Irani akuzon SHBA-në për sulm ndaj centralit bërthamor: Akt terrorist

19 Korrik 2026, 15:10Bota TEMA
Irani akuzon SHBA-në për sulm ndaj centralit bërthamor: Akt

Organizata e Energjisë Atomike e Iranit njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar këtë të shtunë (19 korrik) centralin bërthamor të Darkhovinit, i cili ndodhet në ndërtim e sipër në jugperëndim të vendit.

Sipas një deklarate të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, forcat amerikane goditën objektin bërthamor me një numër raketash, në atë që autoritetet iraniane e cilësuan si një “akt agresiv dhe terrorist”, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“Forcat amerikane, në një akt agresiv dhe mizor në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, sulmuan sot centralin bërthamor Darkhovin, i cili është në ndërtim e sipër, me një numër të caktuar raketash”, thuhet në deklaratën e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit.

1 Komente

  1. A
    Azia dhe lindja nesme

    Nuk ka mē marrveshje mes tyre, pasi gjithçka ēshtē firmosur.Pērleshjet mes tyre do vazhdojn pēr arsye ekonomike pa trupa toksor nē sol dhe pa pērdorim armēsh bērthamore.Do ketē furnizim me armatim te tē gjitha shtetet e pērfshira nē konflikt, gjē qē do bējē si Kina, Rusia, Franca dhe Anglia tē pasurohen nga kjo pērplasje pa rrezik.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje