Dako: Me këtë qeveri, bashkitë e majta falimentojnë

18 Dhjetor 2012, 11:05Politika TEMA

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është shprehur në një intervistë për Shekullin se me këto të ardhura nuk ekziston asnjë mundësi investimi për qytetarët dhe me shkurtimet e buxhetit, bashkitë e majta falimentojnë.

“Kjo nuk të lë asnjë mundësi për rritje taksash. Nuk shohim asnjë lloj mundësie. Maksimumin kemi bërë për mbledhjen e taksave  për biznesin e vogël. Vitin 2013 unë e konsideroj zero, nuk kemi asnjë mundësi që ne të realizojmë të ardhura më shumë se sa kemi realizuar në vitin 2012. Por do të kemi fatin që do të ndryshojnë gjërat në 2013-n, se po të jemi me këtë qeveri, të jemi të sigurt që Bashkia e Durrësit dhe të gjitha bashkitë e majta do të falimentojnë”, deklaron Dako.

Ai sqaron se: “Me këto të ardhura nuk kemi mundësi për vitin tjetër që të realizojmë asnjë investim për qytetarët. As në ujësjellësa, as në kanalizime, as në rrugë. Është e pamundur fatkeqësisht. Pritshmëria nga qytetarët është shumë e madhe, por jemi përpara këtij fakti”. 

7 komente në “Dako: Me këtë qeveri, bashkitë e majta falimentojnë”

  1. asd says:

    Ik more Dako “betoni” ( gjithe diten tek kafe Piazza ) se nuk te rruhet ty per qytetaret.

    1. Skela says:

      Bravo Asad “mire ia bere ketij kryebashkiakut”.. Ai kerkon fonde duke mos diskriminuar bashkite e majta sepse ne fakt penalizohet populli i thjeshte ndersa ti kafshe e programuar merrresh me personin dhe jo argumentin. Sic e sheh edhe une te ofendova pasi pash llogjiken tende por ti as nuk u perpoqe te argumentosh perse fondet jepen ne forme diskriminuese. Kjo eshte fatkeqesia jone se njerez si puna jote kane shume ne dore.. Ky eshte helmi qe SRB i ka ber shoqerise me kete menyre primitive te menduari.

      1. asd says:

        Menyra ime e te menduarit nuk eshte ai primitiv i SRB, por eshte nje tjeter. Une mendoj qe ky popull i zhytur ne skamje, padituri dhe mjerim nuk mund te prodhoje me shume se kaq.
        Une nuk e kam me V.Dakon qe eshte injorant por e kam me ty dhe ate pjese te popullit qe eshte si ty, e eger e pagdhendur, e pabese, qe di vetem te shaje e te vrase pas kraheve dhe dhunon cdo dite me eksistencen e vet. Mjafton qe jeni, qe eksistoni dhe bini ere.

        1. Skela says:

          “Une nuk e kam me V.Dakon” po atehere cfare .. kerkon ne komemtin e pare ketu? Apo ta kerkon vendi i punes? Per diskriminimn e bashkive te majta nuk paske alla argument thjesht impresione te nuhatjes?
          Pasi e shtrydhe trurin tend “intelektual” ne kete pergjigje kerkon te hiqesh si superior demek e meritoke zyren e pushtetit ndersa opozitaret jane ata te pagdhendurit qe mbajne ere. Une i kam aq mend qe duke pare shperndarjen gjeografike te votes ta njehsoje shume thjesht kopene dhe eren qe perfaqeson. Problemi yt nuk eshte era e opozitareve (qe nuk e kane) por eksistenca e tyre. Demokracia presuposon nje nivel intelektual ku bashjetesen e tjetrit e respekton si te veten, per ndryshe pushteti degjeneron ne gjenocid.

  2. sherifi says:

    Po kjo dihet more z.Dako, salushi kte e bene apostofat qe ju te deshtoni, mos na thoni keto gjera qe i di dhe bufi.
    tani edhe foshnjet e dine qe sali berisha eshte antishqiptare dhe jo vetem anti opozitare.

  3. d.ademi says:

    po ato fondet qe ja mori bashkive qe tja jepte ujsjellsave per te likujduar cez e din ti ASD kush i ka marre po vete keta maskarenj qe kane hapur firma per te ndihmuar cez per mbledhjen e faturave te prapambetura, pra i kane futur ne xhepin e vet!

  4. salah says:

    Dako “Beton” mafia, kultur zero, lighi zero, tokes antik – beton, taliban terrorist durrazo,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje