Ylli Rakipi: A ka ndryshuar Berisha? Jo, kanë ndryshuar njerëzit që e thonë këtë gjë

16 Dhjetor 2012, 15:34Politika TEMA

Ish botuesi Ylli Rakipi ka dhënë një intervistë për Shekullin, ku krahas një ‘mea culpa’-je që ai e bën për të disatën herë për mënyrën se si e ka bërë gazetarinë në vitet ‘94-’98 (me gazetën e tij luftarake e në shërbim të pushtetit, Albania), bën dhe disa nënvizime interesante, shpesh autoironike:

-Koço Kokëdhima, me modelin e gazetës së shitur me çmim më të vogël se sa kostoja, po vuan efektin boomerang.

-Ju po më pyesni për Fahri Balliun … Fahriu? Cili Fahri? Ç’është kjo gjë?

-Me Mero Bazen u bënë 22 vjet që njihemi, 11 vjet kemi qenë armiq e 11 vjet miq.

-TVSH-ja (Televizioni publik) është, jo vetëm shërbëtor i pushtetit, por dhe qesharak. Sivjet, edhe këngëtarët për në festival, do t’i zgjedhin partitë.

-Çfarë do bëja ndryshe sikur ta hapja një gazetë sot? Shkurt dhe qartë: Nuk do ta hapja.

-Shikoni universitet private, që janë më poshtë se universitetet e Hoxhës. Kemi zëvendësuar Eqrem Çabejn me Metin e Kristalit.

-Sikur të isha akoma mik me Berishën, sot do isha në vend të Frangajt. Tani Saliun e takoj rrallë, por s’humb ndonjë gjë, pasi e shoh ditë-natë në TV.

-Kolegët e Klanit thoshin në 2005 që Berisha ka ndryshuar; në fakt, ishin ata që po ndryshonin.

http://respublica.al/artikuj/2012/12/16/ylli-rakipi-a-ka-ndryshuar-berisha-jo-kane-ndryshuar-njerezit-qe-e-thone-kete-gje

3 komente në “Ylli Rakipi: A ka ndryshuar Berisha? Jo, kanë ndryshuar njerëzit që e thonë këtë gjë”

  1. Landi says:

    Ore ishte apo jo ne “darken e gabuar” ky sic tha Saliu, apo kur sheh vegime me komplote e puce Sales i duken te tere njelloj, dmth ata qe i kishte te tijte dhe iu larguan qe nga ky vete, Merua, Fevzua e Sandri!

  2. shpatar says:

    Pse merreni me Rakipin.Merruni me politike berje qe te sjellim harmoni e bashkim idesh qe ta nxjerrin Shqiperine nga thesi i cpuar.Jo Saliu qe nuk ndryshon por gjithe pinjollet e tije do te vdesin te ifektuar nga mania e pasurimit ne kurriz te popullit shqiptare .
    Te gjithe fitojne ndaje shqiptarve te cdo lloje kombesie qofshin.Shqiptaret sillen ne lojen politike si kalimtare te rastesishem pa menduar qe ky vend ka nevoje per burra qe tju dreidhet shpirti per ate qe quhet memedhe.Sot lufta eshte perqendruar per kolltuqe qe sjellin pasuri.Per rrjedhoje dhe shteti qe kemi ngritur eshte ne sherbim te tyre. Mos nxirrni syte e njeri tjetrit por syte e politikanve qe jane bosh nga brenda e plote me pasuri.

  3. tefta says:

    Sa me i vjeter ne moshe te behet njeriu ,aq me shume i theksohet karakteri qe ai ka patur ne rini !

    NEQOFTESE KA QENE NJERI I MIRE NE TE RI ,NE PLEQERI DO BEHET EDHE ME I MIRE!

    NEQOFTESE KA QENE NJERI I LIK NE RINI ,NE PLEQERI DO BEHET EDHE ME I LIK

Comments are closed.

Lini një Përgjigje