FRD jetësohet në Tiranë. Topi premton: Do zbardhim të gjithë emrat dhe depozitat bankare jashtë vendit

21 Dhjetor 2012, 21:39Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Fryma e Re Demokratike finalizoi procesin e shtrirjes së saj në të gjithë vendin me një aktivitet të organizuar në Tiranë, ku FRD ka pretendime të forta.

Kryetari i kësaj force politike, Bamir Topi, tha se kjo qeveri është kthyer në një kërcënim për çdo shqiptar. Ai tha se qeveria e sotme nuk ka më asgjë për të ofruar.

Topi përsëriti se duhet larguar stalinisti i fundit, duke nënkuptuar kryeministrin Sali Berisha.

Fryma e Re Demokratike përmes kryetarit të saj deklaroi publikisht se nesër në vendimmarrjet parlamentare dhe ekzekutive do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm ligjor, në bashkëpunim me shtetet dhe partnerët tanë ndërkombëtare, për të zbardhur të gjithë emrat dhe depozitat e transferuara bankare kudo ku ato ndodhen.

“Kjo është një ditë e veçantë dhe historike për Tiranën. Sot jemi së bashku për një politikë të re që na ndan nga tranzicioni dhe nga ajo që na ka dhënë Zoti, por na e ka mohuar politika, bashkimi me BE. Ne kemi qenë të bindur se 21 dhjetori nuk do të ishte fundi i botës, sot jemi këtu se fillon një cikël i ri, për një rilindje të vërtetë qytetare, një mision i ri që do na bashkojë të gjithëve. Sot është dita që tu japim kurajo qytetarëve të largojmë stalinistin e fundit në Europë. Në dy dekada Tirana është përballur me çdo krizë, sot ajo është metropol 1 milionësh, ku të gjithë bashkëjetojnë në harmoni, kjo është arsyeja që të gjitha ata që merren me jetën publike duan të marrin diçka nga imazhi i saj, por ju gjithmonë keni ditur të bëni zgjedhjen e duhur. Sot FRD jetësohet zyrtarisht në të gjitha qarqet e vendit. FRD i ngjason frymës rinore dhe qytetare të ’90 me vullnetin për të punuar pareshtur për realizimin e aspiratave”, tha Topi.

“Parlamenti është kthyer në një institucion shumë fiktiv, që në gjuhën sportive thuhet tenton të luajë vetëm me një këmbë. Aspirata e kombit për të shkuar në BE pengohet nga këta. Harrojnë që monitorohen, harrojnë që problemi nuk është vetëm te 3 ligjet që nuk miratohen, por problemi është më kompleks. Europa, SHBA vazhdimisht kanë bërë thirrje për performim të lidershipit demokratik. Keni parë se si kërcënohen drejtpërdrejt deputetët, keni parë se si janë dominuar të gjitha institucionet dhe kanë rënë në një dorë. Është e njëjta sjellje si në kohën e monizmit”, u shpreh Topi.

Sipas Topit: “FRD nuk është një emër më shumë në skenën politike, por është një parti e njerëzve me vizion dhe përvojë, e qytetarëve që e lidhin politikën me ide afatgjata në shërbim të shoqërisë dhe të shtetit. Shqipëria sot ndodhet përballë sfidash të mëdha, ne jemi këtu për tu përballur me to, dhe jo për të gjetur alibi për paaftësinë e zgjidhjes së tyre, siç bën pushteti i sotëm dhe modeli siamez në opozitë. Me kurajo, votë dhe qytetari do të mund të bëjmë reale ëndrrën e etërve të shtetit shqiptar, për një Shqipëri të zhvilluar dhe evropiane”.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i FRD, Gazmend Oketa, tha se shqiptarët kanë mbetur të fundit. Ai kërkoi që të rinjtë të votojnë për ndryshimin.

“Sot jemi të fundit, nuk mundëm të marrim ftesën për në BE. Shkaqet dhe shkaktarët mbeten të njëjtët. Janë ata që pas zgjedhjeve të 2009 realizuan qeverinë blu me pulla të kuqe nën moton e integrimit. Ata sollën një demokraci që nuk funksionon. Parlamenti është shndërruar në një institucion që dallon nga ai i viteve 90 vetëm nga humori që prodhon. Aty dëgjoni përralla nga e kaluara. Dëgjoni për superfuqi energjetike, pavarësisht se kriza është tek dera”, tha Oketa.

“Të rinjtë nuk mund të na falin më dekada tranzicioni, për t’i dhënë fund këtij realiteti dhe frymës konfliktuale në politikë lindi FRD. Ne kemi orientim të qartë euro-atlantik dhe duam që përvjetorët e tjera të na gjejnë të bashkuar dhe jo të ndarë si në 100-vjetorin e Pavarësisë”, vijoi deputeti i FRD.

24 komente në “FRD jetësohet në Tiranë. Topi premton: Do zbardhim të gjithë emrat dhe depozitat bankare jashtë vendit”

  1. Meleku says:

    Z.Topi po na zhgenjen. Bashkohu me PS qe te behesh me i besueshem, sepse aty ke Ramen, Ruçin, Ngjelen, Zogajn, Legisin, Sterkajn, Doshin, Braçen, Ballen etj, qe te gjithe “rilindas”.
    Pse e torturon veten kot se koti, por nxito se PS ka vend edhe per ty.

    1. taku says:

      Pse duhet te bashkohet PS-s????
      FDR eshte parti e djatht dhe si e tille duhet te hyje
      ne zgjedhje, mbas zgjedhjeve po te jete nevoja per te
      larguar Berishen eshte me se e justifikueshme te
      bashkohet me Ps-n.

      Por edhe nje pol i trete mund te jete me rendesi te
      vecante, shpresojme qe partite e reja ta mendojne
      per nje pol te trete.

      E degjova fjalimin e zotit Topi dhe me pelqeu shume,
      fryma e re duhet te bjere edhe politike te re.

    2. Adoleshent says:

      O Meleku, ne fund te postimit mund te shkruaje “IRONI” se ktu njerzit jan pak te influencuar nga fytyrat e Sales dhe Edit dhe nuk din ti ndajn kto gjera, si psh ironit.

      FRD sdo zhgenjej por do mari elektorat te mire nga Demokratet e vertet jo nga injorantet e Saliut.

      1. shqip says:

        Do marre votat e demokrateve te vertete, qe te bashkohet me komunistet e vertete, per te hequr Stalinistin Sali?! Pak si e ngaterruar duket puna. Mos ta genjeje mendja se do marre vota te te djathteve, per t’i bashkuar me bllokmenet. Eshte shume e qarte strategjia e tij, eshte shume shterpe..nuk merr vota te te djathteve, hiqeni nga mendja..

        1. Epirioti II says:

          Per Krishtlindjet e 2013 Topi, Rama, Kreshniku, Meta do zihen me njeri-tjetrin se kush i ka meritat kryesore ne varrin qe i hapen Berishes.

          Per mua si qytetar kjo nuk ka fare rendesi. Plaku Mere, apo SRB-i plak do na lene shendene me gjithe shtepi e katandi dhe Shqiperia do filloje te marre fryme, se ja kane zene te shkretes qe me 1924.

          Nje kuceder e madhe i ha gjithe egersirat e vogla, deri diten qe ato vendosin te behen bashke dhe ta shqyejne kucedren.

    3. WTF says:

      Do ishte mire te filloje nga vetja. Sa per kuriozitet, sa e kishe gjoben ti dhe Spahiu per cdo gjyqtar?

  2. Alibaba says:

    vetem te maloku mos shko se ai do te behet mbret nuk do udheheqesa se i marin fronin dhe pastaj kokpalaret malok mund te kthehen serish ne male!!!!

  3. ina says:

    eh more Meleku, qe te eshte bere mendja o PS o PD. Ju berishinet vetem bardhe e zi mendoni.

    1. shqip says:

      Po bardhe e zi, s’don mend. Keto jane forcat kryesore, o do bashkohet me PD (nuk ka gjasa, megjithese eshte i kampit te djathte-gjoja), o me PS..keshtu qe Bamiri te marre nje karrike per vete (po e mori), se per te tjere s,ka vend..

  4. albanian eagle says:

    Topi tani e mori vesh qe Saliu eshte Stalinisti i fundit?! Ju deshen plot 20 vjet qe ta kuptonte dhe mire qe na e thote se do kishim vdek injorante.Te gjithe ne nje canak keni ngrene prandaj mos e beni qorr popullin.

  5. klaudio says:

    sfida FRD PS do jet nje nga sfidat qe do len gjurmet e tyre si shembulli i par i vertet i ndryshimit politik shqiptar, ndryshim ky qe u falimentua per 20 vite rradhazi duke zhgenjyer e rraskapitur kete popull te shkret qe sgjeti pakez paqe per vite rradh

  6. tomori i beratit says:

    VETEM nje bashkim i te gjith spektrit politik shqiptar te djatht e te majt mundet te rezoj kete bandit nga pushteti.BASHKIM KUNDER VRASESIT.

  7. dajti says:

    Bamir Topi eshte sot per sot i vetmi politikan qe mund te ofroje normalitet ne qeverisje. Ai eshte i matur,i pjekur politikisht, nuk eshte konfliktual e tinezar. Nuk ka njeri pa te meta, por ai nuk mund te krahasohet me dy kreret e partive me te medha. Ka shume reagime per te, por ky eshte Bamir Topoi. Nese kerkoni “burra shteti” dhe “politikane moderne” keni Berishen dhe Ramen.

  8. Zeri i drejtesise says:

    SHQIPTARET JU ADMIROJNE.
    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
    FRD je ndrshmeria
    Drejtesia Shqiperia
    Gjyle e topit u befte rakete
    Ta me mesojne edhe rete
    Se shqiptaret nuk durojne
    Qe saliu ti mashtroje
    Burracakun sali
    S’e beson asnje njeri
    Perjashto bythelepiresit
    Merecenaret sharlatanet
    Naivet dhe rufjanet
    Nuk na duhen as kodoshet
    Minjte e socialisteve
    Qe kane vjedhur o pasuruar
    Te maskuar o kamufluar
    Zoti Topi me ndershmeri
    Zbardhe listen e ajduteve
    Mbushen bangat neper bote
    Pune e poshter dhe e kote
    Ti urejme kembe dhe koke
    Matrapazet e Shqiperise
    Xhambazet e atdhetarise
    Tu celim syte naiveve
    Te atdheut dhe demokracise
    Shqiptaret ti ndergjegjesojme
    Te mashtruar shtadhjet vjet
    Te hapin syte te kuptojne
    Kush i semur dhe i tret
    S’kane faj mjeranet shqiptare
    Mente varefria, ju ka mare
    Turqia peseqind vjet
    Censura shtadhjet e dy vjet
    Kur punon me ndershmeri
    Pa vrare asnje njeri
    C’do shqiptar ju admiron
    Edhe bota te ndihmon
    Amerika kete kerkon
    Dhe Bashkimi Evropian
    Ndaj Zoti Bamir Topi
    Je trim dhe Kapedan
    Ti kethejme shqiptareve
    Ndershmerine, lirine
    Bashke me to dhe drejtsine.

  9. bc says:

    o z bamir duhet ti kthehet besimi njerezve te denoncohen te dyja partite ps dhe pd qe jane vazhduese te ppsh te hapen dosjet se ndryshe keto doti perdorin per te mbajtur ne pushtet njera tjetren po u hapen dosjet mbaron puna dhe te gjithe behen te ndergjegjshem ju e dini me mire kush eshte politika shqipetara nga te dy krahet milionere komuniste te gjithe pa perjashtim para drejtesise

  10. POLITIKANICHICAGO says:

    E DEGJOVA FJALIMIN QE MBAJTI BAMIRI FLISTE SIKUR I ESHTE FUTUR POLITIKES KETO DY MUAJT E FUNDIT. PASI AI HARON QE KA QEN 22 VJET ME I PUSHTETSHMI I PD PAS SALI BERISHES. UNE MENDOJ AI KA QENE BASHKPUNTOR ME I NGUSHT I STALINIT, AI KA QEN NJERIU QE I KA FSHIR KEPUCET SALI BERISHES. TANI MBAS 20 VJETESH E KUPTOI QE QENKA STALINIST, SHUME ME VONES BAMIRE EDHE GOMAR TE KISHE QENE ME SHPEJT DO TA KISHE KUPTUAR.PO TI JE AKOMA KRIC DHE SKE PER TU BER GOMAR NDONJEHER.

  11. Petro says:

    S e luan as topi: Stalinisti i fundit… Po u kuptua kjo, cdo gje tjeter behet e qarte.

  12. Stef Staku says:

    ANALIZE : FRD eshte parti e djathte, dakort. Si e tille i takon te hyje tek PPE tek grupimi me i madh i se djethtes ne Europe, Partite Popullore Europiane.
    Z. Bamir Topi le te shkoje atje e tu shpjegoje antarve te PPE se kush eshte krim Berisha !
    Jo se ato ne PPE nuk e dine se kush asht krim Berisha e se atje ne PPE ka vec njerez te ndershem, por kur gjerat behen ne perplasje direkte mundet qe ti hiqet mbeshtetja qe PPE i ben krim Berishes edhe per fKtin se nuk ka nje perfaqsues te tyrin ne Shqiperi !
    Pra e thene me thjeshte tebeheni Ju perfaqsues i PPE ne Shqiperi e jo krim Berisha nje ish – komunist !!!

  13. florian says:

    Ne pergjithesi gjithmone i gjihen te metat nje personi qe del kunder rrymes(PD/PS).
    Pse nuk ngrihet ndonjeri nga keta komentuesit e ”kulluar” e pa biografi politike, qe te krijoje nje force per ta ndryshuar kete vend?
    Ne Shqiptaret per fjale jemi shume te afte, kur vjen puna te veprimet konkrete fshihemi poshte jorganit. Kete e ka vertetuar historia, duke filluar nga Turku qe na shtypi per shekuj, tek Enveri qe mbreteroi per gjysem shekulli, e deri te Saliu qe ka 20 vjet qe tallet dhe e injoron kete vend e popull.
    Suksese zoti Topi, shpresoj qe bashkeatdhetaret dhe bashkevuajtesit e mij te ndergjegjesohen sa kane kohe.

  14. LORA says:

    Pse sot u be stalinist,dr.dhjeramani??????A nuk ishit ne krah te ketij stalinisti,ju z.Topi,per dy dekada rresht pa e denoncuar asnje here,asnje here per be??????A nuk kishit ju teresisht ne dore ta rrezonit pas masakres shteterore ne Gerdec te 15 marsit 2008, apo pas 21 janarit 2011 kur te dekoroi si “horr bulevardi”??????
    Do t’ju besoja nese do te benit nje ndjese publike Popullit Shqiptar,qe ja mballost mbi krye armikun me te perbetuar te tij.Ne mungese te nje ndjese te thjesht,me vjen keq qe nuk mundem tj’u besoj qofte edhe nje fjale.Ata qe do te te ndjekin pas,jane te limituar ne aftesi analitike ose jane pjese e zullumit 22 vjecar ne kurrizin tone e te Shqiperise.TUNG.

    1. Rekordmeni i Dhermiut says:

      Sipas analizes qe i ka bere Berishes ish ambasadori Withers thote qe ai ( Berisha ) pati deshire ta bente shtetin deri me 15 mars 2008 ( Gerdeci ) dhe ajo dite e shendrroi totalisht Berishen me deshiren per te kapur Gjyqesorin dhe prokurorine sepse ne ate afere ishin perfshire edhe te aferm te tij…Pikerisht mbas Gerdecit filloi edhe ndarje me zotin Topi qe solli edhe ndryshimet kushtetuese aq te perfolura ne bashkepunim me Ramen…Prandaj mos e akuzoni zotin Topi sepse ai ka qene me Saliun nga 1996 deri ne 2005 ne opozite dhe vetem 2 vite nga 2005 deri ne korrik 2007 kur u be President…Ju qe kerkoni ndryshime i thonit kur ishte President ” Pse nuk flet” sepse si President nuk mund te ishte i njeanshem dhe tashti qe flet i thoni “Ku ishe me pare”…Nuk mund te pretendoni qe te jene te gjithe me Ramen sepse Rama nuk eshte aspak me i mire se Berisha.!

  15. dulla says:

    Ku ishe deri tani mor zotni,ne dor i kishe ti shkaterroje por nuk levizje nga karrikja dhe kur te thonin horr bulevardi.

  16. nastradini says:

    E DJATHTA reale shqiptare u likuidua rrenjesisht ne vitin 1946 nga Enver Hoxha. Partite sot ne vendin tone jane modifikime gjenetike te FARES bolshevike qe mbolli ANTIKRISHTI shqiptar ne trojet tona. Sepse e DJATHTA sipas ligjeve ekonomike eshte pronare e Mjeteve te Prodhimit. Ne Shqypnine postkomuniste te gjitha Partite e krijuara jane POPULISTE te EKSTREMIT te MAJTE qe e ndajne veten te majta apo te djathta per qellime mashtrimi. Qellimi i vetem eshte uzurpimi i pushtetit per perfitimie partiake dhe personale. Partite e verteta te DJATHTA do te krijohen kur te dale ne skene klasa e biznesit me kapitalin e saj dhe te komandoje pushtetin me forcen e LEKUT. Sic eshte ne shumicen e vendeve te zhvilluara ne Bote dhe ne Evrope. Ne keto vende Partite e majta kane marre fund me kohe, por koha tregon sidomos ne Evrope, qe po i vjen fundi edhe Social-Demokracise. Kjo sepse vitet e fundit shteti social eshte nje fikside e parealizueshme pa zhvillimin e biznesit dhe mbledhjes se tatimeve mbi bazen e tij. Kriza e borxheve dhe ajo ekonomike boterore jane pikerisht pasoje e socializmit ekstrem ne vendet e zhvilluara kapitaliste. Berluskoni thonte me shaka per Italine: “Sa here vijne te majtet ne pushtet gjerat ne Itali keqesohen dhe shkojne persembrapthi.” Keshtu qe edhe ne vendin tonenuk ka si te jete Bamir Topi dhe Partia e tij perfaqesues i nje klase qe nuk ekziston prej kohe, qe kur Enver Hoxha vrau intelektualet dhe likuidoi borgjezine shqiptare ne vitin 1946. Nuk ka si te jete edhe PD-ja e Sali Sekretarit te Partise se Punes, qe e ka transformuar shtetin ne nje oligarqi mafioze komuniste. Qe te mos permendim Partine e Edi Rames plot me Dinosaure Prehistorike te Kohes se Qepes. Qe te mos flasim fare per Partite e vogla te tjera qe jane shume te neveritshme nga koalicionet per perfitime vetem personale. Ke te zgjedhin ne kete kaos ideollogjik shqiptaret qe jane antikomuniste dhe qe nuk jane pak? Kjo eshte ceshtja.

  17. liria e fjales says:

    KODOSHET E CIFLIGUT SHQIPERI.
    Ata qe baltosin Z.B.Topi jane kodoshet e se kaluares qe dridhen mos humbin cifligun allbanistan.Keta kodoshe s’ka rendesi ne c’parti bejne pjese.
    Ata te gjithe kane pasuri dhe pozite nga e kaluara,frika e tyre eshte po te mare frenot FRD,AK, s’kane siguri c’behet me keta kodoshe.

    E verteta qendron ne faktin se koha me fuqine e saj skarton kodoshet ngaqe me ta nuk ecen dot progresi,begatia,harmonia e atdheut.Ndaj s’ka faj Z.Topi,ky burre s’eshte kodosh,s’ka vrare,s’ka vjedhur,eshte me origjine fisnike si familje,s’ka lene dhite o dhente me skerkat e maleve te vije te zaptoje Tiranen. S’dua te ofendoj maloket apo barinjte,por eshte realitet qe genet e tyre ne brezin e 8-te ndryshojne.Fisniku lind nuk behet.Enveri lindi kodosh,kopil ashtu ngordhi kodosh,la kodoshin ramke,ky nanon,ky saliun,ky po gatit vrasesin lul kalamaqin.Kodosh naif.
    Z.Bamir Topi s’ka te tilla cilesi,lindi ne Kryeqytet me familje fisnike kete fakt kodoshet s’e shuajne dot e ta baltosin.Po,Z.Topi s’eshte kriminel per fronin.C’a doni ju kodoshet nje kriminel te ri te vrase ne Tirane rinine shqiptare? Kodosheve te fronit,ja u pame aftesite 72 vite.Nuk duan Evropen,duan turqine,lindjen.Jane kunder popullit qe theriste:E duam Shqiperine si gjithe Evropa.Kodoshet nuk ndryshojne dot ja disa nga metodat e tyre:
    1-Popullin mbaje ne varferi,i varfri s’ka c’te te beje.
    2-Vraj ate qe do te te mare fronin qe na i la kryekodoshi enver.
    3-Per fronin bejme gjithecka,edhe prindrit i vrasim per fronin.
    4-Ne pushtet pranojme vetem njerzit tane,le te jene edhe te pa afte,ca me mire si i heqim pas hunde si te duam ne.
    5-Pasanike me pasuri me shume se njerzit tane nuk do lejojme ne allbanistan.ky regull i pa deklaruar ka vrare pasaniket e rinj qe fituan pasuri me shume se e kodosheve.
    6-Tarafin do ta forcojme me pasurim te tyre mbi roge dhe me pozitat.
    7-Femijet e kodosheve do kene pasurine tone dhe dyert hapur per fronin ne vazhdim te cifligut allbani.
    8-Ne se kodosheve ju rezikohet froni nga nje shtet i huaj,ketij shteti do t’ja dredhim.
    9-Do kemi rezerva parash ne banga sekrete.
    10-Pushtetin me gjak e morem me gjak e dorezojme.Rotacionin nuk e njohim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje