Bashkëshortja e disidentit Havzi Nela vlerëson praninë e Bamir Topit në takimin e zyrtarizmit të degës së Kukësit
Fryma e Re Demokratike zyrtarizoi degën e saj në Kukës.
“Është shumë domethënëse prania juaj personale në Kukës,” iu drejtua kreut të FRD-së zonja Lavdie Nela, bashkëshorte e disidentit Avni Nela, i ekzekutuar nga regjimi komunist në 1988. “Është hera e parë që një personalitet i politikës shqiptare kujdeset personalisht për grupin tonë të ish – të persekutuarve dhe disidentëve të Shqipërisë,” shtoi ajo.
Në emër të kryesisë së FRD-së, të pranishmit i përshëndeti koordinatori i kësaj force politike për zonën, zoti Aleksandër Biberaj.
“Kukësi është dera e parë e mikpritjes shqiptare, përmes tij kalon Rruga e Kombit dhe megjithatë Kukësi ka ngelur jashtë vëmendjes dhe investimeve të qeverisë aktuale”, tha nënkryetari i FRD-së.
“Kjo zonë ka ngelur tërësisht e braktisur dhe e anashkaluar nga investimet. Këtu nuk ka as treg funksional, as ujësjellës e as energji. Ka papunësi të lartë dhe varfëri të madhe në të gjithë zonën: Has, Tropojë e Kukës”, vijoi Biberaj.
“Kukësi nuk e meriton që të jetë i përfaqësuar dikur me Hasan Prishtinën e sot me Flamur Nokën. Kukësi është paradoksi i investimeve ku ka aeroport pa avion dhe treg që nuk funksionon”, tha Biberaj.
Kurse kreu i FRD-së Bamir Topi iu drejtua të pranishmëve duke vënë në dukje problematikën e zonës dhe perspektivën e saj nën këndvështrimin e FRD-së. Topi citoi: “Historia nuk e harron mikpritjen kuksiane për shqiptarët e Kosovës. Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, shoh edhe këtu në këtë sallë që Fryma e Re Demokratike është e rrethuar me njerëz gjithmonë mikpritës por që kërkojnë shpresë dhe jo retorikë boshe. Komunikimi me qytetarët duhet të jetë gjithnjë i drejtpërdrejtë, jo i njëanshëm dhe nëpërmjet faltoreve politike.”
Interesit të pranishmëve për platformën e FRD-së dhe planet e saj për zonën verilindore Topi iu përgjigj duke thënë se mungesa e investimeve në këtë anë është përgjegjësi direkte e qeverisë, ndërsa borxhi publik është alarmant, investimet nuk janë të njëtrajtshme dhe zhvillimi ekonomik bëhet në frymë klienteliste. “Duhet t’ju riktheheni me vrull dhe besim parimeve të demokracisë. Ashtu si Kukësi edhe e gjithë Shqipëria është në një ngërç zhvillimor. Mazhoranca dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për këtë gjendje por ne i akuzojmë të dyja palët, ndaj bëjuni pjesë e hartimit të programit tonë dhe së bashku të kthejmë besimin te politika dhe te njerëzit që përfaqësojnë qeverisjen. Bëhuni pjesë e ndryshimit!” tha Topi.
Më tej kreu i FRD-së ftoi të pranishmit që duke filluar nga muaji janar të angazhohen në aksionin e madh politik që do të ndërmarr FRD në të gjitha qarqet, në rrugën drejt zgjedhjeve që do të sjellin ndryshimin në vitin 2013.
Respekt per punen tuaj zoti.TOPI
po ty kush te beri deputet more i pa nderuari Biberaj.
U mbaruan vizat qe i nxirrje me vellane Petritin, ku ne disa raste paguaje edhe biletat kundrabande me leket e parlamentit.
Hej sa i zgjuar po na del ti more zoti Biberaj, sillesh sikur nuk te njohim ne hajde hajde.
Biberaj ka qene dhe mbetet figure e respektuar dhe jo langaraq si injorantet qe votoni ju o copa mishi.
Aha! U bashkua familja e Havzi Neles me FRD. Shikoni kur Sali Berisha ta quaj kete disident qe regjimi i dikurshem komunist ku pjese ishte dhe Berisha, e pushkatoi, ta quaj nje kriminel, apo vrases. Sepse ai i jep vetes te drejte te te vendos cdo epitet. Nje here te quan hero dhe po i dole nga rreshti te quan kriminel. Keshtu ka vepruar me Azem Hajdarin, te persekutuarit, vete Bamir Topin…
Po c’thote ky bre???!!! Hasan Prishtina ishte nga Kosova i lindur ne komunen e Vushtrrise.
qe me Nentor 1912 e deri qe hyri komunizmi ne Shqiperi zona Kukes , has , Tropoje eshye quajtur Prefektura e Kosoves ndersa Saranda e ne Konispol quhej Prefektura e Camerise per kujtese historike.