Qeveria jep me ligj monopolin e markimit të karburantit

13 Dhjetor 2012, 20:20Politika TEMA

Pas koncesioneve të shumëpërfolura të pullave fiskale dhe lotarisë kombëtare, qeveria po përgatitet të transferojë një tjetër shërbim si monopol tek privati.

Këtë herë bëhet fjalë për kontrollin e cilësisë së karburanteve. Top Channel zotëron draftkontratën e hartuar nga Ministria e Financave, e cila zbulon të gjithë procedurat e ndjekura dhe kushtet financiare të koncesionit me vlerë rreth 15 milionë euro në vit.

Që në fillim të saj, vetë Ministria e Financave pranon se procedura e ndjekur është ajo e koncesionit të pakërkuar nga shteti, që do të thotë se Qeveria po e kthen këtë shërbim monopol privat pas kërkesës së vetë privatit. Emri i kompanisë kërkuese është “Global Fluids International”, një kompani austriake e listuar në bursën e Vjenës, pjesë e një grupi kanadez.

Draftkontrata zbulon se dy vjet më parë kjo kompani i është drejtuar Ministrisë së Financave duke i kërkuar të marrë monopolin e kontrollit të karburanteve. Qeveria ka pranuar dhe në tetor të vitit të kaluar ka nxjerrë këtë vendim, i cili jo vetëm që e miraton procedurën, por i jep kompanisë në fjale edhe një bonus prej 6 për qind të pikëve në tender për idenë e saj. Ndonëse ende nuk është bërë zyrtar, burime konfidenciale bëjnë të ditur se tenderi i zhvilluar është fituar nga një bashkim i tre kompanive, i drejtuar pikërisht prej “Global Fluids”.

Por procedurat e ndjekura nuk janë pika e vetme e dyshimtë. Sipas draftkontratës, kompania do të përfitojë 6.5 euro për çdo ton karburant që qarkullon në Shqipëri. Kjo do të thotë se që nga momenti i hyrjes në fuqi të saj konsumatorët do të paguajnë rreth 15 milionë euro shtesë në vit përmes rritjes së çmimeve, për një shërbim që deri tani e ka kryer me kosto zero inspektorati teknik.

Në shumicën e vendeve të Europës, markimi i karburanteve bëhet përmes kompanive private në treg të lire, jo monopol. Skema e ndjekur nga ministria e Financave zbatohet në vendet me korrupsion të lartë. Vetë kompania “Global and Fluids”, ka vetëm tre kontrata të ngjashme me këtë që do të lidhë në Shqipëri, të cilat janë në Ruanda, Uganda dhe Tanzania. Në dy vitet e fundit, qeveria ka kaluar përmes procedurave shpesh të shumëdebatuara një sërë shërbimesh të detyrueshme si monopol tek privatët, në kontrata që garantojnë të ardhura dhjetëra milionë euro në vit, kostoja e të cilëve paguhet nga qytetarët./TCH

6 komente në “Qeveria jep me ligj monopolin e markimit të karburantit”

  1. Horri i Bulevardit says:

    O Edi Rama, kur te behesh ti kryeminister mbas zgjedhjeve, Saliu do ta kete shitur edhe shtepine tate, dhe vetem kur te shohesh si kryeminister qe ske asgje, qe mund te regullosh, prandaj rrezojeni sa me shpejt se kur te vine zgjedhjet asgje sdo te kete mbetur per ne.

    1. Sali's Nightmare says:

      Kjo asht pjes e reformave te digjisalizimit te Shqypnis dhe shqyptarve
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/non-stop-one-stop-shop-albania-made-in.html

  2. Durim says:

    Po Top Channel kush ia dha draft kontraten?! Top Channel e ben shpesh nje gje te tille.

    Keto qe thuhen paraprakisht duket sikur jane thjesht per te pergatitur njerezit per maskarallekun e radhes.

    Dhe mos harrojme mediat opozitare mund te kontrollohen nga pozita e gjasme jane kunder saj thjesht e vetem per te kontrolluar te gjitha veprimet mediatike kunder pushtetit qe te mos dalin skup pushtetaret e te mos perfundojne aty ku nuk ka kthim pas: Milloshevic, Gadaf etj.

  3. Baba i vertet i Dardanit says:

    Po si hap fillestar eshte korrekt, procesi mund te kontestohet por kalimi tek privati eshte me i mire se ce ben shteti.

    Baba i Dardanit ( i verteti )

  4. Arsen says:

    Pse vetem Austria do e privatizoje Shqiperine?

    A i keni degjuar lajmet per korrupsionin e austriakeve ne Kosove?

    A e dini per grabitjen e depozitave te shqiptareve ne banken Raiffaizen ne Shqiperi?

    Pra keta qe vijne ne Shqiperi e Kosove qenkan hajdute, pra maskarenj. Por dihet se maskarenjte lidhen me maskarenjte. Ketu eshte ceshtja.

  5. Gole Durrsaku says:

    Hahahaha, mbetet vetem nje fjale per kete burre muti: MALOKU I MUTIT QE SHKATERROI SHQIPERINE. HARAM QUMSHTI I SHEQERES QE HELMOI SHQIPERINE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje