sdo te kini meshire kunder tradhetareve dhe hajduteve, deklaroni tani dhe kete deklarim ta jepni me kusht, qe brenda vitit, te pastroni administraten nga korrupsioni, gje qe po se bete, populli ka te drejte tju rrezoje.

    1. hajriu says:

      I ke rene ne dhjeçe ….. u nxorre horrlliqet kelysheve te enverit(PS+PD). Kjo kaste politikanesh duhet te zhduket nje ore e me pare . Tung

  4. Adoleshent says:

    Pasi jan zhdukur kto 1.3 Miliard USD, u zbuluan fal GFI kto te PS tani u kujtuan ti gjermojn kto hajduter.
    Ju jeni idjote kok e kembe, mjer ky popull ne dor te kujt ka mbetur thuaj se nuk esht as i zoti ti dali per zot bukes femijeve tyre ky popull bagti.

    1. DaDy says:

      shyqyr nje i zgjuar si ty,,,,,,,qe kupton me cilin ka te beje,BEACH

  5. Sum Gruda says:

    1.3 miliarde Euro nuk jane shume! Po te ishin me i shti ne nje valigje eshte shume, aq shume qe ti siellesh perreth Shqiperise se Madhe 2 a 3 here shtruar me Euro. Keto do me thene si Ahmet Zogu qe volli Arin “Florinin” dhe i nderroi me leke leter, keshtu dhe Berisha me lakejte e tij po pergateten qe te hikin nga Shqiperia por mos te mendohet se hikin kollaje se ka “Interpol” nuk eshte koha e mbreterirave te kalburaa. Pas votimesh do marrin rrugen e emigrimit por dihet se i presin Bamir Topi, Kreshnik Spahiu nuk jane vetem socialistet qe te hikin aq kollaj.
    Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu do i shterroj votat e Berishes dhe Jozofinen mrrude faqe zez nuk do dijne se ku do bien. Berisha dhe bandat e tij do “shtirren” duke bertitur dhe shpife se na u vollen votat.

  6. Edi says:

    Ato 1.3 miliard dollaro do shkojnë për zgjedhjet, apo bëni sikur s’e dini!

  7. Visar says:

    Te kontrollohen llogarite bankare jashte shtetit per femijet e Berishes. Kjo te jete e para detyre pas fitores se zgjedhjeve.

  8. Kela says:

    Ju te PS vetem llafe keni sepse per kesi punesh keni dhene prova. Sa te behen zgjedhjet e nese fitone te nesermen ju do harroni se cfare keni premtuar dhe cfare duhet bere. Eshte rjepur shteti eshte rjepur kombi eshte rjepur populli per se gjalli dhe ska fuqi te reagoje. Ju do te beni te njejten gje: Do te vidhni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje