Edhe pse mendohet se kambistit nga Elbasani i kanë marrë jo pak, por 200 milion lekë të vjetra teksa është grabitur nga gjashtë persona, shëndeti është mbi të gjitha, por me sa duket gjendja e Xhemal Liçit është e rënduar.
“Keq është. Nga reanimacioni ka dalë, por sërish nuk është mirë. Ka probleme me plumbin tek kraharori, sepse nuk ia kanë nxjerrë akoma. I kanë bërë vetëm një ndërhyrje në këmbë, sepse atë kishte më keq dhe tani do t’i bëjmë edhe ndërhyrjen tjetër, për t’i nxjerrë plumbin në kraharor”, deklaron i ati i të lënduarit, Qemal Liçi, për GSH .
Ai tregon se i biri është qëlluar me pistoletë dhe shok elektrik.
“I kanë grabitur 200 milion lekë të vjetra. I ka pasur me vete, por në këto momente nuk po qajmë më hallin e lekëve, sepse kemi hallin e djalit. Të shpëtojë njëherë ky se lekët nuk po na dhimbsen më”, pohon 52 vjeçari.
Qemali rrëfen se nuk ia vënë dot gishtin askujt se kanë qenë të maskuar, por shpreson të arrestohen që mos të mos lëndojnë persona të tjerë.
Uroj te shpetoje por po shpetoi mbylle djalin ne psikiatri se eshte komplet idiot!
Edhe Papa do te ishte tunduar nga ato 200 milionet…