Kjo konferencë e duhur vjen vetëm pak javë pasi Shqipëria festoi 100 vjetorin e pavarësisë. Ky rast shumë i rëndësishëm shërbeu si një mundësi për të kthyer vështrimin pas në shekullin e fundit të ndryshimit siç u përjetua nga Shqipëria– dhe për t’u përsiatur mbi drejtimin e saj në të ardhmen.
Në vitin 1912 Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor po vuanin tmerret e Luftërave Ballkanike, dhe qenë në greminën e “Luftës së Madhe”, e cila do të vinte në lëvizje modelin për konflikt global në shekullin e 20-të. Paqëndrueshmëria e këtij rajoni ishte një faktor kontribuues për zjarret e mëvonshme që përpinë shumë shtetkombe dhe morën miliona jetë të pafajshme. Mësimi që oshtiu ishte ky: në kërkim të sigurisë botërore, asnjë rajon nuk mund të injorohet.
Le të ecim me shpejtësi përpara deri në ditët e sotme. Ndonëse mjedisi aktual i sigurisë ndryshon në mënyra të rëndësishme prej 1912-ës, drejtuesit shqiptarë dhe të tjerë drejtues ballkanikë ende kanë nevojë të përkufizojnë marrëdhëniet e vendeve të tyre me fqinjët përkatës dhe më gjerë më bashkësinë europiane. Sikurse në të shkuarën, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme t’ju ndihmojnë në këtë proces. Por, le të jemi shumë të qartë: udhëheqja dhe vizioni në fund të fundit duhet të vijnë prej Shqipërisë dhe vendeve fqinje të saj, veçanërisht prej drejtuesve të zgjedhur.
Muajin e kaluar, Ndihmës Sekretari i Shtetit Filip Gordon iu drejtua Këshillit të Atlantikut gjatë festimeve të 50-të vjetorit të tij në Uashington, D.C. Në fjalimin e tij ai tha “përparimi [në këtë rajon] varet nga gatishmëria e drejtuesve politikë për të kapërcyer gjërat që i dallojnë, nacionalizmin e ngushtë dhe ekonomitë e ngurta që nuk kanë vend në shekullin e 21-të”.
Tashmë kemi parë mënyrat me të cilat udhëheqja pozitive po bën ndryshimin. Rajoni i Ballkanit po përjeton aktualisht një periudhë relativisht paqësore dhe të gjitha vendet e Ballkanit – dhe sidomos Shqipëria– kanë kontribuar përtej këtij rajoni në operacione paqeruajtëse dhe stabilizimi tjetërkund.
Siguria dhe bashkëpunimi tjetër si qëllimi për ta çuar më tej integrimin
Më lejoni të adresoj një çështje që ka dalë në pah gjatë javëve të fundit, ajo e nacionalizmit. Ka mënyra për t’u marrë me trysnitë e vazhdueshme dhe kërcënimet e nacionalizmit. Njëra mënyrë është bashkëpunim sigurie i përmirësuar mes fqinjëve.
Bashkëpunimi i sigurisë ofron mjete shumë të prekshme dhe konkrete për krijimin e mekanizmave që frymëzojnë besim dhe nxisin bashkëpunimin. Ky bashkëpunim më pas bëhet themeli për një bashkëpunim dhe mirëkuptim më të madh rajonal.
Për shembull, gjatë dekadës së shkuar, disa vende të rajonit — Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina – kanë punuar së bashku drejt anëtarësimit në NATO, flamuri i NATO-s është pikërisht këtu në të majtën time, përmes Nismës SHBA – Karta e Adriatikut. Dy nga këto vende tani janë anëtare të plota Ngjizur si një mjet për të ndarë mësimet e nxëna nga reforma e mbrojtjes, “A-5” siç njihet zakonisht grupimi, dislokoi rishtazi një njësi të përbashkët trajnuese të policisë ushtarake në Afganistan nën drejtimin kroat — një arritje domethënëse dhe e lavdërueshme.
Ndërkaq, Shqipëria po drejton planet për të bashkërenduar më mirë përgjigjen ndaj emergjencave dhe përpjekjet e ndihmës për fatkeqësitë. Fatkeqësitë natyrore – qoftë nëse shkaktohen prej përmbytjeve, zjarreve në pyje ose borës së madhe – ndikojnë të gjitha vendet e rajonit dhe e bëjnë bashkëpunimin rajonal thelbësor.
Një fushë tjetër ku bashkëpunimi të shpie drejt sigurisë së përmirësuar është përmes shkatërrimit të municioneve dhe armëve të tepërta. Armët dhe municionet e vjetëruara, të paqëndrueshme, të ruajtura në mënyrë të papërshtatshme dhe jo siç duhet përbëjnë rrezik për çdo vend të rajonit. Shqipëria ka bërë përparim të madh në përpjekjet e saj për të eliminuar rezervat e mëdha të armatimeve ushtarake të tepërta. Ajo ka tani kapacitet që mund të ndihmojë vende të tjera të rajonit për të bërë të njëjtën gjë, duke rritur kështu sigurinë rajonale.
Së fundi, rritja e bashkëpunimit ekonomik mund të udhëheqë drejt përmirësimit të sigurisë. Propozime të tilla si Gazsjellësi Trans-Adriatik, njohur ndryshe si TAP, sikurse dhe rrugë e rrjete hekurudhore të përmirësuara, të tillë si Korridori 8, lidhin më mirë popujt dhe ekonomitë e rajonit, duke çuar drejt një integrimi më të plotë.
Shqipëria si një partner konstruktiv për rajonin
Megjithatë, trajektorja e përgjithshme pozitive e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, nuk është diçka që mund të merret për e mirëqenë. Disa aktorë shqetësues ose veprime të pavenda të ndërmarra për përfitim afatshkurtër politik, mund të çrregullojnë rajonin dhe të trazojnë tensione etnike ose fetare mes kufijve.
Rishtazi, Shtetet e Bashkuara kanë vënë re një rritje të pavend në retorikën nacionaliste këtu në Shqipëri, veçanërisht në javët që çuan drejt festimeve të 100 vjetorit dhe pasuan më tej.
Kjo retorikë kontraston dukshëm me rolin e përgjithshëm pozitiv që Shqipëria ka luajtur tradicionalisht në rajon, sidomos me popullsinë etnike shqiptare. Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe partitë politike – përfshirë opozitën – kanë lëshuar në përgjithësi mesazhe të qarta, të përgjegjshme duke i inkurajuar popullsitë etnike-shqiptare që jetojnë jashtë vendit, të punojnë së bashku me qeveritë e tyre për të zgjidhur problemet e tyre.
Kohët e fundit, aktorë politikë të ndryshëm në Shqipëri kanë kërkuar të përdorin mesazhe negative të fokusuara në etnicitetin për qëllime të ngushta politike. Kjo është një lojë e rrezikshme. Tensionet etnike, nëse zgjohen njëherë, janë të vështira, nëse mos të pamundura për t’u parashikuar ose kontrolluar. Është e domosdoshme që personat përgjegjës të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.
Retorika dhe veprimet nacionaliste, përveçse mund të destabilizojnë potencialisht rajonin, e dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë. Për shkak të deklaratave dhe pohimeve të ndryshme të debatueshme, të bëra në prag të festimeve të 100 vjetorit, dy vende fqinje anuluan pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje historike. Kjo mund të duket si një pasojë e vogël, për disa ndoshta si ato shënimet në fund të faqes, por është diçka që frenon marrëdhëniet, pengon komunikimin dhe bashkëpunimin dhe bën që zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura të bëhet shumë më e vështirë. Dhe ne, Shtetet e Bashkuara, i kushtojmë vëmendje kësaj.
Kërcënimet e kohëve të fundit ndaj pakicës maqedonase në Liqenas nga disa individë të drejtuar gabimisht, është tërësisht e papranueshme dhe duhet të refuzohet kategorikisht prej të gjithë shqiptarëve.
Thirrja e fundit nga Aleanca Kuq e Zi për referendumin për bashkimin Shqipëri-Kosovë nuk i shërben as aspiratave të integrimit Euro-Atlantik të vendit, dhe minon përparimin e arritur për stabilitetin dhe paqen rajonale, dhe lëvizjen drejt integrimit europian.
Më lejoni të jem i qartë si kristali, absolutisht i qartë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin ndryshimin e kufijve kombëtarë në rajonin e Ballkanit. Çdo përpjekje për ta bërë këtë, është kundërproduktive dhe destabilizuese.
Partitë politike dhe drejtuesit duhet të përqendrohen në atë që ata thonë se është e rëndësishme: integrimi Euro-Atlantik. Fjala për një “Shqipëri të Madhe” të rreme është një shpërqendrim nga problemet shumë reale me të cilat përballet Shqipëria sot, dhe votuesit nuk duhet të bien pré e kësaj.
Dialogu politik i Shqipërisë duhet të përmbajë një spektër zërash, por zëra që shprehin ide konstruktive për t’i sjellë së bashku njerëzit.
Ne besojmë se një lëvizje e re politike sikurse Aleanca Kuq e Zi, mund dhe duhet të luajë një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në politikën shqiptare.
Duke parë rolin pozitiv që Qeveria e Shqipërisë ka luajtur tradicionalisht në ruajtjen e marrëdhënieve të mira me fqinjët e saj, nxisim drejtuesit e saj që të jenë të qartë në këtë element. Zgjedhjet nuk duhet të jenë një justifikim për të dërguar mesazhe të përziera.
Gjithashtu, kërkojmë që politikanët dhe drejtuesit politikë të Shqipërisë nga i gjithë spektri, të ripërtërijnë përkushtimin e tyre për të përcjellë mesazhe të përgjegjshme ndaj të gjithë shqiptarëve.
Zonja dhe zotërinj, bashkëpunimi për sigurinë në Ballkanin Perëndimor gjatë dhjetëvjeçarit të shkuar ka qenë një histori pozitive. Të gjitha vendet e rajonit kanë bërë përparim të madh në kapërcimin e konflikteve historikë shpesh shekullore.
Përfitimet që kam përshkruar këtu janë të vërteta, por ato nuk mund të merren për të mirëqena. Përparimi mund të përmbyset. Historia e kohëve të fundit tregon se nacionalizmi është ende një forcë e fuqishme në Ballkan.
Në librin “Paris 1919”, autorja Margaret MacMillan, që ka fituar çmime shkroi këto fjalë: “E shkreta Shqipëri e vogël, me kaq armiq të fuqishëm dhe me kaq pak miq. Ajo nuk kishte thuajse aspak industri, pak tregti, asnjë hekurudhë dhe vetëm rreth 200 milje rrugë të shtruara. Shqipëria u ngrit pak para lufte, e krijuar prej katër vilajeteve të perandorisë Osmane. Pak të huaj e kishin vizituar atë; pak dihej mbi historinë apo popullin e saj”.
Çfarë ndryshimi ka sjellë një shekull. Shqipëria ka fituar respektin dhe admirimin anembanë globit. Shqiptarët jetojnë brenda kufijve të sigurt; ata nuk ndihen më të kërcënuar prej armiqve të jashtëm. Kosova është tani një shtet sovran, i pavarur dhe i lirë. Dhe në rrjedhën e 100 viteve të shkuar asnjë vend në botë nuk e ka treguar veten që të jetë një mik më konsekuent dhe më i qëndrueshëm për popullin shqiptar, sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shqipëria qëndron sot si një shembull ndriçues i tolerancës dhe i përfshirjes. Rruga që shtrihet përpara për shqiptarët dhe për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor është e qartë: integrim më i madh përmes NATO-s, Bashkimit Europian dhe institucioneve Euro-Atlantike, dhe refuzim i vendosur ndaj praktikave përçarëse që nuk kanë absolutisht vend në shekullin e 21-të. Ju faleminderit për vëmendjen tuaj sot dhe ju uroj ditë të mbarë!
*Fjalim i ambasadorit të SHBA Aleksandër A. Arvizu në konferencën e 15-të Ndërkombëtare mbi Sigurinë në Ballkanin Perëndimor
Kemi besim te plote, se ti do jesh Mariza Lino e vitit 2013 per Berishen.
JEPINI KRIMINELIT ATE QE MERITON!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/mos-e-beso-po-deshe.html
Se nga te buron ky besim o Prec ti e di. Por faktet tregojne qe Arvizu eshte mbeshtetes i Berishes. Qe nga ” burri i shtetit” me 21 Janar e deri tek vjedhja e bashkise se Tiranes me menge te perveshura. Nqs presim nga Arvizut dhe Wolfarthet e botes te na shpetojne nga vetja, atehere kemi mbaruar si komb.
Kreshnik Spahiu dhe nacionalizmi sic duket eshte nje faktor qe nuk ndalet.Shqiptaret jane po aq nacionaliste sa serbet sa greket sa maqedonet sa te gjithe ballkanasit.
Nacionalistet serbe, greke,maqedonas etj qeverisin bile i bejne edhe kandidate per BE, pse te mos qeverisin nacionalistet edhe ne Shqiperi.
Kujt i behet vone se cthote Arvizu?
Ka ardhur koha qe shqiptaret te degjohen dhe qe te degjohen duhet te jene edhe ata nacionaliste si fqinjet e tyre.Bile me shume.NqsShqiptaret nuk duan ti bashkojne ne Be se jane me shumice myslymane ata duhet te jene nazionaliste dhe te bashkohen vete Kete nevoje historike nuk e ndryshon dot as SHBA dhe BE e jo me Arvizu.Mos u lodh kot te ndihmosh Sali Berishen me kete lloj politike zoti Arvizu.
Po ti vendosnit ne BE ashtu si te tjeret ndoshta kishit te drejte te benit kete nderhyrje, meqe sic duket nuk doni ta beni kete per kombin me te vjeter ne Europe atehere lereni rehat te bashkohet ne tokat e tij nga Preveza ne Tivar nga Durresi ne Presheve
me ne fund paske filluar te na e lexosh historine,Z Ambasador!!!Amerika na ka bere nje te mire te pafund qe para 14 vjetresh nuk mendonim se do arrihej as mbas 500 vjetesh”cliruat Kosoven,duke marr parasysh vetem deshiren e shqiptareve dhe dolet kundra gjith botes!!kjo eshte nje nder qe rral i eshte bere ndonje kombi tjeter dhe per kete u jemi mirnjohes deri ne vdekje!!por na keni ven ne krye te shqiperise nje badakci qe edhe juve do hapi me shume pune nga sa e mendoni nese nuk e largoni sa me shpejt!!sali berisha ka rakterizon dhe meshiron gjith veset me te poshtra te nje kombi11 rral mblidhen tek nje njeri,genjeshtra,hileja,egersia,maskaralleku,hajdutlleku,dashuria per pushtet edhe mbi gjak e viktima te pafajsheme,,,e si asnjehere tjeter ky njeri gjen here hapur e here fshehur mbeshtetjen ose heshtjen tuaj!!!pse ja lini kete gur ne qaf shqiperise!!hiqeni te na shpetoni edhe ne edhe ju nga andrallat!!pse ju vjen keq!nuk eshte me as i vrafer as i drejte,as i ndershem as i paster,as burr shteti e as qytetar i thjesht,eshte nje palaco ashtu si ka qene qe nga 19900-ta e kendej!!nuk e kan sjell pushtet shqiptaret me vote,por te detyruar nga ju ne 1992-in kur nuk lat gure pa levizur duke shkaterraur gjith shqiperine dhe pasurine e saj te ven me mund e djerse ,duke prishur qeverrin e koalicionit,duke futur ne greve minatoeet “koqe”te Valiasit,qe gjoja kerkonin kushte se po u hanin djeren komunistat e qe nga ajo dite asnje kg qymyr nuk doli me e shqiperia u be me e zez nga qymyri!!nuk na i sollet ato industrit moderrne qe do komandoheshin me kompiuter e jo si ato qe na ndertoi Enver Hoxha,nuk i duam 1u kemi dhjer mu ne to,do ushqehemi e do bejme si do bejme ashtu si na ka zene halli e jeta,po te pakten na e hiqni kete koqe kandari se na morri frymen,na futi hasmerin nga Jugu ne veri,na ndau e percau qe edhe Serbi te na kish pushtuar vet nuk do na kishte bere me zi,nuk gjen nje fushe te jetes,nje ministri qe te shkelqeje,,edhe sikur shkelqyer te kishte punuar Sali Berisha duhej te ishte pjerdhur me kohe nga skena politike!por ju po e mbani,here me zor here me deshire,here se ju paguan e ju vjen mire!!bejani nderin tamam shqiperise e hiqeni kete gomar deti!!se shqiptaret nuk kan fuqi,jo se nuk duan ,po se nuk i lene!!
Ta harrojme te kaluaren thoni ju por dikush duhet ti kerkoj falje popullit shqipetare.http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=762
Mr Arvizu, let’s be crystal clear: your government for the last 50 years has supported and funded the most evil dictators in the world. You have followed suit by supporting a cold blooded murderer like Berisha and have openly rejected any opportunity to state otherwise.
So for goodness sake, shut the F up, and quit lecturing us about “peace and democracy”. Don’t equate poverty with stupidity.
Bukur ke folur,z.Ambasador,por ate shprehjen qe the “burre shteti”per Kriminelin Sali Berisha,nuk e kam kuptuar kurre…
Kjo fjalé e zotit Arvizu vjen, pas gati njé viti, si njé reflektim
pér situatén né Shqipéri. Amerika nuk mund té mbéshtesé pér njé kohé
té gjaté aventurieré e edepsézé si Sali Berisha. Kjo fjalé tregon se
vaji i kandilit té regjimit antikombétar e antipopullor té Berishés
ka mbaruar. Faleminderit Amerikés, mikes soné té madhe,armikes sé çdo
diktature. Sali, ky éshté fundi yt dhe i mercenaréve té tu.
per usa kemi respekt ,z .arvizu !!???
z. arvizu ju sigurisht jeni nje politikan i zoti dhe teper largpames ndryshe nuk mund tju sillnin ketu ne zemren e ‘fucise se barutit’..
dhe ma merr mendja qe pavaresisht teorive te juaja ‘optimiste’ perparimi dhe paqa ne ballkan nuk mund te vije nga politikat e deshtuara dhe false por duke e shikuar realitetin ne sy dhe duke respektuar te drejten e popujve per vetevendosje…
nuk mund te ndertoni shtete dhe kombe te genjeshtert si maqedonine me ane te statujave dhe falsifikimit te historise ose greqine e cila pretendon qe eshte nje shtet homogjen helen,ajo thenia e z.gordon me fut te rrenqethura te tmerrshme…:’perparimi varet nga qendrimi qe do te mbajne politikanet e ballkanit per te kapercyer dallimet midis nesh’…une mendoj qe kjo eshte nje deklarate teper fatkeqe dhe ogurzeze pasi politikanet e ballkanit nuk njihen per ndonje tolerance apo fryme bashkepunimi (te kujtoj ketu dacic-thaci nen perkujdesjen e ashton)e aq me teper popujt te cilet vetem luftera njohin midis tyre..
z arvizu eshte e sh e qarte qe shqiperia eshte nje nxenese e devotshme per zbatimin e orientimeve te sugjeruara prej usa dhe sigurisht qe bashkepunoi me ju per shkaterrimin e municioneve ‘te teperta’, nderkohe qe fqinji yne jugor edhe pse ne krize kaloi shifren e 1 miliard eurove per armatimin ne vitin 2011 ndersa shqiperia beri paraden e saj te turpit me rastin e 100 vj te pavaresise me nje ushtri sharlatane e nderkohe nuk na lejohet te ngreme ne ajer asnje avion ushtarak,perse hapesira ajrore shqiptare te mos mbrohet prej ushtrise shqiptare por prej asaj austriake a hungareze e ku di une?perse kete mirkuptimin shqiptar te mos e tregoje edhe qeverria greke apo serbe dhe te carmatohet??perse nje vend si greqia qe eshte edhe partnere ne nato duhet te mbaj ne fuqi ligjin e luftes me shqiperine??..
z ambasador perpara se tu drejtoheni dhe te sugjeroni shqiptaret jepuni njehere pergjigje ketyre pyetjeve dhe shume te tjerave te kesaj natyre pastaj te futemi ne frymen e bashkepunimit..
mendoj qe kombi shqiptar tashme e ka kuptuar qe vetem bashkimi ne nje trup te vetem do ti japi sigurine dhe paqen jo vetem shqiperise natyrale por komplet ballkanit, i kuptoj fqinjet tane qe e kane te veshtire te japin mbrapa ato qe u vodhen padrejtesisht shqiperise ne
1913 pra le te tregojne edhe fqinjet tane frymen e tolerances dhe te mirekuptimit ashtu sikurse ne shqiptaret e kemi treguar ngahera…shqiptaret tashme per here te pare ne historine moderne e treguan shume qarte vizionin dhe orientimin e tyre treguan qe duan ribashkimin kombetar dhe eshte detyre e juaja si nje politikan karriere i shtetit me demokratik i globit ta ndihmoni dhe ti gjendeni prane ketij kombi te shumevuajtur per realizimin e aspiratave dhe te te drejtave legjitime te shteteve demokratike per vetevendosje,cdo tentative tjeter per manovrim apo devijim te aspiratave te ketij kombi quhet thjesht tradheti kombetare…pra z ambasador jeni i lutur te pazicionoheni jo me me politika te turbullta dhe pergjithesuese por te vini pikat mbi I-ne dhe ti jepni drejtim ceshtjes se bashkimit kombetar shqiptar,ceshtje kjo e hedhur tashme ne tryeze jo prej sali b apo AK por prej te gjithe kombit shqiptar ne te gjitha trevat shqiptare..do te ishim te lumtur te jesh ne krahun tone (popullit) dhe jo ne krahun e ‘burrave te shtetit’…
as deri ne navejtore s’shkohet me fjalen e ketij legen
moderatori ??
December 14, 2012
INTEGRIMI E ZHVILIMI GARANCI PER PROSPERITETIN E KOMBIT SHQIPTAR.
Festimi i 100 vjetorit te pamvarsise se Shqiperise ne menyre madheshtore nga populli shqiptare tregoje jo vetem dashurine e shqiptarve per kombin e tyre por edhe vitalitetin e shqiptarve.
Ajo cfare eshte shume e rendesishme te theksohet eshte mundesia qe paten shqiptaret per te celebrual 100 vjetorin e pamvarsise me pjesmarrje nga te tera trevat shqiptare dhe nga diaspora. Ne kete kontekst dua te them se kure gazetari shqiptar i pat bere te ndierit Shtraus ish Kryeministrit te Bavarise kure vizitoje Tiranen ne vitet 80 te shekullit te kaluar pyetjen se a jeni ju zoti Shtraus per luften atomike pasi keni qene minister i luftes atomike ne 1966 i ndieri Shtraus u pergjigj “ Une nuk jam as per luften atomike as per ate konvencionale por jam per luften ekonomike”. Shikoje Gjermanine sot se ku eshte dhe si eshte , kaq mendoj se mjafton per te kuptuar edhe shqiptari me medioker se nga eshte rruga e prosperitetit te Shqiperise e Shqiptareve ne ballkanin perendimor.
Deshtaket dhe misionaret e pansllavizmit rus pergjate 22 vjetesh deshtuan apo sabotuan mere si te duash te ndertojne demokracine funksionale per shqiptaret tani duan te vertetojne shprehjen filozofike qe streha e fundit e maskarenjeve eshte nacionalizmi. Te duash atdheun tend dhe te punosh per popullen tend eshte ajo qe ju duhet shqiptareve por qeveritaret shqiptare realisht jane pro serb e progrek e antishqiptar ne punet e tyre te perditshme dhe kete veprimtari kriminale mundohen qe ta mbulojne me tym nacionalist mjaft te rrezikshem per integrimin e Shqiperise e konsolidimin e lirise per Kosoven.
Te bashkepunosh me fqinjet mbi bazen e respektit reciprok e leverdise ekonomike eshte gjeja me normale dhe parakusht per tu integruar ne strukturat Euro-Atlantike por tjeter eshte dinjitoz e tjeter vasalitetit i qeveritareve shqiptare per me shume se 70 vjet e fatekeqesisht shume here kemi pasur edhe mercenare qe na kane sunduar ne shqiptareve.
Mjafton vetem dy gjera per te theksuar pa u zgjatur pasi shembuj ka me shumice per te kuptuar se nga kush realisht qeverisemi dhe perse lideret shqiptar mundohen te vene theksin tek nacionalizmi.
1- Eshte fakt i pakundershtuesem se Kryeministri Berisha me gjeneralet e revolucionit komunist ja shiti apo ja fali 300 km katrore Greqise megjithse per te verteten z Berisha kete te fundit nuk e ka sqaruar akoma pra e ka fale apo e ka shitur apo thjesht ka kerkuar support per karrigen e tije.
2- Qeveria Berisha ka sabotuar ne kuptimin e plote te fjales linjen e tensionit te larte me Kosoven te financuar nga Gjermania duke e lene kosoven monopol te Serbise ne fushen e energjetikes ashtu sic realisht eshte Shqiperia qe 16 vjet te qeverisjes Nano-Berisha.
Korrupsioni galopant ne Shqiperi e Kosove si dy vendet me te korruptuar te Europes dhe me gjere eshte atentati me i madh qe i behet integrimit e prosperitetit te shqiptarve ne hapsirat Ballkanike.
Se sa patriot eshte Sali Berisha mendoj se shqiptaret tashme jane te ndergjegjsuar pasi ne kohen kur ne Tirane burgoste Adem Jasharin ne Oher gojet e “liga” thone takohej me Milloshevicin e po per kete arsye zhduket Remzi Hoxha qe nuk i jane gjetur akoma eshtrat e ne anen tjeter diten per diell fornizonte me marveshje makinerine e luftes se Milloshevicit me arsytimin apsurd se po i merdhinin kosovaret.
Parullat e tije “nacionaliste” jo vetem nuk jane te sinqerta por jane mjaft te rrezikshme dhe te hedhura ne tregun mediatik per te demtuar interesat kombetare te shqiptareve ne hapsirat e ballkanit perendimor ne kete kohe te rritjes se peshes e influences se shqiptarve ne Europe e Bote.
Integrimi ne NATO i Kosoves e ne BE i Shqipeise e Kosoves dhe zgjerimi I lirise dhe te drejtave te shqiptareve ne krejt hapsirat ballkanike , implementimi i parimeve e vlerave demokratike konsolidimi i tregut te lire e ndertimi i shteteve shqiptare me demokraci funksionale mbeshtetur ne zbatimin e ligjit , ruajtja dhe forcimi i mardhenjeve strategjike i kombit shqiptar me mikun me te madh qe na ka konfirmuar historia Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe BE ne ket cerek shekulli eshte sherbimi me i mire qe i behet popullit e kombit shqiptare dhe aspiratave te shqiptareve ne Ballkan.
Shqiptaret besoj se tashme e kane te qarte se nje qasje e re me fytyra te reja duke mbeshtetur e votuar perfaqesuesit e tyre real e jo misionaret i garantojne hapsirave shqiptare ne Ballkan lirine, demokracine integrimin e prosperitetin.
Ajo cfare shume miqesiht do kerkoja nga perfaqesuesi i Qeverise Amerikane ne Tirane Ambasadori Arvizu qe te prononcohej qarte per te tera problemet qe realisht shqetesojne miqte tane Amerikane por edhe per tera problemet qe jane bere gangrene per popullin shqiptar megjithse e kuptoj statusin e tyre diplomatic por kur vjen puna per Ameriken te jeni te bindur se Shqiptaret ju duan akoma dhe me shume kur ju flisni qarte e ne menyre te drejteperdrejte. Jo se nuk e keni bere honorable Arviu ju dhe parardhesit e tu por per mendimin tim duhet akoma me “shqip” pasi ne shqiptaret kuptojme vetem po na e thane troc se ku na pikon catia.
Shqiptaret i kane syte te Amerika dhe jemi me fat e krenare qe ju kemi ne krah jo vetem fuqine me te madhe te kohes por edhe modelin e demokracise se botes.
Thank you,
AJET DELAJ
NEW YORK
miku im ajet vetem nje pyetje kam per ju…ju jetoni ne nju jork me sa kuptoj por ma do mendja qe ne shqiperi duhet te keni lene nje pjese tjeter te familjes si sh shq truallin tuaj(nene babe moter a vella xhaxha apo halle..)
pra nqs se familjes suaj i vidhen pronat prej komshinjve ju cfare do tu sugjeronit njerezve tuaj ta aferm: te bashkpunojne me komshinjte hajduter ??krahasimi qe te solla eshte analog me ate te kombit tone,me vjen keq qe mendimet e tua jane si ato te edi rames…nacionalizmat ne shqiperi nuk i futi berisha sepse berisha ka punuar mjaft per te kunderten qe ti veri ne gjum shqiptaret dhe nga krahu tjeter ben pazare me fqinjet tane kunder ineresave te kombit tone e duke e zhytur shqiperine ne sketerre e ne borxhe..kjo eshte arsyeja pse shqiptaret po veshtrojne ne drejtim te identitetit kombetar te shqiperise etnike..
berisha eshte thjesht nje sharlatan qe me te pare orientimin e pakthyeshem te ketij kombi vrapoi me vrap qe te dali ne krye dhe te beje ‘flamurtarin’ e nacionalizmit,sa turp per te,kerkon te beje njelloj sic beri ne vitet 90 kur erdhi ne krye te pd dhe na beri demokratin me dy gishta perpjete.
ndersa edi rama vrapon si nje femije’capken’te behet flamurtari i orientimeve te brukselit apo te z .arvizu..edhe une nuk jam dakort tu hapim lufte fqinjeve tane por duhet te kemi politikat dhe strategjine tone ne favor te interesave te kombit tone dhe te perfaqesojme aspiratat e popullit tone..ky popull e dha sh fuqishem mesazhin ne kete 28 nentor tani eshte puna e politikes shqiptare qe te veproje ne te njejtat linja me aspiratat e ketij populli e cdo gje e kundert do te jete tradheti per kete popull,eshte gabim kur politika orienton nje popull por populli me kerkesat dhe me nevojat e tij orienton politiken …nuk mund te harroj sa te jem gjalle turmen e popullit ne vitet 90 qe bertiste dhe ulerinte ne mes te tiranes:’drejt bllokut drejt bllokut’!por fatkeqesisht perpara turmes doli nje ‘demokrat’ i thinjur dhe ia ndryshoi drejtimin turmes se etur per hakmarrje dhe per crrenjosjen e diktatures,ai thinjashi ishte neritan ceka politikani qe vazhdon karrieren dhe eshte i nderuar e do te kujtohet gjithmone si nje nga eksponentet e levizjes demokratike te atyre viteve..sa turp me vjen nga vetja kur e kujtoj ate ngjarje,si u genjyem e u tradhetuam kaq keq nga keta politikane qelbesira..
besoj me kupton ajet se populli nuk ben asnjehere gabim dhe nuk duhet tu trembemi e tu devijojme drejtim aspiratave te popujve por direkt duhet te punojme per zgjidhjen e problemit dhe as europa dhe as amerika nuk kane te drejten morale ti drejtohen shqiptareve dhe tu thone boll me nacionalizma,ne nuk kerkojme ti hapim lufte ballkanit por kerkojme te jetojme te lire ne trojet tona kerkojme vetevendosje per fatet tona,perse te vendosi greku serbi maqedonasi apo malazeze per fatin tone?ku ka gje me te paster dhe te ndershme se te dalesh dhe te bertasesh se dua te jetoj i lire dhe ne paqe perse duhet te tremben fqinjet tane? mos valle nuk u intereson liria e shqiptareve?? ne shqiptaret njihemi si nje popull filoamerikan dhe sh mire bejme sepse amerika demokratike na eshte gjendur ne situata sh te veshtira dhe na ka ndihmuar por kjo nuk do te thote qe ne te mos bejme politiken tone ose te pervetesojme cdo gje qe thone amerikanet,edhe ne amerike behet lobing i fuqishem kundra ceshtjes shqiptare dhe kete e dime fare mire por ne duhet te rreshtohemi dhe te bashkpunojme me te gjtha ato forca demokratike qe i interesojne edhe kombit tone…
Mr.Arvizu! You are accepting and approving the lowest democracy standards for Albania protecting and supporting one of the most criminal dictatorship in Europe. You have to explain to the Albanian people why you are on the side of our dictator and why you don’t promote acceptable democracy standards for Albanian people?
Berisha and his party can’t reach more than 30% in general election.Under his dictatorship the elections always have been manipulated. He never ever since 1992 has been a true winner
Makes no sense that you as the representant of the top democracy governement are still supporting a mentally sick criminal like Berisha. His crimes are counting hundreds of human lives, economic and financial disaster of Albania under his dictatorship. Why you support him …why why? Sali Berisha is offering only powerty and misery to albanian people.
Po ndjeu sadopak humbjen e perkrahjes, kete gje bene Berisha. Bene rremuje ketu dhe as qe shqetsohet se kush e paguan me jete dhe para qetesimin e situates. Nuk eshte e rastit qe revokojne ushtrine clirimtare te Kosoves, duke e paraqitur ate si clirimtare dhe duke injoruar deri ne moszenie me goje te asaj qe beri bota e qyteteruar ne Kosove. Vetem rremujen beri UCK dhe e la popullin te iki si bagetia. U desh NATO te coj situaten ne vend dhe te kujdeset edhe sot e kesaj dite per kontrollin e gjendjes.Por keto jane para qe i paguajne te tjeret per lojrat zbavitese te Berishes, Thacit,dhe CO. Te kerkosh te bashkosh sot Shqiperine me Kosoven, duke injoruar kuadrin europine te zgjidhjes se problemit, do te thote as me pak dhe as me shume, qe brenda 10 vjeteve te humbesh jo vetem Kosoven por edhe Shqiperine. Nuk thone kot, ‘kush kerkon shume i humbet te gjitha’. Te vjen me te vertete keq per berishen, nuk ka moshe per aventurizma te tilla…
Po ” burre shteti” ka qene pjese e lojes apo djajte dolen nga shishja dhe nuk po binden me???!!!
Sido qofte shqiptaret ( jo shqiptaro-serbet) pak me vonese por dine ti therresin mendjes!
Shume mire ke bere keli qe ja ke thene pa perkthyes!
Nje komentues diku tha qe amerika tradicinalisht ka qene kunder te kuqes.
Se pari, nqs eshte kunder te kuqes formalisht ky pervers qe na ra per pjese ka qene i kuq-ish sekretar i partise punes-komuniste. Them formalisht se ne fakt ky eshte nje moster konglomerate anarshiste kriminale qe ndron fytyre cdo minute, sipas interesit te momentit.
Se dyti te gjithe shqiptaret e kane te qarte se amerika do shohi interesin e saj dhe fat do jete per ta, nqs keto intersa do te perputhen (ashtu si per Kosoven.
Gjysherit tane thoshin se turku ka thene nje fjale te urte per shqiptaret:” mendjen e pare te shqiptarit ma paste kali-te jete i vrullshem, dhe te dyten e paça vet-te jem i mençur”
Zoti Arvizu, Shqiptaret kane ardhur ne fazen e mendjes se dyte. (shqiptaret-jo gjakprishurit).
Shpresojme, cdokush e ka shansin te riparoje nje gabim qe ka bere ne jete!!!!
me ben pershtypje se te gjitha problemet qe kemi ne si komb ja hedhim ne preher nje njeriu qe eshte ne shqiperi per te perfaqsu 1 shtet.ne duhet ta dime nqs nuk e duam saliun duhet ta hedhim vete nga karrriga.punet tona te brendshme apo me fqinjet e me gjere duhet ti zgjidhim vete.ne morem nje ndihme te pa llogariteshme nga shba-te me kosoven dhe per hire te vertetes jane gjithmone te gatshem edhe sot per ndihme.kjo linje e mbeshtetjes qe vjen koha e willson dhe vazhdon deri ne ditet tona duhet pare edhe nga kend-veshtrimi i miqve.(pra jo vetem nga ana jone duke kerkuar,na hiq saliun,na ruaj votat,na bej expertizat,bertit ti per problemet tona etj….)per shba une mendoj interresi nr1 eshte qetesia pasi ne marrim flake shpejt aq me teper po te dalin 1 ambasador i 1 vendi te fuqishem e te perkrahe popullin e irrituar psh mbas vjedhjes se bashkise se tiranes apo mbas 21 janarit.besoj se interresi kryesor eshte 1 vend kaq i vogel te mos hapi telashe ne rrajon per ate dhe permend aleancen KZ dhe pa emer edhe saliun.ne po te jemi se e duam vendin ndertojme shtet me te drejtat dhe detyrimet per cdo qytetar pa shikuar anash c’thote njeri apo tjetri,ne fund te fundit kjo eshte detyra e jone dhe askujt tjeter.
ANALIZE : Do ju duket paradoksale por levizja AK lindi dhe po merr krahe brenda mandatit te z. Arvizu ! Kjo gje ndodhi per shkak te paaftesise menazhese te situates Shqiptare pikrisht nga ambasadori me i paafte qe ka parur USA ne Shqiperi !!!
Populli dhe shume intelektuale shqiptare duke pare se enderrat e tyre po coptoheshin ne menyre sistematike nga Krim Berisha dhe OSBE nga zhgenjimi qe moren prej PS krijuan AK !!! Natyrshem qe ne menyre diplomatike do kerkohej te dilej nga kornizat qe kishin endur krim Berisha e OSBE e nje nder to eshte dhe Shqiperia etnike !!!
Sikur 1 % inteligjent te ishte z. Arvizu do e kuptonte se nje psikopat kriminel si krim Berisha me nje pushtet te pakufizuar gjithmone do krijonte probleme.
– AK dhe politika e AK eshte pasoje e abuzimeve te krim Berishes z. Arvizu ! –
Ketu qendron paaftesia e z. Ambasador sepse se kupton shkakun dhe veren vetem pasojat !!!!
Ismet
Ti nuk ke nevoje te shkojsh atje ku thua,ti aty je…