Policia shoqëron sërish dy ish- të përndjekur pa u thënë asnjë arsye

21 Dhjetor 2012, 10:36Politika TEMA

Të përndjekurit politikë vazhdojnë të jenë shënjestër e policisë, e cila në dhunim të të drejtave të njeriut, i arreston dhe i lëshon sa herë të dojë.

Mëngjesin e sotëm janë shoqëruar për në polici Fatmir Lloci dhe Petrit Lipe. Ata po shkonin me motoçikletë në shoqatën e ish- të përndjekurve.

Policia nuk ka dhënë asnjë arsye për shoqërimin e tyre.

Të përndjekurit janë ankuar se jo vetëm përndiqen në çdo hap dhe nuk lejohen të kalojnë pranë institucioneve, por edhe shoqërohen sipas dëshirës së policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje