Shkëlzen Berisha, 490 milion lekë të ardhura, që s'dihet nga vijnë. Fiton sa shpërblimi i 25 mijë pensionistëve

19 Dhjetor 2012, 15:00Politika TEMA

Deputeti i PS, Taulant Balla vazhdoi sot denoncimin e pasurisë së djalit të kryeministrit. Balla deklaroi se Shkëlzen Berisha sipas deklarimit të tij të pasurisë ka një aktivitet privat në fushën e pasurive të paluajtshme, prej të cilit vetëm në dy vite ka pasur një fitim prej 350 mijë euro, ose 490 milion lekë. Deputeti socialist duke bërë një krahasim me shpërblimin e fundvitit që qeveria ka premtuar t’u japë pensionistëve u shpreh: “Pak minuta më parë Kryeministri tha se do t’u japë pensionistëve çerek gjeli shpërblim, vetëm 20 mijë lekë. Ndërkohë që i biri i tij fiton sa shuma totale e shpërblimit të 25 mijë pensionistëve”.

Por, nga ana tjetër Balla ka akuzuar djalin e kryeministrit se në deklarimin e tij të pasurisë ka fshehur të dhëna të rëndësishme. Ai nuk ka deklaruar emërtimin e kompanisë nga ku janë siguruar të ardhurat, adresën e saj, numrin e regjistrit publik, statusin e kompanisë. Dhe më tej akoma pasuritë e Shkëlzen Berishës janë shtuar dukshëm në vitin 2009, por në deklaratën e tij nuk tregohet asnjë burim se nga kanë ardhur këto fitime. Deputeti socialist ka kërkuar që djali i kryeministrit të japë përgjigje në ILKPD për gjithë parregullsitë që ka në deklaratën e tij të pasurisë, si dhe të jetë më specifik në këto deklarata, për t’i  treguar institucionit që kontrollon pasuritë e zyrtarëve se si mund të arrihet të fitohen 200 mijë euro në vit.

DEKLARATA

“Prej disa ditësh i kemi treguar publikut shqiptar për pasurimin e jashtëzakonshëm të bllokut blu dhe të neobllokmenëve të familjes biologjike dhe politike të Sali Berishës. Sot po vazhdojmë me një tjetër anëtar të kësaj familjeje, me të birin e Kryeministrit të vendit, Shkëlzen Berishën. Sot po zbardhim për publikun dy deklarata vjetore të pasurisë.

Djali i Kryeministrit nuk jepka mësim. Paska aktivitet tjetër. Shkëlzen Berisha deklaron se ka një aktivitet privat në fushën e pasurive të paluajtshme. Nëse shikojmë deklarimin e pasurive të dy viteve, vetëm nga ky aktivitet Shkëlzeni ka deklaruar se ka pasur fitim fiks 350 mijë Euro. Pra, Shkëlzen Berisha vetëm nga çfarë ka deklaruar paska fituar 490 milionë lekë në dy vite.

Pak minuta më parë Kryeministri tha se do t’u japë pensionistëve çerek gjeli shpërblim, vetëm 20 mijë lekë. Ndërkohë që i biri i tij fiton sa shuma totale e shpërblimit të 25 mijë pensionistëve. Por, deklarimi i tij i pasurisë përveç shumës me të cilën ka shtuar pasurinë, 490 milionë lekë, ka fshehur të dhëna të rëndësishme. Nuk ka deklaruar emërtimin e kompanisë nga ku janë siguruar të ardhurat, adresën e saj, numrin e regjistrit publik, statusin e kompanisë.

Duam të sqarojmë diçka tjetër në lidhje me pasurimin e birit të Kryeministrit, të cilit i përcilleshin edhe dokumentet shtetërore dhe raportojnë ministrat e babit, siç mund ta kujtojë opinioni publik. Vetëm në një vit të vetëm, 2009, Shkëlzen Berisha ka deklaruar rritje të depozitave dhe llogarive bankare me 310 mijë Euro (sepse ky punon me Euro) ndërsa të ardhurat e tij të deklaruara ishin më pak se 210 mijë Euro. Ja edhe një shkelje tjetër dhe dyshime, se nga ka ardhur kjo diferencë e “vogël” prej 100 mijë Eurosh??

Ne kemi dyshime, se populli e di nga i kanë ardhur këto të ardhura. Janë 140 milionë lekë të cilat nuk figurojnë të kenë hyrë në të ardhurat e djalit të Kryeministrit Berisha në vitin kur i ati vidhte zgjedhjet, por që i janë shtuar nëpër llogari të birit të Kryeministrit. Në vitin që Sali Berisha vidhte zgjedhjet, i biri i tij shton llogaritë dhe depozitat me 310 mijë Euro.

Djali i kryeministrit duhet të japë përgjigje në ILKPD për gjithë këto parregullsi dhe dyshime. Ndërkohë në të dyja këto deklarime, pra ato të vitit 2009 dhe 2010 i biri i kryeministrit flet për aktivitet me pasuri të paluajtshme. Djali i Kryeministrit në deklaratën e tij të pasurisë duhet të jetë më specifik në këto deklarata, duhet t’i tregojë institucionit që kontrollon pasuritë e zyrtarëve dhe të familjarëve të tyre se si mund të arrihet të fitohen 200 mijë Euro në vit? Çfarë ka bërë me pasuritë e paluajtshme, i ka shitur, blerë apo falur?

Si në rastin e të motrës së tij Argita Berisha, edhe i biri i Kryeministrit deklaron në vija të përgjithshme të ardhura marramendëse ndërsa nuk specifikon mënyrën në të cilën këto fitime mund të arrihen. Këto fakte flagrante bashkë me pasurimin e skajshëm të familjes biologjike dhe politike të Sali Berishës janë një shuplakë ndaj të gjithë shqiptarëve, të cilët po vuajnë në kurriz të tyre një krizë të thellë ekonomike dhe sociale. Kjo krizë e thellë po përkeqësohet si pasojë e makutërisë dhe papërgjegjshmërisë së neobllokmenëve milionerë të Sali Berishës”. 

48 komente në “Shkëlzen Berisha, 490 milion lekë të ardhura, që s’dihet nga vijnë. Fiton sa shpërblimi i 25 mijë pensionistëve”

  1. shkodrani says:

    Shume interesante eshte kjo pune.Te fitosh 15.75 leke ne sekonde nuk eshte pak.Po,helbete,djali i kryeministit!
    Kushedi sa do te jete fitimi “real” duke patur parasysh edhe pjesen tek 1.3 miliard eurot e avulluara nga 2008 e deri sot !

    1. I ka fitue tan leket me djersen e ballit si denmokrat i nershem. Funja dhe une po disha me ba icik korrupsion do i kisha 100 milion vit siguro po ja qi kaq ma pret kaptina. Nuk jam si ai i LSI-se me kaptin t’madhe

      1. tourkofagos says:

        bravo,kaq jane pake,meriton me shume sepse zulute qe ai ka per rreth merren me tokat e cameve apo nese Anastasios duhet te jete arxiepiskopos i kristianeve shqiptare….!!!!!
        ai vend duhet te vuaj me shume……

    2. mami ben qikagos says:

      Kur ja japin leket sales, ai nuk I pranon_ punoj per popullin dhe ate larte _ u pergjigjet.
      Keto jepjani zenit dhe argites, se une punoj per popullin.

  2. Shoku im burgaxhi says:

    Shkelzen , o biri i halese !

    Si ti vodhi bizhuterite ajo dado e kalamajve mer ?
    Ka fillu me shkru neper forume ajo vajza qe percollen cunat ne Rinas. ?
    Ndersa ketej nga Shqiperia keto i tregon Fevziu neper milet per te tregu qe eshte i brendshem.
    E mer Zeni mer Zeni, o fenda e Lirise dhe çuni i Aliut.

  3. ILIRET says:

    Cfare ka ketu per tu shqetesuar. Pardje thate per nje shqiptare qe kishte 300 milion leke te ardhura ne vit. Dje thate per nje shqiptar tjeter qe ka rreth 200 milion leke te ardhura ne vit.Sot po thoni per nje tjeter qe ka 490 milon leke te ardhura ne vit. Po ti maresh me radhe , te gjithe shqiptaret kane mbi 100 milion leke te ardhura ne vit.
    Prandaj ne jemi shteti i pare ne planet. Kot nuk thaote SRB-i, qe ne ja kalojme edhe Gjermanise.

    1. Rrofte Shqiperia says:

      Ky Taulanti bravo i qofte, se vetem brenda 3 ditve ka nxjerr shume te palara nga familja “Mbreterore”. Mire Argites dhe Shkelzenit qe i ka nxjerr, po edhe dhendrit te xhaxhi Sali Berishes ja ka gjetur burimet e parave qe jane me thase.

      Rrofte Shqiperia pa tradhetaret, por vetem me patriotet

  4. Genard says:

    Ju te PS vetem dallavere dini te beni. Genjeni genjeni se dicka do ngelet. O komunista, nuk behet opozita me dallavere oooooooo. Opozita do alternative, ide, filozofi. Ka 1 jave Taulanti na lexon ca deklarata pasurish dhe ben komente mbi to. Po ik o burr se na lodhe lesht!

    1. elio says:

      O Genard, te vjen keq per Zenin…prit pak se do te te vije keq tamam…se jane para harram..

    2. Miti says:

      Ik mor qelbesire, injorant shko e puthi menderen Sali Serbit ate bej ti.

      1. miti e ke gabim says:

        Miti e ke gabim. Salia ja ka puth menderen seemes atij kur punonte infermjere te kardiollogjia. Te lutem merre mbrapsh.
        Ben qikago

    3. Xeni says:

      Ca Keni o njerez ?! Jap mesim ore! Aty I fiitoj! Ju miqte e mi Ne PD ua futem socialisteve kur I Thonim mamuth te korrupsionit ! Hahaha tani Edhe juve demokratve te thjesht ua kam fut pak po cte Bej une si thoni ju? Te fiitoj Cili Nga mesim dhenja e jo une qe I kam si Zarra keta! Te fitoj Sandri Dhe Fevzo e une te Ri me gisht Ne goje! Ore faj Keni Edhe vet qe Besoni se cfare tall bythen Babi me ju! Qesh Ne darke Ne shtepi Sa here me thote me kenaq ky popull Kar qe kam ! Fluturon gotmari Fluturon thone ata po tu them une thote Babi Dhe qesh me lot! Hajd mos u merzisni se Liri I monikes ka me shume se une ! Ah Sa te mire do jeni te votoni Edhe njehere per Ne se do e zhdukim fare Varferine Ne shqiperi !

    4. plaku says:

      Genard,
      Ki me respekt per vehten more jashteqitje.

    5. Nadia Shabani says:

      O Genard zgjohu more djale se nuk jane genjeshtra por fakte te deklaruara dhe te firmosura edhe nga Argita edhe nga Shkelzen Berisha. Ne e dime se nga i fiton Shkelzeni ato para duke shfrytezuar postin e babait duke bere rolin e sekserit ne cdo koncesion e ne shitje pronash pranda nuk ka si ta spjegoje kete shume marramendese. Po na vjedhin sa po na cudisin me gjithe keto skandale.

    6. Lloni says:

      O Geno

      A ka nda per ty nonj far gjoje nga gjith kto lek Zeni apo jo mor burr.

      Se je tu vigjlu nat e dit ke Tema or burr e meriton. Je tu sherby si klysh i rrahur keq.

    7. ard says:

      490 milionë lek?? Genard Ja ke fal ti o kamurist,Mafioz. 15.75 leke ne sekonde.E sikur ti presesh duhet me teper kohe..eeee.. Komunistat e kan fajin se i le pa pune hor, delenxhi,vampir,kok qepe,e kush ka ko te ma shaj nje çik kete kok pa larin…

    8. ramush says:

      Ramy ramushi. I bere genard tani. Edhe gruan tamarri zeni me salen prap.ti rahman do ngelesh. Po ik or idiot shiko gruan. Se me keto ment

    9. Skela says:

      Dole perseri ore thuthuq me emer tjeter. Qyqar qenke vertet dhe spaske pune tjeter. Mero e kuptove tani qe per te shkruar ketu PDistat paguhen dhe e kane vend pune. Ky Genardi eshte “thuthuqi” i parlamentit. Kush nuk e di identitetin e tij le te pyese. Eshte njeriu qe eshte teper i shemtuar nga surrati dhe nga mendja. Profesioni i tij ka qene ai i kumarxhiut me zare tek zona e porcelanit.

  5. WTF says:

    Ai merrka me shume se Bill Gates.Te gjithe e dine qe ai eshte sekser, perse lodhesh kot te marresh pergjigje

  6. ai says:

    pse po te djeg ty Genard apo ke frike se mos te del emri edhe ty ne tv, beni qef edhe pak muaj se ne te semes do veni te gjithe ju PD e malok bashke.

  7. sherifi says:

    Genard!
    Keto jane cfare ata kane deklaruar vete more genard,po sa fshihen pas tyre,apo keni dhe ju pjesen tuaj qe i dilni ne mbrojtje?

  8. Ton says:

    Nuk e besoj! Leket vine nga nje vella qe ky ka ne Amerike dhe punon nate e dite ne restorantin Vucidoli.
    Saleeeee, mos trego o Saleeeee!
    Duan keta bijte e Enver Varfanjakut ta dine nga vijne leket e Xenit!
    I ve ai cuni i atij Kristaq komunistit te sulmojne cunin e Sal Demokratit!

  9. EuroMaloku says:

    Amani more,na nxirni edhe te zonjezes LIRI…
    Sa ka fitue zonjeza Liri me djersen e b…?

  10. Landi- Sverige says:

    Gjeja me normale qe do te bente prokuroria e nje shteti ligjor do te ishte verifikimi i menjehershem i ketij denoncimi, por …….!!!!
    Dhe ne mendojme se mund te rrezohet nga pushteti me vota popullore diktatori Sali Berisha??!! Endrra dhe vetem endrra!

  11. Korcari vip says:

    O genard berisha po deklaratat e pasurise jane dokument zyrtar dhe jane shume lehte te verifikueshme. Po pse eshte kaq special ky i biri i buces serbe sa te beje gjysem miliardi ne vit dhe shqiptaret e ndershem te vdesin per buke ose e mendojne per te paguar dritat. Keta moter e vlla no dolen me mendjendriturit dhe duket qe ne kete kohe krize vetem keta na ditkan te bejne biznes kur ndrekohe biznesmenet e vertete skane lek te paguajne punetoret . Ky eshte absurditeti shqiptar keta nuk dine as ti justifikojne ato qe vjedhin. V.Saliut.L.P

    1. Taulant says:

      Nuk I ka fituar Genardi,por Xeni.Genardi shkrete pershesh me kos ha.Mos u merni me te por me Xenin.Hajduti eshte Xeni,Genardi eshte i leshte i shkreti ,e ka nga budallalleku,dobici eshte Xeni.O ju turren Genardit pse tha nje llaf…

  12. popull mendjelehte says:

    O balla e cfare po na tregon sikur nuk i di populli keto pune !!!… po ik or burri dheut se populli i di me mire se ti keto pune …. keta shkaterruan shqiperine cep e me cep …nuk lan gje pa prish vetem e vetem per tu pasuruar … kto i kupton edhe femija 10 vjec … edhe normale qe do ken te ardhura ne miliarda lek ….. por ketij populli mire ja bejne nona ti sh……. se e ka pak …. se kujtuan se u bo deti kos ne vitet 90te…. he he he kujtuan se u ndryshua sistemi per te miren e popullit ….nuk donin Enverin donin kapitalizmin ky eshte kapitalzmi aty tju q….. nona

  13. Atdheu says:

    Ti shoku I burgosur duhesh te kesh qene goxha shok I ngushte se gjithmone thua gjera te verteta qe pak njerez I dine.
    Nejse keto te lekeve sjane asgje para perqindjeve qe femijet e babagjyshit kane ne cdo kompani te madhe ose investitor qe do te investoje ne shqiperi.

  14. genti says:

    Po flet taulant balla njeriu me i ndershem i republikes.
    O hale muti te gjithe njesoj jeni.

  15. selimi says:

    O popull”TRIM dhe SYLESH” mos u merzisni se shume shpejt Prokurori LLalla do t’ua tregoje vendin te gjitheve ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhhhhahhhahhhahhahhahhahahhhahhahahahhhhahhhhaahahahahahahahahahahahahahahahahah!

  16. O Nard suma. Leshi nuk lodhet por vetem perdridhet dhe gjate perdredhjes edhe keputet. Dhe kjo eshte nje ceshtje alternativash, idesh, filozofish, gjera te cilat as ti me shkolle te mesme dhe as SALA me shkolle te larte spiuni dhe tradhetari nuk i keni. Prandaj me mire ri struku e ha cfare ke perpara e te befte mire. Keni mare fund me te tana.

  17. sali says:

    Me vjen keq per nivelin e ulet te shume kosovareve e alabakeve te Saliut te cilet kenaqen kur femijet e saliut vjedhin sa mundin .Per ata vetem Saliu mos shahet pa le tu shkaterohet shtepija e e ardhmja e femijeve te tyre,Plehra

  18. sali hajni says:

    ky njeri merret me miell nuk ka ku me marr tana ato pare i biri sales eshte kuliçin e kane te vetin taleban ashte ka me vra zoti nje dite bab e bir a keni pa kur sala flet ka dhembe sebromadhi turp ke kena te parin e shqiperise me hitlerin

  19. protestanti says:

    Lufte kodosheve.
    Te mencurit,te aftet,shkrimaret,mediat,gazetaret,shoqeria civile,kane mision te sqarojne te pa diturit,shqiptaret e thjeshte,ata qe s’kane kohe te kuptojne kodoshlleqet e politikes.

    Lufte vilave te kleptokrateve,veturave,biznesve te tyre,trafxhinjve,gazetarive qe mbrojne kodoshet.

  20. Saimir says:

    Mos kini merak se tani qe vajti DHALLA ne krye te prokurorise ai i di keto gjera dhe mjere ata ku do futen duke fillu qe nga Shkelzeni e Argita e deri tek Berisha. Apo jo futa kot :):):):).
    E ndriti Silvia Konti dhe tani do embylli Katani. Pika mu ne koke thuaj e populli qe rri numuron borxhet, degjon parate qe paskan fat vetem femijet e kryeministrit ti bejne dhe rrijne e bejne sehir e enderrojne sikur ti behenvete jo kryeministra por doganier e te bejne ndonje lek vete. Nderkohe litari ketej shtrengohet frymemarrja veshtiresohet dhe nuk e kuptojnekur vdesin si puna e Dedes ne maj te shtylles e ne mes te bores

  21. EuroMaloku says:

    Nga faqja ne “Face book” e Salih Berishes mora kete pasazh te nje simpatizanteje te tij e te familjes se tij.Valle kjo fisnike nuk e dij se sa pasuri ka vjedhur Saliu me femijet e tij????Kaq naiv jane shqiptaret?
    Sa i dhimbshem naiviteti i nje gruaje fisnike ndaj hipokrizise se nje famljeje vrasese e hajdute….!

    Viola Doko Red
    Ju mire keni bere z.Berisha se fundja eshte nje brez qe jeton me dite jo me vite por ju lutem pak vemendje dhe tek femijet me probleme sociale dhe familjare.Z.Berisha femijet jane te veshur me pafajsine dhe nuk dine se cfare ndodh me familjen por une do ju kerkoja vemendje ju dhe bashkeshortes tuaj per nje kategori femijesh qe une shoh cdo dite qe nuk ngopen me buke,,,shoh femije me sy te trishtuar qe me zgjasin doren cdo dite neper rruger e Durresit,,,,z.Berisha kam femije qe jetojne ne mjerim te pa precedent,,,,,,,,,,ju lutem pak vemendje per ta,jo cdo gje qe ju thoni vihet ne zbatim,,,,jo cdo gje qe ju thone se bejne varesit tuaj e bejne,,,,,,,,,,,jan vetem femije qe ne nje nate te vecante te vitit kan nevoje te besojne tek shpresa per neser,,,,,ju lutem behuni si nje BABUONATALE per keta femije jasht politikes por thjesht si njeri i veshur me humanizem.Ju lutem merreni ne konsiderate kete thirrje sa te brishte dhe njerzore,jam nene,,jam gjyshe,,,,,,,jam qytetare qe gjykon per ate cfar sheh dhe prek dhe une eci cdo dite neper zhvillimin pozitiv te vendit tim dhe pse dua vemendje per kategorine e mjeruar te femijeve.Ju faleminderit.

  22. ard says:

    mësimdhënia 313 milionë lekësh por sipas tij pasuaria e tyre arrin 600 milionë lekë në një vit.

  23. LOLA says:

    o Gerard kam kaq kohe qe po te shof neper komente po ti qenke me gjithe mend nje kkkkkkkk qe se paske shokun po ste vjen turp me keto komente qe ben o kelysh bushtre po ik se na ke care me nder me thene se sja vlen te ndyhesh me ty

  24. andi says:

    kjo eshte e padrejte, njekohesisht kur ”i varferi” kryetar i PS-se edvin rama jeton ne shtepi me qira dhe i mbytur ne borxhe

  25. hajde, se vitin tjeter do behet me mire, ka then ai i gjati per plakun qe po i del gunga !

  26. Mulla Saliu says:

    Nuk jane shuplake per shqiptaret po eshte perdhunim qe nje familje i ben nje populli te varfer, por te duruar.

  27. nastradini says:

    VAJ MILET
    VAJ MEDET
    C’NA KA GJET
    JENA BO IBRET

    Eshte nje gje mjaft e TRISHTUAR kur nje popull vidhet nga BOSI i vet ne kete menyre katastrofale. Por eshte shume per t’u HIDHERUAR kur nje popull nuk di t’i kerkoje hesap Institucioneve te Shtetit, pse nuk kane kryer vite me radhe punen per te cilen jane edhe paguar nga po ky popull. I tille eshte rasti i Adriatik Llalles, qe si shef i ILDKP-se dhe si nje FEBEL i bindur i Saliut nuk eshte bere i gjalle ASNJEHERE per keto deklarime te rrema te cunit dhe goces se BOSIT te tij. Por edhe te shume VAMPIREVE te tjere pas tyre. Por me shume eshte per te VAJTUAR me ngasherim te madh kur FEBELI i Saliut ne postin e shefit pa moral te ILDKP-se, ngrihet ne detyre dhe behet Prokuror i Pergjithshem dhe kjo me miratimin e heshtur te opozites. Prandaj edhe nastradini qan me ngasherim dhe hedh lote vajtimi:

    VAJ MILET
    VAJ MEDET
    C’NA KA GJET
    JENA BO IBRET

    1. Nadia Shabani says:

      Ha ha ha nastradin cfar thua!!!!! Po kush do ta bente Prokuror te pergjithshem Adriatik Llallen po te mos kishte dhene provat e besnikerise ndaj Partise dhe udheheqesit te saj te dashur shokut Sali Berisha? Ai ka qene ne prove per kaq vite dhe kur e fitoj besimin e Partise e emeroj Saliu Prokuror te Pergjithshem. Me vjen keq Adriatik se kam respekt per familjen tende por po te ishin gjalle prinderit e tu do ta kishje pisk punen.Po te pakten ti kishe mesuar more Adriatik edhe Argiten edhe Shkelzenin se si ti benin deklarimet e pasurise, le ti mbulonin nje cike apo kishin vjedhur aq shume sa as ti nuk kishe cu beje me. S’te ve faj nuk luftohet me Sali Berishen se ai te ben “horr bulevardi”, “lavire bulevardi” e beri Ina Ramen qe ne fillim e quajti Silvia Konti. Mbajtem vesh se mos te thoshte edhe ty Xhiovani Falkone por nuk tha gje per ty se mbase akoma nuk e di se cfare ndryshimimund te sjelle koha.Nuk mbahet ai kush e tradheton e ka keq punen me ate, duhet te gjithe te rrine ne rresht mbas Saliut, ai te vjedhin veren kurse ata veshgjatet deputetet e PD-se le te pijne ujin qe le Saliu me familjen e tij. Ai i nxorri leket te gjitha jashte mbani sehir ju mbani. Po them edhe une si nastradini: A e kuptoni o milet,qe jemi bere per gazep.

  28. kapo says:

    Po shkelzeni eshte burre dhe normal si burri i familjes qe do te fitoje me shume se gita se po ashtu i bie ta tallin se nuk eshte i zoti qe te fitoje leke me shum se nji femer ,

  29. lindi says:

    po o i ygjuari Genard po, se ka plot si puna jote e kemi kete qeveri mbi krye. Mire ka thene Çurçilli qe çdo popull ka ne krye ate qeveri qe meriton.

  30. Pilo Lala says:

    Ketyre fitimeve duhet ti shtohen edhe viktimat e Gerdecit. Vecanerisht femijet.
    Po ashtu edhe viktimat e rriges Levan-Tepelene, qe eshte lene pergjysem, dhe fluturojne shoferat ne lume.
    Ky debili eshte martuar me nje plake, vellezerit e saj jane vrare ne luften me drogen ne New York. Nga hasmeria kane vajtur ne Suedi. Ajo plaka eshte mosha e Liri Berishes. Ka pasur kalamaj me perpara, tani i ka shumfishuar me kete idjotin.

  31. Din Kruja says:

    O Balla eshte e pamoralshme te merreni me familiaret e kundershtarit tuaj politik. Ky amoralitet amplifikohet po te merret parasysh se ne grupin e tuaj parlamentar keni mjaft persona qe kane fituar dhe fitojne me dhjetra milione euro ne rruge te kundraligjshme. Pra nuk mund ti thote gomari gjelit sa ma ke koken. Vazhdoni te lini dasmen dhe te shkoni per shkarpa. Mos u merrni me milionat e lekeve, por me miliardat. Akoma nuk po ndiheni per CEZ-in, per Albpterolin, per kontrabanden e mallrave te akcizes si cigaret, karburantet dhe per afera te tjera ku luhen me qindra milione euro. Kjo te le te kuptosh se jeni edhe vete perfitues te ketyre allishverisheve. Ne kryesine e partise tuaj keni edhe persona qe luajne bixhoz me shume te konsiderueshme. I keni pyetur se ku i gjejne parate qe humbasin. Si konkluzion jeni te pabesueshem para elektoratit te majte.

  32. pelivan says:

    Ka dale dreqi po hedh valle,
    kryedreqi tund shamine,
    thon’do bejme dasem te madhe
    se martojme Shqiperine!

    Dhenderi nga soj Lubise
    ha e ha e s’ndjen te ngopur,
    gojen si grop’e Sejdise,
    nje bajloz qe patem njohur!

    nusen e kerkon me paje,
    Jug-Veri,me fusha,male,
    “S’tundem”,thote,ketej or daje,
    “Se e kam te blere me pare!”

    “Kjoft per hajer!”,thenkan djajte,
    na i dime zakonet tona,
    vec na lej nji vend me nejte
    jena msu na dhe nder hona!”

    Ke te djele do e martojne
    Shqipen lare ne uje Drini?!
    Fole,o Zot,se me s’durohet
    tok me dreqin dhe i biri!

    Se me zi nuk ka ku shkon,
    Kombi me nje barre halle,
    nuk e di ne me degjon:
    -Ka dale dreqi dhe hedh valle!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje