Banka Botërore: Privatizimi i CEZ ishte i nxituar. Borxhi publik të ulet urgjentisht në 40%

18 Dhjetor 2012, 17:56Politika TEMA
Banka Botërore: Privatizimi i CEZ ishte i nxituar. Borxhi publik të

Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike për këtë vit. Nga 1% që ishte parashikuar më parë, rritja ekonomike për Shqipërinë theksohet se do të jetë 0.8% për 2012 dhe 1.6% për vitin e ardhshëm. Sipas Erjon Lucit, kryeekonomist i BB në Shqipëri, kjo ka ardhur si rezultat i efekteve të krizës.

Ndërsa në lidhje me privatizimin e Albpetrol, përfaqësuesja e Bankës Botërore Ksenia Lvovsky, u shpreh:

“Privatizimi i Albpetrol ka ngritur shumë pritshmëri të cilat nuk janë përmbushur ende dhe ne po presim rezultatet përfundimtare të gjithë këtij procesi. Është e rëndësishme që këto procese të realizohen në transparencë të plotë”, raporton Ora News.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore gjithashtu komentoi edhe ngërçin e krijuar në sektorin energjetik.

“Banka Botërore ka mbështetur privatizimin e OSSH, por ky proces ka qenë mjaft i shpejtë. Në këtë moment po ndodh një problem që nuk pritej, e megjithatë kjo nuk duhet që të përgjithësohet në të gjithë privatizimet. Qeveria dhe CEZ po bisedojnë për të gjetur një marrëveshje dhe aty përfshihet edhe garancia që ne kemi dhënë për këtë privatizim. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë që të gjendet një zgjidhje më e mirë për shqiptarët”, u shpreh ajo.

Ekonomisti kryesor i Bankës Botërore për Ballkanin, Zeljko Bogetiç, i bëri thirrje Shqipërisë që të ulë nivelin e borxhit publik. Kjo kërkesë vjen në një kohë që është miratuar një rritje e borxhit për 2013.

“Ajo që nevojitet në fillim dhe mbi të gjitha është ndjekja e një politike më intensive reformash për të reduktuar borxhin publik. Shqipëria ka borxhin publik më të lartë në rajon dhe për këtë duhet të merren masa të menjëhershme për ta ulur atë në nivelin e 30 apo 40 përqind të GDP”, tha ai.

Një tjetër problem që është prekur në raportin e Bankës Botërore është edhe rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, fakt ky që prek më tepër shtresat e mesme dhe të varfra.

10 komente në “Banka Botërore: Privatizimi i CEZ ishte i nxituar. Borxhi publik të ulet urgjentisht në 40%”

  1. shpellari says:

    KETE E DIME, POR PSIKOPATI SAL ROM BISHA,
    NUK PYET NJERI.

    KUR DO VIJE DITA QE TE ZVARRISIM NEPER RRUGE
    KETE KUCEDER SHPELLASH.

    1. elton says:

      Te pirdhen dhe keta monstrat e Bankes Boterore. Ai hoqi kufirin e borxhit,keta thone te ulet ne 30 apo 40%. Ku jetojne keta? Ne hene? Kujt po ja thojne njehere?

  2. artiles says:

    Po pse, a pyet kafsha per keto keshilla!? Si gjithmone, ai do ta mbaje lart flamurin revolucionar

  3. kapo says:

    Varken qe fut uje nuk e do me njeri kjo dihet, po me te vertete kam harruar dicka se po na le dhe mendja me gjithe keto halle qe kemi, kesh-in e privatizoi ky hajvani i vicidolit apo ai pijaneci qe ishte para ketij . Se mbaheni mend po nuk filluan ta perdorin ne fushate kete sllogan pastaj se kemi a skemi drita ne si rruhet me ketyre

  4. Kritiku says:

    Keta te Bankes Boterore, ose jane naive ose bejne sikur nuk kuptojne asgje. Keta akoma flasin si kodra pas bregut. Gjithnje duke na dhene mend se si duhet bere. Nuk e kuptojne keta qe kjo qeveri as qe ka ndermend te rregulloje ekonomine shqiptare por shikon vetem se si te mbushi sa me shume kontot private te personave qe e perbejne kete qeveri???!!!
    Qeveria heq me dashje kufirin e borxhit te shtetit sepse nuk do qe te perballohet me ligjin, per shkak te shkeljeve flagrante qe ben dhe BB na thote qe duhet te ulet borxhi ne masen 40%. (??!!)
    Shqiperia ka rene ne nje grope aq te thelle te krizes finaciare sa qe nuk ka qeveri qe per te pakten 20 vjet, do ta nxjerri ate nga kjo gjendje.

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : Duke lexuar keto artikuj dhe duke analizuar punen e Mikut Tim Etore Sekui Amb. I BE ne Tirane kam bindjen e plote se nje nga keto gazetareteshte dhjetra here me i afte se z. Etore Sekui ! Nuk mund te marr ne konsiderate per te analizuar punen e Woolfsprapthit pasi nuk merrem me analiza e profile hajduterish !
    Keq administrimi, borzhe, shkatrrim i ekonomise e bashkepunim me krimin e organizuar keto jane gjerat qe di te beje krim Berisha. Per keto jane dhjetra e mijra fakte te padiskutueshme.
    Nga ana tjeter ne BE : Greqi, Itali, Spaje jane ne krize !!!
    Une se kuptoj mbi cfare logjike dhe cfare deshirash BE dhe Amb. i BE nuk i versulenkrim Berishes !
    Cfare leverdije ka BE qe te kete nje shtet te semure me teper ne kontinentin Europian! Nuk i mjaftojne keto qe ka ???
    Ne vend qe Shqiperia ta ndihmonte sadopak qofte edhe ne lehtesimin e krizes per kete rajon te Europes keto hajvana e mbyllin gojen e mbyllin syte edhe per gjera thelbesore !!!
    Pa folur ketu pastaj per paaftesite e z. Arvizu! Do ishte nje dicka e shkelqyer per interesat e USA ne Europe qe Shqiperia te kishte nje ekonomi te forte e sidomos ne kete periudhe !!!
    Falenderojme BB qe se paku e thote ne menyren e saj se gjerat nuk jAne aspak te mira !!!

  6. enofieraku says:

    banka boterore , jeni ne terezi apo jo, ne jemi shqiperia vendi qe ja kalojme dhe gjermanise, mos doni te thoni dicka te tille per gjermanine dhe jo per shqiperine, shqiperia po ndryshon ?

  7. Doktori i nervave says:

    tregoni nje pune qe saliu s’e ka kryer i nxituar apo si skizo.

  8. Ilir, Freiburg says:

    Na mbyten debilat. Te ulet borxhi me nga 60% ne 30-40% thote kjo fytyra! A thua se eshte nje fjale goje. E perkthyer per popullin e thjeshte do te thote qe te mos hane me dy here buke ne dite, por vetem nje here, dhe nga 24 ore qe ka dita te kene drita vetem per 4 ore. Greqia me nje mireqenie qe nuk ka te krahasuar me ate te Shqiperise, merr miliarda Euro ne vit (me shume se ceshte buxheti vjetor i Shqiperise) falas nga fondi Evropian i zhvillimit dhe megjithe keto ndihma nuk ja arrin ta mbylle vitin pa marre borxh te ri, qe meqe ne treg nuk e merr dot se nuk i jep kush, ja marrin me zor vendeve te zhvilluara te Evropes, dhe meqe edhe keto para prape nuk i dalin, detyruan borxhdhenesit 2 here kete vit t’ju falte me shume se 70% te borxhit dhe prapeseprape jane ne kufijte 170%. E ndersa Banka e leshit bashke me Fondin monetar te pjerdhur atyre vec sa u ploteson cdo kerkese, sa hapin gojen, vec aman mos tu ulet sadopak mireqenia fqinjeve tane te “dashur”, per ne i kane udhezimet pa kursim se si populli me bisht duhet te tregohet nikoqir e te haje buke me dhalle, e te ngrohet prane zjarrit bubulak ne mungese te energjise. A thua nuk u ngopen duke e pare kete vend te vuaje nga varferia ne gjithe historine e tij. Keshillat dhe udhezimet e zonjes nuk i heq ne kurriz as shpellari dhe as rama me politqenet e tjere, por masa e thjeshte e popullit, qe edhe tani eshte ne kufijte e vuajtjes njerezore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje