Masakra e Konektikatit jep pasoja: Obama kërkon të ndalohen armët e sulmit

18 Dhjetor 2012, 21:11Politika TEMA

Presidenti amerikan, Barack Obama, dëshiron që të rivendosë një ndalim për armët e sulmit pas vrasjeve të tmerrshme në Konektikat.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i tij, Jay Carney. Ai tha se presidenti mbështet në mënyrë aktive planin e një senatori demokrat për të paraqitur një ligj për këtë çështje në ditët e para të Kongresit tjetër.

Ndërkohë çështja e armëve është zhvendosur edhe në Hollivud.

Disa skena nga filmi i ri i Tom Cruise “Jack Reacher” janë prerë pas sulmit të Adam Lanza mbi shkollën fillore.

Zyrtarisht nuk janë thënë se cilat do jenë ndryshimet, por mësohet se në spotin e filmit nuk do jetë një pjesë ku aktori qëllon me një armë gjysëmautomatike.

Po ashtu filmi i Quentin Tarantino “Django Unchained” është shtyrë për shkak të tragjedisë. Filmat e këtij regjisori njihen për dhunën e tepruar. Vetë regjisori është mbrojtur duke thënë se filmat e tij kanë dhunë sepse bota ka dhunë.

Edhe bota e biznesit ka reaguar. Kompania Cerberus në SHBA thotë se do të shesë pjesën e saj të aksioneve tek firma që prodhon armën AR15, që u përdor në masakrën e shkollës fillore.

17 komente në “Masakra e Konektikatit jep pasoja: Obama kërkon të ndalohen armët e sulmit”

  1. Artur Duka says:

    Ja pasoja e masakres se Konektikatit:

    Sipas agjensive te lajmeve, Ne ShBA kërkesat për armë zjarri kanë arritur një shifër rekord. Shkak për këtë është bërë çështja e shtrëngimit të ligjeve për blerjen e armëve, rreth së cilës kanë filluar diskutimet pas masakrës në Newtown. Njerëzit po furnizohen me armë, pasi nuk besojnë në aftësinë e shtetit për t’i mbrojtur ata, konfirmojnë ekspertët.

    Ndalimi i armeve do te jete si ligji i proibicionit (ndalimi i pijeve alkoolike ne vitet 30) dhe do te shperthejne me vrull te papare kur shtetit amerikan t’i bjere takati. Ne rradhe te pare do ndaluar propaganda e dhunshme te Hollivudit, qe sipas psikologeve, ka ndikim te jashtezakonshme mbi personat e cekuilibruar qe tentojne te imitojne personazhet e filmave. Pergjegjesia e kesaj propagande eshte pranuar pjeserisht nga vete regjizoret e Hollivudit.

    1. fl says:

      “Njerëzit po furnizohen me armë, pasi nuk besojnë në aftësinë e shtetit për t’i mbrojtur ata, konfirmojnë ekspertët”

      Dmth. do lene mesuesit qe te mbjane arme tani? Keto jane sterhollime pa vlere. Kujt i duhet nje arme si AR15 per mbrojte sot? Kush eshte armiku aty njehere: alienet, vampiret?

  2. *_Realist_* says:

    Opo ca thua o djale,mos ja fut kot!
    Shkelja e KUSHTETUTES AMERIKANE,NENI I 4-RT,MBI TE DREJTAT PRIVATE TE CIVILEVE AMERIKANE,e cila tashme eshte kthyer ne nje PSEUDO-DEMOKRACI,ku ligji eshte Miratuar nga Masoni George Bush,shume shpejt USA dhe se shpejti mbare bote do te udhehiqet vetem nga NWRO,ose RENDI I RI BOTEROR,ligje te tjera si SOPA dhe PIPA e deri ne kontrool te imet personal,Control MInd,dhe me vone i mbiquajturi MCULTRA,te cilat jane pergjegjeset kryesore te vrasjeve neper shkollat e USA-s,dhe jo Armet……

  3. Turkofagos says:

    Po duhet ndalur armet ne duart e njerezve, sepse armet nenkuptojne liri, demokraci dhe barazi. Kjo nuk u intereson çifuteve sepse “goyim” nuk duhet te kete arme te çoje kryet. Do ndodhi si ne Australi. Apo si ne Mbreterine e Bashkuar ku ndalohet me ligj te sulmosh hajdutin ne shtepi ?

    1. fl says:

      Lere keto perralla me cifute o t.fagos Nuk eshte normale qe te blesh AR15 ne dyqan sikur te jete karamele. Keto jane arme me fuqi zjarri qe dalin jashte mbrojtjes personale. Mbaj pistolete me kaliber te vogel, mba stun-gun s’te ndalon njeri, po mos tregoni perralla se Kallashi u dashka per tu mbrojtur nga sulmi hajdutit.

      1. Turkofagos says:

        Po nuk eshte se te vret AR15, po te vret njeriu. Pse duhet te ndalen armet? Mos valle kane ndalur krimin ne vendet ku jane te ndaluara, si ne Shqiperi psh? Perkundrazi, do rritet krimi dhe do perftojne trafikantet dhe tregu i zi.
        Nese do ishin te ligjshme edhe ne Shqiperi, nuk do kishe frike te flije naten se mos te hyn ndonje korrak te te vjedhe se ke me se te mbrohesh!

        1. fl says:

          Jo mer TF nuk eshte aq e thjeshte. Se jeta ka boll strese dhe atij njeriu qe sot te duket normal – sic thonin te gjithe per ate qe kreu sulmin ne shkolle, neser del nga fiqiri per lloj lloj arsyesh. Dhe kur ka nje AR15 ne shtepi ben kerdine jashte (nuk eshte njesoj sikur te dalesh ta kerkosh tek tregu i Zi). Po te kishte pistoleten personale te mamase nuk bente dot masaker, pa u neutralizuar nga dikush.

          Dhe ne Shqiperi nuk ka siguruar ndonje mbrojtje kallashi, thjesht shume “korrak” sic thua ti kane vrare kushuririn per ceshtje pronesie psh. Keto jane rastet qe une mbaj mend

          Te flasim drejt, disa amerkiane duhet ta harrojne Holliwoodin. Ushtrite e kuqe nga BRSS nuk do zbarkojne, nuk ka nevoje per rezistence popullore ?

  4. Saleh Berishoviç says:

    Cfare koincidence, senatorja qe ka kerkuar ndalimin e armeve qenka çifute! ?
    https://en.wikipedia.org/wiki/Dianne_Feinstein

  5. speedy gonzales says:

    ha ! good luck with that mr President !

  6. Arbeni says:

    Ironike sepse armet e sulmit ne Connecticut jane te ndaluara me ligj dhe se Adam Lanza, ai qe beri sulmin, i kishte blere ne tregun e zi.

    1. fl says:

      Cfare te te them. Le te behet inventari i sulmeve qe jane bere me arme te licensuara dhe me arme te blera ne tregun e zi. Ndoshta duhet studiuar dhe se mos ai treg i zi furnizohet nga ndonje treg i ligjshem nga ndonje shtet tjeter.

  7. JC says:

    Prisni pak: tani qe do dali ky ligji me ne fund kriminelet do heqin dore sepse… i binden ligjit!!!

    Ky ligj nuk ben gje tjeter vecse vulos diktaturen ne Amerike. Cdo sistem diktatorial te paren gje qe ben eshte sekuestrimi i armeve qe vetem kriminelet ne pushtet t’i kene ato.

    Kushtetuta Amerikane parashikoi 2 arsye per mbajtjen e armeve nga shtetasit:
    1. Mbrojtja nga cdo agresor qe dhunon shtepine dhe pronen private
    2. Kercenim ndaj qeverise qe te mos guxoje te vendosi diktature dhe te kthehet kunder njerezve.

    Pas 300 vjetesh njerezit jane me budallenj se c’kane qene ndonjehere ne historine e njerezimit.

    1. fl says:

      Duhet te kesh guxim te madh ti tregosh njerzve idiotlliqe se te lejon kushtetuta te blesh ne dyqan arme qe vetem dylbine mund ta kene 30cm dhe keto te duhen per sigurine tende. Cilet kriminele kane luftuar qytetaret amerkanet me keto lloje arme?

      Ne i patem armet sheshit o JC dhe nuk eshte se perjetuam kete ndjenje liri qe thua ti. Edhe pushteti nuk eshte se e rruajti shume nga frika. Perkundrazi kishte justifikime se ne ato vite 97-98 mund te vrisje kedo i pari sepse mund te kishte arme. Pasojat e asaj lirie ne armembajtje i vuajme akoma sot.

  8. Zeni says:

    Masakra e Konektikatit ka vene gjithe boten ne levizje.Sa here ndodhin keto masakra gjithe bota kerkon te gjeje fajtoret ,disa here i gjen por ne me te shumten nuk i gjen dhe propozon masa per parandalimin e tyre.Por masakrat nuk kane te ndalur ,ato vazhdojne dhe do te vazhdojne persa kohe qe te ekzistoje jeta ne toke.Keto lloj masakrash po ndodhin ne vende te tilla si SHBA,ku thuhet se ka nje demokraci te kulluar.Por ato ndodhin edhe ne vende te tilla qe konsiderohen si parajsa e Tokes si Norvegjia,ku nje i cmendur coi ne boten tjeter dhjetera njerez te pafajshem. Lind pyetja e ligjshme si mund te parandalohen ato? Disa thone te ndalohen armet e zjarrit,por vrasjet nuk behen vetem me arme,por edhe me thika,me litar,e biles edhe me letra cellofani dhe me jastek dhe me duar ne gryke.Ai qe eshte i prirur per te bere krim i gjen edhe mjetet e kryerjes se tij.Krimi po futet ne familje e ne shoqeri nga vete politika shteterore.A nuk ishin krime mbytja e gomoneve me dhjetera njerez brenda, qe niseshin per ne Itali,a nuk ishte krim vrasja e dhjetera vetave ne nje tunel te rrethit te matit qe kerkonin te siguronin jetesen duke mbledhur gezhoja, a nuk ishte krim shperthimi i armeve ne Gerdec .Te gjitha keto krime ishin dhe te gjitha krime te denueshme.Krimi i tanishem ndodhi ne SHBA dhe ky nuk eshte i pari.Para disa vjetesh nje student psikopat vrau dhjetera moshatare te tij te pafajshem ne nje universitet te SHBA-se.Vrasje neper qendrat tregtare,apo kinema dhe tacione hekurudhore ku ka njerez po ndodhin here pa here.Presidenti amerikan ,Barak Obama kur ngushelloi te afermit e viktimave propozoi edhe ndalimin e shitjes se armeve.Kjo eshte nje mase qe duhet marre ,por ajo ka pasoja te medha per punonjesit qe merren me prodhimin e armeve se do te mbeteshin miliona punetore pa pune,domethene do te conte nga ana tjeter ne shtimin e vjedhesve ,qe eshte nje lloj tjeter kriminaliteti.Krimi ne shoqerine e sotme ushqehet qe ne femijeri nga mjetet e informimit,si TV, komputerat e kinemate.Do te duhet te ndalohen edhe shfaqja e filmave me dhune neper keto mjete.Gjithashtu edhe lodrat e femijeve e kane ne vete faren e krimit,sepse edhe ato prodhojne lodra arme dhe i ushqejne femijet me faren e krimit.Por edhe ndalimi i kesaj industrie do te linte pa pune miliona punetore.Keto dite ne SHBA eshte bere edhe nje propozim absurd qe te armatosen te gjithe mesuesit e shkollave,sikur mesuesit te mos kene midis tyre njerez kriminele dhe te tille ka.Une mendoj se ne parandalimin e krimit nje rendesi te madhe ka njekesia.Ajo duhet te evidentoje dhe te izoloje qe ne femijeri,ata qe kane te meta mendore dhe te krijohen institucione te vecamta per rritjen dhe edukimin e tyre dhe te mos lejohen qe ata te dalin dhe te shetisin si njerez normale.Demokracine shume njerez e ngaterrojne me anarkine.Ata mendojne se ne demokraci lejohet cdo gje,por kjo nuk eshte e vertete .Edhe demokracia ka rregullat dhe ligjet e saj,qe duhen respektuar nga te gjithe.

  9. neda says:

    shoqeria ka zgjedhur si model organizimin e saj nepermjet shtetit dhe si
    rrjedhim shteti merr persiper te mbroje qytetaret e vete ne cdo centimeter te teritorit te tij, dhe shoqeria duhet te jete plotesisht e
    carmatosur, ndryshe perse i duhet shteti?, ndryshe demokracia kthehet ne
    anarshi dhe nje demokraci e till nuk i duhet askujt.ana tjeter :nje njeri
    kur blen nje arme eshte normal por mbas disa ditesh tij i levizin parame-
    trat e te qenit njeri ,atehere si i behet?dhe interesi te gjitheve eshte
    asnje arme ne duart e popullates.

  10. Anti tragjedy says:

    Replike per Zenin

    Autistic people nuk jane mental ose menderish te semure. Ata kane nje cregullim nervor qe ndikon ne te folur, te shoqerohen me te tjeret, dhe probleme te tjera. Rasti i Amerikes eshte i tille. Asperges eshte forma me e larte e intelegjences qe jo te gjithe e kane. vrasesi ne Connecticat ishte gjeni sipas atyre qe e njifnin. Mbase ishte gjeni per te bere krime, qe ka aritur te beje nje krime te tille pa lene asnje gjurme. Nuk them se pajtohem me ate kurren e kurres. Ai nuk ishte ne ate kategori qe duhej te izolohej. Ai po te ishte trajtur ndryshe mund te behej nje njeri me fame te mire si Steve Jobs and te tjere te shquar. Thone qe divorci i prinderve ka ndikuar te depresioni i ketij qe mund ta quajme tani vetem nje kriminel. Une jetoj ne Connencticat dhe na eshte bere zemra copa copa se kemi dhe vete femije. Por nuk duhet thene se ai ishte autistic prandaj kjo ndodhi. 90% e vrasjeve ne Amerike jane bere nga njerez te quajtur normale. Immoralite ka ndodhur ne Amerike nga njerez si President, Senator, Congresman, Major etj….Dhe keto jane gjera te turpshme dhe te dhimbshme.
    Konluzioni im eshte se keto jane shenjat e fundit te botes. Njerezit kane dale jashte kontrollit.

  11. Ben Chicago says:

    Ligji i armeve eshte absurd,mbeshtetet nga lobet e prodhuesve dhe shitesve te armeve qe jane sheume te fuqishem ne Kongres,dhe mbeshteten me shume nga republikanet.Armet qe perdori Krimineli ishin 5 dhe te gjitha me leje dhe disa arme automatike shume te fuqishme.e ema e tij kishte ne shtepi me leje 5 arme???.Perse iu duhej nje arsenal armesh ne nje qytet qe 2-3 vjet para ishte shpallur nje nga qytetet me safe ne Amerike???.Ketu pothuajse cdo familje ka arme,te blesh nje arme ne dyqan eshte pothuajse njesoj si te blesh alkool.Dicka duhet te ndryshoje,dhe besoj se do te ndryshoje.Edhe shume senatore republikan kane dale kunder ligjit te armes keto dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje