Topi kritikon Berishën për qëndrimet e fundit nacionaliste
Fryma e Re Demokratike dhe Kavaja sfidojnë stereotipet e lidhjes së këtij qyteti me politikën.
FRD ka zyrtarizuar degën e saj në zonën elektorale të kryeministrit, qytetin e cilësuar shpesh nga media si “djepi” i demokracisë.
“Privilegji që na kanë dhënë deri më tani ka qenë fiktiv,” tha Nazmi Arkaxhiu, nënkryetari i FRD-së për Kavajën, sepse në fakt, jemi lënë pas dore në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe përfaqësim qytetar”.
Prezencën më të madhe në sallë e përbënin të rinjtë.
“Kemi votuar për shumë vite me radhë për një parti që na ka neglizhuar e nuk kemi reaguar kurrë për mohimin që është treguar ndaj nesh. Duhet të reagojmë, të reflektojmë dhe t’i japim vetes të drejtën e kësaj alternative të së djathtës moderne”, tha kreu i forumit rinor të FRD-së për Kavajën.
Kreu i FRD-së, Bamir Topi, bëri deklarata të forta në lidhje me historinë e marrëdhënieve të politikës me këtë qytet.
“Kavaja ka një domethënie të veçantë për demokracinë në Shqipëri. Këtu kanë ardhur politikanë, e kanë përdorur, keqpërdorur e shfrytëzuar shpirtin demokratik të Kavajës. Premtime ka marrë shumë, por vëmendje jo. Kavaja është harruar, ndaj duhet t’i kthejmë asaj dinjitetin. T’ia kthejmë Kavajën të rinjve dhe qytetarëve të saj”, tha Topi.
“Kryeministri, që në fakt nuk ka asnjë lidhje me këtë qytet, duhet të vijë e të përballet me ju. T’iu kujtojë premtimet që iu ka dhënë e të tregojë nëse i ka mbajtur ato”, tha Topi.
Kreu i FRD-së foli dhe për tendencat e fundit për të transformuar historinë e Shqipërisë.
“Nuk besoj të ketë shqiptar që të mos jetë patriot. Por, roli i shqiptarëve në rajon duhet të vazhdojë të jetë faktor stabiliteti, siç ka qenë deri tani. Forcimi i identitetit nuk ka lidhje me nacionalizmin, i cili nuk është koherent me politikën e partnerëve tanë strategjikë”, theksoi Topi.
Në aktivitetin që ngjalli interes të madh politik e mediatik, vetë kavajasit mbajtën një qëndrim të qartë:
“FRD është alternativa e vetme për të përmbysur këtë sistem pothuajse diktatorial. Më 4 mars 1990 u shqiptua për herë të parë “Liri – Demokraci” në qytetin tonë, por ama, sot jemi po aq të shpërfillur sa edhe pronarët, ish- të dënuarit politikë apo shtresa e mesme në vend. Partitë politike e kanë marrë peng Kavajën. Kurse FRD është një derë e hapur për ne. Ndaj t’i ndëshkojmë me votë ata që nuk e meritojnë atë,” tha Fatbardh Belba, koordinator i FRD për Kavajën.
Mos u beni te peshtire o z.topi,mund te tregoheni pak me modest se mund tu pyesi nje qytetare i thjeshte p.sh. “ore zoti topi;ti ke po aq vite sa ka dhe berisha ne partine demokratike dhe jo thjeshte antare dhe doputet por me funksione,si zv/kryetare,kryetare i grupit parlamentare dhe e mbylle me detyren e krtetarit te shtetit, mund te me thoni ju lutem se sa here keni qene ne kavaje te pakten per 4 vjete qe ishit si kryetare shteti?”
Te Shohim se cka per te na sjell ndryshe ky Bamir Topi ne…
http://WWW.VETEMSHQIP.AL – DRITARJA E INFORMACIONIT SHQIP
Topi, je fut ne fitoren e PS, jo te PD
Shko ne Tropje po ta mbajti bytha
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/mos-e-beso-po-deshe.html
do tu lutesha shume miqve kavajas te bejne nje riparim te vogel te historise se ketij qyteti…
une jam nga lushnja por tifoz i zjarrte i partizanit ne vitet80,diku aty o ne 88(qe ka shume mundesi)ose ne 89 zhvillohej nje ndeshje kampionati apo kupe(nuk jam sh i sigurte)besa-partizani dhe une isha prezent ne stadiumin e kavajes..une kete dite e kam shenuar si protesten e pare kundra regjimit te alise si besnik i diktatorit hoxha,pra nje pjese e mire e tifozave filloi te bertiste ne kor: ‘moj pranvera moj valbona ku i coi gjyshi paret tona’,’poshte diktatura”enver hitler’etj etj policia ishte teper e paafte te reagonte perballe kesaj surprize pastaj me 10 police qe kishte kavaja ne ate kohe e cmund te bente me teper,dua te them qe e gjithe ndeshja u zhvillua ne frymen e protestes madje ne mos gaboi mbaroi me rezultatin 1-1,tifozet kavajas por edhe tiranas qe ishin te shumte e theksoj qe bertisnin nuk duam gol por duam demokraci gje qe tregon qarte pozicionimin e turmes dmth nuk ishte dicka spontane nga nje padrejtesi ne futboll sic ndodh kryesisht ku turma shperthen (si ne rastin e kucoves diku aty me pare..)
me pak fjale dua te them se kavaja nuk ka arsye te sjelli 4 marsin e 90 si diten e pare te levizjes demokratike sepse kavaja mendoj qe shenon kete ngjarjen qe ju pershkrova si diten e pare te ‘kryengritjes’..
mirepres cdo komentues qe ka nje kujtese te forte apo te sakte te me saktesoj ngjarjen,do tju isha shume mirenjohes pasi mendoj qe kjo ngjarje u mbajt krejtesisht ne fshehtesi ne ate kohe dhe asnje gazete apo televizioni i kohes nuk e permenden kurre,madje edhe kur hyri demokracia ne shqiperi pak a shume u harrua ajo shkendije e pare e demokracise dhe me shume habitem tani kur shikoj ketu qe 4 marsi eshte dita kur kavajsit shqiptuan per here te pare liri-demokraci,mendoj qe historine nuk e bejne politikanet por e ben populli..
shume respekte per kavajen kryengritese…
25 mars 1990. U arrestuan dy persona gjate ndeshjes.
26 mars 1990 proteste tek policia, dhe goditje me gure e komisariatit, duke kerkuar leshimin e te arrestuarve.
jo jo kj…nuk ka mundesi..kjo ngjarje qe pershkruajta eshte te pakten para vitit 90…nuk di cte them, nuk jam sh i sigurte se kane kaluar vite dhe une atehere per shume arsye isha i trembur nga kjo ngjarje..sdi cte them ndofta del dikush dhe na korrigjon apo na jep me teper informacion…
ambasadori’ kj ka te drejte.
25 mars 1990.
Sakte.Demonstrimi ka qene organizuar me traktet qe u shperndane nje dite me pare me 24 mars,pra nuk ka qene spontane.Nuk kan qene 10 police,por qindra,si edhte te tjere te gatshem ne repartin ushtarak prane Stadjumit.Prezent ne stadjum kan qene sambistet ardhur nga Tirana.Kujtohu,ato qe u perleshen ne Stadjum me tifozet kan qene civile.E gjitha esht filmuar.Qeveria ka qene e mirinformuar dhe i pat marre masat duke mbajtur edhe tanke te gatshem si edhe nje numer te madh ushtarakesh po afer stadjumit.
Ajo ishte kryengritje popullore,sepse ne Tirane u organizua nga vete komunistet.
po mendoj se po keni te drejte vec se nuk isha i sigurte per vitin sepse mendoja qe nuk filloi ne te njejtin vit gjithe ai ndryshim..
po e mbaj ment sh mire dhe nuk i besoja syve ato qe shikoja,une isha nga nje familje e persekutuar dhe kisha sh frike se mos me kapnin atje per sh arsye,megjithate nga kureshtja e madhe ndejta edhe mbas ndeshjes qe te shikoja nga afer zhvillimet e ngjarjeve,ate nate kam humbur edhe trenin e ores 6 qe shkonte per vlore(nqs jam i sakte)dhe kam ikur ne kembe dhe nje cope rruge me karroce deri ne rrogozhine ku gjeta nje tren pune i cili me coi ne lushnje..po me kujtohen sampistet,lufta me gura mbas ndeshjes perreth stadiumit dhe me gjere…e drejte ishte nje revolte popullore dhe aty nuk kishte tipa si neritan ceka qe te devijonte turmen nga ‘hakmarrja'(lufte me gura me policine ishte por kishte rendesine e vet…)ju falenderoj per sqarimin!..
Nuk ishte aspak spontane, po te ta shpejgoj un persene. Sepse ne shume ndeshje te tjera mund te jene bere padrejtesi po asnje tifozeri nuk ka reaguar ne ate menyre. Madje nje date me pare nje nga te rinjte e Kavajes, po tregoj vetem inicialet G.C baske me dy tri djem te tjera kane shperndare trakte fshehtas dere me dere per te ftuar njerezit ne stadium dhe per te mbeshtetur kauzen e tyre. Kjo gje ishte e planifikuar qysh me pare. Pastaj po te te them qe deshmori i pare i demokracise eshte nje djalosh i quajtur Josif Budo.
Te lumte Bamir , FRD-ja eshte per respektimin e pronave te tua e jo te gjithe shqiptareve , si parti e djathte komuniste qe jeni me PD-ne ruani te paster internacionalizmin proletar qe ju karakterizon , Shqiperia dhe shqiptaret presin diten e lindjes se nje partie te vetete te djathte me tipare patriotike komtare dhe jo sharlatane pos-komuniste si partite e sotme , FRD-ja nje kopile tjeter e PPSH-se me bijte e saj .
PD e ka humbur Kavajen,me zgjedhjet lokale,Topi kerkon te beje gol apo autogol.
ambasadori – para kesaj ndeshje qe ju permendni si tifoz i Partizanit kam qene dhe une dhe rezultati eshte i sakte , por ndeshja qe beri buje pas vdekjes se E.Hoxhes ishte ajo qe u nderpre ne Kuçove(ish Q.Stalin) ndermjet Naftetarit vendas dhe Dinamos ku u desh çuarja urgjen ne Kuçove te trupave te 326 ( ish sampistet e vetem ne Shqiperi qe komandoheshin vetem me urdher te min.te brençem H.Isai) , per koiçidence nga shpejtesia nje IFE me sampiste u batua ne kryqezim tek 21 Dhjetori , kjo ishte e pa imagjinuar ne ate kohe , ishin revolta anti-sistem qe ju shfryne Dinamos si klub simbol i min.brençme . Kjo ndeshje beri buje ne heshtje ne Tirane per te gjithe ne qe flisnim me shoqi shoqin .
Ne ate Ifa qe u rrezua tek 21 Djetori, ka qene edhe nje me emrin Arben Abazi. Nga ky rrezim, ai ka pasur nje carje te thelle ne buzen e majte dhe nofulla kishte shkuar per lesh. Ne ate perleshje ne Kavaje sic thote edhe nje komentues, ka qene edhe nje tjeter, pjesetar i repartit 326, banor i rrethinave te Kavajes.
Emri: Astrit Mertiri.
Qe Kavaja ka njerez shume te mire, kjo eshte provuar ne historine e larget dhe te afert. Qe kjo miresi, mikpritje dhe tolerance nuk ka lidhje as me politiken apo ndonje parti te vecante, edhe kjo dihet dhe nuk ia vlen te diskkutohet. Nuk eshte e hijshme qe ndokush permend emra te vecante, qofshin nga Kavaja, qofshin nga rrethinat. Pastaj, ata qe kane pas qene ndaluar ate kohe, e dine mire se cfare deklaronin ne hetuesi, se pas kujt fshiheshin dhe qe cuditerisht, sa shpejt liroheshin. Dhe dinin te ishin edhe mirenjohes per kete. Keto, per hir te se vertetes, pasi nuk e ulin aspak shpirtin liridashes te kavajasve, perkundrazi, rrisin edhe me shume njerezillekun dhe burrerine e atyre qe vertete kane sakrifikuar. Nje gje eshte e vertete: Kavaja meriton me shume dhe me mire. Edhe nje gje: Nese ndonje kandidat per deputet i ardhshem do te caktohet me metoda shit e bli, premtuar ndonje dreke rastesore ne Firence, kjo do te ishte gjynah dhe kunderproduktive. Larg injorances dhe metodave te ndonje gjytyrymi me para te pista, i cili nder cdo tre fjale thote “…i bej robt”. Ka ikur koha e Haxhi Qamileve moderne qe nuk njohin vetem se formulen droge-xhami-qeveri. Kavaja meriton shume me shume dhe shume me mire. Respekte popullit mikprites te Kavajes!
LLafet i merr era. Emra dhe fakte. Kujt i djeg le ta mbaje.
Faktet dhe emrat qe permend zoterote nuk thone asgje, pra jane si puna e llogjeve qe i merr era. Fakt eshte se Kavaja shprehu ato protesta qe shprehu dhe nuk se i pa ndonje hajer si qytet. Sa per ti djegur ndokujt, thuaj ishalla nuk hapen apo jane zhdukur procesverbalet neper polici e hetuesi, sepse burreria e ndokujt qe fryhet, do te kish shkuar ne fund te kembeve. E rendesishme eshte qe kjo nuk prek aspak shpirtin e madh te kavajasve qe vertete e duan ate qytet. Pastaj, fakte pa fakte apo emra pa emra nuk na bejne nder se katandisen si puna e “lloqeve’ pa bereqet. Zoterote duket haptazi qe nuk di me shume se sa cdo tifoz sporti qe thote ate qe i ka pare syri, jo truri, apo ate qe ka degjuar si thashethem. Nese je vertete ndonje nga ata qe kane pas qene arrestuar nga policia apo hetuar nga prokuroria, te heq kapelen. Per ate qe mund te kesh vuajtur duke ngrene ndonje shpulle apo shkop gome bytheve, jo se ke bere ndonje heroizem. Sepse dihet se kur kalit jane duke i rene patkonjte, te gjithe behen trima, aq me pak duke u fshehur pas “gaxhoit”. Kavajasit bejne per njeri tjetrin, sidomos kur jane keq, sikurse nuk e cajne fare kur jane mire. E verteta eshte se ata e njohin shume mire njeri tjetrin, madje edhe sa luge kane ne sergjenet e njeri tjetrit e dine. Kjo vlen edhe per mua, edhe per ty dhe gjithkend ne ate qytet me tradita edhe me te mira se sa keto qe te permenda.
mergimtari e permenda edhe ate rastin e kucoves ne komentin e mesiperm dhe mesova nga nje njeri i aferm ngjarjet fill e per pe por revolta e kavajes tregonte me gisht diktaturen dhe kishte parrulla anti qeverritare madje keta shoket e mesiperm nga kavaja thone qe ishin hedhur trakte nje dite me perpara ndeshjes gje qe une nuk e dija ndersa per ne kucove nuk di te kishte parrulla anti qeverri ose trakte te asaj natyre qe benin thirrje per kryengritje mbarepopullore ishte thjesht nje shperthim spontan nen padrejtesite e arbitrimit qe mori permasa te medha ok…
Per revolten e Kucoves dua te konfirmoj se edhe ajo kishte shkendija per demokraci. Kam qene prezent (12-13 vjec me babain tim “komunist i sinqerte ne ate kohe” dhe demokrat i paster sot) dhe me veshet e mi kam degjuar “poshte sistemi”,”poshte diktatura”. Babai im u revoltua shume se edhe une femije e hengra 1 te shtyre nga 1 polic apo stampist. E degjova babain duke share ate regjim dhe me thoshte se do mbaroj se shpejti ky sistem qe dhunon popullin e vet. Pra per ate kohe te guxoje te hapje gojen kundra pushtetit patjeter qe ishin shenja demokracie. E brenda nates dhe 2-3 diteve ne vijim makina shtypese e regjimit e shuajti komplet ate shkendije demokracie me rrahje burgosje. Fati i babait tim qe askush nuk e spiunoi per thirrjet dhe guret qe hodhi ate nate kundra diktatures. Nuk mund ta le pa lidhur edhe me situaten e sotme. Qe Nga viti 92-93 jetoj ne evrop dhe enjoh demokracin e vertete . Sa do te doja te shpertheja dhe te bertisja ne vitin 2012 poshte diktatura moderne e kriminelit dhe tradhetarit sali berisha.Kjo eshte e dhimbshme per popullin shqiptar qe pas kaq vitesh ky ze qe duhet te shpertheje eshte i mbytur nga 1 bande mafiozazh qe po i pine edhe gjakun ketij populli. Per mua kjo do te marri fund kur ne pushtet te vije 1 shqipetar qe te shprehet qarte se te gjithe kriminelet hajdutet te korruptuarit nga nenpunesi me i thjeshte deri te saliu me gjithe kliken e tije te dalin para gjyqit dhe ligjit e te marrin ate qe meritojne. per kete duhet te zevendesohen gjyqetaret qe skane dhene kurre drejtesi por e kane shkelur ligjin hapur pa asnje lloje frike perkundrazi me 1 arrogance poshteruese.pra keta gjyqetar denimin maksimal. te sekuestroi dhe ti ktheji popullit gjithe pasurine marramendese qe kane vjedhur kjo bande mafioze(5% e popullsis). Pra te shprehet dhe ti zbatoj te gjitha keto qe shpreha. Jane me mijera krime vjedhje korrupsione shkelje ligji qe duhen gjykuar e denuar por rruge tjeter nuk ka per ti vene dinjitetin dhe demokracine ne vend shqiperis. jam pesimist se edhe lideri i opozites qe supozohet te marri pushtetin as nuk i ze me goje te gjitha keto dhe jo me ti zbatoi. Pra e mjera Shqipni e mjera Nene Shqipni…
O titi mirnjohje atyre qe thirren liri demokraci ne ato vite….por te dashur komentus…a e dini se na kush na erdhi “demokracia” dhe a e dini qe kush e ka komandu me verte vendin tone???un po ju them me super bindje sepse faktet smund ti jap dot ktu…por neve sna ka qeveris enver hoxha por agjensia sekrete e anglis..dhe per kte gje shumica e kupoles komuniste qe e merrnin vesh vriteshin…nejse…ne vitin 1987 shqiperin e merr persiper Usa…amerika….edhe kjo e solli demokracin….por por ne bashkpunim me te mallkuarit angles…dhe kta pyeten komunistat…qe ke te vem o shok…dhe ate rekomandun kelyshat e vet…dhe nqs i shef me vemendje fatos nano sali berisha ilir meta edi rama etj etj etj kan qen te priveligjuar nga regjimi…sepse kush i sherbente si agjent e kush kish baballaret ne pushtet…enveri e mbajti 45 vjet….po sala me komunistat aq po e mbajn…. doja te te thoja o titi qe paske shetit europen…mos kujto se ka demokraci te kulluar…fjala demokraci eshte thjesht fal…ka pas mbreteri ka pas komunizem e ka demokraci…e ku i dihet se si do quhet me von….korrupsion ke ne france ne gjermani etj etj…vrasja na ana shtetit ke e ne kto shtete…e lloj e lloj maskaradash na ana shtetit….por kto kan mekanizma me te mira….mos te harrojm qe boten e sundon iluminati…dhe gjithcka qe duan eshte rend i ri boteror…klm
Une jam shume i kenaqur qe BERISHA i perdori 22 vjet Kavajasit dhe Shkodranet ashtu dhe disa qyteza te tjera te vogla ne Shqiperi ne varferi te plote.Keto 2 qytete kane probleme mendore dhe mungese inteligjence se ndryshe nuk ka si shpjegohet,,,,sot ne kohet moderne femija nuk do prinderit ne se nuk e ushqejne dhe veshin mire dhe trajtim normal,e jo me kryeministri i Shqiperise qe eshte futur ne listen e bosave te pasur te europes njesoj si Vladimir Putin dhe disa te tjere,Berisha meriton plumbin,po ku eshte AVNI RUSTEMI???? do dale thoni ,pa tjeter qe po ,kujtoni pas AVNIUT doli VASIL LACI ne Tirane ,Kavajasit dhe SHkodranet jane njerezshume te mire por qe i besojne miqesise me Berishen pa kontroll ne financat e shtetit,njesoj si ti varesh ujkut melcite e dashit ne gryke dhe thuaji mos i ha???
Se ku eshte sfida nje ZOT e merr vesh!
Kavaja ne zgjedhjet lokale votoj per kandidatin socialist qe ishte burri i Griseldes,ajo qe mashtroj se ja kishin nxjerre femijen nga barku.Besoj e mbani mend.
Pra nuk ka sfide ketu mbasi Kavaja eshte shumengjyreshe.
Topi sfidon Berishën-tamam si skeçi para 10 vjetesh ku dekorohej polici me medalje te rendesishme vetem e vetem se ishte futur ne Lazarat.
“genci tirana”
ke bere nje koment te shkelqyer, kavaja dhe shkodra apo dhe tropoja kane njerez shume te mire dhe pse duhen te mbeten bastione te nje rregjimi apo nje partie kur ajo parti sa i mer votat pastaj i kthen shpinen.
me kujtohet para dy vitesh ne perbytjen e madhe ne shkoder, nje grua edhe pse e hipur mbi nje varke qe po i shpetonte koken nga uji,para kamerave u shpreh; “rrofte sali berisha”
po a nuk eshte permbytja per faje te qeverise se nuk jane bere investimet ne kanalet kulluese. pa folur me nostargji per sistemin e kaluar por permbytje te ketyre niveleve nuk ka patur asnjehere vetem se mbaheshin nen kontroll kanalizimet dhe investohej per to, edhe at’here binte shi dhe debore biles me shume se tani.
pra njerezit duhet te zgjedhin kush i qeveris me mire dhe jo thjeshte tifoze politike me njeren apo tjetren parti,se ndryshe nuk do kishte kuptim qe jemi ne sistem shume partiak.
une nuk e di se nuk jetoi ne kavaje por kam pershtypjen se ky kryetari i zgjedhur ne votimet e fundit qe ishte i opozites me siguri me shume nga paraardhesit e tij ka bere dhe po bene per kavajen megjithse eshte i kushtezuar nga qeveria qe eshte kunder dhe nuk i jep fonde.