Spahiu para të rinjve: Ju jeni origjinali i patriotizmit, Berisha kopje e shëmtuar

16 Dhjetor 2012, 13:43Politika TEMA
Spahiu para të rinjve: Ju jeni origjinali i patriotizmit, Berisha kopje e

Aleanca Kuqezi shpalli sot në kuvendin me studente nga Tirana dhe Prishtina, platformën për rinovimin e politikës shqiptare. Qindra të rinj nga Tirana dhe Kosova shprehën shqetësimin që atdheu amë, Shqipëria, po drejtohet nga komunisti i fundit në Europë dhe prej afro cerek shekulli nuk po vjen ndryshimi.

Mes qindra aktivistëve kuqezi kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, foli qartë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë për mënyrën se si mundë të arrihet përmbysja e rregjimit politik të shtetasit Berisha:

“22 vite më parë në rrugët e bulevardit dëshmorët e kombit u shfaq njeriu të cilin sekretari parë i partisë komuniste Ramiz Alia e përzgjodhi për të ngritur artificialisht sitemin pluralist në Shqipëri dhe për të përcarë lëvizjen studentore. Më 10 dhjetor ai do ta pritej me fishkëllima mes mijra studentëve si njeriu i cili kërkoj që lëvizja studentore të shuhej. Me dhunën dhe dinakrinë e një një krokodili politik ai mundi të shmangte Azem Hajdarin nga kreu i Partisë demokratike dhe ta përndiqte penalisht dhe moralisht deri sa agjenda e demokracisë u vra në mënyrën më mizore në qendër të Tiranës dhe poshtë zyrës së tij. 22 vite më parë ndryshimi do të vinte me shumë pak viktima por mijra dhe mijra të tjerë student dhe punëtorë, intelektual dhe politikanë do të vriteshin në vitet e sundimit të tij politik. Shqipëria do të përjetonte vitet e erta të rebelimit popullor për të larguar njeriun që hapi depot e armëve për të nxitur luftën civile në Shqipëri por falë maturisë popullore ajo do të shmangej por me shumë dhimje sepse afro 5000 qytetarë do të humbnin jetën në atë periushë”, deklaroi Spahiu.

Duke u ndalur tek krahasimi i figurave politike te Shqiperise Spahiu deklaroi:

“Çerek shekulli më parë kur në skenën politike u shfaq shtetasi Berisha në arenën politike europiane dhe amerikane do të ishin burrat më të shquar të elitës politike botërore. Asnje prej tyre sot nuk drejton vendin pasi ose kanë ndruar jetë ose i kanë larguar me votë me përjashtim të shtetasit Berisha. Gjermanët e larguan themeluesin e dy Gjermanive kancelarin Kohl, amerikanët larguan Bushin e madh madje edhe Bush Junior, francezët e larguan Shirak, john majer tashmë është harruar në Britani, Në rajon janë futur në muze Miloshevic dhe Tuxhman, Gligorov dhe Micotaqis, Zhelju Zhelev dhe i jati i Papandreut. Ne ende nuk ndryshojmë, ne ende me shtetasin i cili është shndëruar në një kufomë të politikës shqiptare dhe europiane dhe sot e ka futur shqipërinë në izolimin dhe mjerimin më të thellë të 100 viteve” tha lideri I kuq e zinjve Kreshnik Spahiu.

Endra europiane 22 vjecare e shqiptare nuk u la pa u permendur nga kryetari i Aleances Kuq e ZI Kreshnik Spahiu.

“22 vite më parë ne thërrsnim e duam shqipërinë si gjithë europa” po kjo thirrje ka bucitur nga breza të tjerë sepse sot ju bijtë e atij brezi të atëhershmë keni ende në krye njriun i cili po na mban larg bashkimit dhe integrimit. Sa herë që ai shkakton një tragjedi ai shpik një gjëm për të shkëputur vëmendjen e shqipëtarëve dhe diplomatëve të huaj. E gjithë loja e pseudonacionalizmit të shtetasit Berisha ka qënë ‘zhvendosja e axhendës”. Sot ai ja ka arritur qëllimit sepse askush nuk flet për katastrofën që i ka ndodhur Shqipërise duke ju refuzuar statusi për herë të tretë”.

“Sa herë që shtetasi Berisha con vendin në katastrofë sajon një gjë që populli ta harrojë cfarë tragjedie i ka shkaktuar.
Ai flet për Prevezën pikërisht ditën që e largon tiranën nga Brukseli,
Ai flet për bashkim pikërisht ditën që largon Shqipërinë nga BE.
Ai flet për një pasaportë shqiptare për të gjithë ditën që publikon censusin e manipuluar.
Ai flet për qeverisje me duar të pastra pikërisht kur duart i gjakos dhe vret të rinj në bulevard”, deklaroi Spahiu.

 

26 komente në “Spahiu para të rinjve: Ju jeni origjinali i patriotizmit, Berisha kopje e shëmtuar”

  1. Mihal says:

    Do te ishte Exelente nje rezultat 10 % …per me teper do te ishte spektakolare !

    1. durrsak says:

      Fjalim perfekt i Kreshnik Spahiut. Si gjithon ky lider shkelqen para turmave.

      1. lililili1 says:

        Valla ti nuk ishe hiqi i hiqit o Spahi,

  2. arsen says:

    O Kreshnik!
    Ku ishin keta te rinj, kur prinderit e tyre sillnin ne shtepi gjera te vjedhura ME BEKIMIN E SALI BERISHES???
    Ku ishun keta te rinj, KUR PRINDERIT E TYRE MBURRESHIN SE KISHIN DJEGUR VRESHTAT E KOMUNISTAVE???
    Ku ishin keta te rinj, KUR MESUESIT NE VEND TE LULEVE FILLUAN TE KERKOJNE FLORI PER 7 MARS???
    Ku ishin keta te rinj, KUR PRINDERIT E TYRE XUNE TOKA E BANESA TE TE TJEREVE?
    Kreshnik!
    Shqiperia behet me njerez me MOEAL
    Shqiperia behet ME NJEREZ QE NJIHEN JO ME KOP.
    Shqiperia behet ME PUNE TE NDERSHME
    Shqiperia moderne BEHET KUR TE GJITHE TE PAGUAJNE SIPAS FITIMEVE.

    BOLL SE NE MERZITET ME SLLOGANE! TREGOJENIM VEHTEN NE 23 QERSHOR!

    1. klajdi says:

      Im ate e ime me kane punuar tere jeten me ndershmeri. kjo ndoshta tregohet me faktin qe kam nje familje me te ardhura mesatare e krenare per ate qe eshte. Nuk ka sjelle njeri ne shtepine time vjedhjet e Berishes. Ki kujdes me ato qe shkruan

  3. tourkofagos says:

    …..ju jeni origjinali i gjysherve te mi,me ju do te krijohet Big Albania!!!

  4. rinia says:

    AK ju lumte cdo dite e me shume po tregoni qe doni ndryshim.bashkohem plotrsisht per rrezimin e komunistit te fundit ne europe

  5. Landi- Sverige says:

    U perpoqa te gjej “qartesine dhe menyren e drejteperdrejte te shprehur nga kreu i AK-se se si mund te arrihet permbysja e rregjimit politik te shtetasit Berisha”, por pervecse nje historik 22 vjecar te ketij pushteti, sipas kendveshtrimit te Spahiut, nuk kuptova ndonje gje tjeter. Me pas kerkon te beje krahasime me kryetar shtetesh te vendeve perendimore, por haron te shpjegoj kryesoren se kudo behen zgjedhje te lira demokratike, kudo egziston shteti i se drejtes dhe se askush prej tyre as largohet me force dhe as qendron me force. Saliun nuk po e mban pushtetin pse lot karten e pseudonacionalistit, te antikomunistit, te demokratit, te njeriut te duarve te pastra, por e mban ate si cdo diktator me metoda diktatoriale qe kerkon pushtet te perjetshem, sigurisht duke i dhene nje lluster ideve te tij propagandistike. Prandaj edhe propaganda juaj Spahi, “patriotizmi origjinal”, nuk ka lidhje as me idene europiane, as me demokracine, as me lirine e te drejtat e te gjithe qytetareve, por thjeshte shton urrejtjen mes popullit, mes fqinjeve dhe izolimin nga Europa. Te gjithe ata kryetar shtetesh te vendeve perendimore fituan dhe humben ne zgjedhje, ne baze te ideve te grupimeve te tyre politike dhe jo te ideve nacionaliste pan-kombetare. Fundi i atyre qe provuan rrugen e nacionalizmit ishte nje fund i tmerrshem dhe tragjik. Hitleri, Musolini e Miloshevic jane disa shembuj te cmendurise nacionaliste ne 80 vitet e fundit te historise europiane. Nje populli qe nuk njeh akoma demokracine, qe eshte me i varferi dhe me i izoluari i Europes, ta drogosh edhe me ide ultra-nacionaliste, eshte nje vetvrasje e pashmangshme.

  6. banija01 says:

    Me beri shume pershtypje retorika e Kreshnik Spahiut qe nuk flet asnje fjale per bashkimin e Shqiperise me KOSOVEN ku vajti gjith ai patriotizem.
    K,Spahiu kundershton vehten e tij kur thote per Berishen:

    Ai flet per Prevezen pikerisht diten qe e largon Tiranen nga Brukseli.
    Ai flet per bashkim pikerisht diten qe largon Shqiperine nga BE.
    Ai flet per nje pashaporte shqiptare per te gjithe,diten qe publikon censusin e manipuluar
    Ai flet per qeverisje me duar te pastra pikerisht kur duart i gjakos dhe vre te rinj ne bulevard

    Me te fundit jam dakort se vertet Berisha e ka kthyer Shqiperine nga vendet me te varfera ne Evrope po e ,po por, dhe ne bote,nuk dua te merem me bemat e Berishes se ato i shef edhe i verbri.
    Tre pikat e pera kan qene programi i AKZ dhe Berisha u mundua ti mirte stafeten nga duart e AKZ-es.

    A nuk ishte K. Spahiu ai qe i dergoi per te firmosur PETICIONIN per bashkimin me Kosoven,dhe tani e shan se largon Shqiperine nga BE? A nuk ishte K.Spahiu qe trumbetonte bashkimin e trojeve dhe tani shan Berishese largon Tiranen nga Brukseli? Dhenia e pashaportave nuk ka ndonje lidhje me censusin ne eshte i maniouluar,ajo do ndodhte me bashkimin, qe K. Spahiu e ka patur ne programin e partise se tij.

    Nuk mund te kuptoje cila do jete arma me e forte e AKZ kur i mohon pikat kyce qe njerzit i dhane mbeshtetje te madhe dhe si do ti besojne ata mbeshtetes kur kryetari i AKZ ben nje vertikale kaq spektakulare brenda nje kohe kaq te shkurter ,se po te qe se do e bente pasi te kish kaluar nje kohe me e gjate do ishein haruar ,po brenda nje muaji zor se e harojne.

    Kur te nis fushata e zgjedhjeve cfare do tu ofroje simbatizanteve te saj kur nuk do tju zere ne goje bashkimin me Kosoven ,bashkimin e trojeve.Te tjerat do ti thone te gjitha partite mos te radhis premtimet qe bejne partite e dy kraheve.Si do dale AKZ pa litmotivin e saj patriotik “Per bashkimin e trojeve”

  7. Glina says:

    Bravo Rinia Kuq e Zi!!! jeni me te miret ?

  8. bato says:

    Jam i sigurte qe me kete ritem Spahiu dhe AK do te fitoje i vetem zgjedhjet dhe gjithashtu zemrat dhe deshirat e shume shqipetarev per te bere shqiperine ne nje te ardhme per te siguruar femijet tane nje dite,duhet te vazhdoje keshtu duke iju hequr popullit magjine e zeze qe sali serbi iu ka futur cdo shqipetari deri ne palce,jam i sigurte qe spahiu do ta fitoj,por do ishte kenaqesia me e madhe e cdo prindi te vuajtur te shikonte ministrat dhe hajdutat te ndeshkoheshin nje dite,nese kjo gje do ndodhte vertete spahiu do te ket vendin si Skenderbeu 2 ,urime dhe uroj guxim te rinjeve shqipetare qe mendojne per nje te ardhme te sigurte per femijet e tyre.Zoti na bekoft.

  9. @ says:

    Bravo rinise se AK-se sot… Sali Berisha eshte “skorje” e komunizmit…

    1. kuqi says:

      @ ,… Sali Berisha eshte “skorje”e kapitalizmit.Mos i ngatero duart e majta eshte e majt dhe e djathta eshte e djathte,or ti slesh…nuk pyt njeri si ke qen por si je or ti dylok ..

    2. lililili1 says:

      Sala Skenderbeu i trete pas Dr.Rugoves

  10. Arseno mer lal!
    Kreshniku osht vllavi e Ed Romes!!!! Ne 96 volli votat si kryetar i KQZ. Masanej boni lek me gjoba gjyqtaresh, mosanej tha se ne shqipri ko 15 familje mafioze. Mosanej volli lekt e korrupsionit te gjyqtareve. Mosanej boni ene nji parti!!!! Domiani e ka shenu ne kualicion ene do ti ruj votat ne komisionet e votimit.

  11. shala says:

    Te lumte o zoti kreshnik shum bukur po flet.ne zemer po i prek problemet ete ghith shqiperis.rrofte gazeta tema.

  12. Stef Staku says:

    ANALIZE : Me pelqen AK edhe per menyren e shpenguar me te cilen ja numron gjerat Krim Berishes. Pa vene ne diskutim qe ne fjalimet e z. Spahiu ka dhe nie rrjedhshmeri te logjikes njerzore !!!
    Ecni perpara e mos kini frike ! Ju lumte !!!

  13. o kreshnik says:

    O kreshnik more kreshnik
    Merr saliun pirdhu ik

  14. mt says:

    shqiperia drejtohet nga llumi nga injoranca nga mafia nga njerezit me te keqij,ku jeni o intelektuale shqiptar, pse nuk flisni, tani sju fut njeri ne burg.

    1. i says:

      Pse nuk flisni, tani sju fut njeri ne burg.’??Tani te vrasin pse me pave…

  15. Drejtesia says:

    Ah more Kreshnik djali, sa bukur qe flet! Vetem se kur ishe atje ne vendin e duhur pse nuk bere ndonje gje te mire per kete popull.
    Edhe Bamir Topi po ashtu si ty ,tashti bilbilon….
    Ah te shkretet neve………

    1. geno says:

      O Kreshnik Spahiu te gjithe rinine e ke me ty,se ne do e bejme ndryshimin,se ne jemi energjia dhe gjaku i ketij vendi.je ne rrugen e duhur vazhdo keshtu se 2013 do jete nje suprize per keto plehra qe kemi ne qeveri.

  16. Alidon Hyna says:

    Aleanca Kuq e Zi eshte nje drite e re qe po lind pas erresires 22 vjecare

  17. e verteta says:

    Fjalimet e Spahiut jane thjesht propogande ordinere,bazuar ne genjeshtra te rendomta,te nxitura nga ndjenja e nje urrejtjeje te papermbajtur per hakmarrje(…) dhe qe mund te mashtrojne vetem mendjelehtet,sic duket qartazi se eshte edhe vete ky aventurjer ordiner politik.Mundohet ti genjeje te rijte duke i shtremberuar plotsisht dhe pa pike skrupulli ngjarjet,te cilat kushdo i ka pare e degjuar se si kan ndodhur ne te vertete.

    Landi-Zverige:
    Mendimet qe cfaq per nacionalizmin dhe fatet e tij i ke mjaft te drejta.Ata qe thua per menyren se si po mbahet pushteti nga Berisha,i ke te mbushura me nje doze te mire propogande partijake,jashte realitetit.Zgjedhjet u fituan me diference te madhe votash.(142.000).Ankesa per vjedhje eshte nje alibi e paster ne sherbim te kundershtarit partiak.Po te ishin vjedhur nuk do te fitonin socialistet bashkite kryesore te vendit.

    Banija01:
    Me te drejte zbulon fallcitetin e propogandes aventureske te Spahiut,ndonse enthuzjazmohesh paksa nga disa sllogane te tij te rendomta demogagogjike.Gjithmone Shqiperija ka qene vendi me i varfer ne Europe e vetm jo sot,madje me diference te madhe nga cdo vend tjeter i Europes.Sot madje eshte ngritur dicka.Pa qene nevoja per analiza te gjata,mjafto te shohesh tregun dhe kazanat e plehrave te tejmbushur..

    1. Gent Hoxha says:

      Interesante eshte se te gjithe ata qe duan te flasin drejt dhe qarte postojne me emrat e tyre! Te gjithe ata qe shajne AK dhe Kreshnikun perdorin pseudonime !!!! Duket qe eshte i njejti person ose te pakten e njejta ‘zyre’ !!! Po shkruani mor njerez me emer real se nuk eshte frike se Kreshniku nuk ka as pushtet as shik as polici!!! Ju nuk perdorni pseudonime nga frika jo! Ju e fshihni emrin tuaj se ju vjen TURP nga te tjeret qe ju njohin. Por duhet ta kuptoni se eshte shume here me turp te jetoni keshtu te fshehur se ju vjen turp nga vetja juaj!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje