PD rrëzon kërkesën e hetimit parlamentar. PS: Kukësin do e humbisni

20 Dhjetor 2012, 21:17Politika TEMA

Edhe pse si rregull, komisionet hetimore parlamentare ngrihen automatikisht nëse e kërkon një grup deputetësh, Kuvendi siç e ka bërë rrugë, e ka hedhur në votim një kërkesë të Partisë Socialiste për të ngritur komision hetimor për shtimin e votuesve në Kukës. Me 69 vota pro, mazhoranca e rrëzoi kërkesën e opozitës, duke e quajtur atë antikushtetuese.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, tha se kjo parti nuk ka asgjë për të fshehur.

“Së pari dëshiroj të ritheksoj predispozitën për të mos refuzuar asnjë kërkesë për hetim parlamentar. Kjo se PD dhe qeveria nuk kanë asgjë për të fshehur. Ne nuk vendosim kushte, kërkesat e tyre nuk janë në konflikt me ne por me Kushtetutën e ligjet e vendit”.

Sipas tij, Partia Socialiste kërkon të hapë alarm të rremë se gjoja do manipulohen zgjedhjet, sipas saj mazhoranca po prek hartën elektorale, tha më tej Patozi.

“Ju qani sa herë afrohen zgjedhjet, ne mund të bëjmë gjithçka sot, por nuk ju heqim dot frikën nga humbja. Bëhuni burra dhe thoni që sot që e pranoni rezultatin. Ne kemi vuajtur gjithmonë nga mosnjohja e rezultatit të zgjedhjeve. Shpresojmë që të mos ndodhë më se do bëheni shumë qesharakë”, shtoi ai.

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi deklaroi se me tre apo katër mandate në Kukës, mazhoranca do të humbasë në zgjedhjet e ardhshme.

“Që të të votojë një qark, që të kesh 8 vjet në pushtet dhe 65 % jetojnë me asistencë sociale, vetëm nga ky tregues e keni të humbur Kukësin”.

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, njëherësh Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste ka deklaruar se data 7 nëntor 2012 është afati i fundit që përcakton ligji për shpërndarjen e mandateve.

Sipas tij, qarku i Kukësit duhet të kishte 3 mandate, ndërsa Berati 8 mandate. Ai tha se në Kukës popullsia është rritur me 0,71%, ndërsa renditet pas Tiranës. Rritja e popullsisë vihet re në disa komuna në Kukës, tha ai, ndërsa shtoi se kjo rritje vërehet në periudhën ku PS-së nuk iu dha informacioni i kërkuar.

5 komente në “PD rrëzon kërkesën e hetimit parlamentar. PS: Kukësin do e humbisni”

  1. Tani nga Londra says:

    doktrina e sovranitetit parlamentar kupton qe parlamenti nuk varet nga asnje akt, procedure apo parlamente te meparshme. Perndryshe sovraniteti ska kuptim. Me siguri qe kete kishte parasysh Patozi per hedhjen ne votim te komisionit hetimor dhe kundershtimit per ngritjen automatike te tij

  2. ANDREA says:

    Eshte per te ardhur keq me situaten e krijuar nga vet socialistet me ne krye Edi Ramen per rastin e fundit nepermjet te cilit thyhen dhe fyhen keqas nga shumica qeverisese e ndihmuar nga Kaci i Mallkastres apo cemrit Tahiri dhe Idrizi. Perse te mos vendosnin qe shperndarja e deputeteve te behej sipas numurit te votuesve dhe ne asnje menyre sipas numrit te listuar nga lebeli i PD-se Ferdi Pone. Pra nga numuri i pergjithshem i votuesve, psh 1.5 miljon,(dhe jo i te listuarve 2.8miljonet e Pones)pjestohet me 140, del numuri i 10.7mije votues. Qe ketej behet edhe percaktimi i votuesve ne baze Qarku, me nje shmangie apo ndryshim teper te vogel. ( Kukesi jo me shume se 1-nje deputet)
    Tani, mjerane te PS-se, ju ngelet vetem te prisni « pord..t » e Saliut apo lebeleve dhe sejmeneve te tij.

  3. qytetar says:

    po te kesh nje minister si noka te tilla palacolleqe do presesh. sdo mend ka cuar 200police nga kukesi te rrehjistohen perseri nga kane ardhur,ne rastin me te mire,ose kane bere lista fallco. ne te dy opsionet esht e trash e ka lene gjurme, e sigurisht ps ne 2013 kur te marri pushtetin sdo ofroje tolerancen e 97. badakcinjte e e fallsifokatoret do marrin denime shembullore nga te njejtet gjyqtare e prokurore qe sot i sherbejn pd-se.

  4. alban4eva says:

    ehhh keta socialistet, sa te poshter qe jane, nuk i lene demokratet te vjedhin rehat..

  5. Vjosa VL says:

    Grupi hetimor ngrihet vetem kur e kerkon Saliu. PO MORTJA PSE SU HA JU 69 DEPUTETET E PS ,KUR RRINI NE ATE SALLE SA PER TU ARGETUAR
    SALIU. PO EDHE JU NJE LLOJI INI SI ATA TE PD. JU NUK KINI ZEMER PO
    SHPRETKE. EDHE JU KINI HALLEIN E MILIONAVE TUAJA,SE PO TE ISHTE PER TE MIREN E POPULLIT E KISHIT BRAKTISUR ATE PARLAMENT QYSH ME 21 JANAR KUR U VRANE TE SHKRETET MANIFESTUES. KUR SALIU DHE MASHA JOZEFINE,PA PRESIDENT E KEMI THENE QE KY VEND NUK KA, NUK ZBATON RREGULLOREN ,I NGRE KOMISIONST SIAPA DESHIRES DHE U ZGJAT KOHEN E VEPRIMIT SI U DO QEFI ,JU PSE RRINI ,APO PER TE TREMBUR PULAT QE MOS TE FUTEN NE PARLAMENT. PO EDHE NE OPOZITE ,NE DALTE , SALIU DO TU HAJ TE GJALLE SI U KA NGRENE DERI SA NJE PJESE E TE MAJTES (LSI -ja)U FUT NE SHALET E SALIUT. SHTON VOTUES SI PAS QEFIT DHE JU THONI QELLO DHE NJE HERE PA TA SHIKOSH EDHE PSE FYTYRA U ESHTE ENJTUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje