Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, rrëfen jetën e tij në studion e “Opinionit”, në TV Klan, para gazetarit Blendi Fevziu. Ai e vlerëson paraardhësen Ina Rama për ceremoninë e dorëzimit të detyrës, por ka rezerva për disa çështje që Inspektorati i pasurive i kallëzoi dhe prokuroria nuk i dorëzoi në gjykatë. Betimi i tij: “Do ta nxjerr Shqipërinë nga bataku i korrupsionit”
Sa kohë keni punuar në Prokurori?
Kam punuar 10 vjet prokuror. Vërtet isha mes dyzimit se kisha punën në Inspektoratin e Lartë dhe ishte në një moment kur ky institucion krijoi një emër të vetin.
A ju shkoi në mendje z. Llalla që gjithë paraardhësit tuaj kanë ikur gjithmonë me gjysmëceremoni nga ajo zyrë me përjashtim të rastit të fundit që ishte relavitisht normal, pra një përcjellje me një rrotacion normal?
Është e vërtetë. Ky është një opinion që diskutohej shpesh në radhët e prokurorëve që asnjë kryeprokuror tjetër gjatë këtyre viteve nuk pati mbyllur normalisht mandatin e tij. Në fakt më interesante ishte momenti kur po e ndiqnim në shtëpi me fëmijët këtë. Tv Klan jepte një histori të prokurorëve të përgjithshëm, momenti që të gjithë shkonin drejt një fundi të caktuar dhe fëmijët: “Shiko babi edhe ju kështu do përfundoni në fund të mandatit” – dhe po shihnin me hezitim edhe fëmijët kur po diskutohej kjo temë.
Z.Llalla nga vini? Cili është shkollimi juaj? Ku keni lindur?
Vij nga një familje shumë e persekutuar nga diktatura komuniste. Vij nga Gramshi.
Çdo me thënë nga një familje shumë e persekutuar?
Gjyshi im është pushkatuar në vitin 1947. Im atë fillimisht u dënua me pushkatim, më pas kaloi në burgim të përjetshëm dhe bëri rreth 10-15 vjet burgim. Familja u internua për dhjetëra vite në kampe të ndryshme në Tepelenë, Berat, pra histori vuajtjesh deri në vitit 90’.
Kur patët shansin të shkolloheshit?
Fillimisht hezituan, nuk më linin as shkollën e mesme për të marrë, pas shumë peripecish arrita të merrja shkollën e mesme. Në vitin e tretë të shkollës së mesme ma ndërprenë me idenë se kisha detyrim për të shkuar ushtar, sepse kisha mbushur moshën për të shkuar ushtar, pasi nisa shkollën e mesme me vonesë. Më pas bëra ushtrinë për dy vjet dhe u ktheva bëra pjesën tjetër të shkollës. Më pas në vitin 1993 fillova arsimin e lartë në Juridik. Mbarova fakultetin dhe menjëherë pas mbarimit të fakultetit fillova punë.
Ishit nxënës i mirë?
Isha nxënës i mirë, përgjithësisht kështu kemi qenë, jemi katër vëllezër dhe motrat kështu kanë qenë, por historia ishte ajo që thamë.
Mbaruat universitetin në vitin…?
…në vitin 1997.
Që nga kjo kohë çfarë keni punuar?
Fillimisht fillova në Prokurorinë e Lushnjes si oficer i policisë gjyqësore. Pas një viti u titullova Prokuror po në këtë Prokurori. Në fakt kur fillova ishim një trup prokurorësh dhe oficerë të policisë gjyqësore të cilët filluam rishtazi menjëherë pas ngjarjeve të vitit 1997. Gjetëm zyrat e braktisura dhe i rregulluam vetë zyrat, ambientet. Ishte e vështirë të ishe oficer i policisë gjyqësore në Lushnje në atë kohë kur dominonin bandat? Ishte e vështirë, ishte përgjegjësi sepse në atë qytet kishte humbur besimi i njerëzve se do të kishte edhe njëherë shtet. Më pas siç e përmenda, fillova prokuror për 5 vite në këtë qytet kur për herë të parë hyja në një zyrë shteti pas mbarimit të shkollës e më pas karriera filloi normalisht. Pastaj u komandova për një vit në prokurorinë e Kavajës për një ngjarje të rëndë që kishte ndodhur në këtë qytet. Më pas u dekretova dhe u emërova prokuror i rrethit të Fierit edhe dy vjet, më tej në Tiranë për 4 vite zv.prokuror i Tiranës, kjo ishte pak a shumë karriera në prokurori. Deri në momentin kur erdhi dekretimi për në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit Kontroll të Pasurive. Kush ju zgjodhi për të konkurruar në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive? Janë dy histori vërtet të çuditshme për mua. Edhe në atë moment ka qenë kur ish-Presidenti Bamir Topi më thërret në zyrë për të më diskutuar se unë do të isha një nga dy kandidaturat që do të konkurronin për në krye të Inspektoratit të Lartë, bashkë me kryetarin aktual të Gjykatës Kushtetuese z.Dedja.
Nuk u bëtë kuriozë se nga kishte shkuar emri juaj deri tek Presidenti, apo kishit kontakte?
Jo nuk kisha kontakte, ishte hera e parë që e takoja. Sipas informatave që mora më pas, sugjerimi kishte ardhur nga një miku im, deputet në atë kohë, banor i Lushnjes. Ai kishte sugjeruar emrin tim, njohur nga emri që ishte krijuar në qytet që nga koha kur isha prokuror në Lushnjea. Kisha disa vite pa e takuar edhe atë person. Kur shkova në Kuvend isha mes hezitimit nëse duhet të lija punën e Prokurorit për të shkuar në krye të Inspektoratit apo jo.
Z. Llalla po ju bëj dhe një pyetje që besoj se do t’ua bënin shumica e shqiptarëve: Nëse në detyrën tuaj do të jeni të detyruar të hetoni kryeministrin, kreun e opozitës, kryetaren e parlamentit, etj., a do të jeni i aftë që ta bëni pa ndikim?
Ju siguroj që do ta bëj pa asnjë lloj ndikimi. Këtë mesash përcjell për ju dhe për këdo tjetër që na dëgjon.
A do të jeni i aftë të hetoni këdo përpara ligjit?
Pa diskutim. Deri dje Prokuroria ka pasur vështirësi komunikimi me zyrtarët e niveleve të larta, pra zyrtarë që hezitonin apo nuk pranonin të paraqiteshin në prokurori në rastet kur kërkoheshin, apo nuk paraqiteshin provat e kërkuara, gjë e cila ju siguroi se nuk ka arsye dhe nuk do të ndodh më.
Për ju cila është sfida më e madhe personale?
Prioriteti i im është që Shqipërinë ta nxjerr nga ky batak, në të cilin gjykohet se ndodhet niveli i korrupsionit. Pra ky do të jetë prioriteti im, duke filluar nga radhët e prokurorëve për të vijuar tek ata që dyshohet se përfshihen në skema korruptive.
I ftoj drejtuesit e tjerë të japin dorëheqje
E dini z. Llalla që shumica e prokurorëve kanë mbështetje politike nga pas?
E përmenda dhe një herë që nuk më shqetëson kjo pjesë. E rëndësishme është që ky institucion të pastrohet nga radhët e atyre njerëzve. Nuk besoj dhe nuk janë shumica. Ata janë pak individë të cilët duke përfituar nga arsye të caktuara, dalin dhe përgojojnë emrin e gjithë institucionit.
Dy prej prokurorëve të njohur, ai i Tiranës, z. Malaj dhe Stojani kanë dhënë dorëheqjen pak ditë më parë. Ka qenë një dorëheqje e sforcuar apo një zgjedhje e tyre?
Dorëheqja e Prokurorit të Tiranës është një veprim qytetar, që normalisht mund ta bëjë kushdo. Derisa në krye të një institucioni vjen një drejtues tjetër është normale që të punojë me një staf që ai e gjykon të nevojshëm.
Të dy këta do të vazhdojnë të mbeten prokurorë?
Jo z. Stojani nuk është larguar me dorëheqje, por në Prokurorinë e Përgjithshme unë kam bërë një riorganizim tjetër të strukturës së Prokurorisë: Drejtorinë që drejtonte z. Stojani në vijim, deri në një moment që do ta gjykoj të arsyeshme, do të drejtohet nga vetë unë. Pra e keni marrë vetë përsipër drejtimin e kësaj drejtorie? Po, patjetër të Drejtorisë së Hetimit.
Z. Malaj do të jetë në Prokurori? Po. A do ketë largime të tjera?
Veprimi i Prokurorit të Tiranës është një veprim që unë e vlerësoj dhe do të sugjeroja edhe drejtuesve të tjerë, që vullnetarisht të kryejnë këtë veprim, në ato raste kur e gjykojnë të arsyeshme. Natyrisht që unë kam ardhur me një vullnet të gjerë të mbështetjes politike dhe të opinionit dhe do të synojë arritjen e qëllimeve të mia. Është normale që unë do të punoj me një staf që unë e gjykoj të arsyeshme. Mund të jenë dhe një pjesë e këtyre që janë, por mund të ketë dhe ndryshime.
A do të ketë prurje të reja në Prokurori?
Po, numri i prurjeve është i përcaktuar.
Me çfarë kriteri?
Kriter është shkolla e magjistraturës dhe konkurrimet. Por nuk e përcaktoj unë numrin e prokurorëve. Është vendimi i Kuvendit të Shqipërisë, i cili këtë vit shtoi me 5 numrin e prokurorëve, megjithëse nevojat janë për më tepër.
Si do të përmirësohet ky raport?
Gjykata normalisht vendos në bazë të provave dhe bindjes së gjyqtarit, por nëse këto do të ndodhin për arsye korruptive, prokuroria i ka pasur, por tashmë me heqjen e imunitetit për gjyqtarët i ka të gjitha kompetenca për të hetuar çdo rast. Në hetimet e Prokurorisë nuk do të jetë një nga prioritetet kryesore të punës time për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit tek gjyqtarët.
Detyra e lartë, të afërmit akoma nuk e besojnë
Z. Llalla, ju thatë që fëmijët tuaj kur panë specialen për eksperiencën e prokurorëve të përgjithshëm u shqetësuan. Z. Llala, cila është familja juaj?
Bashkëshortja dhe dy fëmijët, kam vajzë dhe djalë.
Janë të mëdhenj?
Vajza është në klasën e tetë, djali është në klasën e pestë.
A e dinë atë që nga ky moment do të filloni të mungoni shumë më tepër sesa më parë?
Kanë filluar që ta ndjejnë, që tek mungesa, masat e sigurisë rreth tyre, pasi nuk ishin mësuar të ishin të rrethuar nga garda dhe mënyra të tjera të sigurisë.
Ju thatë që dikur ishit një nxënës i mirë, ju ndaluan të shkonit dhe në shkollën e mesme, madje ua ndërprenë dhe ju çuan ushtar, etj. A keni mllef ndaj atyre njerëzve dhe atij sistemi që ju pengoi të realizonit ato që donit?
Ajo që kam vënë re, jo vetëm tek unë, por tek të gjithë ata njerëz që kanë vuajtur peripeci të tilla, është se nuk kanë mllef. Është e çuditshme por nuk kanë inat, ndjenjë hakmarrjeje për atë që ka ndodhur. Është një kategori e çuditshme, që nuk ka ndjenjë mllefi. E kundërta kam konstatuar që ndodh me ata që kanë qenë persekutorë. Ata edhe sot kujtojnë sikur ne kemi ardhur në vendin e tyre duke ua zënë në mënyrë të padrejtë, atë vend që mund të kishin.
U flet ndonjëherë fëmijëve të tu për atë kohë?
U flas për ta kuptuar. E diskutojmë shpesh në familje, kur mblidhemi me të afërm dhe ndonjë herë edhe vetë nuk e besojmë. Një njeri i rritur në kampe internimi dhe sot të jetë në këtë institucion vërtet që është pak e pabesueshme për mua jo më për ata. Edhe ata më shohin pak me dyshim, jam unë apo s’jam unë.
Marrë me shkurtime nga Tv Klan
Ina Rama nuk dërgoi në gjyq zyrtarë që fshihnin pasuritë
Gjatë kohës që ju ishit në krye të ILDKP a pati ndonjë penalizim ose ndonjë politikan ose njeri të administratës që u dënua për falsifikim apo mosdeklarim të pasurive? Nga viti i parë që unë shkova në krye të Inspektoratit realisht pati menjëherë një rritje të numrit të rasteve të kallëzuara të ndëshkuara në forma të ndryshme që parashikon ligji për deklarimin e kontrollit të pasurive apo ligji për parandalimin e konfliktit të interesave. Vitin e parë u kallëzuan rreth 20 zyrtarë të niveleve të ndryshme. Po kështu, ritme që shkojnë në mënyrë normale në çdo vit. Pothuajse çdo vit janë kallëzuar rreth 20 zyrtarë për fshehje apo mosdeklarim të pasurisë, si dhe për falsifikim. Ishin normale raportet tuaja me znj.Rama? Raportet me znj. Rama kanë qenë normale gjatë gjithë kohës, përveç faktit se unë gjithmonë pata kundërshtuar vendimet jo të drejta të marra nga prokuroria për kallëzimet e bëra prej nesh, por kjo nuk ishte arsye të ndikonte në raportet e mia me znj. Rama. Në shumë raste kishim kontestuar vendimet e prokurorisë edhe publikisht. Pothuajse në të gjitha rastet që ne kishim kundërshtime në lidhje me vendimet e prokurorisë i patëm kundërshtuar edhe në rrugë gjyqësore edhe në shkallët e hierarkisë në prokurori edhe publikisht. Pra prokuroria ka mbyllur çështje për të cilat ju mendonit se mund të hetoheshin e të çoheshin në gjykatë? Po, ky është një fakt për të cilin unë kam ngritur zërin vazhdimisht në krye të inspektoratit. Ishte një ndër problemet shqetësuese të punës që neve hasnim atje, pasi prokuroria në mënyrë të vazhdueshme ka pas mbyllur shumicën e çështjeve të kallëzuara prej nesh, vendimet të cilat unë kam gjykuar dhe gjykoj që gjithmonë kanë qenë të padrejta, i kam ankimuar në të gjitha format e parashikuar nga ligji. Edhe në takimet që pata pasur në dy raste me znj. Rama për të diskutuar në lidhje më këtë çështje pata parashtruar vërejtjet e mia lidhur me këtë problem. Do t’i rishikoni këto çështje z.Llalla tani që jeni në krye të Prokurorisë së Përgjithshme apo ligji nuk ua lejon më këtë rishikim? Në varësi të fazës në të cilën ndodhen normalisht, pa i parë në kontekstin sikur unë këto çështje po i ndjek për një arsye të caktuar, por normalisht rastet më flagrante do t’i rishohim nëse ka mundësi për të filluar hetimet.
what a fuck ! Viktor, e degjon cfare thote more !
E tmerreshme si mund te jene kaq tallash nga trute. nxjerrin nga goja cfare t’u vije per mbare dhe nuk merakosen fare per inteligjencen e miletit. E tmerreshme. E thene sot, pikerisht sot, kur botohen te dhenat per dalje jashte shtetit te miliardave te qeveritareve te cilat po ky sharlatan e kishte per detyre t’i identifikonte dhe nuk e beri, perkundrazi sipas te gjitha te dhenave i ka mbuluar. Edhe parate e socialisteve, rames, Linder, Cabirit, Tahirit, Vweliajt e kompani.
Pse dreqin u dashka te degjojme genjeshtra te tilla perdite dhe kur eshte diell !??.
Viktor , me ndihmo te lutem si steke e vjeter qe me je !
Vetem gazete e pavarur nuk mund te quhet kjo.E njejta gj edhe per lexuesit e saj.
Ai qe nga emri LLALLA shihet se cfare malli eshte. Edhe nga pamja duket shume “inteligjent” fshati. Per kete debil ka vend shprehja ” Germo LLALLE germo se qenin e ngordhur te Saliut do gjesh”
Mire me Llale mire, po ti jepje kete intervisten tek Fevziu, ne nje salle tjeter nje deklarate e cuditeshme u dha nga nje organizate amerikane per transferimin e 1.3 miliard usd jashte vendit.
Nje pjese e tyre jane transferuar ne keto vitet qe ti ke qene ne krye te inspektoriatit te kontrollit te pasurive.
Cer ke bere ti ne keto vite mer? Ke vajt ne Australi per te pa fermen e kangureve te Tom Doshit ndaj dhe Toma te tha qe je burre me integritet?
Ne Qipro a ke shku ? Aty jane ca pare te Shkelzen Berishes, dmth qe kalojne prej aty.
Shiko te te jap nje keshille , si shok i ketij burgaxhiut qe e di mire c`do me thene heqje lirie : mos dil ne media se ke probleme …
Si te rekomandoi nje ish deputet i Lushnjes per promovim eee? Dmth nje mik e paske pas eee? Po mire mor Tiku, ky deputeti mos ka qene shok i Loshit te Karbunares? O Tiku o shejtan ! ? ?
Ej, o Prokuror! Nuk thuhen keto ne media. Fol me heshtje mor burr dhe ti si Bamiri.
Nejse , varja. Dmth shkollen e mesme e ke mbaruar mbas ushtrie, sepse ke qene i persekutuar?
Me verte?
Do e hetosh ate burrin e shtetit per 21 Janarin tani qe paske marre ne dore vete, ti, Adriatik Llalla , drejtorine e hetimit ne Prokurorine e Pergjithshme?
Zoti Llalla, Berisha edhe me ty beri eksperimentin e proves se besnikerise, ndaj pushtetit. Te vuri ne nje pozicion, ku ti me te drejten qe te jepte ligji, duhej te kishe denoncuar vjedhjet dhe parate e fshehura nga pushtetaret, por ti nxorre shume afera, por nuk nxorre ata qe te vune ty ne ate rol, ata qe jane vjedhesit me te medhenj te parave te taksapagueve shqiptare.
Nuk i nxorre dhe ti denoncosh, se e dije se nuk do te kishe kariere qofte shteterore apo politike dhe per kete ti deshtove ne rolin e zbulimit te hajduteve te vertete.
Tani premton se do ta shkulesh korrupsionin, po si? edhe atje ku ishe, ate detyre kishe, te zbulosh korrupsionin dhe ta denoncosh, por se bere per hajdutet e vertete, pse une do te besoj perseri? apo mos ke ndryshuar?.
Jo zoti Llalla, ti ske per ta luftuar korrupsionin e vertete, se vete korrupsioni te vuri ty ne ate pozicion, se ka besim tek ty se jo vetem qe do ti lesh rehat te korruptuarit e pushtetit, por do ti mbyllesh edhe ato hetime qe paraardhesi juaj u detyrua ti hapi.
Ti puna e pare qe do besh, do ti japesh hajduteve te rruges se kombit, Berisha dhe Basha, pafajsine.
Do ti japesh pafajsine Mehdiut e Sh. Berishes, per ceshtjen e Gerdecit.
Do ti japesh pafajsine Berishes e Bashes, per vrasjet e 21-janarit.
Ti mund te denosh Llupon, po ai eshte nje peshk i vogel, vrasesit e vertete, ti kurre sdo ti hetosh, por do tja u mbyllesh dosjet.
Se Sali Berisha, perpara se te vuri ty ne pozicionin e kryeprokurorit, te provoi ne rolin e zbuluesit te aferave dhe vjedhjeve dhe Berisha e pa se ti i mbrojte hajdutet e pushtetit.
Prandaj zoti Llalla, ti je nje kryeprokuror, i pushtetit te Berishes dhe je korruptuar nga ky pushtet.
Prandaj nuk na mallengjen se thua se rregjimi Hoxhes te pushkatoi gjyshin dhe per kete je njeri i drejte, jo ti je korruptuar dhe per kete Sali Berisha te shperbleu.
…lexova per te shkuaren e prokurorit…perse nuk thone pse i eshte pushkatuar gjyshi…?? etj… te qenurit i persekutuar..me tingellon si dukur ..jemi familje deshmori..ka dallim te madh te jesh deshmor…kane dhene jeten me ndergjegje e kauz…i persekutuar je vetem nje viktim per shume arsye…
Karta e te persekutuarit eshte e deshtuar….shembull zhozefina…
Ky njeri s’duhet te kete kete detyre..ai eshte ende skllav i te kaluares….Ne token e premtuar qe tek ne quhet demokraci duhet te hyjne njerez te lire…
E respektoj te kaluaren tuaj dhe te familjes suaj.
Ti nuk mund te hetosh ate qe te ka vene ne ate detyre, nuk mund te hetosh djalin apo vajzen e kryeministrit, prandaj mos u nxito ne gjykimet e tua. Ne je vertet burre, fillo urgjentisht me GERDECIN dhe me 21 JANARIN.
Te gjithe ministrat i ke te korroptuar me pasurira perrallore, nga do tja fillosh, nga Lul Basha apo nga Genc Arra (Ruli). Intervista ishte hiq e mos e keput. Dhe ne fund thua : rastet me flagrante do ti rishohim nese ka mundesi per te filluar hetimet. Gjithmone nese Zoti Llalla. Dhe une po te them qe tani, qe nuk do kete mundesi per ty per ti filluar keto hetime. Nuk kam besim ne asnje nga fjalet qe thua, ti do mbrosh haptazi interesat e atyre qe te zgjodhen.
Zoti LLalla don Zoti qe serjoziteti i punes tuaj si Prokuror i Pegjithshem i Shqiperise nuk shkon paralel me deklarimin e viteve te burgut te babait tuaj ku thuhet se babai juaj ka bere burg 10,apo 15 vjet?.
Llalla te gjykash nje krim eshte jo vetem detyre por dhe shume njerezore per nje Shqiperi drejte sigurise mireqenjes dhe paqes,dhe aq me teper per ato denoncime qe ju vete keni qene dhe jeni te ndergjegjshme dhe te bindur dhe ligjerisht qe duhen hetuar dhe derguar ne gjykate,pacaka se nje arogance e dhunshme,apo nje allaamnisti berishajne do t’u dale perpara ju duhet te hetoni me profesjonalizem dhe ndergjegje njerezore.
Llalla jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe femije jetim qe presin drejtesi dhe jo binjakezim me boten e krim-korrupsionit politik,apo lloqe kavaje sikurse thote populli kavajas.
Drejtesi e vonuar,drejtesi e dhunuar,nje bashkefajesi dhe nje krim qe vazhdon.
VEPRO TANI,nje thirrje qe duhet mare serjozisht se vjen nga shteti simbol i lirise e demokracise ne bote ne mbrojtje te ligjshmerise,moralit e dinjitetit njerezor.
ANALIZE : Ne pamje te pare gjanat duken mire. Intervista eshte e rrjedheshme dhe ka logjike. Bukur.
Kjo eshte dardha. E dardha ka gjithmone bishtin mbrapa !
Te shohim se si do veproje !
Une mendoj se nje muaj i mjafton per te kuptuar se sa serioz eshte ne punen e tije z. Llalla.
Krim Berisha aty eshte shendoshe e mire !
Te shohim se si do veproje Kryeprokurori i Shqiperise !
Do e therrase te deshmoje Kryekriminelin Sale ne Prokurori apo jo !
Do e beje kete gje para zgjedhkeve siq beri gjykata Italiane qe e denoi Berlusken 4 vjet para fushates !!!
PO KY LLALLA PER BUDALLENJ NA MER NE.SA QE NE KRYE TE DIGASTERIT TE KONTROLLIT TE PASURIVE BERI “NAMIN” DUKE KONTROLLUAR TANI DO BEJE “NISHANIN” DUKE HETUAR, ME VONE DO BEJ “HATAAAAAN” DUKE GJYKUAR EDHE ME VONE FARE DO BEJ “KERDINE” DUKE DENUAR. ZOTI LLALLA PO ATA QE VJEDHIN, QE VRASIN ,QE POSHTEROJNE NJE POPULL TE TERE NUK KANE FAJ FARE? PER CFAR MLLEFESH E KENI FJALEN JU, MLLEFIN E PARE DUHET TA KISHIT PER KRYE MINISTRN, KRYE KOMUNISTIN, KRYE SPIUNIN, KRYE GENJESHTARIN, KRYE VRASESIN. JA TE SHIKOJME SE CFAR DO TE BENI.POPULLI PO PRET.ME SHUME RESPEKT
Mè quditi gjithè kjo intrvistè..mè qoroditi fare prezeca e Krye-prekurorit,nè njè studio televizive.Kam disa kohè,qè ktè zt.Llalla e gjej vetèm nèpèr intervista….qudi e madhe…punèn do e fillojn mbas festave…nejse ktu te ne nuk ka dhe aq punè,ka bèr shaka kur flet pèr batakun.
Kryeprekuror,ju po shikonit me fèmijèt largimin nga zyrat tè ish-kolegève tuaj,dhe fèmijèt ju thanè::kèshtu do ju largojnè dhe ju???Zt.Llalala,nqs do ishim nè njè vend tjetèr,pèr njè dekaratè tè tillè.unè do ju proçedoja penalisht.Fèmijèt tuaj janè tè mitur,kjo èshtè dhunè psikologjike…jua thashè kot,jo se pèr tè dalè nga bataku ,duhet filluar nga vetja,duke qenè qè fèmijèt tuaj mund tè jenè prekurorèt e rinj–atèher tè fillojmè ti edukojmè brezat.
Kryeprekuror,nuk e di por njè nga akuzat e errèsimit tè figurès tuaj èshtè dosja Basha,ju pse e anashkaloni?
Pèrse nuk jepni njè spiegim,e shoh qè Fevziu nuk ju pyet,dhe kjo èshtè mèse normale,do i fluturonte vendi punès,por ju pse nuk e hapni ktè diskutim,ju jeni prekuror,jeni mèsuar è drejtoni biseda dhe akuza..
I jepni pèrgjigje asaj pyetjes idiote,ku do gjykoni kryeministra,zyrtarè e di unè mè çfarè….kur e di dhe bufi qè kto 6 muaj ju do rregulloni pikèrisht njerzit,zyrat,postet,dhe ndoshtaaaa do lexoni ndonjè dosje,ndoshta!
Pastaj bèhen zgjedhjet,dhe DIO VEDE E PROVEDE…
Zt.Lalla,fshi tè lutem akuzat ,pèr çka kaloi para jush nè ato zyra,sepse jeni ju tani nè proçes,dhe e parè nga unè,qè kam bèr punèn tuaj,me njè tè kaluar si e juaja,ju them qè mbarimi i ktij proçesi do jetè negativ-juve duhet tu vij turp,tè gjithève duhet tu vij turp,kur pranoni poste dhe privilegje qè po shkruhen nè kurriz tè ktij populli.Eshte e vèrtet prekuror,apo krye-prekuror,nuk kemi mllef kundèr atyre qè na ndryshuan jetèn,por kam njè mllef tè paimagjinueshèm,kundèr atyre qè nuk bènè dhe nuk bèjnè asgjè pèr tè ndryshuar tè ardhmen e ktij vendi,por me ndèrgjegjie tè plotè ju shèrbejnè ktyre kriminelave.Babai juaj nuk bèri pakt me djallin,as gjyshi i juaj—juve a jeni i sigurt pèr klasèn qè keni zgjedhur????
Do jenè fèmijèt tuaj qè do gjykohe pèr ju!
Jepi Llalla, forca, se ashtu i do mushka drute. Urdhëro arrestimin e çdo shqiptari qe shan Berishen apo Janullatosin (edhe ne komentet e internetit), si edhe ata qe do guxojne te hapin gojën per vjedhjen e ardhshme te votave ne qershor. Sa me shume t’i shtypesh shqiptaret, aq me shume te duan e te votojne.
Adriatik e kam thene edhe here tjeter, po ta them prape: A do te jesh ne gjendje te hetosh nga kane shkuar ata 1.3 miliard dollare jashte shtetit? Jane leket e shqiptareve dhe kane shkuar jashte para te zotit, pra jane parate e popullit qe familja e Sali Berishes i ka vjedhur duke shitur armet e blera me djersen e punes qe kane bere prindet e tu neper burgjet dhe interrnime e diktatures. Po pse nuk e ke cuar emrin e Argites dhe te Shkelzenit ne prokurori more Adriatik? Me thuaj edhe njehere a do ta hetosh ti Sali Berishen apo do te hetosh vetem pasurite e kundershtareve te tu politik? Prandaj nuk paska qene dakord Jozefina Topalli me kandidaturen tende se i ke mbuluar pislleqet Lulezim Bashes dhe femijeve te Sali Berishes, se per te vjedhur ka vjedhur edhe ajo por jo sa keta. Lulja e Bashkise me siguri i ka parate ne Hollande per Saliun thone qe i ka ne ne bankat e Qipros. Me qe ra fjala e di ti Adriatik qe Albpetrolin e ka blere kryeministri por nuk po gjen menyren se si te fuse parate ne Shqiperi se i jane qepur ata te Amerikes dhe po hetojne menyren se si do te vijne ato para ne Shqiperi? Ja keto jane ceshtjet kryesore qe ti duhet te hetosh qe ti kthesh popullit besimin tek drejtesia por kete ti nuk e ben dot apo jo se nuk te le Saliu ose i prishet qefi Saliut dhe ti nuk mund ta prishesh qefin me ate apo jo. Ja pra perse Ina Rama nuk i ka bere hetimet qe i ke cuar ti sepse e ka pare qe ti i coje per hetime vetem ato te kundershtareve politik dhe jo te gjithe te barabarte, pse nuk ja cove ina Rames dosjen e Argites me Shkelzen Berishen apo nuk ta mbante se pastaj do te digjeshe pergjithmone nga karriera politike. E di ti Adriatik se sa njerez te zote dhe pprofesionist ka qe jane djegur vetem per tekat e pushtetareve te korruptuar dhe eshte rritur shkalla e krimit ne Shqiperi se ministrine e brendshme e drejton nje kalama? Prandaj moz u zoto kot se nuk e ben dot ti vezen e Xhiovani Falkones.
Adriatik LLalla! Dua tju kujtoj se ne Gjykaten e Nurembergut ne gusht te vitit 1945, forcat fituese te Luftes se II Boterore, SHBA, Anglia, Franca dhe BS, denuan me varrje per krime ndaj njerezimit 12 naziste. Ju kete e quani persekutim te fituesve te luftes ndaj humbesve (kjo pyetje ne lidhje me gjyshin tuaj te pushkatuar ne vitin 1947)? Dua tju rikujtoj se ne vitin 1997 ishte qeveria socialiste qe ju vleresoj per shkollimin tuaj profesional pa biografira politike, ashtu sic po ndodh sot paturpesisht ne sistemin berishian. Pikerisht kjo eshte Lufta e Klasave e ketij pushteti e njejte me ate te periudhes se diktatures komuniste. Atehere cfar ka ndryshuar per 65 vjet ne kete shtet te dy pushteteve more kryeprokuror i shtetit te qeverise Berisha?!
Jeni nje vazhdimesi e pabesusshmerise se kryerjes se detyres ne pavaresi me qeverine, thjeshte nje vegel e saj ne pushtet more Adriatik Llalla, e nje pushteti diktatorial!
Opo ky nuk di per baban e tij kur thot beri 10 a 15 vjet burg babai, keto 10-15 vjetn nuk jan dite por vite, qe te mos te mbahen mende.E cfar prisni nga ky?????
“une” 13 vjet burg i ka bere i jati per politike, nuk kane bere gje si familje nuk kane qene kriminele dhe nuk kane vrare njeri, thjesht spiunimet qe benin njerezit per njeri tjetrin e moren ne qafe dhe u shkaterruan jeten. Nuk na prish pune kjo neve, na prish puna se si do ta kryeje detyren e kryeprokurorit te Pergjithshem qe ti kthehet popullit besimi tek drejtesia.
Nadia Shabani,
Shume faleminderit per informacjonin ( e urrej kete fjale por nuk po gje fjale tjeter ) ne lidhje me vuajtjet e familjes Llalla. Une kam mendimin se, neve duhet ti leme zotit Llalla pak kohe dhe te shofim reagimin e tij me vepra dhe jo me fjale.
Nuk e di (ndoshta jam naiv ), por kam mendimin se, ( sapo pashe ne internet ne opinion ) duket njeri jo i keq.
Ai thote se, i ka derguar dosjet ne prokurori per shume te korruptur dhe se, prokuroria e ka mbyllur.Pra ka nje fare alibije.
Mua me pelqeu fakti qe, ai premtoi se, nuk do lejoje qe, mediat te fusin hundet kur hetimet nuk kane mbaruar akoma.
Me thene te drejten, nuk me pelqen fare fakti se, ka qene shefi i institucjonit te kontrollit te pasurive te politikaneve. Kam frike se, Sala nuk eshte budalla qe, e propozoi.
Mendoj se, gure prove per te do te jete Gerdeci, RRuga e kombit, 21 janari dhe sidomos verifikimi i te ardhurave kolosale te vajzes, djalit dhe dhenderit te Berishes.
Po te ishte per mua, une nuk do ta pranoja kete detyre sepse, eshte te luash me zjarrin ( kriminelin Sali ). M.gj.ate kjo eshte zgjedhja e tij dhe puna e tij.
Pra une mendoj (ndoshta e kam gabim ) se, ne duhet ti japim pak kohe dhe te shofim se, si do reagoje me vepra dhe jo me llafe.
Ne interviste nuk e di se, pse mu kujtua fjale e popullit tone te zgjuar qe, thote : Pranvera nuk vjen vetem me nje dallandyshe.
Kam pershtypjen se, prokuroria dhe drejtesia shqipare eshte e kalbur nga brenda nga ana morale dhe eshte shume e forte ekonomikisht dhe ne rastin me te keq, me leket e marra nga korupsjoni, mund te shkojne dhe jetojne shume mire jashte shtetit.
Shif Nanon. Jeton ne Vjene dhe vjen gjithmone para zgjedhjeve qe, te tallet me nervat tona, horri.
Pershendetje
turp o Mero e ktheve TEMA ne tribune te ish komunisteve.
A do jete cdo zyre e organit te akuzes me e pavarur nga kthetrat e politikes?! A do kete cdo zyre,cdo prokuror me shume autoritet,me shume dinjitet,me shume integritet,profesional,personal,qytetar,…apo keto ceshtje do konsiderohen te “brendshme”?! Me vartesit more zoteri eshte si me femijet; nese nuk u krijon kushtet,nuk kujdesesh,nuk i monitoron,nuk i mbron,mos prit rezultate ne shkolle dhe sjellje me edukate ne rruge! Nese do kete analize te plote dhe te thelle atehere perballesh ndershmerisht edhe me arsyet se pse prokuroret detyrohen te kene lidhje me pushtetin politik apo te mendojne privilegje ne rruge te tjera! Nese do lihen si jetime,perse beni sikur cuditeni qe ka prokurore ,te cilet futen nen ombrella te tjera qe te ndihen me komode,me te mbrojtur,te mos “lagen”?! Kjo logjike duhet te dominoje per cdo zyrtar te shtetit,te nje shteti dinjitoz! Nese prokuroria ka peshe me te madhe,atehere edhe fokusi i kujdesit te SHTETIT ndaj saj duhet te jete i te njejtit nivel me pritshmerine per rezultate!
Kesisoj,ne kushtet e nje korrupsioni endemik qe ka plasur ne kete vend,qe ka hyre ne cdo pore,cdo te thote te jesh i suksesshem,te ngjitesh lart,zoti kryeprokuror?!….E keqja(apo te keqiat) nuk kane emer te pervecem,nese te gjithe jetojme te zhytur ne nje batak! Problemi eshte me batakun qe duhet bonifikuar!…
Tinellon mire fjla e lales qe te gjithe ata njeres qe kane ardhur nga peripeci te vuajtjeve nuk kane ‘Mllefe”,inat e hakmarje.
E kunderta ndodh me Salen komunist hante buke me ta, etashti vjell vrer,po kush e beson.
Kam besim se njeres qe vine nga shtresa te vuajtura si LLalla dhe kane ecur me forcen e zgjuaresine e tyre ,dhe cdo gje e kane me djersen e ballit,dhe te krahasojne veten e tyre perpara me vuajtjet e popullit tani ,DO BEJNE DICKA, poreshte e veshtire te ndeshesh me bajloze si ky toni qe mund te jete i ralle ne bote ne 5 vjet ka vjedhur miliarda.
Koha do tregoje se kush eshte , te pakten te udhehiqet nga fjalet e femijeve te vet.
Z Llalla!
Tre jane ceshtjet kryesore qe jane edhe kriter i punes suaj
1-Gerdeci
2-Rruga e Kombit
3- 21 Janari
Te tjerat jane muhabete
zoti Shpati :Pa dasdhuir te fyej njeri i kujtot te nderuarit Prokuror fjalen e urte “qeni qe leh nuk kafshon ”
Te pretendosh se nje prokuror mund te shkaterroje korrupsionin ne shqiperi do te thote se luften ndaj krimit ai e koncepton si nje ushtarak qe ska shkrepur kurre pushke por vetem ka lexuar romane alla “Edhe i vetem trim ne lufte ”
Nuk me mbetet vec te konkludoj se sfide me te madhe nuk i kane bere qeverise se sotme shqipare me ne krye zotin Berisha sepse na del se nje i vetem mund te realizoje ate qe nuk e bene dot ata sot e 7 vjet te pakten.
Por Shkodrani thote bukur: “Moti i more duket qysh nade , ne rast se nuk bn bjen shi mbasdite ” Viktor Hoti
Ky edhe ne pamje me duket pak si llalle nga mendja. Asgje nuk do beje, thjesht nje verr ne uje. Duket qe e kane vene ustallaret per tu sherbyer. Te ishte per te bere, do kshte bere nje gje qe te mbahej mend atje ku ishte.
Fakti qe shkon tek Fevziu,bythelepiresi i Saliut,no coment.
E degjuam dhe e lexuam me vemendje intervisten e kryeprokurorit te Pergjithshem.E vleresojme ,ne se e ka vertete seriozisht. E shohim shume entuziast dhe i japim perkrahjen ,po qe se eshte vertete nje person qe do te beje emer ne krye te hetimit.Mirpo ,po qe se do te merret me Pushtetare te larte, Berisha do t’i ngjise etiketen “Pederast i Bulevardit”. Te gjithe do ta pergezojne ,po e mbajti fjalen qe po na thote dhe ne do t’i themi : -Te lumte zoti Adriatik Llalla! Doli dhe nje burre qe i del per zot detyres se kryehetuesit ! Urime ! Por vetem nje keshille: MOS E SHKL NE KALLO SALI BERISHEN !
ADRIATIK LLALLI,u zotua perpara salihe qenefit se do behet kos, nje shkalle me lart,mendo cfare shteti kane ngritur shqiptaret, kane pretendime per nje jete me te mire se gjoja kjo eshte jete qeni e se meritojne, o pika , o pika
Historia e tije e kaluar ne Internim ! fatekeqesi si shumica e nje pjese te madhe te Popullit.Le te shikojme se si do ta luftoje korrupsionin.Ju urojme suskese.
Mos valle ka ngrene ndonje luge “Corbe” te vjeter dhe tani nga “Penecilina” po e vjedhe .
Aloooooo Çimi jam…
Po na heqin deshiren edhe per te komentuar keta tipa, kur lexon keta qe do bejne hatane per Shqiperine qe sot e tutje, sikur Tiku zbrit sot nga fiku…
Po deri dje ku ishe mo Tiku?
Eh VL kesaj historise tone…
Ç’mu kujtua Konica:
Shqiperi te kam dhj..re
S’te kuptova asnjehre
Aloooooo Çimi isha…nuk e di se me ke e kisha…
O Llall, ha sa te hashe edhe ti aty ku te çoj Berisha, se nuk i dihet sa te gjate do ta kesh aty. Se zor se do besh perjashtim nga paraardhesit e tu. Shkelzeni e Argita kishin shenuar ne ate Deklaraten e tyre shuma maramendese dhe ti, o Llall, as qe nuk ta vrau mendjen ky fakt, se nga mbinin tere ato shuma fantastike! Te ishe aq i zgjuar, sa te menduan se ishe, do t’i futeshe investigimit te atyre shumave, qe edhe nje budalla e kupton qe jane vetem XHVATJE.
Sa per biografine, mos u mburr. Me nje gjysh te pushkatuar dhe me nje baba te burgosur me aq shume vjet, mua do te me vinte turp t’i permendja.
Z.Llalla ,kryeministri yne nuk ka histori te mire me prokuroret,kjo sa per kujtese se jane keto te fundit qe e kane goditur vazhdimish dhe me pasoja te renda,sidomos tani qe ti ke mbeshtetje edhe presidentin mund ta godashesh dhe me rende se paraardhesit e tuaj….. Hipokrizi e madhe kjo intervista jote Z.prokurori i pergjithshem.
Me ate surrat qe ke ti me pare duhet te nxjerresh veten nga bataku. Sa per te ndershem e dine lushnjaret se sa i ndershem je ti.
Patjeter qe do e zhytesh me shum sa ishte ne batak.
Adriatik Llalla ia fut pordhes kot kur thot se eshte rritur ne kampe perqendrimi,gjyshi I tij donte te arratisej ne yugosllavi po e kapen pa kaluar kufirin ushtaret tane ne 1947 edhe e denuan 10 vjet burg po beri 3, familja ka qene e pendjekur po nuk I kane interrnuar aty ia fut kot genjen,por ne pergjithesi eshte njeri I mire edhe Jane familje e mire kot kan qene te perndjekur po budalleqet e sistemit,I uroj suksese
N.q.s. do te kini “respekt” per vuajtjet tuaja ne kohen e diktatures, do ta besoj qe do beni dicka (por jo gjithcka sepse Shqiperine e kane “ndertuar” keq keto 22 vjet).
Sduhet te beheni “skllav” sic jane bere disa ish te persekutuar politik qe PD-ja u ka ofruar disa vende pune e sndihen. Skllav i Shqiperise mund te behet cdo shqiptar i ndershem por jo i PD-se.
Demek qenke kafshar mor Llalle,me nje fjale nje arsim mr klecka,fakultetin juridik mbas te vjelash……Tani nis e beje tenderin per emrimin e prokurorve te rinje,retho vetem me miq e shoke,se e ke me te lehte te veshe paran,por do te te dalin per hunde.Nje interviste pa intelekt,fodulle,dhe nje thirje per para nene dore nga prokuroret e tjere,gjasme te koroptuar.Ka te ngjare qe ai ujku plak te kete remuar nder arkiva,dhe e ka gjetur kete merhum ne ndonje lidhje sigurimi,dhe e tereq per hundesh sa here qe i duet…..Do thpni pse heshti Edi Rama ai heshti se pari Llalla i dha provat tek deklarimi i pasurive,se dyti Saliun e solli Ramizi,dhe Edvinin e solli Salu,ta dini mire se kjo treshe e groposi Shqiperine,te te lehin militantet,ato te dy punojne nene rrogoz.
Ti dukesh qe je fytyra e vete korrupsionit ,o fytyre e prekuroris dhe ti do ta nxjerresh ata vend nga kjo grop me m.. ku ka rene qe ti ke rene vete brenda qe kur ke lindur.Pty vend krimbash,bastrdesh te flliqur qe nuk ka tjter vend ne bote vecse aty.te neveritshem ,ptyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy
I modh Je Viktor, I modh!, Gjigand. Nuk I heq asnje presje.
Z.Llalla! Se pari urime per detyren e re. Nuk po ndalem as te shkolla e mesme qe e keni mbaruar naten,as te pushkatimi i gjyshit tuaj,as te ai miku juaj deputet qe dergoi emrin tuaj “lart”,as te femijet tuaj qe u flet per ate kohe, as tek ajo qe thoni per disa prej ceshtjeve mund ti riktheheni etj…etj…..Dua te ndalem vetem te fakti qe nga dita kur ju u emeruat Prekurori i pergjithshem, keni plot 6 MUAJ ne dispozicion per te bindur kete popull, “duke premtuar se do ta nxirrni Shqiperine nga korupsioni”, duhet e para gje qe te beni te merrni te pandehur Salushin,Lulin,Fatmirin,Liken, ate qoften [aktorin e deshtuar] dhe gjithe te koruptuarit e tjere. Do e beni dot kete ???????? Atehere……. premtimi quhet i mbajtur.
PSE NUK DUHET TE ZGJIDHET KRYEPROKUROR NJE I PERSEKUTUAR?
Sepse eshte njesoj si te zgjedhesh PIRATIN per PAPE. Apo te zgjedhesh per LIDER nje njeri qe ka kaluar femijerine ne Shtepine e Edukimit. Po te lexosh me vemendje analet e historise se Drejtsise Boterore por edhe veprat e shkrimtareve Carlz Dikens, Tomas Man etj. ne pozita kyce te vendit asnjehere nuk jane lejuar Kryegjyqtare, Kryeprokurore, Kryeinspktore etj. persona me femijerei te rende. Sepse kjo prezumon nje psiqike te ndrydhur, te shtremberuar shpesh here deri kriminale apo hipokrito-servile me perulje ekstreme ndaj BOSIT apo te FORTIT, kjo gje me pasoja te renda per shoqerine dhe vendimarrjen. Kjo pervoje Boterore mesa duket nuk eshte mare parasysh ne percaktimin nga Saliu te Adriatik Lllalles si kryeprokuror me perkrahjen e heshtur tejet dallkauke te Opozites. Kur nastradini doli nga burgu ne liri sa here shikoja ndonje polic perserisja “Rrnofte Partia!” Kjo vazhdoi gjate bile edhe kur isha jashte Shqiperise. Bera a vizite tek mjeku psikollog dhe me diognastikuan se vuaja nga semundja e persekutimit te vazhduar, e verrejtur tek cifutet pas Luftes. A mundet nje njeri i tille te mare komanden e Organit te Akuzes? Mesiguri qe jo. Por a mundet qe nje njeri qe e ka treguar me vepra nenshtrimin e tij ndaj BOSIT kur ishte ne postin e Kryetarit Te ILKDP-se dhe demonstron ashiqare “semundjen e persekutimit te vazhduar” te luftoje me kriminelet me pushtet, qe sic e tregojne bathet nga SHBA-ja kane vjedhur miliarda si te papare dhe i kane depozituar ne bankat e huaja jshte shtetit? SHUMKUSH mund ta quajne TEMEN komuniste, mund ta lyejne edhe nastradinin me boje te kuqe. Ketyre nastradini mund t’ju pergjigjet vetem se ne burg me shume friken ja kishte te burgosurve me hije ne biografi. Sepse keta nuk kishin kurfare morali dhe te spiunonin tek gardianet edhe per nje kothere buke me teper. Me te besueshem ishin kosovaret dhe ish-komunistet e denuar. Prandaj qe te mos zgjetemi shume nastradini don t’i thote politikes:
PSE NUK DUHET TE ZGJIDHET KRYEPROKUROR NJE I PERSEKUTUAR?
Do e nxjerr Shqipërinë nga bataku i korrupsionit.
Ky loqja kujton se shqiptaret jane tallash!!??
Dmth e pranon se Shqiperia eshte ne batak te korrupsionit. Eshte bere nje gabim ( qofte dhe faj) pa dashje, ne nje dite te vetme dhe ky zvaraniku do e gjykoje.
Po kush te le ty te besh prokurorin, dhe te gjykosh ate qe ka bere batakun dhe te zgjodhi ty per te pastruar kete batak??!!
Ti je nje buratin i mjere dhe sinqerisht qenie si ty jane per tu dhimbsur!
Po c’eshte nevoja per prokurore e per gjykata ne vendin tone,ore zoterij.Ja tek i kemi komentuesit e me siperm qe i bejne me se miri hetimet,akuzat dhe gjykimet per gjithcka qe u kap veshi e si t’ua doi qejfi.Apo s’jane shimica prej tyre mbeturina te besuara te drejtesise se vertete te diktatures demokratike te proletarjatit.
Ja,tek kemi shoqen Nadja Shabani,ekzemplarin e persosur te ketij zanati.Duke degjuar kete shoqe,e cila rrin cdo dite me kompjuter ne preher,kushdo krijon bindjen se ne Shqiperi,ashtu si ne kohen e xhaxhit,nuk ka fare nevoje as per gjukata as per avukete.I ben partija te gjitha mbeshtetur ne syrin vigjilent te komunistave.E degjuat se ajo din me se miri se 1,3 miljardet jane parate e familjes Berisha qe i ka nxjerre jashte,madje eshte e afte te tregoi se si i ka nxjerre dhe per c’qellim i ka nxjerre.Sipas saje asqe behet fjale te dyshohet sado pak se ato para mund te jene nxjerre nga ish pushtetaret e para 2005-s,nga frika se mund ti zbulonin ata qe moren pushtetit pas tyre,as per bisnesmenet e deputetet miljonere te se majtes,qe jane shumica apsolute e keti lloi,kurre nuk i vete mendja.Si dhe tjera konstatime e vendime qe kjo shoqe permend me siper e qe i ka te formes se prere…E c’na duhet pra nje prokuror,aq me teper kur ky i perket asaj klase qe partija e xhaxhit te saj diti se c’beri kur i vrau,u burgosi dhe i internoi…Moj sh.Nadia,dihet se Gramshi ka qene nje nga humnerat me te erreta te gremines komuniste,por ngrije pak koken moj e shkrete e veshtro se ne bote ka edhe ndryshe,nuk ka vetem shpifarake ordiner e te pa fre si pona jote,qe gjithka qe ia dikton urrejtja klasore e quan fakt te kryer.Mire thote z.Llalla, eshte cudi qe pikrisht mbeturinat e regjimit barbar te rrezuar po tregohen me agresive se te persekutuarit e tyre.Por edhe kjo spjegohet:I ndodh si nje qeni te keq, qe kur e flakim jashte shtepie ay s’pushun se lehuri prapa dere nga inati…
Degjo nastradinin o Real Miku dhe ngri veshet per te mesuar se Adriatik Llalla eshte hedhur me “parashyte” tek karrikja e Prokurorit te Pergjitheshme jo sepse ka qene i PERSEKUTUAR, por sepse si i PERSEKUTUAR e ka mesuar shkelqyeshem DETYREN per t’ju bindur BOSIT me kerbac ne dore. Kete gje Adriatik Llalla e ka vertetuar me vepra kur ishte Kryetar i ILKDP-se dhe fshehu Rokfeleret albaneze me pushtet nga Drejtesia dhe Ndeshkimi. Miliardat ne valute qe kane dale nga Shqypnia e vorfen i ka denoncuar Departamenti i Shtetit i SHBA me mjft shetesime dhe jo zonja Shabani sic shkruan ti. Prandaj nastradini te thote te ngresh veshet dhe te degjosh me shume se te replikosh se HAJNIA nuk ka ngjyre fare politike.
Jo,more Nastradin,se nga fantazite dhe lajthitjet tuaja une duhet ti mbyll veshet me shtupe e jo ti ngrej perpjete:Ti i persekutuar,ti kunder te persekutuarve,ti me kelyshet e antikrishtit,ti kunder antikrishtit…Si perfundim,cdo fjale dhe opinion i joti eshte i nje natyre te paekujlibruar,te pabazuar ne llogjike dhe arsye,por ne urrejtje personale a te pakuptimte,dhe ne manine per tu dukur se je i thelle e din me shum se te tjeret.Me te tilla mend asgjekundi nuk shkohet dhe askujte nuk i vlejne.Si mund te pranoj te diskutoj me ju qe beni akuza ne ere e krejtesisht te pabazuara per LLallen,i cili sipas teje e paska ditur se kush ka nxjerre para jasht shqiperise,por i paska mbuluar?nderkohe qe kjo nuk ishte asfare detyra e tij?Si mund te lodh trute e te diskutoj me nje person qe ia don mideja te pranoi me gojen plot se parat e nxjerra jashte vendit qenkan te filanit e filanit,kur kjo gje nuk eshte vertetuar aspak por vetem eshte shpifur nga ata qe ti me shpesh merr ne mbrojtje se sa i mallkon,ndonse na shtiresh i “persekutuar”?Ty,qe perpiqesh te te degjojne te tjeret,gjoja si burre i pjekur zamani,pse nuk te vete mendja,a te pakten te dyshojsh,se ata para, ka me teper te ngjare te jene te ish pushtetareve te para 2005-s apo te bisnesmeneve e deputeteve miljoniere te majte qe perbejne shumicen ne vendin tone,(apo te kujdedo tjetri),po ia ven emrin si ta deshiron apo ta urren ty zemra? Propogande me ordinere nuk ka se si te behet…!
Nastradin,
as mish as peshk:Edhe kunder antikrishtin edhe me kelyshet e antikrishtit,edhe i persekutuar edhe kunder te persekutuarve.Por qe te arrijshe gjer ne ate nivel sa ta besojsh menjehere dhe ta quajsh fakt te kryer cdo genjeshter ordinere,vetem per te ushqyer urrejtjen tende,kjo e tejkalon cdo medyshje ndaj perkatsise tende…
O ju komentuar te qelbul ne koke nga komunizmi.Ne ate kohe po te gjenit nje sebep sa nje fije floku ne biografi te quanit kulak,te deklasuar,te pakenaqurit e sistemit etj,ndersa sot keta persona po i beni “Komuniste” sepse jeni vet te brumosur nga ato ide komuniste, por kot e keni e drejta e cdo njeriu heret e vone del dhe ju kot lodheni, dhe skeni turp qe akoma mundoheni ti mbani gjalle shifjet qesharake te komunizmit qe kane mare ne qafe gjithe popullin shqiptar.