Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi, dy anëtarët e rinj të KLD

14 Dhjetor 2012, 15:20Politika TEMA
Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi, dy anëtarët e rinj të KLD

Konferenca Gjyqësore, e mbledhur sot nga kryetarja e Gjykatës së Lartë, ka zgjedhur Artan Brocin dhe Astrit Haxhialushin si dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Të dy pritet të zëvendësojnë gjyqtarët Dhurata Haveri dhe Shkëlqim Miri, të cilëve iu mbaron mandati.

Për këto vende vakante, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ishin shpallur kandidaturat e tyre 7 (shtatë) gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë, nga gjykatat e apeleve.

Artan Broci 201 vota,

Zeqine Sollaku 118 vota

Astrit Haxhialushi, 182 vota

KANDIDATURAT

1. Dhimitër Lara – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

2. Lefter Jahaj – Gjykata e Apelit, Tiranë

3. Astrit Haxhialushi – Gjykata e Apelit Tiranë

4. Agron Papajani – Gjykata e Apelit Tiranë

5. Sokol Binaj – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

6. Zegjine Sollaku – Gjykata e Apelit, Tiranë

7. Artan Broci – Gjykata e Apelit, Tiranë

10 komente në “Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi, dy anëtarët e rinj të KLD”

  1. ina says:

    Sa turp i madh! Imagjinoni cfare niveli te trupes gjyqesore ka Shqiperia, kur ne organizmin me te larte, ku mbrohen interesat e gjyqetareve dhe merren masat disiplinore, si perfaqsues te tyre gjyqetaret zgjedhin artan brocin, kryehajdutin.
    Kjo eshte trupa jone gjyqesore! Cfare mund te presesh nga keta???

  2. Ani says:

    Per ata qe punojne dhe e njohin vertet qe eshte fatkeqesi ta zgjedhesh ne ate pozicion.

  3. besnik says:

    po keta ishin te ZGJEDHUR nga vete Gjyshi Sali sa per votat as qe pyetet me fare ne Shqiperi ….

  4. liri a vdekje says:

    shume turp vallahi ai broci vetem me u trashe di perdit sa ne nje lokal sa ke tjetri sikur te ishte i zoti do hetonte si e vrane vellane e vet e jo tu lepi kockat e berishes

  5. Lex Rex says:

    Shqiperia qeveriset nga mafia blu. Familjaret e PD-isteve qe nuk jetojne me kane mbeshtetjen maksimale nga Berisha, ne kete meynyre ai iu jep mesazh atyre qe ka perreth qe t’i qendrojne besnike. Shembujt jane te shumte: vellai i Arben Brocit anetar i KLD, vajza e Ali Spahise konsulle ne Milano, gruaja e Azem Hajdarit gjyqtare, vajza e Safet Zhulalit drejtoreshe e pergjithshme ne MPJ, etj.

  6. Q says:

    Me vjen keq qe nuk u zgjodh Ze qi ne Sallaku,mesuese cikli i ulet, ish sekretare, e meritonte sidomos per operacionet plastike.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Arben Broci anetar i KLD-se ???
    Mire po vajka ky muhabet…Habitem si nuk zene mend keta politikan edhe mbas raportit per korrupsjon dhe zbatim ligji…Asgje s’ka per te ndryshuar…E vetmja qe te ndryshoj eshte vetem rotacjoni politik…Behet drejtesi me Arben Brocin !!!…Hajde mendje hajde…Vend i deshtuar deri ne diten e zgjedhjeve…

  8. Ivani i madh says:

    ky zgjidhi vrasjen e te vellait A .Broci dhe mbeti te zgjedhe problemet e popullit si puna e flok kuqes qe sdo tia dije per te shoqin qe e vrane si qen para selise se PD. Kjo do te thote se ata dine gjithcka po gojen se hapin se i ikin priviligjet e pasuria e vene pas tyre.. Keta nga malesia sikur thone se te marin gjak ne vetull po rendin pas lekut se ata shkuan e vane tani sja kane nevojen por vetem emrin e tyre pa se bashke jetojne me vrasesin ska gje.Kanunin e zbatojne te varferit se te lyerit e te perlyerit as duan tia dine per kanunin edhe pse betohen e sterbetohen per te e kane bere si qitap bakalli..

    1. Shkodrani says:

      Per ivanin e madh .sikur ivani I madh te mendonte keshtu si ti sot nuk do I ishte permendur emri fare por to shikohet qe je idjot.sa per vrasjen e arben brocit ne ne shkoder themi Sipas kanunit me I keq gergasi sesa dorasi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje