Lirohen dy kryetarët e komunave Xibër dhe Gurrë, pas rreth 2 muaj arrestimi nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit. Gjykata e Matit ka pushuar çështjen edhe për kryetarin e komunës Rukaj, Hamit Xhakrosa, por prokuroria ka deklaruar se do të ankimojë vendimin.
Ndërkohë gjatë seancës së sotme gjyqësore, gjykata ka pushuar çështjen dhe për shefat e financave të komunave të përfshirë në skandalin me tenderat, raporton Ora News.
Hamit Xhakrosa, kryetar i komunës Rukaj, Mustafa Celami, kryetar i komunës Gurrë, Lutfi Ceka, kryekomunar i Xibrit, së bashku me katër shefa të financave u ndaluan në tetor të këtij viti.
Shtetasit e lartpërmendur akuzoheshin se kishin ngritur një skemë korruptive ku kishin përfituar nëpërmjet metodave korruptive rreth 534 milion lekë nëpërmjet një firme fantazmë, të cilën e kishin ngritur prej vitit 2006, duke derdhur aty tenderimet e limituara me prokurim të drejtpërdrejtë.
Sipas prokurorisë, nëpërmjet manovrimeve e falsifikimeve, duke përdorur fshehurazi edhe emrin e bashkëshortes së një tjetër kryekomunari, që nuk kishte dijeni për këtë abuzim, janë përfituar mbi 530 milionë lekë, kryesisht të xhiruara për blerje të vogla, materiale, pajisje, shërbime operative, e pajisje të ndryshme. Pas më se një viti hetimesh, organi i akuzës dhe policia e Dibrës, prangosën zyrtarët e dyshuar. Pas të gjithë kësaj skeme mashtrimi qëndronte financieri i komunës Lis, Dritan Farriçi, i cili përdorte emrin e bashkëshortes së kryetarit të tij të komunës, Yllka Selita, në mënyrë të fshehtë. Nëpërmjet këtyre procedurave vetë fitonte 10 për qind të shumave të lëvruara në tenderime me prokurim të drejtpërdrejtë, kurse pjesën tjetër e shpërndante.
Po sipas hetimeve nga Prokuroria rezultonte se firma ishte krijuar në vitin 2006, tenderët ishin të gjithë fiktivë, pasi pajisjet nuk bliheshin dhe mbuloheshin në inventarë false, kurse përfituesit ishin komunat, nga Derian, Rukaj, Xibër, Gurrë, Sue, Baz, Drejtoria e Shëndetit Publik Mat, Drejtoria e Spitalit Burrel, Qendrat Shëndetësore Rukaj, Derjan , Macukull, Ulëz, Sue.
Dritan Farriçi tërhiqte paratë në emër të subjektit që shpallej gjithnjë fitues dhe i rishpërndante sipas pazareve. Bëhet fjalë për tenderë me vlera të vogla që janë autoritet direkt i krye komunarëve. Kurse Yllka Selita, personi që figuronte si emër i firmës, nuk kishte dijeni dhe as bashkëshorti i saj, kryekomunar i Lisit. Vetë Farriçi ka dëshmuar se i plotësonte vetë dokumentet dhe se Selita nuk dinte gjë.
Epo kur vjedhin dhe ca komunare te vrimes se arushes 500 milon me blerje te vogla, mendoni se cbehet gjetiu. C’ben Lulka i bashkise se madhe psh.
ate qe bente dhe edvini kur ishte ne krye te bashkise
qorr dhe i verber
kryekomunari i gurres eshte kunati i drejtorit juridik te kreyministrise se Sali Berishes, kuptuat si funksionon?
po me sashenko e toma pretendon psiqiku sali integrimin ne BE hajde rrumpall hajde drejtesia dhe ndeshkimi ne shqiperi ka kohe qe ka vdekur i liroi qente nga zinxhiri psiqiku sali se po vin votimet i duhen per te vjedhur e per te siguruar ndonje mandat me shume kjo eshte filozofia e psiqikut sali vjedhje pa mase e pa skrupull se nuk ka tope saliu i marre te beje votime te lira dhe te drejta se e din ce pret telen e qenit mer ose lesht e currit …
Ne rast se prokuroria eshte e bindur se ne akuzen e saj ka te drejte, atehere zoti Llalla te hetoje dhe hedh ne gjyq trupin gjykus per shperdorim detyre
Krimi me i madh i bere ndonjehere ne Shqiperi eshte shkaterrimi i sistemit gjyqesor. Kjo u be e mundur nga futja ne mase e emerimeve me pagese te gjygjtareve nga Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu. Ne ka gje qe duhet rregulluar e para ne Shqiperi, jane gjykatat.
po qfar gjykatsa LESHI kta jan hajdutet e berishovit ,po te ishin keta horra komundar socialist do e kish ndegju edhe putini si luftohet korrupsioni , tash i duhen votat saloviqit ne ket menyr me hajni