Bekim Fehmiu: Zogu dha 1 mijë dukate që të më kapte nënën

14 Dhjetor 2012, 12:14Politika TEMA

Këto ditë është botuar në Beograd vëllimi i dytë i kujtimeve të aktorit të njohur shqiptar Bekim Fehmiu. “Shkëlqim dhe tmerr” vjen i shqipëruar nga Xhelal Fejza, ndërkohë që citohen disa pasazhe nga GSH. Fehmiu rrëfen në vetë të parë për vizitën në Shqiëpri.

“-A keni ndonjë dëshirë që do të mund t’ua plotësonim në Shqipëri?

– Kam dy. E para t’i përcjell përshëndetjet më të përzemërta nga ana e nënës time, bashkëshortes të Bajram Currit, Derivishe Hanëmit. E dyta të shoh dashurinë time të parë. U stepën.

-Ju keni dashuri të parë në Shqipëri? Si quhet? Prej nga është? -Nga Shkodra. Quhet Bukuroshe Tahiri. Ka një vëlla, i cili quhet Riza dhe një motër me emrin Safete.

 

… Shkodër. Qytetin nga i cili kam disa kujtime të gjalla, nuk e njoha fare. Hoteli? Një ndërtesë njëkatëshe, një shtëpi e bukur me çardak, oborr dhe bahçe. Më kujtoi shtëpinë e e Shaip Pashës në Prizren. Më shpunë tek një zonjë e vjetër, e veja e Bajramit Currit, e cila më priste. Shtëpia e saj mbushur me kushërinj dhe miq të ftuar. Dervishe Hanëmi, e dashur dhe e ngrohtë, qëndronte në minder. Në mur, sipër kokës së saj, fotografia e të shoqit. Iu afrova dhe i putha dorën.

-Hedija, gruaja e Ibrahim Fehmiut, së bashku me fëmijët e saj u dërgojnë përshëndetjet e tyre të përzemërta dhe mu lutën t’ju përqafoj.

…Drejt nesh vjen një vajzë e vogël rreth 5-6 vjeçe. E vetmja që më tërhoqi vëmendjen. Sytë e saj si qershi. Kur qeshet në faqe i duken qukat.

-Si quhesh?

Vajza e vogël më sheh me buzëqeshje pa thënë asnjë fjalë. Në atë kohë një grua e vjetër me benevrekë e kap për dore.

-A jeni ju Hanko Leqja?

-Unë jam, më thotë, kush je ti?

-Unë jam djali më i vogël i Dijes, Bekimi. A keni të më jepni pak ‘pistil’, i them.

Hanko Leqja u shkri. Më përqafon duke mos e mbajtur të qarën.

– Kush është kjo bukuroshja?

-Vajza e Bukuroshes, më thotë.

-O Zot sa ngjashmëri.

 

…Në muzeun e qytetit, drejtori më lutet ta identifikoj babanë tim në një fotografi të Kongresit të Mësuesve në Elbasan në vitin 1920. E pata të lehtë ta identifikoja. Drejtori u gëzua shumë. A e dini ju se yt atë ka qenë i dënuar dy herë me vdekje nga serbët dhe malazezët?

-Jo, nuk e di. Di vetëm se Mbreti Zog, në vitin 1925 ka pas shpallur të jepte 1000 dukate si shpërblim për atë që do të zinte nënën time të gjallë, sepse llogariste se ajo do ta tradhtonte babanë”.

18 komente në “Bekim Fehmiu: Zogu dha 1 mijë dukate që të më kapte nënën”

  1. vezir z gjirokastriti says:

    Shyqyr qe nuk eshte gjall i madhi Bekim Fehmiu se me monumentet e zogut ne shqiperi per faj te berishes do na urrente edhe ne .

    1. Ananta says:

      Cara Meb peblqen jashteb fustan sup. Uneb kurreb nuk kaneb vejhset mebngeb teb gjata njeb mendim, por mua meb peblqen neb mebnyreb disa prej tyre teb pareb. Uneb mendoj se ebshteb die7ka qeb uneb do teb duhet teb provoni pebr teb pareb nebse kjo ebshteb die7ka qeb do teb duken teb mira pebr mua. Uneb gjithashtu duhet teb mbani neb mend se uneb jam i teb paturit e njeb dhe do teb jeteb shumeb e vallebzim. Pra, gjateb sleeves mund teb bebhen shumeb teb ngrohteb, por uneb nuk jam i sigurt nebse uneb do teb doja njeb xhaketeb qeb shkon me fustan. Edhe pse kjo nuk zgjidh e7ebshtjen e gjetjes seb shumeb teb ngrohteb, ndebrsa vallebzimi.

  2. Andreas says:

    E vetmja gje qe kuptohet ne kete cope shkrimi eshte nje gjullurdi e madhe turke… fehmi, bajram, dervishe, haneme, tahir, çardak, shaip, pasha, hanko, leqe, hedije, ibrahim……

    1. arrixhiu says:

      andreas, po ju pervec emrave dhe feve te ndryshme me kardashet tuaj turq, rracen dhe ngjyren e keni njesoj, asnje ndryshim per be.

    2. kuq e zi says:

      meqe ky andrea-s na i paska shtuar nje s emrit po lut zotin ta bejne grek personalisht se rruaj fare as per emra as per fe per mua vlen vetem gjuha dhe gjaku shqiptar fehmiu ishte nje i tille

    3. goni itali says:

      Fatkeqsisht ishte përdhunim i gjatë,
      500vjet, dhe kam frikë se do të duhen
      shumë shumë vite që të hiqet fara keqe

    4. Spirro (gjakdhjere-orthodoks) says:

      Po keshtu jane shqiptaret e djallit, vetem ne jemi rrace persembari

      1. DUMBABEN says:

        Selim gjakdhjeri ,ironia nuk te shpeton nga ai qe je ,dhe jeni edhe me shumice

  3. Kopenhagen says:

    Bekim,
    bere nje gabim te pafalshem qe ike nga kjo bote.
    Natyrisht eshte e dhimbshme te jetosh mes kafsheve, por po te ishe akoma, do te kishe rastin te shurroje tek “monumenti” i “shtetformuesit” nga Burgajeti.
    U prehsh ne paqe.

  4. Horri i Bulevardit says:

    Jo i nderuari Fehmiu, mbreti yne ka qene e ndershem, po deshe megjithese na ike, por ka te tjere te familjes tende, ta pyesin ish policen sot presidenten e Kosoves, se ajo te thote qe Ahmet Zogu ka qene atdhetar dhe ska pas bere keshtu pune te pista, megjithese ne ja beme te ditur, mos shko se ai te ka vraer Hasan Prishtinen emrin qe mban universiteti i kryeqytetit tuaj, mos shko se ai ka vrare Bajram Currin, ka vrare Luigj Gurakuqin, Avni Rustemin, por jo ajo shkoi dhe e nderoi ate mbret qe bemat e tij spaskan te mabruar.
    Mbreti i vetshpallur kodosh, u nderua si nje hero.
    Tani presim edhe monumentin e Haxhi Qamilit, mund ta veni edhe ne vend te Skenderbeut, ne qofte se nuk ju duhet me per vota se ata qe ishin familja e Skenderbeut, sjane me votues shqiptare, por votojne ne Kalabri.
    Keshtu qe edhe Skenderbeut i ka ikur koha, se sna jep me vota.

  5. VIGU says:

    Ha ha hahah ! U jap fjalen e nderit se Bekim Femiu paska qene komunist. Ne radhe te pare se paska pasur mardhenie familjare me familjen e Barjam Currit. Edyta sepse na shan lartmadhnin i cili na ndertoi “SHTETIN MODERRN MESJETAR” na formoi nje xhandarmari me xhandar qe nuk dinin te hidhnin as firmen,po mbi te gjitha na paska qene edhe KURVAR i madh.Nuk kurseka leket per pjeshke nga bacja e komshise.Pa le sikur te kishte “Pjeshke Lapardhaje”jo vetem do jepte 1000 dukat,por do ti merrte dhe me kocension. Hajde mbret hajde! Po me sa dim ky dashamirsi yte ,i pelqejne pjeshket ,po para nuk paguan me sa kemi degjuar.Po c’na bere more BEKIM FEMIU ,na turperove mbretin qe ne po i ngrem edhe lapidar.PO mos ki merak se ne mes te bulevardit po ja vendosim bustin qe te kenaqet duke shikuar femrat! Qarrata i madh paska qene ! Eshe pushtetar edhe kurvar! Ti behet analiza e ADN SE MOS ESHTE SEMUNDJE NGJITESE ENUK E DINIM SE KA QENE ME SIDE APO JO,e na semure
    simpatizantet!

  6. Naim Frasheri says:

    Artist i Madh,Dy pika Lot qe po nxjerr tani ,jane Rrespekti qe une kam per Ju Bekim Femiu, qe nuk ke Vdekur dhe sdo Vdesesh kurre O Odiseu Shqiptar.

  7. plepi says:

    edhe kete e ka shtyre opozita te flase keshtu,king zogu ka qene i ndershem si bac sali komunisti,vetem se i pari mori floririn ky i dyti akuzoi koklopen se vodhi floririn dhe koklopa i dha 10 milion leke qe nuk i ka deklaruar

  8. pa leke says:

    Paska qene budalla zogu.
    Sala ja kapi ben qkagos pa leke. Vetem qe I nderronte turnin. Nga I pari ne te tretin.
    Bile bile e ema e ben qikagos I jepte no nji 5/0 nga iher

  9. tomori i beratit says:

    Zogu ishte personi qe do ti shkonte per shtat proverbi—Te vret naten e te qan diten–Me njeri te lig nuk ka lind nena.JO.Me Falni.Ka lindur edhe nje ne nje shpell ne viçidol nje sheqere lindi nje shpellar qe ngjan si dy pika uji me zogun.

  10. mire qe seshte gjalle says:

    Mire qr seshte gjalle se do ta quanin komunist, enverist.

  11. une e ti says:

    Sipas vezirit,
    vdekshin te zgjuarit qe te mos shohin nenshtrimin e nje populli te tere nga “te pangopurit”.
    NAIVITET

  12. davidi says:

    ca i kishte zogu 1000 dukate? asgje. si 5000 lekshin sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje