“Më ofendonte sa herë më shihte, ndaj e vrava”

20 Dhjetor 2012, 10:47Politika TEMA

“Më ofendonte sa herë më shikonte. Nuk durova dot më dhe për shkak të alkoolit që kisha konsumuar. Kur dola nga lokali, e ndoqëm nga pas. Ai po shkonte në shtëpi. Mora një gur dhe e qëllova pas koke. Ai ra përdhe. Më pas mora një dru dhe e godita disa herë. U mbush vendi me gjak. E tërhoqa nga rruga, aty ku e vrava dhe e çova në përrua. Sipër i hodha disa degë të thata, disa barishte dhe mbeturina, me qëllim që kur të zbardhte mos ta shikonte njeri. E kam bërë vetëm vrasjen”.

Kjo është deklarata e 19-vjeçarit Xhensil Lipo, i cili është arrestuar pas vrasjes së Erion Ibit në Çërravë të Pogradecit.

Sipas të riut, vrasja e 36- vjeçarit nuk ka qenë e paramenduar, por pas një sherri banal ai e ka fyer Lipon, i cili ka ndërmarrë dhe aktin kriminal.

Ai e ka fshehur kufomën për të humbur gjurmët, por më pas, ndonëse janë humbur shumë gjurmë nga shiu dhe uji,autori ka pranuar krimin, dhe mbi të tashmë rëndon akuza për “vrasje me dashje”.

4 komente në ““Më ofendonte sa herë më shihte, ndaj e vrava””

  1. xx says:

    “e ofendonte sa hera e shihte”,ka pas arsye te forte kodoshi,s’ka pas “faj”,prandej themi se ne shqipri vriten per “pse me shef”,,,eshte bere e “modes,ska faj tf pastaj”,,,,,

  2. Adoleshent says:

    Substancat qe hajn shqiptaret ne tryeza i ka skizofrenuar keshtu… Kush i lejon kto substanca te importohen?
    Duhet te ket dhe probleme mendore ky djali..

  3. Andon says:

    Po ushtar Morettin kush e vrau?
    —–
    Edhe ai te fyeu rende, po?

  4. Eri says:

    “Kur dola nga lokali e ndoqëm nga pas.
    E kam bërë vetëm vrasjen”.

    Si ta kuptojme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje