Policia zbulon se kush e thirri Julianin për të dalë nga qendra e internetit

21 Dhjetor 2012, 11:45Politika TEMA
Policia zbulon se kush e thirri Julianin për të dalë nga qendra e

Julian Çela

Julian Çela rezulton “i humbur” që prej datës 30 nëntor, ndërkohë që është zbuluar se cili ka qenë personi që i ka thirrur Julianit për të dalë nga qendra e internetit, vendndodhja e fundit që flitet për të.

Sipas policisë, e cila citohet në gazetën Shqip, ai është Gëzim P., një person më i madh e se Juliani, i cili shoqërohej me të miturin për një kohë të gjatë, ndërsa ka dyshime se mund ta ketë rekrutuar grupi i tij.

Sipas policisë, ky person është arrestuar disa herë për vjedhje në kryeqytet, ndërsa ka të dhëna se kohët e fundit ka ngritur një grup për grabitje.

Nisur nga këto të dhëna, Policia e Tiranës ka dyshime të forta se 10 vjeçari, i zhdukur prej 22 ditësh, shoqërohet me një të dënuar për vjedhje, i cili po mbahet nën vëzhgim.

Telefonata më bindëse për policinë ka qenë ajo e një punonjëse fast-food-i, e cila kur ka parë fotografinë e të miturit, është shprehur se ai kishte porositur për të ngrënë dhe ishte larguar me vrap për të mos paguar. Madje, ajo ka treguar edhe veshjen e të miturit, e cila përkon me atë të Julianit.

Policia dhe familja janë të bindur te një rrëmbim ose fshehje tek shokët e tij më të mëdhenj.

3 komente në “Policia zbulon se kush e thirri Julianin për të dalë nga qendra e internetit”

  1. Adoleshent says:

    Shpresoj te jet vertet keshtu.
    Te shembet pista tjeter e hetimit…

    1. Salaria - Tepelene says:

      Brenda 24 oresh do ishte sqaruar kjo ceshtje, nese ky nuk do ishte bir i popullit, po i Familjes ?
      Me keq e pesofshin e tu zere buka syte!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-nr-1.html

  2. tourkofagos says:

    ky eshte Albanistani,nje bourdelo e vertete,jeta e njeriut vlen sa nje qen rrugesh……keqardhje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje