“Mami, jam në rregull, por të gjithë shokët e mi kanë vdekur”

17 Dhjetor 2012, 11:45Politika TEMA
“Mami, jam në rregull, por të gjithë shokët e mi

Fëmijët e ekzekutuar nga Lanza

Një vajzë e vogël arriti më shumë shkathtësi të shpëtojë nga vdekja në shkollën fillore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Adam Lanza, njeriu që ka tronditur Amerikën e globin mbarë, la 26 persona të vdekur gjatë sulmit makabër.

Historia e vogëlushes, që shkonte në klasën e parë, është rrëfyer nga një pastor vendas, i quajtur Jim Solomon.

Vajza gjashtëvjeçare priti derisa mendoi se ishte e sigurt që të dilte jashtë. Ajo u fsheh poshtë trupave dhe më pas doli duke vrapuar nga godina, e mbuluar me gjak nga koka deri tek gishtat e këmbës.

Ajo ishte e para nxënëse që doli jashtë nga shkolla Sandy Hook.

Të 15 nxënësit e tjerë në klasën e saj vdiqën.

Vogëlushja vrapoi jashtë për tek mamaja e saj duke thirrur: Mama, jam në rregull, por të gjithë shokët e mi kanë vdekur.

Pastori thotë se ajo kishte parë një njeri të çmendur e të zemëruar përpara syve të saj.

“Si ka mundësi që një vogëlushe kaq e vogël të jetë kaq e zgjuar dhe kaq trime? Mendoj se është e pamundur pa një ndërhyrje hyjnore. Kjo është një zgjuarsi jashtë viteve të saj,” tha pastori.

Ai shton se në fakt familja e saj është e gëzuar, por edhe ndjen pak në vështirësi për shkak se vajza e tyre ishte e vetmja që mbijetoi në klasë.

13 komente në ““Mami, jam në rregull, por të gjithë shokët e mi kanë vdekur””

    1. Genard says:

      Gjera qe ndodhin!

  1. Clidhje ka Perendia ketu mer pastor? Perendia nqs kishte dicka ne dore, te ndalonte masakren e jo te shpetonte nje nga 15 femije.

    1. drini gega says:

      shume e drejte

  2. Alb-Germani says:

    O ZOT..O ZOT..O ZOT.
    Cfar krimi makaber…..
    Cfar dhimbje…….

  3. arvanites says:

    Kta pastoret jan tpapam, meqe vajza shpetoi ishte nderhyrje hyjnore. Po ata te tjeret qe vdiqen ca ishin, “Femije e Djallit”.

  4. laci dilo says:

    Nuk e kisha pare kete foto po me lotojne syte emocione nga thellesia
    e shpirtit e tmerreshme e pa imagjinushme. PREHUNI NE PAQE O KRIJESA
    HYJNORE E INOCENTE.

  5. Joni says:

    O cfare tmerri, ato krijesa te pafajshme ato engjej te vegjel u bene viktimat e nje monstre. Ngushellime gjithe familjareve. Eshte nje tragjedi e madhe. Uroj qe te mos ndodhin kurre gjera te tilla.

  6. anticensurë says:

    pastor trap dhe monokulturor!tek njeriu ndryshe nga kafsha në lindje kemi vetëm 5% të dijes të tij!tek kafsha kemi 95% të dijes së saj!5%shi dhe )95%si nuk janë tjetër veçse instikti!njeriu e pasuron dijen e tij me 95% kurse kafsha mvetëm me 5%!kështu kur njeriu është në rrezik hyn në funksion instikti!ai 5%sh që bllokon çdo veprimtari tjetër të ndërgjegjëshme të trurit!në atë moment truri drejton trupin pa pasur nevojë për llogjikën!detyra e trurit është të gjejë një mënyrë të shpejtë për të shpëtuar nga vdekja!në këtë fëmijë ai ka gjetur rrugën e shpëtimit!tek të tjerët mund të jetë shfaqur në mëyra të tjera,si frika dhe mosreagimi,paraliza mendore!
    këtu nuk ka asnjë ndërhyrje hyjnore si e përshkruan ky pastor,i trashë!i cili duke thënë një gjë të tillë nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka “ulur vlerën e perëndisë”!”perëndi” e cila ka lënë të gjallë(ka ndërhyrë për të shpëtuar)një fëmijë dhe ka lënë në mëshirën e fatit gjithë të tjerët!
    me pak fjalë “arvanites” ka përshkruar budallallëkun e pastorit!

  7. kledon says:

    “Si ka mundësi që një vogëlushe kaq e vogël të jetë kaq e zgjuar dhe kaq trime? Mendoj se është e pamundur pa një ndërhyrje hyjnore. Kjo është një zgjuarsi jashtë viteve të saj,” tha pastori…..
    Poper ata femijet e tjere ku ishte nderhyrja hyjnore ne hale… perse nderhyrja hyjnore e la te cmendurin te masakronte gjithe ate femij te pafajshem, cfar mekati kishin ber? perse nderhyrja hyjnore nuk i dha nje infarkt mostres vrastare, cfar shenje hyjnije eshte kjo? qe le te vdesin njezet eme femije te paster qe akoma nuk jan ne mekatet e shoqerise. Te mjeret ne ku jetojm… me keto dogma rrisim mostra te tilla dhe me qendrimin ton indiferent dhe injorant lejojm akoma padrejtesira ne bot.

  8. Pastor mashtruesi, ti dhe shoket e tu nuk duhet te flisni e tu sherbeni ketyre krijesave te pa fajshme, sepse e keni treguar veten me abuzimet qe keni bere me djem te te njejtes moshe qe per nga niveli nuk jane me pak se vrasja. I LEHTE QOFTE DHEU MBI VIKTIMAT E PAFAJSHME. GJYSHO DOMINOJA.

  9. drini gega says:

    -A don Zoti me e ndale te keqen, por nuk mundet? Atehere nuk eshte i plotfuqishem. -Mundet, por nuk don? Atehere eshte shpirtzi. -Edhe don edhe mundet? Atehere pse egziston e keqja? -As don e as mundet? Atehere pse i themi Zot? https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=EaCZngZrOUQ

  10. andrea says:

    eshte nje tragjedi per gjithe boten se psikopate te tille jane kudo por c’faj kishin 20 femije te pafajshem dhe pse duhet te vdisnin? ketu duhet te shohim ekzistencen e “nderhyrjes hyjnore” sipas pastorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje