Profesori i njohur i të drejtës ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi, analizon efektet që do të sillte për Shqipërinë dhe shqiptarët, zbatimi i parimit të shtetësisë kolektive për të gjithë ata që provojnë origjinën e tyre shqiptare. Ai thotë se dilemat dhe pikëpyetjet e këtij procesi mbeten të shumta.
Profesor Krisafi, duket se ndodhemi në pragun e një debati të ri politik, i cili ngërthen një temë delikate: dhënien e shtetësisë shqiptare të gjithë atyre personave që provojnë se kanë origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për shumë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe një pjesë të diasporës në Europë e Amerikë. Si e gjykoni këtë propozim të kryeministrit Berisha?
Në pamje të parë është një propozim ngazëllyes, tepër atraktiv dhe sensibilizues në sensin më pozitiv të fjalës. Përkëdhel një ëndërr të moçme të të gjithë shqiptarëve, për t’u ndjerë shtetas të shtetit të tyre amë. Zbatimi në një realitet të imagjinuar sipas këtij propozimi shkon në favor të idesë së realizimit të një bashkimi kombëtar sui generis, nëpërmjet një mënyre dhe një rruge specifike, të veçantë, pa zhvendosje kufijsh, pa ndryshimin e konfiguracionit territorial shtetëror dhe mozaikut politik në Ballkan dhe natyrisht, në pamje të parë, pa komplikacione evidente politike ndërkombëtare. Përmes realizimit të kësaj ideje shqiptarët do të gjendeshin një ditë, masivisht, së paku virtualisht, të bashkuar në shtetin e tyre kombëtar, në Shqipëri. Por ka një varg pikëpyetjesh dhe dilemash rreth mundësisë së shndërrimit të idesë në realitet.
Si trajtohet në rrafshin e të drejtës së brendshme shqiptare dhe në në të drejtën ndërkombëtare, problemi i dhënies së shtetësisë në përgjithësi dhe i asaj kolektive në veçanti?
Shtetësia është institut i së drejtës së brendshme, por për shkak të implikimeve që shkakton në marrëdhëniet e shtetit përkatës me shtetet e tjerë, është gjithashtu objekt rregullimi edhe nga e drejta ndërkombëtare. Shteti, kur trajton problemet e shtetësisë në legjislacionin e vet, duhet të udhëhiqet jo vetëm nga interesat e tij, por edhe nga detyrimi për të respektuar sovranitetin dhe integritetin e shteteve të tjerë dhe për të përballuar përgjegjësinë e duhur në rastet e veprimeve apo mosveprimeve ndërkombëtarisht të paligjshme të kryera prej tij apo shtetasit e tij ndaj shteteve të tjerë etj. Për shtetësinë ka një varg konventash ndërkombëtare të miratuara që në kohën e Lidhjes së Kombeve nga Konferenca e Hagës e vitit 1930 si dhe nga OKB dhe Këshilli i Europës, pas Luftës së Dytë Botërore. Ato përmbajnë një kuadër të caktuar normativ që synon të shmangë mosmarrëveshjet midis shteteve për çështjet e shtetësisë si dhe të mbrojë sa më mirë interesat, të drejtat dhe liritë themelore të individëve, kudo që ndodhen.
Shtetësia shqiptare rregullohet nga një varg aktesh, ndër të cilët vend të veçantë zënë Kushtetuta si dhe Ligji Nr.8389, datë 5.8.1998, i ndryshuar, “Për shtetësinë shqiptare”. Ato kanë mbajtur parasysh modelet më të mira të shteteve të tjerë, normat bazë të akteve ndërkombëtare, praktikën gjyqësore të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe përcaktimet e doktrinarëve më të shquar të së drejtës. Përcaktimet e parashikuara në to përshkohen nga fryma moderne dhe nga synimi për t’i shërbyer sa më mirë mbrojtjes së interesave të individëve që janë apo dëshirojnë të bëhen shtetas shqiptarë, si dhe garantimit të sigurisë dhe mbrojtjes së shtetit shqiptar. Ky legjislacion, pjesë përbërëse e të cilit, sipas Kushtetutës shqiptare, janë edhe konventat ndërkombëtare në të cilat është palë Shqipëria, përveç se merr në mbrojtje shtetasit e vet, iu jep mundësinë edhe shtetasve të tjerë apo personave pa shtetësi, që të kërkojnë të natyralizohen në shtetësinë shqiptare. Parashikohen kushte lehtësuese veçanërisht për personat me origjinë shqiptare deri në dy shkallë. Ai mbështetet në nenin 3 të Konvetës Europiane Mbi shtetësinë, të vitit 1997, i cili sanksionon që legjislacionet kombëtare duhet të jenë në përputhje me konventat, të drejtat e zakonshme dhe me parimet e të drejtës të njohura nga të gjithë në lidhje me shtetësinë.
Shtetësia shqiptare është trajtuar si një lidhje juridike ndërmjet individëve që e kanë atë dhe shtetit shqiptar. Prej saj derivojnë të drejta dhe detyrime reciproke për të dyja palët, ku natyrisht dominojnë detyrimet e shtetit për ta mbrojtur shtetasin e vet përballë çdo shteti tjetër kudo ku ai ndodhet. Natyralizimi, për të cilin bëhet fjalë në idenë e dhënies në kushte lehtësuese të shtetësisë të gjithë shqiptarëve që e dëshirojnë, është formë e prejardhur e fitimit të shtetësisë, që zbatohet zakonisht në përmasa të kufizuara, krahas mënyrës tjetër origjinale të fitimit për shkak lindjeje nga prindër shqiptarë. Mund të gjykohet lehtë për përmasat relativisht të kufizuara të natyralizimit në ditët tona, në se i referohemi raportit të publikuar më 17 nëntor 2012 nga Zyra e statistikave të Bashkimit Europian, Eurostat, i cili tregon se në të gjithë shtetet e BE gjatë vitit 2010, u natyralizuan gjithësej 810 500 vetë. Mesatarja europiane është 1,6 për 1 000 banorë. Në këtë numër të përgjithshëm, sipas gazetës Ëort.lu/fr, të datës 16 nëntor, 2012, një numër prej 195.000 i përkasin Britanisë së Madhe, 143.000 Francës, 124.000 Spanjës, 105.000 Gjermanisë etj. Po sipas Eurostatit, në vitin 2012 në Francë u natyralizuan në shtetësinë franceze 22 000 algjerianë. Preferencat shkojnë zakonisht tek banorët e ish kolonive.
Në rastin e vendeve të BE, nuk duhet harruar se aty dhënia e shtetësisë nëpërmjet natyralizimit bëhet me qëllim që të rregullohen edhe disa anomali demografike të çekulibruara, për shkak të plakjes së popullsisë dhe shkallës së ulët të natalitetit, që, për momentin, nuk ekzistojnë në Shqipëri.
Nga një vështrim i përgjithshëm në legjislacionet e disa prej shteteve si dhe nga interpretimi i disa akteve juridiko-ndërkombëtare që trajtojnë çështje të shtetësisë rezulton se kushtet që duhen plotësuar për garantimin e natyralizimit, ndryshojnë nga njeri vend në tjetrin. Por prej tyre dy janë themelorë, rezidenca (qëndrimi) për një kohe të caktuar në territorin e shtetit, shtetësinë e të cilit individi dëshiron të fitojë dhe lidhja efektive me të. Ato janë jo vetëm parime bazë, por edhe conditio sine quoi non, pikënisja e të gjitha procedurave që do të kryhen nga organet kompetente për shqyrtimin kërkesës për natyralizim.
Në Rumani ligji për shtetësinë i 1 marsit 1991, ndryshuar më 13.07.2004, parashikon se natyralizimi në shtetësinë rumune, kërkon ndër të tjera banimin prej së paku prej 8 vjetësh në territorin rumun. Nëse kërkuesi është martuar apo bashkëjeton me një rumun (e), afati i qëndrimit mund të jetë jo më pak se 5 vjet nga dita e martesës. Veç kësaj kërkohet që të ketë mjete të mjaftueshme për të jetuar në Rumani etj.
Sipas nenit 13 të Ligjit Gjerman për shtetësinë, vetëm për gjermanët që kanë humbur shtetësinë gjermane pas 1 janarit të vitit 2000, janë përcaktuar procedura lehtësuese. Por ato parashikojnë gjithsesi që Gjermani që kërkon të rimarrë sërish shtetësinë e vet, duhet të plotësojë një varg kushtesh si p.sh. të jetë e (i) martuar apo të bashkëjetojë me një gjerman (e), të jetojë për një kohë të gjatë në Gjermani, të posedojë pasuri të patundshme ose një banesë për përdorimin e vet në Gjermani, të ketë të drejtën e pensionit ose të sigurimit shoqëror pranë një organizmi sigurimesh gjerman, të ketë një mbulim të mjaftueshëm për nevojat e veta në rast sëmundjesh, kujdesi të veçantë, në rast pleqërie, paaftësie profesionale, të jetë me përkatësi etnike gjermane, etj.
Sipas legjislacionit belg, për t’u natyralizuar në shtetësinë belge “duhet ta kesh rezidencën kryesore në territorin e Belgjikës prej së paku tre vjetësh”.
Edhe sipas legjislacionit shqiptar parakushti bazë i natyralizimit, si rast individual i marrjes së shtetësisë, është rezidenca e zgjatur e qëndrimit të kërkuesit në territorin shqiptar, që shkon nga tre (për kërkuesit me origjinë shqiptare deri në brezin e dytë) deri në pesë vjet. Ai mund të tejkalohet zakonisht në rastet e dyshtetësisë dhe në rastet e dhurimit të shtetësisë.
Një autor i shquar i së drejtës ndërkombëtare, profesori Ian Brownlie, duke pasur parasysh disa raste nga praktika gjyqësore e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, thotë se e drejta ndërkombëtare, parashikon dhe lejon vetëm natyralizimin e garantuar. Kjo nënkupton përmbushjen e një vargu detyrimesh nga shteti i shtetësisë ndaj shtetasve të vet. Ai duhet të përballojë detyrimet ndaj të natyralizuarve në fushën e strehimit, punësimit, sigurimeve shëndetësore, garantimin e pensioneve të pleqërisë e në rast paaftësie në punë, arsimimit, kujdesit shëndetësor etj. Ai, gjithashtu duhet t’iu garantojë mbrojtjen diplomatike shtetasve të tij, të ndodhur në territoret e shteteve të tjerë, kur bëhen objekt i dëbimeve apo i dhunimeve të të drejtave, kur iu cenohet prona apo veprimtaria sipërmarrëse etj. Të gjitha këto detyrime rrjedhin nga akti i dhënies së shtetësisë, që është në vetvete një kontratë dypalëshe simbolike ndërmjet shtetit dhe të natyralizuarit.
Fryma e përgjithshme e akteve juridiko-ndërkombëtare që merren me çështje të ndryshme të shtetësisë, si fitimi dhe lënia e saj, pashtetësia dhe dyshtetësia etj, dekurajojnë natyralizimet masive, duke vënë gjithmonë në dukje rreziqet me të cilat ato mund të shoqërohen, duke filluar që nga mundësitë e cenimit të sovranitetit të shtetit shtetësinë e të cilit kanë të natyralizuarit në mënyrë masive e deri tek përgjegjësitë e shtetit që i natyralizon.
Natyralizimi masiv njihet dhe është toleruar vetëm në raste specifike, siç janë ato që kanë të bëjnë me ndryshimet territoriale, kur shfaqet në formën e transfertit, dhënies automatike të shtetësisë së shtetit me të cilin bashkohet territori i shkëputur nga një shtet tjetër, ose në formën e optimit, e cila jep mundësinë e shprehjes individuale të dëshirës së individit dhe marrjen e saj në konsideratë nga autoritetet përkatëse. Është e vërtetë që në praktikën ndërkombëtare janë vërtetuar raste të cenimit të parimeve apo normave juridike që aplikohen për natyralizimin, por precedenti negativ dhe i stigmatizuar, nuk mund të përdoret si argument. Në këtë kuptim nuk e përligj idenë e këtij natyralizimi as precedenti rumun i dënuar nga BE, që lidhet me natyralizimin masiv të moldavëve në kohën e hyrjes së Rumanisë në BE, as edhe precedentët e dikurshëm të konsiderimit të banorëve me ngjyrë të ish kolonive britanike, franceze, belge, holandeze etj, si shtetas të dorës së dytë të perandorive koloniale europiane.
Nuk përjashtohet që veprimi sipas idesë së mësipërme, për shkak të përmasave masive që mund të marrë, mund të cenonte sovranitetin e shteteve, shtetas të të cilit janë personat me origjinë shqiptare, deri në momentin e natyralizimit dhe që pas kërkesës do të bëhen shtetas shqiptarë. Nuk përjashtohet krijimi i problemeve në marrëdhëniet me këto shtete, me të cilët Shqipëria ka pasur e dëshiron të ketë marrëdhënie të mira e miqësore. Ai, në se do të realizohej, mund të rrezikonte zbrazjen e disa territoreve shqiptare në shtetet e tjerë, duke i shërbyer tërthorazi asaj që ngjason me spastrimin etnik.
Nga ana tjetër, në këtë rast do të shtoheshin masivisht rastet e dyshtetësisë dhe të pashtetësisë, këtyre anomalive juridike, për të cilat OKB dhe Këshilli i Europës, nëpërmjet akteve të posaçme juridiko-ndërkombëtare, iu rekomandojnë shteteve zvogëlimin e rasteve ekzistues dhe dekurajimin e rasteve të reja.
Ideja vjen ndesh edhe me detyrimet e shtetit shqiptar ndaj BE, me të cilën është rënë dakord për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në vendet e hapësirës Shengen. Marrëveshja është nënshkruar në një realitet të caktuar demografik, politik e social dhe pas përmbushjes nga ana e palës shqiptare të jo pak kushteve. Në se kjo e ndryshon në mënyrë të njëanshme këtë realitet dhe shkel kushtet që ishin në themel të nënshkrimit të saj, në bazë të klauzolës rebus sic stantibus, i jepet e drejta palës tjetër (BE) për ta anulluar marrëveshjen dhe për të rivendosur vizat. Kjo do të përbënte një rikthim të pajustifikuar në një të kaluar tepër të padëshirueshme nga shtetasit shqiptarë dhe në një penalizim të pamerituar të tyre.
Si do të ndryshonte hapësira shqiptare, pas fillimit të aplikimit të një ligji të tillë?
Përpara se të shprehem dua të bëj një sqarim lidhur me pozicionin tim personal ndaj të drejtës dhe dëshirës së çdo shqiptari që jeton jashtë Shqipërisë, për të marrë shtetësinë shqiptare dhe për të gëzuar gjithë të drejtat dhe privilegjet që burojnë prej saj. Si shqiptar dhe në planin njerëzor, do të ndjehesha i lumtur që ata ta kishin pa kufizim këtë mundësi. Por si specialist dhe njohës i normave dhe parimeve juridike, si të legjislacionit shqiptar ashtu dhe të atij juridiko-ndërkombëtar, mund të shprehem se përtej entuziazmit dhe optimizmit maksimal të përfytyrimit të çështjes, shoh vështirësi, të cilat nuk mund të mos bëhen të ditura. Nuk duhet harruar që jo gjithmonë dëshirat përputhen apo koincidojnë me mundësitë apo me realitetin.
Aplikimi i këtij ligji, së paku teorikisht, do të krijonte situata problematike në çdo pikëpamje. Shqiptarët e natyralizuar në shtetësinë shqiptare, do të kenë të drejtën formalo-juridike të pamohueshme që të vijnë të jetojnë në atdheun e tyre, në shtetin, shtetësinë e të cilit do të mbajnë pas natyralizimit. Kjo do të thotë se atyre ju duhet siguruar strehimi dhe banimi në kushte normale, punësimi, arsimimi dhe mirërritja e fëmijëve, kujdesi shëndetësor, sigurimet për pensione pleqërie apo për raste paaftësie për punë, e drejta për të lëvizur pa viza në vendet e zonës Shengen etj. Në se një numër i madh prej tyre do të kërkojë të ketë rezidencën në Shqipëri, duhet pasur parasysh se hapësira territoriale e shtetit aktual shqiptar, zor se do të mjaftonte për të përballuar flukse të tilla ardhjesh të shtetasve të rinj. Shqipëria ka dy përvoja të freskëta. E para ka të bëjë me valën e migrimeve të brendshme të fillimit të viteve ’90 të shekullit të kaluar, kur pas rënies së sistemit komunist, disa dhjetëra, ndoshta qindra mijëra banorë nga zonat rurale nga pjesë të ndryshme të vendit vërshuan, me plot të drejtë në kërkim të një jete më të mirë, drejt Tiranës, Durrësit etj. Por, siç dihet u krijuan probleme të shumta jo vetëm demografike, por edhe sociale, pronësore etj, pasojat e të cilave edhe sot nuk janë kapërcyer.
E dyta ka te bëjë me ardhjen e rreth 500 apo 600 mijë banorëve nga Kosova, në kohën e luftës në vitin 1999, të cilët u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre si pasojë e mizorive dhe e genocidit serb. Pavarësisht se ata u pritën si në shtëpinë e tyre kudo që shkelën në Shqipëri dhe gjetën pa fund mikpritje e dashuri vëllazërore, nuk mund të mohohet fakti se jo vetëm ata jetuan në kushte të papërshtatshme, por edhe popullsia vendase u desh të kalonte disa vështirësi të përkohshme.
Siç shihet edhe nga ky rrjeshtim i thjeshtë dhe krejt i paplotë i angazhimeve që i dalin shtetit shqiptar, nuk besoj se ka për të qënë e lehtë përmbushja e kushteve normale për jetesë dhe trajtimi i tyre normal si shtetas në vendin e tyre.
Përveç këtyre shteti shqiptar është në pamundësi që t’iu ofrojë atyre që do të vazhdojnë të jetojnë në shtetet ku ndodhen aktualisht kujdesin e nevojshëm dhe mbrojtjen diplomatike, çka mund ta konfrontonte atë edhe me shtetet përkatës.
Sa e përgatitur është vetë Shqipëria për të hedhur një hap të tillë? Kam parasysh faktin që pozita jonë ndërkombëtare vijon të mbetet në evolucion e sipër, që ende nuk kemi rezultatet e plota të censusit për popullatën, që fqinjët ushqejnë dyshime për këtë proces, që afrimi me BE është ende në mes, e plot aspekte të tjera?
Shqipëria e sotme me gjithë progresin e pamohueshëm që ka bërë në këto dy dekada, ka përpara shumë probleme për të zgjidhur e për të përballuar. Ato kanë të bëjnë me situatat e brendshme të cilat karakterizohen nga vështirësi të mëdha të karakterit politik, ekonomik, social etj. me forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar etj. Por ato kanë edhe komponenten e tyre ndërkombëtare. Përmbushja e detyrimeve dhe plotësimi i standardeve demokratike të përcaktuara nga Brukseli për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE dhe hapjen e negociatave si dhe shmangia e keqkuptimeve dhe përmirësimi i klimës politike në marrëdhëniet me fqinjët, mbi bazën e respektimit rigoroz nga të dyja palët të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare që rregullojnë marrëdhëniet midis shteteve, siç janë respektimi i parimeve të barazisë sovrane, integritetit territorial, mosndërhyrjes në punët e brendshme, fqinjësia e mirë etj. Prandaj në këto rrethana do të ishte mirë që të shmangeshin jo vetëm retorikat e panevojshme nacionaliste por edhe nisma që jo vetëm karakterizohen nga elemente utopie, por edhe nga pikëpyetje të mëdha për të krijuar probleme në marrëdhëniet me fqinjët.
/Revista Java/
Respekt per ju z. Ksenofon !
Respekt per llogjiken tuaj te ekuilibruar e te rrjedheshme, per frymen humane, per formimin e lart profesional, per gjuhen e paster dhe fjalorin e pasur !
Ky Ksenofoni nuk e ben mire mbrojtjen e interesave te ….atyre andej
Nuk ka lidhje dhenia e pashaportes me detyrimet ekonomike qe shteti shqiptar do ekte ndaj tyre, sepse ata jetojne ne nje shtet tjeter dhe taksat i japin atje ne ate shtet , ndaj ai shtet eshte i detyruar tu gjeje pune e strehim
Nqs ata qe marin pashaporten shqiptare do japin taksa en shtetin tone, atehere natyrisht shteti jone ka detyrime ndaj tyre, por duhet thene se tani ne fillim shteti jone nuk permbush detyrimet ndja shtetasve qe jetojne ne Shqieperi, e jo me atyre andej
Por ne kemi parasysh edhe nje specifike te shqitpareve jashte kufirit qe ata kekrojne vetem pashaporten shqitpare per te treguar se jane shqiptare dhe nuk kekrojne asnje favor nga shteti shqiptar—Ndaj te gjitha ekto qe thote Ksenofoni nuk qendrojne ne rastin tone
Por natyrisht shteti shqiptar duhet te tregoje mbrojtje dhe perkujdes per te gjithe shqiptaret udo qe jane …
Nejse keto qe thote ky gjyqtari i moshuar nuk jane reale , dhe pashaporta do jepet te gjitheve , dhe eshte nje hap i pare drjet abshkimit tone……..
Nuk mund te kete dy standarte per kete pune .
Ne kemi pese bujq ne Shqiperi qe nuk jane greke apsak dhe kane amre pashaporte greke
, Keshtu qe nuk ka asnje ligj qe e ndalon dhenien e pashaprotes shqiptare tek velleerit tane jashte Shqiperise
Raimond. Ne baze te ligjit per deklarimin e te ardhurave personale, cdo e ardhur e fituar jashte territorit te shtetit shqiptar nga shtetas shqiptar, tatohet 10%. Mos pagesa quhet evazion fiskal dhe ndeshkohet. E kuptove tani qe te gjithe ata qe jane jashte shtetit dhe sigurojne fitime mbi 15 mije euro ne vit duhet te paguaje edhe per sistemin fiskal shqiptar?
Profesor, me dy fjale, deri me sot Saliu e kishte kruar me shqiptaret dhe u mesua keq, tani e kruajti dhe me nderkombetaret e ra ne hundlesh.
http://imazheshqip.blogspot.com/
shume mire po flisni ju z.Ksenofon, dhe analiza juaj eshte shume e sakte, por problemi qendron ne faktin se Saleh shpella do beje c’eshte e mundur per te ruajtur karrigen e tij ne pushtet..
kjo ceshtja e nenshtetesise nk eshte gje fare, Saleh kurva mund te jete i gatshem edhe per lufte civile, vetem e vetem te qendroje ne pushtet..
ky eshte Saleh kuvedra.. kafshe me fytyre njeriu, pedofil shpellar..
Ky emri Ksenofon a mos eshte emer me prejardhje greke! Po mbiemri! Ky “profesori” grek proshqiptar ia fut pordhes kot se asnje nga arsyet qe ai nxjerr si pengese nuk qendron. Te marresh shtetesine shqiptare eshte ceshtje zgjedhjej nga cdo njeri me prejardhje shqiptare. Po keshtu ceshtja e strehimit, ushqimit, arsimit etc jane ceshtje qe i zgjidh vete njeriu dhe jo shteti (tek e fundit keshtu jane zgjidh edhe per shqiptaret e Shqiprise kjo pune apo jo!) ne 99 vertet erdhen 600 mije kosovare dhe Shqiperia beri heroizem per ti akomoduar, porse ky greku harron se atehere kosovaret erdhen me duar ne xhepa kurse tani vijne me xhepa me pare!!! Nuk e di por me duket se dhenia e pasaportes shqiptare per njerzit me origjine shqiptare do ishte nje menure e mire per te sjelle ne Shqiperi kapitale financiare dhe per te rritur tregun! Ah… Nje gje te keqe ka kjo pune… Grekerve dhe serbeve iu zvogelohet pesha poltike ne rajon!! Edhe Ksenofon te Trojes madje!!
nuk dote thote se e ka emrin ksenofont dhe eshte grek ka shqiperia, shum ortodoks shqiptar or mik,sic ka aleksander ne rusi ne bullgari ne serbi ne filand ne amerik nuk dote thote qe jane greker sic ka ismail ne turqi ne shqiperi ne arabi keta nuk jane turq…………..
per greku pro shqiptar.une jam anti grek qe ne qelize,por nenshtetesia e te gjithe shqiptareve qe jane jashte do te sillte nje katastrofe ekonomike e gjeo politike per shqiptaret qe jane aktualisht ne shqiperi…..
Greku proshqiptar , mesa duket, nk e paske lexuar fare ato qe ka thene z.Krisafi. ose i ke lexuar dhe nuk i ke kuptuar fare.. ai e ka shpejguar shume qarte perse nuk mund te realizohet kjo gje. te gjitha aresyet qe ai ngre, qendrojne shume fare biles.
po ta lexosh me vemendje, mbase do arrish ta kuptosh..
po, emri i tij eshte puro grek, po kjo s’do te thote gje…
kane qene endra e ka mocme jo vetem e serbise……. 1- dalja ne adriatik dhe 2-zbuarja e kosovareve nga kosova …..historia perseritet ruga e arberit u realizua dhe jo sot por neser serbet do te kene mundesi te dalin ne adriatik….gjithashtu dhenia e shtetesise do te ndihmonte zbrazjen e kosoves nga kosovaret edhe keshtu realizojme politiken serbe?????duhet te mos entuziazmohemi …duhen pare gjerat me llogjike te ftohte
Ti Greku proshqiptar , nuk ke as mend , as shkolle , as kulturen minimale te nevojeshme , qe te hysh ne diskutim apo te komentosh intervisten e fjalet e profesorit te nderuar e nje nder te rallet profesioniste te se drejtes nderkombetare qe ka Shqiperia . Mjafton te lexosh gjykimin tend per emrin “grek” te profesorit , per te peshuar trurin tend . Te kripsha mente , o pro shqiptar ; po pse more merhum , qe te jesh shqiptar , sipas radakes tende , duhet te quhesh Mazllem , Rahman , Muhamet , Ramazan d.m.th te kesh emra turku . Po kush te paska thene ty qe emrat Ksenofon , Koço , Niko , Simon , Gaqo , Llazi …etj , na qenkan emra greke ? Pse , nuk paska ortodokse Shqiperia ?. Ka , o derezi , ka dhe jane ajka e popullit shqiptar , qe nuk ju neneshtruan dushmanit turk per pese shekuj . Dhe a e di ku banojne ortodokset ? – Ne Berat , Korçe , Pogradec , Gjirokaster , Sarande , Delvine , Himare etj., pra , ne pjesen me te pasur , me patriotike e me te emancipuar te Shqiperise , pa permendur , Tiranen , Durresin , Lushnjen etj. , me perjashtim te veriut te vendit , qe ka me teper myslymane e katolike .
Po te jap nje keshille gratis , o Greku proshqiptar :- Mos shkruaj me , ne forumet e gazetave , po ulu dhe meso sadopak , historine e vendit tend . Dashnori .
Jane fshehur ca marksiste neper universitetet private e hiqen se jane profesore, doktore, allamulle e ku ta di, por nje gje e din gjithe dynjaja; jane ca te paafte e zvarranike qe vetem dem i bejne vendit e arsimit shqiptar. I tille eshte edhe ky Kristafi, me Tarifa e company
Tarifa mbase eshte kot nasikoti por nuk mund ta thuash ket per Ksenofon krisafin dhe Adrian Civicin, qe jane nga me te shquarit e vendit.
jo dhenies pashaportes ,sepse kjo mund te krijoje emigrimin masiv te shqiptareve nga vendet e tyre ne ish jugosllavi drejt shqiperis,keshtu serbet realizojne enderren e tyre te vjeter per largimin e shqip etnike nga lugine presheves ,mali zi,kosova,e maqedonia.sali tradhtari pasi u fali detin koorofillakerve grek,do tu dhuroj me lezet serbeve teritoret shqiptare ne ish jugosllavi.ky qen dhe larot qe i vene nga pas duhen varur per gjuhe.
Kete profesor une e kam patur Dekan Fakulteti ne 1998, kapadai dhe i paedukuar.
Si ma ke shokun e ngushte Fatos Nanon more Fone?Te beri dhe ambasador te RSH ne Greqi, kuptohet per meritat e tua si patriot i ceshtjes shqiptare.
Ju jeni figure e djegur ne politiken shqiptare m.gj.se perpiqeni te dilni ne siperfaqe here pas here.
Ju dhe shume te tjere ia kane me hile ketij vendi dhe nuk jeni gje tjeter vec misionare te djallit.Tani na dilni dhe na beni edhe ekspertin, pervec se jeni pjella te komunizmit enverian e salist jeni edhe misionar antishqiptare.
Juristi
Nuk arrij te kuptoj si mund ti merrni mendimin nje qesharaku si ky i ashtuquajturi Kseno, se profesor sma ze goja ta quaj. Se pari, ky zoteri ska lidhje me akademine fare dhe aq me pak me te drejten nderkombetare apo me ceshtjet e nderlikuara qe implikon dyshtetesia ne te drejten e brendshme apo ate nderkombetare. Si rrjedhim, eshte thjesht humbje kohe te lexosh cfare thote ai.
Se dyti, meqenese burimi nga vjen analiza eshte jokompetent, edhe analiza qe ai mundohet te beje smund te jete analize vecse coroditje e nje pensionisti te rradhes, qe ndoshta do ishte me mire te ndiqte moshataret e tij ne domino.
Se treti, u mundova qe te gjeja ndonje botim serioz akademik te ketij pseudo-profesori dhe jo vetem qe nuk gjeta asnje te vetem, por edhe temat e dizertacioneve qe gjoja ka mbrojtur gradat shkencore ishin vetem perkthime shabllone, apo tautologji. Madje u skandalizova edhe me shume kur pashe qe graden “profesor” e kishte marre kur punonte me Nanon ne Kryeminstri. Imagjinojeni vete cfare dizertacioni apo kontrolli I kane bere temes se tij.
Gjynaf qe mbushni gazetat me te tillet, kur dihet qe Shqiperia ka profesore te nderuar te se Drejtes Nderkombetare Publike si: Arben Puto; Xhezair Zaganjori, etj!
Disave i u a ka zene syte nacionalizmi primitiv dhe shohin kudo armiq,sidomos ”armiq greke”.Ketyre i u duket e modes qe te mbeshtillen me flamur dhe te bertasin ”oh,sa mire me qene shqiptar” dhe cdo gje do shkoje fjolle!Zoti Ksenofon shkruan me nje gjuhe teper te kuptueshme per te gjithe,por dashakeqet e vetevetes (te cilet nuk e kuptojne kete!),nuk duan ta kuptojne ,mbasi te gjithe popujt e tjere i quajne armiq!Edhe sikur te jete me origjine greke,ai eshte shtetas shqiptar dhe gjithe jeten ka dhene ndihmesen e vete ne Shqiperi dhe duhet lexuar,kuptuar e vleresuar per ate qe thote.A do t’ju pelqente ketyre njerezve qe te silleshin keshtu ne Greqi apo ne vende te tjera me profesoret me origjine shqiptare?Nuk eshte etike qe njerez pro qeverise,si nje fare Rajmondi, qe dreqi e di se ke perfaqeson,apo i quajturi”greku antishqiptar”,qe e tregon vete se cfare race eshte,te shajne personin qe shkruan,aq me teper nje profesor,i cili ben nje analize ashtu sic e mendon ai,pa i u imponuar askujt.Mesohuni,o njerz primitive te degjoni ndonje fjale te mire,se mbase fitoni ndopak nga bolleku i qyteterimeve dhe nga qytetaret e vertete te ketij vendi,te cilin e ka marre ne dore malokeria,me ne krye Shpellarin e Vici-doli-t!Por,mbase keta mund te jene muajt e fundit te tij!Zoti na ndihmofte per ta shporrur nje here e mire!