Aksionet e kompanisë CEZ në bursë ranë në nivelin më të ulët në tre javë pas përplasjes me qeverinë shqiptare.
Përplasja erdhi pasi qeveria shqiptare deklaroi se CEZ nuk ka të drejtë të nxjerrë në shitje degën e saj në Shqipëri. Ministria e Ekonomisë po ashtu deklaroi se CEZ i ka shkaktuar vendit një humbje prej 1 miliard dollarë.
Një analist i një banke në Pragë thotë se akuzat e qeverisë shqiptare për dëmet e shkaktuara nga CEZ nuk janë logjike dhe natyrisht CEZ nuk do paguajë gjë. Por Josef Nemy tha se tani shanset e kompanisë për të gjetur një blerës potencial për degën në Shqipëri janë zero.
Kurse vetë CEZ ka reaguar përmes zëdhënëses së saj, Barbora Pulpanova. Ajo tha se CEZ vazhdimisht e ka diskutuar shitjen me palën shqiptare.
“Pala shqiptare nuk e ka shpjeguar se çfarë kupton me shumën 1 miliard dollarë. Por ne supozojmë se ata po përpiqen të nxjerrin dëmet. Kjo vetëm sa tregon se problemi është politizuar rëndshëm”.
Ajo ka qene e politizuar qe kur u shtrenguan duart ne fillim…Tani mishi mbaroj dhe fillon lufta kush do terheqi kocken e fundit…Nuk ka asnje investim madhor (pervec arnave tek-tuk kur digjeshin linjat e vjetra) te CEZ-it ne asnje zone..Ishte nje kompani qe gjeti nje treg te virgjer pa mbikqyrje dhe e rropi ate…Keshtu eshte kur ke qeverri te paafte te kontrolloj sektorin privat..
Djema, ja edhe nje prove tjeter e diletantizmit te qeverise. Dihet se, CEZ eshte nje firme e fuqishme e shperndarjes se energjise elektrike ne Europe. Kuptohet se, kjo firma ka me siguri zyra te fuqishme me personlaitete qe, mbulojne ceshtejet e tregut, oferte kerkesen, bursen, ceshtejtet juridike, maredhenjet me jashte etj etj.
Une mendoj ( m.gj.se nuk marr vesh ) se, m.q.s. sic duken bathet ceshtja do shkoje ne ndonje gjyq nderkombetar, prapa qeveria jone do humbasi dhe do paguaje gjoba te kripura. Ne fund te fundit per qeverine eshte njesoj se, keto gjoba do ti paguaje taksapaguesi shqiptar.
Une personalisht, kam patur probleme me levrimin e telave te bakrit shqiptar ne Arabine Saudite. Ne nuk levruam ne kohe, ata na hodhen ne gjyq ne “dhomen nderkombetare te tregetise ne Paris”. Ne humbem gjyqin dhe paguam nje gjobe te majme.
Ne fakt ishin leket e shtetit dhe asnjeri nuk u ndie se, juristi i Mineralimpeksit ishte nje i paafte por ama, ishte edhe dhenderi i nje gjenerali te ministrise se, brendeshme te diktatures.
Kam shume frike se, e njejta gje do ndodhi edhe tani se, Sala ka mbledhur reth vehtes MILITANTE TE PD dhe jo njerez te afte.
Unë gjykoj se kriza e CEZ është një piramidë e Saliut . Le të ketë personalitete CEZ . Ata janë vetëm për rogat 66 mijë euro/muaj . Sala ëështë i pa parashikushëm . Lojën e CEZ ai e filloi dhe po ngroh duart në zjarrin e ndezur nga vet ai . Ku shkel Saliu nuk bin as bar . Nuk kam besim se dhe gjyqi ndërkombëtar e nxjerr fajtor . Saliu , kur shkon nuk bën as hije . Në fund CEZ është piramidë europjane e Sali Berishës . Illo