Pas masakrimit të 38 vjeçarit, Erjon Ibi në Pogradec, i vëllai Sajmiri shprehet se janë të shokuar nga ngjarja dhe se policia duhet të hetojë për të nxjerrë në pah të vërtetën.
“Më mirë do të ishte të ishte hapur dheu dhe të më kishte përpirë edhe mua. Atij nuk i dukej asgjë në fytyrë, ishte i shpërfytyruar nga goditjet me gurë. Nuk e di ç’të them, jam ende i traumatizuar nga ajo pamje. Po dua të them se po fshihet e vërteta e ngjarjes,” deklaron Sajmiri.
Sipas Sajmirit, nuk ka pasur asnjë sherr që të çonte në një ngjarje të tillë.
“Vëllain tim e kanë vrarë për ta grabitur. Ai kishte me vete 200 mijë lekë të vjetra dhe normalisht për këtë e kanë vrarë. Nuk ka pasur asnjë konflikt, të paktën kështu na kanë thënë edhe ata që e kanë parë në lokal. Na thanë që disa persona, nuk dua të citoj emra, t’i gjejë policia, ishin duke vëzhguar kur ai kishte nxjerrë nga xhepi një tufë me para. Ndaj e kanë ndjekur dhe e kanë vrarë, duke e grabitur më parë. Kur e gjetëm vëllain, nuk i gjetëm as para dhe as telefon, ç’ka dëshmon grabitjen”, tregon Sajmiri për “GSH”-në.
Ai bën apel që: “Policia të gjejë të gjithë bashkëpunëtorët në krim. E përsëris, 19-vjeçari nuk e ka vrarë i vetëm Erjonin. Shteti të reagojë dhe të tregojë forcën e ligjit se vranë një njeri të pafajshëm, i cili la jetimë dy vajza të mitura. Ne nuk mund të hakmerremi, por as nuk i falim. Ne i lemë në dorë drejtësisë, e cila duhet të zbardhë këtë krim të shëmtuar dhe të mos fshihet e vërteta”.
Ndërkohë 19 vjeçari Xhensil Lipo, i cili është arrestuar si i dyshuar për ngjarjen ka deklaruar se: “Erjon Ibin e vrava se më shau nga nëna, të cilën e kam pikë të dobët, nuk mund ta lejoja kurrsesi. Fillimisht ishim në lokal, atje nisi gjithçka. Erjoni nisi të më fyente pa asnjë shkak. Në fakt edhe unë ia ktheva, por ai më goditi me grusht dhe më shau nga nëna. Unë e ndoqa kur po shkonte tek nëna e tij dhe e godita me gurë. Më pas e mora e hodha në kanal dhe ika në shtëpi”.
edhe sikur te jete e vertete ajo qe thote ky ndyresira, qe e paska vrare per nje sharje nga nena, prapeseprape, duket kafsheria primitive shqiptare, te vret tjetri per nje fjale goje..
bageti ripertypese, kafshe te egra..!!!