Topi: Ata që flasin për nacionalizmin, heshtin për rezolutën çame

18 Dhjetor 2012, 22:36Politika TEMA

Në një intervistë për emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në televizionin A1Report, kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, njëherësh ish-president i Republikës komenton çështje aktuale të politikës shqiptare, të cilat njëkohësisht kanë pasur edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.

I pyetur lidhur me deklaratat nacionaliste të bëra publike kohët e fundit nga Kryeministri Berisha, kreu i FRD tha se Shqipëria nuk ndikohet fare nga ky element, në momentin kur faktori shqiptar në Ballkan po vjen duke u forcuar.

“Shqiptarët kanë një gen që i kanë rezistuar situatave mjaft të vështira, një popull që ka rilindur plotësisht dhe në kohët moderne është bërë faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes në Rajon. Më shumë se 700 mijë shqiptarë janë në Greqi si pjesë e emigracionit. Janë kthyer në faktor të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve. Rikthimi në retorikën nacionaliste do ta bënte të panevojshme kur faktori shqiptar në Ballkan po vjen duke u forcuar,” u shpreh Topi.

Sipas kreut të FRD-së, “profilet me dominancë nacionaliste nuk i shkojnë më kohës”.

Topi bie dakord me shqetësimin e ambasadorit amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu lidhur me këto deklarata.

“Është shqetësimi i përfaqësuesit të SHBA të cilat janë investuar në mënyrë të jashtëzakonshme në rajonin ballkani,” u shpreh Topi.

Duke komentuar deklaratën e shefit të qeverisë lidhur me premtimin për shtetësi shqiptare të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, ish-presidenti i Republikës tha se nuk është kundër kësaj iniciative, por ai shprehet dyshues me faktin nëse Berisha do të mbajë fjalën për çka thotë. Sipas Topit, kjo është një marrëdhënie institucionale, por sipas tij janë bërë edhe deklarata të mëparshme të cilat nuk janë mbajtur.

Për kreun e FRD-në e rëndësishme është të premtohet ajo që mund të realizohet.

I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo lidhur me rezolutën për çështjen çame të sjellë në Kuvend nga PDIU-ja (e cila nuk u mor në shqyrtim në Parlament), Topi u shpreh sërish kritik ndaj deklaratave nacionaliste të kryeministrit Ai tha: “Ata që flasin për nacionalizmin, heshtin për rezolutën çame”.

23 komente në “Topi: Ata që flasin për nacionalizmin, heshtin për rezolutën çame”

  1. lala says:

    Bravo topi me keto qe the i more dhe ti 5 vota nga camet,haha te gjithe tallin by… me camet.

    1. rudini says:

      o lala.çamet tallin koqet me bythen tende…sa per topin eshte i vetmi politikan ne shqiperi(te pakten çnjof une,qe urte e bute e plot tiganin.ai eshte tamam per politike,dhe do mbledhe rreth vetes gjithmone njerez te mençur e te matur.shqiperia ka nevoje per njerez me mendje te kthjellet si topi.

    2. hysni dajaku says:

      Topi eshte bere si Mato Gruda,edhe kur qellon Sali berishen vetem mullaret i djeg!!!

      1. kuq e zi says:

        nganjehere i djeg mullaret por here te tjera i dogji paktin detar apo shkarkimin e spahiut dhe e beri te humbase kshu mbeshtetjen greke

        1. adi says:

          …sepse kishte pushtetin nga Berisha. tani ta provojë…

      2. N.V. says:

        Dy avantazhe i njoh Topit:
        E para aini njeh mire dredhit e Berishes dhe mund te ndihmoje shume ne demaskimin e tij!
        E dyta, ende pritet ndikimi i tij per te terhequr te tjere dhe sidomos deputet, nga Vatha e Berishes!
        Nje koalicion i gjere me gjithe forcat Opozitare, mua me duket nje strategji efektive per te rrezuar Sharlatanin !

  2. mahmut says:

    Antishqiptaret nuk e moren ne shqyrtim rezoluten per camerine te jeni te sigurte qe ne parlamentin e ardhshem dote miratohet me siguri kurse Berisha doli lakuriq dhe bllof dhe kete pseudonacionalizem dhe shqiptaret dhe BE e pane qe e beri per te marre vota ne qershor te 2013.O zoteri kete here shqiptaret nuk i mashtron dot,vetem po i vodhe votat si perhere.

  3. K. Larti says:

    KARAVIDHJA SALI.
    Z.Topi me se fundi zberthen c’do lloj taktike djallezore te saliut,kjo ngaqe e njohu nga afer c’dredharak eshte apo c’karavidhe.

  4. TANI says:

    VEJE EDHE TI BYTHEN ME U TALL ME ÇAMET O LEGEN MEGJITHSE DO TA KEN ÇA ANEJ NGA GREQIIIA.

  5. nje shok i shokut tim burgaxhi says:

    Më shumë se 700 mijë shqiptarë janë në Greqi si pjesë e emigracionit. Janë kthyer në faktor të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve.

    ***
    a e di Lisander Saraci kete qe i thote Topi?

    1. burgaxhiu says:

      Pa merak shoku se e din. Ja kish tham mami jot te gjitha.

  6. fl says:

    Sala i ka bere llogarite. Nacionalizmi fshatar ha buke aty ku ka varferi dhe injorance. Ndaj permend emra qytetesh kot, psh Podgorice. Me kujtohet ndoshta ne Tuz para 7-8 vitesh policia speciale arresoti nje grup shqiptaresh se po pergatiteshin per “trazira”. Tani jane ne burg dhe ndoshta s’kane per ti nxjerre ndonjehere.

    E vetmja ide reliste dhe jo e demshme mbetet ajo e Kreshnik Spahiut per 2 shtete si njesi te pavarura, te bashkuara ne nje Federate.

  7. tourkofagos says:

    PROSTITUTAT ANKOHEN PER MAFIAN SHQIPTARE.
    [marre nga ESPRESSO gr]
    Mediat greke i referohen këtij fenomeni duke e përshkruar atë me mënyrën më të egër të mundshme!

    Kështu, gazeta “Espresso”, një media e cila merret life style në Greqi, thekson se mafia shqiptare që ushtron aktivitetin atje, duke shfrytëzuar metodat e njohura, si dhunë fizike, vrasje, shantazhe, qëllime me armë etj. ndaj të gjithë atyre që u del përpara apo u prish tregun.Denoncimet e kohëve të fundit janë të shumta, kur një numër i madh prej tyre kanë denoncuar pranë autoriteteve policore se kanë rënë viktima të dhunës së pamëshirshme fizike nga grupe mafioze shqiptarësh, të cilët për të kontrolluar këtë treg nuk kursejnë as jetën. Shokuese janë dy raste ku njëra prej tyre u desh të qëndronte për një perriudhë të gjatë në spital për t’u shëruar, ndërsa një tjetër, u dhuna kaq egjërishtë saqë e copëtuar me thikë deri në atë pikë saqë edhe pasi të shërohet të mos jetë e disponueshme apo joshëse për klientët.

    te jeni krenare per keta ”trima”………..

  8. B.Doka says:

    Nuk keni asnje prove kur thoniqe SH B A nuk e perkrah ceshtjen Came.
    SH B A perkrahin status quone ne ballkan, por kjo nuk do te thote se nuk do ta perkrahin ate, kur kjo ceshtje te marre mbeshtetjen e duhur, sensibilizimin e nevojshem dhe te jete derguar prane shoqatave per te marre opinion edhe ne gjykatat nderkombetare per te drejtat dhe lirite e njeriut.Per kete, eshte detyre e cameve dhe e gjithe Shqiptareve qe ta sensibilizojne dhe qe kjo ceshtje te terheqe vemendjen e duhur per tu vezhguar e analizuar nga nderkombetaret, krejt ashtu sic po behet me emrin e maqedonise e ceshtje te tjera ballkanike e boterore.
    Por do te ishte turp edhe krim ne marrjen neperkembe te drejtave dhe lirive te njeriut nese kuvendi dhe politikanet tone nuk shprehen qarte dhe ne favor te kesaj ceshtje,ne favor te zerave te grave te perdhunuarea e masakruara , ne favor te femijeve te vegjel e pleqeve, ne favor te atyre jeteve qe mbaruan nga bajonetat dhe thikat te cilet qajne perdite per drejtesi.
    Ai ishte pastrim etniko-fetar qe u realizua ne nje shtet qe e konsiderojme si, maja e piramides se demokracise, keshtu qe nese politika nuk e zgjidh dot atehere eshte drejtesia nderkombetare qe do te vendose per fatet dhe satusin e saj.

  9. sali hajni says:

    vetem burisha mos te flasin per nacionalizem se dikur shiti nafte serbit te vrase shqiptaret e ban per zgjedhje ky hor horit

  10. Vasiliqija says:

    Nuk eshte Came eshte ceshtje SHqiptare.

  11. Butrinti says:

    Aman ore aman vetem greket te na e marin ne goje pa te tjerat regullo hen

  12. Butrinti says:

    Tema pse nuk e poston mesazhin tim

  13. Butrinti says:

    Respekt per Bamir Topin

  14. Jorgo says:

    Greqia e pushtoi Çamerine ne Mars 1913, tre muaj pas shpalljes se pavaresise shqiptare dhe vazhdon ta mbaje te pushtuar.

  15. e ardhmja says:

    O zoti Bamir akoma me nenkuptime e fjale kryqe vazhdon ti.Fol nje here hapur a derbardhe se nuk te gjuan njeri me gure.

  16. mergimtari fv says:

    Mos Hajri , pak hakikat per Niqerat , Eftiqite e Athinate , me kete dhune hajdarçe doemos nuk na lene jo ne çameri por ne gjithe Junanistanin ,Hajri bosi i semaforeve nderroje dhe zbute pak doren se turkofagota ka ankese per keq trajtim, meshiroje te lutem , por kujdes mos i beso se eshte dhe vdese si grek .

  17. ikni re pirdhuni says:

    O ti rudini !!! ..politika don burra me koqe .. ne politike po nuk qe burr te fusin sterkembeshin edhe te hedhin ne kanal … qarte ??? ti me thua bamirka !!! leri perrallat me bamirken se bamirka eshte nje llamarine e ndryshkur asgje me teper … te gjithe muter jane keta …derrat nje turi kan …. edhe bamirka deri dje i sherbente berishes …tani qe ra nga karrikja na ben pordha …pse nuk fliste deri dje bamirka …apo i pelqente posti … po te jet kapitali ne mes nuk ka sinqeritet nga cilado pale qofte … he he he he paraja ka prishur burra me te mire e jo bamirken !!! u regj ky popull me keto plehra si puna bamirkes edhe kompani ….. mjer populli .!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje