ZYRTARE/ Obama emëron John Kerry-n si Sekretar Shteti

21 Dhjetor 2012, 19:17Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Presidenti amerikan ka emëruar John Kerry si Sekretar të Shtetit.

Obama tha se Kerry përgjatë gjithë jetës është përgatitur për këtë rol. Ai vlerësoi atë për respektin dhe besimin që ka fituar nga liderët e mbarë botës.

Kerry do zëvendësojë Hillary Clinton në krye të Departamentit të Shtetit.

Kerry ishte kandidati i demokratëve për president në vitin 2004 dhe mban aktualisht postin e kryetarit të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat.

Emërimi i tij vjen pasi ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, u tërhoq nga marrja në konsideratë e emrit të saj.

Republikanët e kishin kritikuar rolin e saj për sulmit vdekjeprurës në konsullatën amerikane në Bengazi.

Ata kishin kërcënuar se do e bllokonin emërimin e saj, pavarësisht mbështetjes së fortë të presidentit Obama.

Vetë Kerry kishte folur në mbështetje të zonjës Rice.

Kerry, 69 vjeç, është emërimi i parë i presidentit Obama që pas rizgjedhjes në krye të shtetit.

Analistët thonë se Kerry nuk do të hasë në kundërshti nga republikanët.

Kerry, një veteran i dekoruar i Vietnamit, humbi ndaj presidentit George W. Bush në vitin 2004. Ai ishte përfolur për postin e Sekretarit të Shtetit edhe në vitin 2008. Prej atëherë ai ka mbetur një senator me ndikim, duke bërë udhëtime kyçe në Pakistan, Siri dhe Rripin e Gazës.

12 komente në “ZYRTARE/ Obama emëron John Kerry-n si Sekretar Shteti”

  1. Shoku im burgaxhi says:

    Ka lobu Fahri Balliu per kte qe te behet Sekretar Shteti. ?

      1. raimondi says:

        Kerry eshte shume inteligjent……por nuk eshte pro nesh , eshte me grekun

  2. ky ka per ti shkul dhemballet..sali plakushit.(pavaresisht se i ka te vena nga mosha)

  3. THANK YOU USA - THANK YOU CLINTON says:

    HILLARY ESHTE VERTET SEMURE, PRANDAJ NUK PRANOI TE KANDIDOJE PER PRESIDENTE.
    ESHTE MEKAT: QE TE DY TE SEMURE ?
    GOD BLESS YOU Mrs. CLINTON!

    1. Prec Ulaj says:

      Hillary kishte marre nje virus ne stomak, qe u sherua pas 1 jave.
      Cifti Klinton eshte si kokrra e molles, dhe Hillary do kandidoj ne 2016.

    2. lili says:

      Ne g te semes te vej

  4. Gëzimi says:

    Nje lajm i gëzuar per Berishen se do i vjedhe votat me lehtesine me te madhe, mbasi Kerry eshte mbeshtetes i lobit grek ne USA.

  5. Meri says:

    Amerika gjitnmon ka luajtur me popullin shqipetare per interesat e veta. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  6. e verteta says:

    Meri,
    eshte marre vesh misjoni juaj:Agjente ne sherbim te Agjentures Ruso-Serbe kunder imperializmit Anglo-Amerikane…Kot lodheni me ate liber pacavure genjeshtrash…

    1. M says:

      Te lutem a keni fakte per te kundershtuar ate liber.

      1. Tom says:

        O M ! Po liber vari k eshte kur nje me dy e postojne forum pas forumi si muti pas kepuce se nuk e lexon asnje! Nuk shikoj ndonje liber te Agollit apo Kadares te postohey ne forume, vetem te ketij Agjentit 007 shqiptar qe ka nje tufe me koqe rrotull qe nuk lene rast pa postuar links per kete liber qe nuk ben as per te fshire b….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje