Në masakrën e djeshme në SHBA, në shkollën ku u vranë rreth 20 fëmijë, ishte edhe një vajzë 9-vjeçare me origjinë shqiptare. Venesa Bajraliu, e cila jeton me familjen në SHBA, ka rrëfyer nëpërmjet të vëllait se ka parë tmerrin me sytë e saj.
“Isha ndër personat e parë që shkuan aty, ndërkohë që krismat vazhdonin ende. Një vajzë doli me fytyrë të gjakosur. Nuk di ta përshkruaj me fjalë se çfarë ndjeva kur pashë atë vajzë dhe nuk po gjeja dot motrën time. Motra më tha që policët i kishin kërkuar asaj dhe fëmijëve të tjerë që mbijetuan, që të mbyllnin sytë për të mos parë se ç’kishte ndodhur përreth,” ka treguar vëllai i 9-vjeçares, Mërgim Bajraliu.
Statusi i Mërgim Bajraliut në Facebook
“Shpresoj të gjeni kohën për të lexuar mbi tragjedinë në ‘Sandy Hook School’. Motra ime mëson atje. Dëgjova krismat që nga shtëpia. Nuk kisha shkuar sot në shkollë, por shkova pastaj menjëherë me mamanë time. Isha ndër personat e parë që shkuan aty, ndërkohë që krismat vazhdonin ende. Gjëja e parë që pashë ishte një vajzë që e nxorën jashtë. Akoma po vazhdoj t’i lutem Zotit për të. Ishte gjëja e parë që më panë sytë. Më pas fillova të lutesha për motrën time. Pesë minuta më vonë, që mu dukën si orë, Venesa erdhi jashtë duke qarë. Të gjithë fëmijët vrapuan jashtë me ulërima e duke qarë. Një vajzë doli me fytyrë të gjakosur. Nuk di ta përshkruaj me fjalë se çfarë ndjeva kur pashë atë vajzë dhe nuk po gjeja dot motrën time. E gjithë jeta pranë motrës, më erdhi përpara syve. Fillova të kërkoja falje me veten time, për çdo të keqe që mund t’i kem bërë asaj. Nisur nga kjo, dua t’ju them të gjithëve: Ju lutem shijojeni çdo moment të jetës pranë familjes tuaj. Është e pabesueshme se si një person i sëmurë e i pështirë mund të ndryshojë rrjedhën e gjithçkaje. Në fund, ju kërkoj të luteni për çdokënd që është dëmtuar në këtë ngjarje. Jeni të gjithë në lutjet e mia”
Ngushellime familjeve te viktimave,por duhet pare ligji per blerjen e armeve,pothuajse cdo njeri ka akses ne to.
—–edhe un bashkoj ngushllimet e mija me ato boterore per familjet e viktimave …..por Ben Chicagos deshiroj ti kujtoj qe ngushellime te tilla ai ti dergonte edhe familjeve te viktimave te 21 janarit
Ben legenit, po ti bier arme ne dore i vret te gjithe per Salen. Lexoje qe nga komentet dhe vuri vulen.
Mire me keto lutjet po lobin e armatoreve ku ta fusim? Te shkretet, nese ndalohet shitja e lire e armeve, nuk u fryhen xhepat mire edhe kur ata s’fitojne, shpikin ndonje lufte te paqene tjeterkund.
Fain nuk e kane armet se kudo ka arme pir jeta shume e stresuar qe ka amerika ketu eshte nje sketere e vertet vetem ketu ne amerike ndodhen keto krime keto te shohe bamkae jo sirine se siria avganistani libia iraku etj qe jeta i futinundet i zgjidhen vet punet e tyre