Misteret e pazbardhura të vdekjes së Mehmet Shehut

20 Dhjetor 2012, 12:29Politika TEMA
Misteret e pazbardhura të vdekjes së Mehmet Shehut

Tragjedia e mbrëmjes së 17 dhjetorit të 1981 në vilën e kryeministrit komunist Mehmet Shehu nuk është zbardhur asnjëherë. Dilema nëse e vranë apo vrau  veten ende mbetet një mjegullnajë.

Ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit, Kristofor Martiro, sjell edhe njëherë në vëmendje ngjarjen, duke treguar se ajo që ju bëri më shumë përshtypje në morinë e sendeve në dhomën e Mehmet Shehut, ishte një radio, por u provua që ishte një radiomarrëse dhe nuk kryente asnjë proces tjetër.

“Pikërisht te prania e saj e merr shtysën legjenda e Hoxhës, sipas të cilës, Shehu, në mënyrë permanente, komunikonte me nja radio marrëse-dhënëse me agjenturat e huaja. Fillimisht Enveri ishte informuar për ekzistencën e saj nga Hekuran Isai, dhe kjo i kishte mjaftuar për të dalë te qasja e tij”, pohon Martiro.

Ndërsa përsa i përket vrasjes apo vetëvrasjes, Martiro sjell në vëmendje kundërshtimet për versionin zyrtar të vetëvrasjes.

“I pari që e kundërshtoi versionin zyrtar për vetëvrasjen e Mehmetit ishte Llambi Ziçishti, asokohe ministër i Shëndetësisë. I pranishëm në vendngjarje që në momentet e para, ai ishte shprehur se kryeministrin  e kishin vrarë. Këtë e kishte konsumuar së pari me grupin e ekspertëve që këqyrnin kufomën, pastaj me rrethin e miqve dhe shokëve të besuar. Ky opinion i Ziçishtit pavarësisht se më vonë e tërhoqi nga presionet në qeli, më vuri në një lloj tundimi sa njerëzor, aq edhe profesional. Megjithatë, për rrethanat delikate ku punoja, nuk mund të shprehja as dyshimin më të vogël për atë që ishte saktësuar zyrtarisht”, tregon Martiro.

Martiro tregon se gjatë procesit të hetimeve, si ai, edhe grupi, kanë konstatuar prova të besueshme se kryeministrin e kishin vrarë.

“Këtë për mua nuk e luan topi, pavarësisht alibive të shumta që janë hedhur në treg gjatë kësaj periudhe”.

Sipas tij këtë e konfirmojnë: “Pamja e trupit të Shehut, shtrirë në krevat me syze, mbuluar me batanije deri në fyt, me duar të mbledhura mbi gjoks, me pistoletë mbi krahun e djathtë, nuk të afron kurrë në një situatë vetëflijimi. Nga përvoja ime, sasia e paktë e gjakut që pashë kur zbulova mbulesën e krevatit, më bindi edhe më shumë për idenë e një vrasje. Shumë vite më parë kur isha në Degën e Brendshme të Korçës, pata rastin të drejtoja grupin e ekspertëve që këqyrën trupin e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, Zenun Shahollari, që kishte vrarë veten. Gjithçka në zyrën e tij ishte mbuluar me gjak. Në rastin e Shehut binte në sy vetëm një njollë gjaku. Po kështu, mënyra se si ishte regjistruar në akt-ekspertizë rruga që kishte përshkruar plumbi, të lë të kuptosh se kemi të bëjmë me manipulim të provave reale”, deklaro Martiro për gazetën Panorama.

Gjithashtu, argumente të forta për vrasjen sipas tij  janë edhe mosbërja e autopsisë dhe rivarrimi i kufomës së Shehut në rrethana misterioze. Sipas tij, edhe gota me çaj e gjetur mbi komedinë është ende sot e paekzaminuar në Arkivin e Shtetit, dhe një pistë e fortë për denatyrimin e ngjarjes është zhdukja e infermieres pa lënë gjurmë në vilën e kryeministrit.

67 komente në “Misteret e pazbardhura të vdekjes së Mehmet Shehut”

  1. Viktor hoti says:

    Arsyetimet e ketij juristi jane skandaloze ne aspektin profesional se seps ka vrasja,me arme zjarri nuk eshte e thene qe te krijoje pellg gjaku ,Keshtu plumbi ne koke shkakton vdekjen dhe le vetem vrimen e e hyrjes me ndopak gjak sepse enet e gjakut ne koke nuk jane sa ato te toraksit apo abdomenit.Edhe ne zemer po te jeje goditja varet nese jane goditur enet e ne hyrej apo dalje te gjakut.

    Sa i perket argumenteve nga tipa te till si Zicishti juristi yne nuk na thote se kaq qene bythe e breke me M.Shehun.

    Z.Mertiri meqae i fyd u hundet ne te tila gjer ti fuse mire e te na thioet pse e u denua duke qene hetues i elementeve “antiparti”
    dhe nese ka pase leter nga Mehmet Shehu qe motivonte vetvrasjen < Viktor hoti

    1. Gjergji Simaku says:

      Po sikur Mehmetin ta kene helmuar fillimisht dhe pasi ka vdekur nga helmi te jete qelluar kufoma me plumb per te krijuar idene e vetevrasjes ? Ne kete rast sa gjak nxjerr nje kufome e ftohur o ekspert?

    2. koti says:

      Viktor hoti
      Viktor hoti
      Komenti yt
      Eshte kot se koti.
      Asgje ske thene.
      Vetem budallalleqe.
      Nese sistemi atehere ka pase expert si ty.
      Vaj me det

    3. sorge says:

      Ky SIGURIMSI K.Mertiri,tani pas22 vjet kapitalizem,u kujtua te thote se “ME DUKET SI VRASJE”!!!
      Se pari,ai vete nuk eshte ekspert mjeko-ligjor,por vetem nje ish SPIUN,qe mund te kishte si zanat fillestar AGRONOMINE!!!
      Se dyti,edhe fjalet e ZICISHTIT nuk kane qene si ekspert,megjithate edhe fjalet e tij ASKUSH NUK I FAKTON se jane vetem SAJIME NE SHERBIM TE POLITIKES SE DITES!!!
      Ne se keni lexuar artikujt e Kujtim Boricit te botuara tek TEMA,del se Mehmet Shehu ka qene KRYE AGJENT I ZBULIMEVE TE HUAJA,se pari i CIA-s!!!
      M.Shehu gjate luftes ka vrare me doren e vet dhjetra BALLISTE E ZOGISTE me dy qellime:
      -TE KRIJONTE NJE IMAZH POZITIV TEK ENVER HOXHA DHE TE NXINTE IMAZHIN E PKSH-se NE SYTE E POPULLIT!!!
      Vete Enver Hoxha e ka kritikuar FORT M.Shehun edhe gjate luftes ,por edhe me vone!!!
      M.Shehu e dinte se ishte AGJENT I CIA-s,ndaj ne mbledhjen e 18 dhjetorit 1981 te BYROSE POLITIKE,kujtoi se u zbulua dhe …..JA FUTI VETES!!!
      KETE E PRANON EDHE E SHOQJA FIQRET SHEHU!!!

    4. Dibra A says:

      Viktor Hoti ka de drejte dhe i arsyeton gjerat me llogjike.

    5. Dhimitraq Janaqi says:

      Edhe ti korrak mazllum merhum , laj gojen para se te ofendosh LLambin

    6. shqiperia says:

      VRASJA E KRIMINELIT MEHMET SHEHU NUK DON SHUME FILZOFI PER TA KUPTUAR
      QE AI KA VRARE VETEN ,PARA SE TE VRITEJ NGA MARKSISTI HOZHA.
      QE TE MENDOSH QE ENVER HOZHA KA DERGUAR NJER PER TA VRARE ESHTE CMENDURI
      ENVER HOXHA NUK E KUSHTE PROBLEM FARE KE TE BURRE , SEPSE ME ANE TE GJYGJEVE
      KA ZHDUKUR SHUME SHUME SHUME TE TJERE .PIKERISHT KJO ISHTE ARSYEJA
      QE MEHMET SHEHU VRAU VETEN SEPSE AI NUK KISHTE ME ALTERNATIVE TJETER..
      ENVER HOXHA KISHTE BERE SHUME MBLEDHJE ME TE DHE RAPORTI I FUNDIT QE DO TE JEPTE
      MEHMET SHEHU ISHTE CAKTUAR NGA ENVER HOXHA ME DATEN 18 DHJETOR 1981
      ME DATE 17 NE MBREMJE SHKON NE DHOMEN E GJUMIT ME HERET SE HERE TE TJERA.
      DHE ATY VENDOSI ME TRIMERI TE VRISTE VETEN , SEPSE E DINTE SHUME MIRE SE CFARE RRUGESH
      NDIQTE ENVER HOXHA . AI NUK DONTE TE VDISTE ME TURTURA AI E DINTE SHUME MURE SI ISHIN
      TURTURUAR SHOKET E TIJ . AI E NJIHTE SHUME MIRE ENVERIN QE PO TE KISHTE PIKETUAR
      I GJALLE NUK DILTE ME .
      MENDIMI IM PERSONAL ESHTE QE MEHMETI NUK ISHTE AGJENT POR VETEM KOMUNIST
      SHERRI FILLOI VETEM PER FEJESEN E DJALIT TE TIJ SKENDER ME FAMILJEN TURDIU.
      POR ENVERI KUR DONTE TE HIQTE QAFE TE BENTE DHE AGJENT TE CIAS.

  2. ed says:

    Edhe pse Mehmet Shehun ne ate kohe nuk kishte lindur ai burre ta vriste, ishte kush ishte Enver Hoxha, versioni i vetevrasjes mbetet. Nje nga spekullimet me te forte mbetet zhdukja jo vetem e Infermieres se shtepise por edhe disa personave special te sigurimit, qe jane derguar jashte Shqiperise!
    Ne Ekspertize nuk eshte permendur se koha e te qelluarit me kohen e vdekjes identike jane? etj. etj.

  3. hajriu says:

    Ça kerrcet ne per misteret e vdekjes se ketij perbindeshi , mori ate qe meritonte dhe qe e kishte ndertuar me duart e tija , me pak fjale nje kiurve me pak.

    1. Tironci Lugano says:

      hajri
      Sigurisht ke te drejte nje kavije me pak e aq me teper nje kriminel.Por gjithsesi nuk mund te anashkalojme faktin qe ai kriminel ishte Kryeministri i vendit tone per nje kohe shum te gjate.E nga ky shkak duhet te dali e verteta.Eshte folur shume per ekte ngjarje dhe sikur tani duan ti afrohen te vertetes jo se me pare se dinin.Sapo lexon mbi kete ngjarje ska se si te mos bie ne sy fakti qe ketij Kryeministri nuk i behet autopsia.Eshte gjeja me elementare.Gotae gjetur mbi tavoline po ashtu.Fakti qe infermieria e shtepise kishte vetem pak kohe qe kishte filluar pune ne shtepine e Shehu-t dhe personi qe e pa e fundit.E ky person asnje ehre nuk u morr ne pyetje dhe asnje ehre su be publik emri i saje.E sikur te mos mjaftonte kjo kjo infermiere na shkon te banoje ne Zelanden e Re.Keto fakte dihen e jo se i zbulova une ndaj ske cfre te shtosh me shume.
      pershendetje

      1. Vlonjati 12 says:

        O Tiranco, cfare vlere ka sot zbulimi i kesaj ngjarjeje dhe kujt i hyne ne pune ? Ajo qe u be u mbyll me ata qe e sajuan dhe qe kane ikur nga kjo dynja. Pse nuk investigojne per vrasjen e Remzi Hoxhes ? Apo s’ua mban b…

      2. hajriu says:

        O Tironci Lugano , jam dakort me gjithça qe thua ti , jane shume gjera qe lene per te dyshuar , por vete djali i tij Skenderi(keshtu me duket se e quajne ) e ka pranuar ne librin e tij qe ka qene vetevrasje. Tung

    2. Vlonjati 12 says:

      Hajri, jam dakord me ty. Pas 32 vjetesh ne vazhdojme e merremi me “qe apo s’qe vetevrasje ajo qe ndodhi me M.Shehun”. Me falni, po kujt i plasi. Sot njerezit kane njemije e nje halle e ne humbasim mendjet e njerezve pas ngjarjeve qe tashme jane te mbyllura e qe pak u hyjne ne xhep shqiptareve.

      1. Nadia Shabani says:

        Vlonjati 1912 mos fol ashtu, mua me intereson p.sh sepse kam ndejtur 4 dite pa gjume nga tronditja atehere kur ka vdekur Mehmet Shehu, nuk mund ta besoja se ai kishte vrare veten.Ne cdo vend te botes del e verteta mbi zbardhjen e nje krimi per te gjithe njerezit e zakonshem kurse tek ne ndodh e kunderta, tek ne nuk zbulohet nje krim mbi ish kryeministrin e Shqiperise qe ndejti 30 vjet kryeminister dhe ishte nje kryeminister shume i forte. Ishte diktator se edhe sistemi ishte nje diktature por kjo nuk do te thote te mos zbulohet e verteta.Vrasja e Mehmet Shehut shume njerez thone qe nuk ka pasur dijeni Enver Hoxha por e ka vrare Nexhmija me Ramiz Aline nepermjet Kadri Hazbiut dhe njerezit nenkuptojne qe ka dhene urdher Serbia nepermjet Ramiz Alise e Nexhmije Hoxhes qe gjoja keta te dy paskan qene agjente te Serbise. Atehere po te mos kishte dijeni Enver Hoxha ne vrasjen e Mehmet Shehut do te lejonte ai qe trupit te tij te mos i behej autopsia? Pastaj thone qe Kadri Hazbiut i bene gjilpere ne gjuhe dhe i moren gojen e bene memec qe te mos fliste me asnje fjale, zot na ruaj cfare sistemi tmerrshem, te vrasesh shoket me te cilet ke punuar nje jete te tere, pu pu pu mos ardhte kurre me ajo kohe.E dyta n.q.s Enver Hoxha nuk kishte dijeni per vrasjen e tij pse e lejoj vrasjen e djalit te madh te Mehmet Shehut? Sigurisht qe thane qe ai vrau veten se ishte inxhinier elektrik por ne fakt e vrane ne Gramsh dhe ne nje grup nje dite tregonin personat dhe qeshnin duke treguar se si e kishin vrare Vladimirin te birin e Mehmet Shehut duke e futur ne korent, vete ish kryetari i deges se brendeshme te Gramshit kishte treguar kur kishte pire me shoket duke u lavderuar e duke u tallur, o zot cfar monstrash. Sigurisht qe keto jane tregime qe jane treguar goje me goje neper popull se nuk isha atje por keshtu eshte kur nuk luftohet per te zbuluar te verteten mbi krimet e kryera dalin lloj lloj thashethemesh.Keshtu qe mire do te ishte te dilte e verteta dhe ti behej nje investigim nga e para, pse jo edhe autopsia megjithese eshte shume kohe qe atehere deri tani. Sigurisht qe eshte shume e dhimbshme per familjen por kjo enigme duhet zgjidhur qe te vihet historia ne vendin e saj, cdo gje duhet sqaruar per brezin tone dhe per brezin e ardhshem qe keto gjera te mos ndodhin me kurre ne vendin tone.

    3. Dhimitraq Janaqi says:

      @hajriu,
      o Cam i pabese po ti edhe korrakun tend nuk e do.Po ce do pune korrakesh!
      si hajriu si mehmeti si enveri te gjith mutera jeni o bijte e sulltan pijanecit

      1. hajriu says:

        Gerrvishe pak lekuren e zeze o dhi..dhi..dhi…mitraq , se atehere do ta kuptosh se ç’pune te kane bere te paret e tu dhe do te bindesh 100% qe je “made in turkey”. Po ti mos u merzit se per zbardhjen tende dhe te 300 te tjere nje dore do tjua japim ne…..

  4. malcori says:

    e kujt i plasi per mehmet kriminelin ,shoket kriminele te tije e vrane,sa jane vrare e do vriten ,haleja pastron vetveten

  5. sherifi says:

    Pallavra, mehmet shehu eshte e sigurt qe ka vrare veten,arsyet jane te thjeshta;
    1- vjetersia,natyra e tij,autoriteti qe kishte krijuar rreth vartesave te tij, qe zvendesat e tij si dhe te gjithe antaret e byrose politike edhe kur shkonin me sherbime jashte tirane,kur i merte meheti ne telefon edhe nese ishin duke ngrene dreke apo darke coheshin ne kembe deri sa mbaronin biseden telefonike,ne keto raste une vete kame qene prezent mbi 5-6 here.si p.sh. me hekuran isain qe ishte antare i byrose politike dhe sekretare i komitetit qendrore,me pali misken,me prokop murren e tje.
    2- po te ulesh dhe te bisedoish me ekspertin (ose kryetarin e grupit te eksperteve) z.Estref Myftari qe sote nuk eshte me ne pune te shetit por punon me nje kompani angleze,po ne te njejten fushe te shpjegon dhe te bind qe mehmet shehu ka vrare veten,biles ky tregon sote pas kaq vitesh se ka pasur nderhyrje per ta ndryshuar ekspertizen dhe nuk ka pranuar vetem se eshte specialist.
    3-meheti ne ate moment e dinte fundin e tij,ai e njhte mire enver hoxhen qe po te vinte ne rreth nuk kishte rruge tjeter dhe per natyren e tije,autoritetin qe kishte krijuar,kur filluan ta kritikonin neper mbledhjet e byrose lenka cuko,themije thomai,pali miska e te tjere dhe e dinte qe to torturohesh ne burg para se ta pushkatonin,nga hetuesa si florian koloneci e tjere i dha fund vetes se skishte rruge tjeter.
    keto jane te besushme per ate brez njerezish qe e kane jetuar ate kohe dhe jo ata qe e lexoin sote neper gazeta apo librat e fevziut.

    1. tironci - usa says:

      Ore ti kalec fuks e bir fuksi! O 80 leksh i Enverit! Paske qen vet ti prezent ne ato darkat e drekat dhe tani po kujtohesh t’a hapesh gryken e te flasesh? Sa vete ke vrare ti me doren tende more kelysh komunisti? Me nje enigme (te panjohur) qe nuk eshte zgjidhur akoma por qe duhen fakte e dokumente duhet t’i jepet kohe per t’u zgjidhur e arritur ne konkluzion.Vetem Zoti i madh e di te Verteten. Do vonoje por nuk do harroje jo vetem per kete rast por per mijra raste te tjera ku njerez te pafajshem u zhduken neper kampet e punes, pas Malit me Gropa, ne ferrin e Spacit etj.
      Pse e kritikonin Mehmetin pra ato plehrat e tjera tet partise? Ia ke bere pyetjen vetes? Sepse filluan te dyshonin.

    2. OS says:

      LOL. Më shkrive o xha Sherif . Si thua mo? … kur i merrte Mehemeti në telefon dhe ishin duke ngrënë ngiheshin në këmbë deri sa të mbaronin bisedën telefonike.. . Po si komunikonin në vitet 70’ – 80’, me OS, Android apo Symbian? Të keqen ma hiq këtë kuriozitet se jam edhe i zanatit.

  6. frenklin says:

    o sherif simoni ti ka thene te gjitha keto pallavra

  7. e verteta says:

    UTOPIA ALLA NEO MONISTE.
    Vetem naivet besojne ne pasterine e komunisteve me pozita, qe prej vitit 1941 e deri sot.
    Komunizmi kjo kuceder e njerzimit qe kur lindi kishte ligje antinjerezore me keq se ato te hitlerit.
    Ne cilin shtet komunizmi s’ka bere krime? Ne Shqiperi ai ka kryer superkrime ngaqe vete komunistet si turme ishin te prapambetur ne c’do drejtim.Varfanjake,zorethare,mjerane ne edukate,arsim,pa ZOT pa besim fetar,ndaj kafshet kur vijne ne pushtet s’dine c’bejne.
    Fakti qe enveri ishte nje dobic i lindur jashte ligjit u vertetua me dobiclleqet e tij qe ende s’jane zbuluar te plota.
    Merecenaret qe e mbrojne e kane mburoje per veten e tyre,po te denohet me ligj jenveri,pas tij duhet te denohet saliu,ruci dhe bishtat e tjere qe shesin dengla edhe sot ne krye te kasapanes qe kane krijuar 72 vite.
    Vetem naivet besojne se komunistet alla shqiptare do normalizojne kete popull.Ata jane vazhdonjes te metodave te hershme te tyre,s’mund te heqin dore kure nga ato metoda:vraje te ndershmin dhe veri lule ne qivur duke veshur masken e keqardhjes.
    Komunistet kane dy surete nje kur jane para mikrofonave dhe tjetra kur kryejne planet ogurzeza.Ky eshte fakti per ta.E deklaroi ramka:Me gjak e morem me gjak e leshojme.Naivet duan rotacion,BE,SHBA pret rotacin me kafshet politike te allbanistanit,qe ta mare drejtimin me i afti,kjo eshte utopi allbaneze e tipit alla neomonist.

    1. TheAtheist says:

      “komunistet si turme ishin te prapambetur ne c’do drejtim.Varfanjake,zorethare,mjerane ne edukate,arsim,pa ZOT pa besim fetar,ndaj kafshet kur vijne ne pushtet s’dine c’bejne”!

      Varfanjake kane qene kjo eshte e vertete, sepse shfrytezoheshin nga bejlere dhe tradhtare qe e shisnin kete vend sa nga veriu sa nga jugu! mjerane ne edukate? tani kultura dhe folklori shqiptar sot edhe kesaj dite mbijeton ne Europe, dhe Mikpritjen e kishim ne varfanjaket e shkrete… nje cope buke qe kishim e ndanim se bashku!! Pa zot? kjo eshte e vertete sepse ne shekuj feja e shqipetarit ka qene shqiptaria!!! dhe kjo eshte vertetuar dhe nga fjalet e te madhit F.Noli ” shqiptaret jane 80% muslimane, dhe zgjodhen kryeminister nje ortodoks, nje prift ortodoks! Keto jane Shqiptaret.
      kur nena lan foshnjen, nuk e hedh ujin e legenit me gjithe foshnjen!!!
      cdo sistem ka te mirat dhe te keqijat e veta! beni llogarite sa shqiptare jane vrare gjate periudhes se izolimit dhe gjate ketyre viteve tranzicion!!

  8. tironci - usa says:

    Miq e mikesha shqiptare! Po lexoj per momentin nje liber te shkruar nga Ismail Kadare me titull “The Successor” (Pasardhesi). Po e lexoj ne anglisht dhe nuk e di akoma ku ta gjej ne shqip. Ndoshta duke lexuar kete novele do hidhet me shume drite mbi shume dyshime e pyetje qe kemi sot e kesaj dite. Thjesht nje mendim tet cilin desha ta ndaja me ju te gjithe. Qofhsi mir dhe Gezuar Krishtlindjet!

    1. kafja Xhafes says:

      mos i beso shume ato qi thote Kabareja se ai ka qene vete pjese e ati sistemi!

  9. simoni says:

    o sherif keton qe thua nuk jan te verteta apo ti ka then simoni mertiri

  10. kapo says:

    Tema nqs botoni lajme per te perndjekurit kini pak respekt per ato figura se tani mbas 30 e kusur vitesh nuk na behet vone se si hienat shqyen njeri tjetrin. Keto artikuj i interesojne ish anetareve te ppsh e ne mos gabohem po tentojme prej 22 vitesh te ndertojme demokraci.

    1. kafja Xhafes says:

      Po me keto tema meret perdite Fevziu pse habitesh se keshtu i intereson Sali skifterit

  11. shqiptari says:

    Ne cdo ngjarje te tilla.Vdekja te vjen nga brenda.Te tilla versione jepen nga Ekspertet te CIA.(mesa kam Lexuar)Edhe ky kriminel,qe e vrane.Mbasi kishte prere e vrare,aqe shume saqe dhe ketij i erdhi rradha.
    Por per kete ngjarje Ali Ceno Shoqeruesi privat,ja ka dhene limonaten e fundit te gjumit.Pastaj tjetri ka ardhur dhe ja ka kenduar kengen.
    Normal.

  12. Daja says:

    Sherifi ka te drejte. Shehu ka vrare vehten. Ky Mertiri flet brockulla, eshte edhe profesionist. E mbuluan me batanije mbasi e pane, eshte spjeguar kjo pune. Pastaj po ta vrisnin, nuk do ta mbulonin me batanije e ta shisin si vetvrasje. Por eshte si eshte puna, Hoxha nuk e donte te vdekur, me mire e arrestonte dhe ia bente sic is beri te tjereve. Prandaj Hoxhes i erdhi inat qe Shehu vrau vehten. Se mori shume sekrete me vehte ne varr. Imagjinoni, qe nga 1942 ishte nen ndikimin e jugosllaveve me ane te Dushan Mugoshes. Dhe dihet e nuk eshte sekret qe ky Mugosha futi ne thes shume drejtues shqiptare ne ate kohe. E do linte jashte lojes Mehmet Shehun, kete peshk te madh. Jo me kot mbas lufte u be drejtues i larte i UDB -se.

  13. Hem Kristofor, hem Mertir! Nuk te shkojne keto pordha tani pas 22 vitesh, pale qe nuk ke dhe argumenta. P.sh. Ramiz Aline. KGB. CIA. Te tjerat jane hamendsime. Po te dale neser nje agjensi inteligjence dhe te pohoje se ajo ka urdheruar….. te shkoje …. ti thote keshtu… etj., por ai nuk e duroi presionin dhe nuk kishte kurajo ta vriste Enverin pasi duke qene shoke me koke per 40 vjet ishte bere me enver se enveri… . Ta shikosh problemin ne nje kohe tjeter me nje botkuptim tjeter, per shkak te ndryshimeve ek-pol-sociale ne vend eshte nje e drejte e kujdo, por kenveshtrimi ndryshe nuk e ngjall te vdekurin, nuk e larteson tradhetarin, nuk e zbukuron te shemturin etj,. Kendveshtrimi ndryshe ndihmon vetem per ta zbardhur me tej vetvrasjen, dhe jo per ta kthyer ate ne atentat, si dhe per te mos u’a lene ne dere publikut sot, dhe brezave te ardhshem si nje xhalo-TV.

  14. Tropojani says:

    Mehmet Shehut, mbas vdekjes, iu gjet nje leter e shkruar prej tij, ku ai linte edhe disa porosi per gruan e vet dhe per femijet e tij. Apo nuk eshte keshtu? Kesaj letre le t’i behet ekpertiza dhe çdo hamendje per vrasje bie posht. Mendimi im eshte, se ai kreu vetvrasje. Duke e ditur fundin e vet, si fundi i shume prej shokeve te tij, ai me mire pranoi vetvrajen, se sa vrasjen qe do t’i behej mbas torturave te mundshme.

  15. sherifi says:

    frenklin dhe simon;
    i kame jetuar vete ato vite dhe nuk kame nevoji t’mi thote simoni apo ndenje tjeter.

  16. Udheheqesi says:

    E verteta eshte qe populli ta dije se u vetvra apo e vrane Mehmerin. Po mire ju hetusat e nderuar se kur rronte ENVERI dhe Ramizi kishit lepurin ne bark,po pas 90-TES,kur Robert Papa u gri duke dhen emisione neper tunele,duke dhene edhe rrugat nga kishte mundur te kalonte vrasesi ,ju qe flisni sot ,pse nuk keni folur me pare? Pse nuk qendron i njejti varjat sipas hetimeve te kryera,po ndrushe flet Canua,ndryshe ti e ndryshe te tjere.Pse mereni me nje ngjarje qe edhe vet familjaret thone se ka vrar veten? Kjo histori po mbush 3i vjet dhe thuhen 4o varjante. Kaq te pa afte jeni ju hetuesit qe per 30 vjet nuk zbuloni dot nje te vertet? Le qe ju nuk po nxirni ne drite vrasjet e 21 janarit te kruera nga garda ,ku dhe ekspertet e huaj te FBI-se dhan konkluzionet e ekspertizes e ju nuk i pranoni ,po na nxirni qyfyre se plumbi na beka rekoshet edhe ne trungun e pemes se njome,mori dhe ciflat me vete dhe i futi ne trupin e te vrarit.TANI NA NXIERKE SE Mehmeti na paska patur nje radio marrse po te prishur.Edhe ne qoftese e kane vendosur te tjeret ,pse te prishur e jo te rregullt ,ku versioni i lidhjes me te huaj te ishte me bindshem? Beni hetimet si ka kerkuar edhe i vellai dhe jepni konkluzionin e sakt e mos i bini njeri gozhdes e tjetri patkoit.PO te ishte i bindur Saliu se Mehmetin e kishin vrare do ta bente hero si nje njeri kundershtar i ENVERIT ,qe donte te cillte demokracine edhe me ndihmen e perendimit.Ai ka quajtur heronj diversantet e jo Mehmetin ,ku dhe populli ,per sotesine e tij do ta besonte se ishte me te vertet per demokraci ,po Enveri vrau si vrau Qemal STAFEN dhe i tha kuestures thoni qe e vrane milicet….. bududalleqe.

  17. 50 vjecari says:

    pervec brezit te 50 vjecareve te sotem keta me te rinjte skane fare idene qe PO, burrat e shtetit vertet mund te ngriheshin ne kembe kur flitej me mehmet shehun….kuptoni thelbin o te rinj qe jeni aq karabusher……crendesi ka a kishte cel atehere apo jo..ideja ishte qe Shehu qe nje zyrtar me nje autoritet dhe pushtet te tmershem dhe kaq….
    Keta sja kane haberin asaj kohe dhe atyre situatave. Sa per M.Shehun vete ai ishte nje njeri katil..populli te pakten keshtu e ka njohur…

    1. LORA says:

      Per mua Mehmet Shehu ishte nje kryeminister qe ishte fat per Shqiperine shtet dinjitoz,,,,,per shtetin letyre mbas vdekjes se tij,ju takon ju te keni adhurim.

  18. mergimtari fv says:

    Qani hallin se e vrane apo u vetvra heroi- kriminel Shehu , pse nuk flasin me dhjetra personel roje ? lereni kete kriminel hetues se i ka duart me gjak shqiptaresh si te ish-deklasuerish dhe komunistesh bashke .

  19. Kaktusi says:

    Per ate infermieren qe thote ku zotnia, pyesni MI6, dhe ASOI (Australian Inteligence Service Organization). Keta e dine shume mire qe ku jeton zonja tani, eshte afersisht tek 55-60 me identitet te ndryshuar. E keni ne Sidney nen mbrojten e shtetit Australian. Do ti dali tymi kesaj pune por duhet te kalojne edhe pak kohe. (Bythe e breke ka qene Enveri me perendimin sepse ata e mbajten ne pushtet) Une qe po u shkruaj ndodhem ne Australi ne kete moment. Edhe per Xhevdet Mustafen CIA,MI6,dhe ASIO e nisen per ne Shqiperi, ne te njeten kohe Shqiperia ishte informuar prej kohesh nga “ALEATET”.

  20. injorante says:

    Lecoj ca injorante qe cirren ketu. Jo na intereson, jo sna intereson.
    Po kush ju detyroi ju ta lexoni dhe te komentoni.
    Eshte e mbushur shqiperia me kafshe me bisht. Mire na I ben turkofagos qe na quan dukembesht me bisht.
    Idjoter. Nese nuk ju intereson ky artikull, shkoni fshini bythen. Dhe ju qe hiqeni kaq antikomunist te terbuar. Nese nuk e keni ruajtur testeren e partise, shkoni kontrolloni xhepat e prinderve. Hipokrite e genjeshtare. Do behet shqiperia me kafshe me bisht.

  21. gole d says:

    Mehmet Shehut mesnatën e 17-18 dhjetorit 1981.??? Kam par nje episod?? Ne stasionin e autobuzit perball viles te Memetit, nje ushtar qe shkonte ne shtpi pa jele me siguri ,si ishte ne ate kohe ,i urdheruar me gisht nga Memeti ushtari i ka dal çunit te tij per ta ndalur ,çuni i Memetit i gjuan me grusht por ushtari ishte i pregatitur dhe ka pritur grushtin duke ulur koken dhe me pjesen s siperme te kokes, nder koh ja ka kthyer me nje goditje posht ezofagut ne gjoks,çuni i Memetit eshte dorezuar pa bere rezistenc dhe i eshte bindur te jatit me shikim..Mbasi çuni eshte futur ke dera Memeti ka theritur ushtarin duke perdorur gishtin, qe hajde siper ,ushtari duke e njohur Memetin” i tregon me gisht qe nuk vi.Mbas Memti urdheron rojet qe te mernin ushtarin,por ushtari iken si lepur…Ne stacion kishte shum qe prisnin autobuzin dhe ata benin tifo…ouuu…ouu…Une mendoj qe meshum mundesi qe ta ket vrare ka qene çuni i tij,?? ne gjaknzetesi e siper…..ose me paramendim duke i çuar çaj dhe per te ber paqe me te jatin per te deklasuaren “qe i ati kishte mare vrejtje edhe nga Enveri….

    Më 15 prill 1983 pyetet si dëshmitar në hetuesi, eksperti mjekoligjor Fatos Harito. Ai pohon si më poshtë:”Në lidhje me çështjen mund të them sa më poshtë: Jam me detyrë ekspert mjeko–ligjor pranë Byrosë së ekspertimit Mjekoligjor në Tiranë. Në mëngjesin e datës 18.12.1981, shefi i Byrosë së Ekspertizës dr Bashkim Çuberi, më ka thënë që të përgatitesha se do të shkonim në një vendngjarje. Edhe Bashkimi nuk e dinte konkretisht se në çfarë vendi do të shkonte, por atë e kishte marrë në telefon ish-kryetari i degës së Hetuesisë së Drejtorisë së Tiranës, Koço Josifi dhe kishin lënë për t’u takuar tek ish-ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por edhe ai nuk i kishte treguar Bashkimit se në çfarë vendi do të shkonin. Pasi kemi biseduar së bashku me Bashkimin se çfarë veglash do të merrnim për në vendngjarje, ramë dakord që të merrnim vetëm dorezat. Kështu edhe u veprua.

    sipas meje : Ketu Bashkimi ka hequr faktet nga vendi i ngjarjes….

    Unë mora dorezat dhe i kam futur në çantë. Së bashku me dr Bashkimin, kemi shkuar tek ish-ndërtesa e Ministrisë së Jashtme, ku na kanë marrë dhe na shoqëruan në ndërtesën ku banonte tradhtari Mehmet Shehu. Jemi ngjitur në korridorin e katit të dytë dhe që këtej brenda në dhomën e fjetjes së Mehmet Shehut. Aty morëm vesh që ai kishte vrarë veten. Kur jam futur në këtë dhomë, së bashku me Bashkim Çuberin, kemi gjetur aty Koço Josifin, Elham Gjikën, Estref Myftarin, një punonjës tjetër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ali Çenon. Kurse mjeku Milto Kostaqi nuk më kujtohet nëse në këtë kohë ka qenë brenda në dhomë, apo ka ardhur pak më vonë. Ora kur kemi shkuar unë dhe Bashkim Çuberi në vendin e ngjarjes ka qenë rreth 09:10. Kemi filluar këqyrjen e vendit të ngjarjes, ku më tepër me përshkrimin e gjërave, është marrë Estref Myftari, si ekspert kriminalist dhe unë, si mjek ligjor. Koço Josifi shkruante procesverbalin. Dëshmitarë të pranishëm në këqyrje kanë qenë Milto Kostaqi dhe Ali Çeno. Elham Gjika, në disa raste, vinte dhe diktonte ndonjë gjë lidhur me fiksimin në procesverbal dhe lëvizte.

    http://it-it.facebook.com/koco.josifi.9 Feçor Shehu.Vesa e ankthit”

    Se ku shkonte dhe çfarë veprimesh kryente, unë nuk e kam parë, pasi kam qenë i përqendruar në këqyrjen e kufomës së Mehmet Shehut. Kufoma e Mehmet Shehut ka qenë e zbehtë, ishte shtrirë në krevat në kurriz, me batanije të mbuluar deri në grykë. Mbi krevat, në krahun e djathtë ndodhej një pistoletë. Plaga e plumbit ishte në gjoks, në anën e majtë. Ne kemi vazhduar këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe unë më tepër i kam kushtuar kujdes këqyrjes së kufomës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, më kujtohet që mbi komodinën që ndodhej tek koka e krevatit të Mehmet Shehut, janë gjetur një tufë çelësash të futur në një këllëf meshini me ngjyrë të zezë, të cilat nuk më kujtohet se kush i preku dhe ç’u bënë. Pasi ka përfunduar këqyrja e vendit të ngjarjes, kemi dalë jashtë nga dhoma e gjumit pjesë–pjesë.

    Unë kam dalë menjëherë pas Bashkim Çuberit dhe jam ulur tek kolltukët e katit të dytë, ku kanë qenë edhe dy shokë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në kohën që kam dalë në korridor, kam dëgjuar, me sa kujtoj, që Elham Gjika ka thënë të pyetet si dëshmitar Vladimiri. Në korridor, veç personave që thashë më sipër, kanë ardhur Milto Kostaqi, Estref Myftari, Koço Josifi, i cili më pas është ulur në katin e parë, për të pyetur dëshmitarët. Në këtë korridor kemi qëndruar rreth një orë. Elham Gjika nuk ka ardhur në këtë korridor, se ku ka qenë ai gjatë kësaj kohe as nuk e di. Kur kanë përfunduar të gjithë veprimet e do të largoheshim, mbaj mend që janë dyllosur dyert e studios e të dhomës së gjumit të Mehmet Shehut dhe çelësat janë future në një zarf. Kohën që ka kaluar nuk e përcaktoj dot, por ky veprim është kryer pasi ka përfunduar këqyrja e vendit të ngjarjes.

    KRYETARI I HETUESISË

    Më 23 prill 1983, rreth çështjes dëshmon i quajturi Koço Jos Koti, i njohur në procese politike me emrin ’Koço Josifi’. “Në lidhje me çështjen mund të them sa më poshtë: Kam qenë me detyrën e kryetarit të degës së hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme, Tiranë. Tani jam në pension. Më datën 18 dhjetor 1981, ndodheshim në një analizë në Drejtorinë e Hetuesisë dhe në kohën që kemi dalë në një pushim, Elham Gjika, ish drejtor i hetuesisë, më ka thënë mua ‘prit se do të marrim një hetues se ka një vendngjarje’. Me qëllim që të caktoja se cilin hetues do të çoja në vendngjarje, e kam pyetur Elhamin se çfarë vendngjarje ishte. Por ai nuk më tregoi dhe pas pak më tha mua që të shkojmë së bashku në vendngjarje. Elhami thirri dhe hetuesin Dhimitër Beshiri, të cilit i ka thënë që të merrte një çantë dhe letër se do të vinte edhe ai në vendin e ngjarjes. Vetë Elhami ka njoftuar dhe ekspertin kriminalist Estref Myftari.

    Pas pak, me automjetin e Drejtorisë së Hetuesisë kemi shkuar deri në afërsi të ndërtesës ku ka qenë Ministria e punëve të Jashtme, ku më kanë shoqëruar për tek banesa e tradhtarit Mehmet Shehu. Sapo jemi futur në ndërtesë, jemi takuar aty me dy punonjës drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej të cilëve morëm vesh se çfarë kishte ndodhur. Meqenëse këtu na u tha që do të kryhen të gjitha veprimet, unë kam kërkuar që të vinin mjekët ligjorë. Prandaj kam marrë në telefon bashkim Çuberin, i cili ka ardhur së bashku me Fatos Hariton. Këta i kemi pritur në korridorin e katit të dytë. Pasi morëm si dëshmitarë të pranishëm Ali Çenon dhe Milto Kostaqin, jemi futur brenda në dhomën e gjumit nga dera që lidhet me të, pa kaluar nga studioja e tij, e kemi filluar veprimet për këqyrjen e vendit të ngjarjes. Pasi i kemi hedhur një vështrim të përgjithshëm vendit të ngjarjes, u bisedua se kush do ta shkruante procesin, sepse çështjen do ta ndiqte Dega e Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme, Tiranë. Menjëherë unë jam ulur në një karrige brenda në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, ku ai kishte kryer vetëvrasjen dhe kam filluar që të shkruaj procesverbalin. Para dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga Elham Gjika na u tha që të mos preknim dhe të mos lëviznim asgjë. Gjatë zhvillimit të këqyrjes, diktonte Estref Myftari dhe unë shkruaja.

    Në ndonjë rast diktonte dhe Elham Gjika, i cili nuk qëndroi gjithë kohën aty, por lëvizte. Se ku shkonte dhe çfarë veprimesh ka kryer ai, unë nuk e kam parë. Për këqyrjen e kufomës, kanë diktuar mjekët dhe unë kam shkruar procesin. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes kemi përshkruar në procesverbal gjithçka që kemi parë si sendet e tjera që ndodheshin në dhomën e gjumit, ashtu dhe kufomën e gjithçka përreth saj. Por siç thashë, sendet nuk i kemi prekur me dorë, por i kemi përshkruar në pozicionin që i kemi gjetur. Nuk kemi kontrolluar as teshat dhe as librat që ndodheshin aty. Kur kemi qenë nga përfundimi i këqyrjes së dhomës së gjumit, e kam pyetur Elhamin nëse do të vazhdonim më tej këqyrjen. Elhami më tha që kam porosi nga shokët (se nga cilët shokë nuk e ka thënë) që të mos e vazhdojmë më tej këqyrjen. Kështu, me dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, komunikonte studioja dhe banjo e tij, por këtu nuk kemi bërë këqyrje, por vetëm sa i kemi parë në përgjithësi.

    Pasi kemi përfunduar këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kemi dalë që të gjithë në korridorin e katit të dyte, kemi bërë dyllosjen e dhomës së gjumit dhe të studios së Mehmet Shehut. Kur ka përfunduar kryerja e këtij veprimi, unë së bashku me Elham Gjikën dhe Dhimitër Beshirin, kemi bërë pyetjen e dëshmitarëve në një dhomë në katin e pare të ndërtesës. Kemi pyetur Fiqret Shehun, Vladimir Shehun, Llesh Rokun e Ali Çenon. Pas përfundimit të pyetjes së dëshmitarëve, unë, Elham Gjika, Dhimitër Beshiri, Estref Myftari, Bashkim Çuberi, Fatos Harito, kemi shkuar në paradhomën e zyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, ku mbasi kemi pritur pak kohë, ka ardhur Feçor Shehu, i cili më tha ’I di, i di’ dhe nuk na priti në zyrë e jemi larguar.

    Sqaroj se pasi është bërë dyllosja e dyerve, çelësat e dyerve të studios e dhomës së gjumit të Mehmet Shehut, janë futur në një zarf që është dyllosur edhe ai dhe i janë dhënë Xhule Çiraku. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, nuk më kujtohet nëse kemi gjetur çelësa apo jo, në rast se kemi gjetur, ato janë fiksuar në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes. Mua nuk më bie ndërmend që ndonjëri të ketë marrë çelësa në vendin e ngjarjes. Por dua të thekson se përveç revolverit, gëzhojës e plumbit, në vendin e ngjarjes ne nuk kemi marrë asgjë tjetër, as çantën e Mehmet Shehut që ishte në tavolinën e dhomës së gjumit të tij e ca çelësa kasaforte etj.

    Pyetje:-A keni pyetur ndonjë person si dëshmitar më datën 18.12.1981 në korridorin e katit të dytë të shtëpisë Mehmet Shehut dhe në qoftë se po, a i fiksuat thëniet e tij?

    Përgjigje:-Më datën

    Autori : Bashkim Shehu

    Kategoria : Roman
    Viti : 2005
    Shtëpia Botuese : Toena
    unë nuk kam pyetur asnjë dëshmitar në korridorin e katit të dytë të shtëpisë së armikut” Mehmet Shehu. Dëshmitarë kam pyetur vetëm ata që thashë më sipër, të cilët janë pyetur në katin e parë të ndërtesës”.

    E ejte, duke u gdhir e PREMTE,.

    Autori : Bashkim Shehu ?????????? Nje mendim i trurit inteligjeces Kriminologe…i bazuar ne shkrime….Se fain e ka mar Enveri..
    http://www.panorama.com.al/2011/12/20/%E2%80%9Cna-urdheruan-qe-trupit-te-mehmet-shehut-te-mos-i-benim-autopsine%E2%80%9D/ http://gazetadita.al/arkivat-sekrete-per-vetevrasjen-e-shehut-deshmite-e-hetuesvefecor-shehu-nuk-na-lejoi-te-hetojme-ne-studion-e-mehmetit/

  22. alb says:

    E c’rendesi ka se vrau vehten apo e vrane?!
    Rendesi ka qe mehmet shehu ashtu si enveri ka qene nje tjeter kriminel sadist gjakpires.

  23. pse nuk flet per letren e shkruar nga mehmeti o servil i ndyre. nqs eshte vrare edhe letra nuk eshte e vertete, eshte e manipuluar ose me sakte ju jeni i manipuluar. turp te ju vije. dje flisje te tjera fjale sot te tjera edhe neser do ti nderrosh si ta doje interesi.

  24. erjon says:

    mehmetin nuk ishte e lehte ta denonin pasi ai kishte mbeshtetje gjithandej dhe vonesa e eleminimit mund te krijonte reaksion ne mbeshtetesit e shumte te mehmetit prandaj eleminimi i menjehrshem i shmangte keto gjera. kriminelet shqiptare nuk kan guxim te vrasin veten.

  25. tefta says:

    BAQBAI IM E KA THENE QE NE 16 SHTATOR TE 1981 ku per festen e Konferences se Pezes ne Radiotelevizionin Shqipetar MEHMET SHEHUT (ne ate kohe ishte ne korce me sherbim) nuk ju zu emri me goje;qe perfundimi i tij do jete fatal

    1. Dhimitraq Janaqi says:

      @tefta,
      nuk besoj se yt ate eshte treguar i sinqerte me ty

      1. xxx says:

        o dhimitraq janaqi ose dhimo taqi, e ke vene re qe ke shume (Q) dhe (I) ne emer mbiemer?grek ekspert bythe…

  26. njerez te rrjedhur says:

    Bashke me gusht iken dhe vapa, zoti na ruajt c dimer vjen prapa. Te mire e te dashur jane pleqte,por kane nje cen. Pjerdhin nga mendja.
    Lexoj dhe asgje nuk merret vesh. Po te jete keshtu sic expertet llomotisin me e pakta te gjithe duhen rrasur brenda ne4 burg , ndoshta atje mund te shkruajne me sakte se ju del dehja e madheshtise se coc po tregojne tani pas 22 vjetesh se deri tani i ka penguar kush keta njerez.
    Boll me mos shkruani se po beni corap dynjane.

  27. frenklin says:

    o sherif ku ti shikoje o i uruar se ne patos marinez ke punuar prandaj keto jane te shokut tend te ngusht sh simon mertiri

  28. simoni says:

    sherif o sherif me tregimet e mija don te besh karrjerre ti o sherif nje cop naftetari ke qene ku e di ti si i pergjigjeshin ne tel mehmetit

  29. Diversanti says:

    Gjejeni vajzen e re qe punonte ate nate si infermiere ne shtepine e Mehmetit dhe do te zbuloni se çfare ka ndodhur. Mertiri e di emrin e saj, le ta thote…

  30. simoni says:

    sherif o burr i mire rri te lena dhe mos u merr me gjera kaq te medha se nuk te ben mire ,dhe ato qe ben sikur i di un ti kam treguar njedizaj

  31. kelmendasi says:

    O njerez pse po lodheni fort. Thoni shokut Rame te pyese Nexhmijen se ju tregon se a u vetvra apo e vrane.

  32. Ivani i madh says:

    tani dole nga gjendia kome o polic po lena ne hallet tona .Tani vriten e priten ne mes dites e ne bulevard e nuk gjenden fajtoret ti akoma me historite e baba qemos .Ske faj mosha ben te vetat tamam si historite e Temes te realzuara nga A.Llakaj.

  33. edi says:

    Ja kishin friken prandaj e eleminuan se kishte per ti vrare keta plehrat qe nga ramizi dhe te tjeret me rradhe

  34. Gezim Peshkopia says:

    Shikojeni kush e ka vrare Mehmet Shehun me date 17 Dhjetar 1981. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  35. Kotropuzi Mullarek-Koki USA. says:

    Muti me i madh i shqiptarve ka qene ENVER HOXHA por-por MEHMETI JA KALONTE.Epse duhet te diskutojme per nje novojtore,por cti besh ,i pershtatet gazetes dhe pronarit.

  36. Ajet Delaj says:

    PO pse o te nderuar shqiptare nuk ju intereson drejtesia?Pak rendesia personi por fakti near me kete rast ka krim.Bashkekombas ne kushtet e diktatures nese eshte vrare kryeministri kemi te bejme me krim shteteror. E nese eshte keshtu a ka kush garanci se ai organizem criminal nuk vazhdon aktivitetin.Take marrim se eshte e vertete se e kane vrare dhe vrasesi ka qene 25 vjec sa vjec duhet te ishte tani? Pra a duhet hetuar apo me mire ten themi a duhej te ishte hetuar qe 20vjet ten shkuara
    Kjo duhet ti shqetesoje shqiptaret.Drejtesi per ten gjithe nese e duam te ardhmen.

  37. DEFRI Çeno says:

    Mehmetin ate nate e vrau grupi i Ilir Hoxhe i cili ishte Drejtori i DSJ ndryshe quhej Drejtoria e Sigurimit te Jashtem. Ne kete ne ishte ish baxhanaku i Iliri zoti Guri Streto nga Gjirokastra,zoti Hamit Meli Fatmir Merdari,Afrim Pahia etj.

  38. Shvejk says:

    Mehmet Shehut i vrane veten.

  39. ALpini says:

    Nuk e kuptoj se sa rendesi ka qe eshte vrasje apo vetvrasje,apo vrasje e maskuar si vetvrasje apo vetvrasje e maskuar si vrasje.me duket tamam si bixhoz pa pare.
    mendoj se rendesia me e madhe eshte qe njerez si Mehmet Shehu,kadri hazbiu,koci xoxe,bedri spahiu,dashnor mamaqi,mihallaq zicishti e plot legena te tjere paten nje fund qe e meritonin,biles duhej akoma me keq mbasi keta dhe disa te tjere kane qen krahet dhe prangat e diktatures me mizore qe ka njohur ndonjehere ky vend.
    habitem me shume se ka te persekutuar deri ne kafsheri qe sot nuk marrin hak ke ata qe u kane nxire jeten.
    partia punes udhehoqi kete vend vetem me egersi se ata qe zbriten nga mali ishin gjysem kafshe e gjysem njerez qe ne koke kishin yllin e kuq e ne kembe gjysmen opingaren.

  40. Sali serbi says:

    Plehra te ndyre.U ardhi rasti te villni gjithe fjalorin tuaj te ndyre qe mbani ne barke.Asgje nuk e ndryshon poziten tuaj te nderë. Ju jeni si ai bishti i qenit qe nuk ka per tu drejtuar kure.Qente e kohes se paraçlirimit pollen qente qe quhen klyshe, kelyshet u riten e u ben qene si prinderit e tyre dhe pollen klysh te tjere dhe kjo pune keshtu do shkoje qen e bir qeni.Sa me shume villni ju vrere, vrerin qe ju prodhon shpirti, aq me shume ngrihet madheshtore figura e viganit Enver Hoxha qe me nje perkushtim te jashtezakonshem patriotik, me nje fuqi prej titani diti tja dale kunder klysheve si ju dhe klysheve qe i lehnin shpesh fare afer, dhe te beje Shqiperine e cila ne 44 isht ne prag te agonise se saj siç duket se do te katandiset keto kohe qe lehni ju klyshe qenesh e bushtrash. Ju dhashe pergjegje me gjuhen tuaj se gjuhe tjeter nuk kuptoni ju.

    1. ALpini per Sali serbin says:

      do te jete q*i*r*e neneja me ndonje serb qe ardhen ne Shqiperi deri ne 1948 te mesonin fshataret komuniste se si te hanin me luge dhe mos te flenin me poture veshur dhe te ndertonin diktaturen e proletariatit.
      Thone qe ju fshataret e lidhur me komunistet i keni mbajtur ne shtepite tuaja keta specialistet,i keni mbajtur me te ngrene e me te pire e me te q*i*r*e

  41. MJAFT ME PERALLA says:

    KEMI 22 VJET QE ENDE MIREMI ME TE SHKUAREN ….
    MJAFT ME KETO HISTORIRA DHE INFORMACIONE
    CORODITESE ….

    SHQIPERIA DUHET TE SHOHI PERPARA, PRANDAJ NUK ECEN
    DHE ZHVILLOHET PASI NUK E LENE KETO PERRALLA QE HERE
    PAS HERE I PERDOR POLITIKA PER QELLIMET E SAJ.

  42. jugu says:

    habitem me ata qe thone c’na duhet ish vrasje apo vetvrasje!! pse e lexon dhe pse ben koment nese nuk te intereson?!na lere neve te tjereve…te vritet nje endcak dhe eshte detyre ligjore e organeve kopetente te bejne autopsine dhe ta bejne publike,te eleminohet kryeminister i nje vendi te shfarosen deshmitaret,ekspertet apo edhe fuksionar te larte qe u moren me ekspertizen eshte sa domethenese aq dhe tronditese. ju qe i bidi atyre daullve si ne kohen e shkuar(mos u kthefte me kurre)ini o te inkriminuar,o budallenje, o pjell e drejtperdrejte(mbase jo legale)e autoreve te atyre masakrave qe sot po cudisin gjithe boten (pervec jush qe thjeshte na cudisni ne me perversitetin tuaj)

  43. Shpirag says:

    Shehu me shume se sa eshtë vrare ështe vetvrare per arsye te karakterit te tij te vështirë!Atë e cuan ne vrasje ata që ai ka lënë në letrën emblematike si mesazh dashurie Enverit.Aty,janë Jagot!Cilet mund të jenë,sot nuk është e veshtirë të kuptosh ata që morën dhe drejtojnë dhe sot Shqipërinë.Kur të analizohen Jagot do rivlerësohet luftetari i Spanjës,Komandanti legjendar i brigatës së Pare Sulmuese,kryeministri 27 vjet ne detyrë,besniku i vertet i Hoxhes i cili edhe ne diten e vetvrasjes se Shehut ishte rob i kapur i UDB,por dhe parzmore e tyre per të penguar zbatimin e planit Shperthimi qe Tema duhet ta ribotojë….Shehu gjendet real ne Enciklopedine Italiane,si i vetmi qe mund ta kthente sistemin drejt Europës,antifashist i njohur,drejtues shteti dhe politikan te cilit banda e Beogradit ne krah të Hoxhes(roberuar pas infraktit,lene të shkruaj vepra,kujtime dhe moseleminuar për arsye edhe të atij populli tjeter atehere qe e donte)Agjenturizmi i Shehut gjer me sot nuk eshte vertetuar dhe mesigur nuk do te vertetohet kurrë.KGB,ndersa nxjerr Xoxen agjent jugosllav,ende nuk ka botuar dokumentat te tregojë kush e zevendesojë ate ne vitet ’60-80,me kryeagjentin qe kish detyre te forconte luften e klasave,interrnomte sa me shume shqiptare,burgoste e vriste gjer dhe komuniste nacionaliste.Ikja e Kines dhe sabotimi i kerkeses per lidhje me Gjermanine ishin objektiv qe u realizua ne menyre qe Kosova te mos braktiste ish Jugosllavine,per ferrin Shqiperi….Jusuf Gervalla,Zeka,Adem Jashari,etj jane fakt perse u nderuan,udhezuan nga Hoxha-Shehu dhe asnjehere nuk e kujtuan nga Alia,Berisha!Perse dhe serish perse?…Kur te kuptohen Jagot,moskujtimi i Gervalles,do kuptohet perse e cuan ne vetvrasje antishqiptaret shqiptarin e denjë M.Shehu!

  44. Zgerbonja perballe says:

    Komunistet qe natyrisht kane vrare me dhe pa faje shqiptare,jane nje kategori njerzore qe i prodhoi nje sistem qe edhe pse ishte per barazi e drejtesi të madhe u deformua.Hobsbawem,filozofi i shquar marksist,me i madhi i filozofeve te shekullit qe iku,tregon qarte se Komunizmi nuk ka vdekur.Idete e tij do mbajnë gjalle njerzimin gjer sa globi të jetojë ne barazi e mirqenie dinjitoze,pavarsisht se Stalini e deformoi kriminalisht..Vdekja e komunizmit totalitar dhe tani vdekja e Kapitalizmit informal,jane dy vdekje të njepasnjeshme që perafrojnë Komunizmin,ose sipas Keynes,nje sistem të ri ekoligjikisht e shpirtërisht të pastër.Libri me titull”Libri i Zi i kapitalizmit”,botuar kohet e fundit,tregon disa drejtime të reja shkencore e politike ku Komunizmi,pasi do triumfojë në fillim mbi besimet fetare e teorite e tyre fetishizuese të Maya,(kjo i beri nder ideologeve komuniste,ku materjalizmi triumfoi mbi idealizmin,)mbi pabarazite e skajshme,ndotjet e ambjenteve,do percjell nje ditë ne varr,PARANE,duke rritur industralizimin dhe prodhimin botror!Komunistet shqiptar,kane qene me pak vrases se sa vrasesit e sotem ne qeveri ne Shqiperi.Dhe krahasimet mund te behen qarte,kur te mesohet që per Kosovev,Shqiperia duhej të behej me plan Beogradi,ferr qe Kosovaret të puthnin Titon,kur tu kujtohej bashkimi me Shqiperinë.Eshte Tito qe frenoi idene e Stalinit per bashkim nën Jugosllavine edhe te Shqiperise(Krushov:libri “kujtimet e mia”)me 1946,sepse tha Tito”Po te bashkohet Shqiperia me Kosoven,nuk ka me Jugosllavi,sepse behen mazhorance dhe e dyta,komunisti Hoxha është nacionalist i terbuar dhe ne Bujan,Tropoje ka bere nje Konference per te vendosur vet kosova,pas luftes…”Atëherë?”Pyeti Stalini.Tito u pergjegj:”Kemi plan tjeter afatgjatë.Shqiperinë do ta mbajmë disa hapa pas Kosoves me varferi e percarje,që te mos shikoje Shqiperine Kosova,te mos e dojë fare…per kete kemi njerzit tane ne krah te Hoxhës!”.Krushovi thote se pas prishjes se Stalinit me Titon,ai tregoi agjentin e tij ne Tirane Koci Xoxen,qe u eleminua.Por si cdo agjenture qe zevendeson,kur deshton,Hrushovi nuk tregon kush e zevendesoi si agjent ne krah te Hoxhes,Xoxen,megjithse ne vitin 1961,kur u ngrit Muri i Berlinit,ai tregon se nuk pranoi ne mbledhje R.Alinë,me arsye se”duhej te vinte Hoxha”!Analiste te huaj kane shkruar se UDB qe në vitet ’60 dinte mire që Hoxha sponsorizonte irredentiste ne Zvicer,Gjermani,Bruksel(lexo Prof.Pirjevac”Luftrat ne Jugosllavi”,dhe se ne krah te tij,UDB kishte njeriun e saj…qe punonte me kujdes të mos zgjohej Kosova.Vitet ’70 perfundimisht UDB arriti sukses,duke vrare me “politike”mijra shqiptare,interrnuar e burgosur të tjere,bile edhe kosovare qe kalonin kufirin dorzoheshin ne Beograd ose eleminoheshin…Ikja e Kines,qe kish prure diktatori Hoxha,suksesi me i madh i UDB,sepse Shqiperia u zhvillua edhe ushtarakisht duke lene pas jo Kosoven,por dhe vende te tjera duke u ngjitur ne vend te dyte per fryme popullsie Shqiperia,pas Turqisë ne armatim e mbrojtje….Tufezat e “politikanit” te dyshimte Alia,”(M.Shehu e quante kembpaleshi i Veriut,duke dyshuar)sollen varferine totale,bllokimin e industrise dhe Izolimin e vendit.Ne Paris eleminimi i Hysni Kapos(familja u ankua)prej Bandes se Veriut,ku Alia thirri per veprim,mjekun Berisha i cili nuk ka treguar si vdiq para kohe(Mund te vdiste ne shtepi)ky drejtues.Vrasja e tij hapi rruge per te hequr qafe Shehun qe duket kuptoi bllokimin qe kembpaleshi i Veriut po i bente…Hoxha rob i UDB,nuk kuptonte agresivitetin e Serbise ne Tirane kur demonstratat ne Kosove,tmerruan Titon.Vrasja e Gervalles dhe mbrojtja qe u beri Hoxha,tregon dy vijat ne Koke te PPSH.Shehu u “rrethua”me fejesen e bere me porosi,nxitje dhe ne rrevolte me situaten,ka vrare veten.Vertet letra e tij per JAGOT,eshte gjurma e gjallë qe drejton edhe sot Shqiperine,me pasardhesit e Alise qe i dergoi me projekt edhe per ndryshim,(forcim)por dhe per te penguar shqiptaret ne Kosove e vene ne zbatim fjalen e Titos thene Stalinit.Por Kosova fitoi lirine edhe pse i burgosën ne Tirane,Adem Jasharin,edhe pse penguan Rambuje,dhane nafte Serbise,quajtur bandë UCK,dhe eleminuar qindra shqiptare!Shehu do te kete rivleresim te madh ndersa banda e Beogradit ne Tirane qe krijoi Alia,do mbetet prova e turpit duke vertetuar se perhere Shqiperia ka pasur dhe ka agjente te peshtire dhe kriminale mes vetes.Ujrat e dhuruara ne Jug,mjaftojne te kujtohet Shehu qe kercenimeve greke iu pergjegj:”provoni te sulmoni Shqiperine,por per 6 ore do pi kafe me Enverin ne Athine!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje