Berisha: U ankova te PPE se Rama po bllokon integrimin. Rajoni ynë vuan nga albanofobia

13 Dhjetor 2012, 18:53Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga Brukseli, ku ka qenë i pranishëm në samitin e radhës të Partive Popullore Europiane se shqiptarët do e rrëzojnë me votë murin e bllokimit që ka ngritur Edi Rama.

“Sot ishte një seancë e zgjatur, në të cilën pati vend si për çështjet qendrore, për të cilat mblidhet sot samiti i Bashkimit Europian, ashtu dhe për problemet e vendeve të veçanta. Siç dihet, Komisioni Europian ka bërë një raport pozitiv, por ka përcaktuar votimin e tri ligjeve si një detyrim në mënyrë që t’i bëjë rekomandimin përfundimtar Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Këto tre ligje janë mbajtur dhe mbahen peng nga kryetari i opozitës, i cili beson se duke bllokuar statusin për shqiptarët dëmton qeverinë dhe bën një kalkulim shumë, shumë të gabuar. E vërteta është se shqiptarët kanë të gjithë fuqinë, potencialin për të shembur çdo mur. Siç rrëzuan murin e bashkisë, siç rrëzuan ‘murin e Berlinit’ dhe e festuan, tani do të rrëzojnë edhe murin e bllokimit të zotit Rama. Por ky është një realitet dhe, natyrisht, unë pata një diskutim”.

Numri një i mazhorancës tha më tej ka marrë sigurinë nga Partitë Popullore Europiane se “do të shqyrtojë në mënyrë të veçantë këtë situatë të krijuar nga ky bllokim absurd i një njeriu për interesa të karriges së tij të pushtetit”.

Kryeministri deklaroi se rajoni ynë vuan nga albanofobia.

“Në takimet që para me kolegët e mi i njoha ata me të gjitha zhvillimet, me situatën në rajon, e cila me gjithë përparimin e njohur sërish vuan nga albanofobia, një faktor ky i dëmshëm për bashkëpunimin dhe klimën bashkëpunuese në rajon. Albanofobia është një qëndrim që i ka rrënjët në padrejtësitë më të mëdha të bëra ndaj shqiptarëve dhe më pas përpjekja për t’i legjitimuar këto padrejtësi në forma nga më të ndryshmet. Edhe një herë theksoj se PD mbetet tërësisht e vendosur në projektin e saj: të bashkohemi me njëri– tjetrin, të bashkohemi me Europën. Kjo është përgjigja më e shkëlqyer që merr albanofobia në rajonin tonë”.

36 komente në “Berisha: U ankova te PPE se Rama po bllokon integrimin. Rajoni ynë vuan nga albanofobia”

  1. teti says:

    uauauaua sa budalla burr eshte ky!!! kush te siguroi doris paku apo ai kaqoli qe foli ne vend te jar nishanit per 100 vjetorin e pavaresise?

      1. Toni.I. says:

        Mè saktè do ishte, u plake u thive dhe prap su poqe mor
        kokè loqe!

        1. raimondi says:

          Tek integrimi ka genjyer Sala por ate pjesen per albanofobine e ka futur shume bukur Sala

          Por integrimi dihet qe nuk u pengua nga ato 3 ligjet –edhe ato 3 ligje te ishin miratuar prape nuk e merte statusin se ka plot mangesi qe nuk jane plotesuar …

    1. Selim Rroshi says:

      Paska qare hallin te PPE (Pirdh Pirdh Enver Berisha)

  2. tani says:

    po mor budalla po. zgjedhjet sali zgjedhjet!!! korrupsionin, denimet e figurave te larta te qeverise!!1 kroacia burgosi kryeministrin dhe amerikanet i thone qe ka bere vetem progres te pjesshem, lere shqiperine tende. kur te hash burgun ti, iliri, xeni, imami e nja ca te tjere atere folna

  3. sn0m says:

    largohu djall boll i ke zen futin shqiptarve, tradhtar.

  4. realiteti says:

    Eklektik dhe ekuivok pa fréna!

  5. zum zum says:

    ruauni nga i cemenduri .ky psikopat ka ikur nga mente ,vazhdon me nacionalizmin si ne fillim te karieres se tij si diktator ,couni o popull dhe mereni hosh si gadafi ,c prisni

  6. coku says:

    Numri një i mazhorancës tha më tej ka marrë sigurinë nga Partitë Popullore Europiane se “do të shqyrtojë në mënyrë të veçantë këtë situatë të krijuar nga ky bllokim absurd i një njeriu për interesa të karriges së tij të pushtetit”.

    po cfare karrike eshte rama, vetem kryetar partie eshte. a a a te djeg kjo karrike se nuk eshte shoku yt i idealeve nano e coo, me te cilin beje rrotacion pushteti dhe i hipnit popullit shqiptar njehere ti e njehere ai. tani e ke te sigurt qe ky nuk eshte i stanit tend, as stanit te nanos, prandaj ju djeg kaq shume marja e pushtetit nga rama sepse pergjithmone mirupafshim ”karrike, privilegje e vjedhje”.

  7. LORA says:

    Nuk ka te ndalur ne vrapin e tij te deshtimeve ekzemplare personale,te cilat ja u faturon te tjereve jashte e brenda Shqiperise.Eshte koke e kembe i dhjere,por krenar.E ka bere kaq te shkrete vendin,saqe nuk ka mbetur ndonje sukses qe ta vjedhe.
    Keshtu qe nuk mund te quhet me emer tjeter,vecse dr.dhjeramani;vetem ky emer i perkon.

  8. Devolliu says:

    Salih Shpellari, ky TRADHTAR I KOMBIT, i siguroi përfaqësuesit e Partive Popullore të Evropës se “bllokimin e Edi Ramës” do ta çajë me elektoratin e tortës që e mbështet këtë kriminel.

  9. dakort more ” baca” sali edi po lufton per karrige, dhe shume mire bene. Po ti per çfare luftove ?? nuk luftove per ate karrige?? TI per ate karrige vrave 4 veta para zyres tende.Kush vlente me shume jeta e atyre fukarenjeve apo karrigja jote. TI i je turrur shqiperise me legen ne dore si ata te tortes. saliu thote:Kryeministria eshte toke e xanun.

  10. MEMEDHETARI says:

    Cfare maskara – “atdhetar”!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Por NUK HARROHEN VARRET qe ke hapur ne gjithe Shqiperine,o Sali Krimineli…
    Pergjigjen do ta marresh ti,ndofta me shpejt se me 23 Qershor…
    Krimet e tua JANE TE REGJISTRUARA ME ZE DHE FIGURE,o Kriminel…
    Nuk ke se si te shpetosh,o rrezil,o katil,o barbar…
    Aq sa e ke “dashur” kur ishe ne shpelle kohen e internetit – aq dhe me teper do ta mallkosh kur te shikosh “filmin” tend mbushur me krime…
    PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU!!!!!!!!!!!!!!
    Me hiqesh dhe si Atdhetar…

  11. dita says:

    Qeveria kur ska numrat per te kaluar ligjet qe i sherbejne vendit liron krahun dhe krijohet nje qeveri tjeter.

    Opozita nuk eshte per te kaluar ligjet qeveria..

    Ne nuk na sherbejne disa ligje ne leter kur ketu po vriten cdo ore njerez jo me cdo dite atehere ku ne cfare vendi ne Europe ndodhin keto..

  12. diversant says:

    sali berisha po humbi zgjedhjet do mari kallashin ne dore e do te dali kaçak ne bjeshke.

  13. timo says:

    Të flasësh për albanofobi është njëlloj sikur të rahësh ujë në havan. Nuk i shërben kërkujt. Është një llogo e pakuptimtë dhe e pavlerë. Zoti Berisha bën mirë të denoncojë (por për këtë nuk ja mban se zëmërohet ustai në Greqi) “invazionin” Grek të varezave të ushtarëve aty ku ka dhe më shumë aty ku nuk ka të rënë. Të shkollave greke aty ku ka dhe më shumë aty ku nuk ka minoritet. Të mbjelljes kudo të kishave greke, atje ku ka dhe më shumë atje ku nuk ka minoritet. (Në përurimin e kishës në fshatin Progër të Devollit, më thoshte një miku im, kishte më shumë grekë të ardhur nga Greqia se sa banorë të fshatit dhe sa për dieni Devolli nuk ka as edhe një minoritar grek).

  14. Horri i Bulevardit says:

    A te thash Sali se do te kerkosh falje? dhe qe kete falje do ta kerkosh ne menyren me te turpshme, duke ja futur shqiptareve, per tja bere qejfin Serbise dhe Greqise?
    Dhe ja skaloi dy jave dhe ti e bere faljen, ja fute shqiptareve, duke deklaruar atje ne Europe se shqiptaret vuajne nga albanofobia, qe une e kuptoj si nje Shqiperi te Madhe, qe kerkojne shqiptaret, por ti ske se cfare ti besh dhe kerkon ndihmen e Evropes, ku vecanerisht greket sdo te pertojne te rrahin ty me kamzhik pambuku.
    E legen pis njeriu.

    1. Prec Ulaj says:

      Ku pyet ky cfare thote?
      Ky te triblon pa top. Pse nuk ja kerkoni fjalimin me shkrim? Perndryshe do filloj te trilloje, sic bente me ate fjalimin e madherishem me Ramiz Aline me intelektualet ne 1990.
      Ky genjen edhe veten e tij.

  15. al says:

    ankimi i sales tek ppe me duket si ato nxenesit e kopshtit qe ankoheshin tek edukatorja. kush po pyet per ppe, shqiptaret ja pane hajrin ppe .ajo eshte shkaktarja kryesore me te djathten e saj ne qeverite europiane dhe ne komisionin europian me te paftin barroso qe shkaterruan europen. iku koha e doris pake dhe daull per ne shqiptaret jane disa te paperfillshem sa nuk ja vlen ti permendesh emrin. z.sali zgjidhja eshte ketu ne shqiperi, te ulesh me opoziten dhe te besh dialog per te niren e vendit. sa per europen do ta shihni si shkoje shqiperia ,do behet si bace per gjermanet dhe te tjeret.

  16. Toni.I. says:

    OOO tu bllokofshin enèt e gjakut mor plakk i marumè po pse
    nuk i tregon realitetin SHqiptarve qè jemi llumi i Ballkanit-
    Europès nè çdo drejtim papunsi,padrejtsi,krime nga mè tè shumtutarat nè Botè,drogè,prositucjon etj-etj ti mor hajvan e
    ke leju pèr at karrike qè mban ,èshtè e vèrtetè qè Demokracitè
    e reja nè gjithè Botèn kanè pasur krime,drogè ,prostitucjo etj
    por nè SHqipèrinè tonè bohet nga dora juaj tè ashtèquajtuarit
    Politikanè tè vetèzgjedhur.

  17. plaku says:

    Genjeshtren e ka ber profesjon derri e i birri i derrit.

  18. Ben Chicago says:

    saliu premtoi qe do ndertoje teatrin e ri ne tirane per 100 vjetorin
    eshte apo jo mashtrues?

  19. brace says:

    Ti flet keshtu per te demtuar shqiptaret e SHqiperine,ti sje gje tjeter vecse nji mashtrues i dalur bojet,i pari ti je qe sty intereson bashkimi i kombit,ty ste beson kushe me,mose lini gje pa vjrdhur,edhe kta muaj qe ju kane ngelur ne pushtetin e vjedhur,nga ti e banditet tuaj.

  20. Ivani i madh says:

    Sju nda ketyre PP ne te ri me PPSH ne pleqeri vetem shkronjen e fundit ndryshoi PPE gjer sa te shkoje ne PPSemes se na eshte bere si cezi qe sna ndahet nga kepuca.

  21. alban4eva says:

    ….”E vërteta është se shqiptarët kanë të gjithë fuqinë, potencialin për të shembur çdo mur. Siç rrëzuan murin e bashkisë, siç rrëzuan ‘murin e Berlinit’ dhe e festuan, tani do të rrëzojnë edhe murin e bllokimit të zotit Rama”….

    shqiptaret paskan rrezuar murin e Berlinit??? qe kur keshtu???

    po ky eshte loqe apo ben vete???

  22. ardian says:

    ketij i kane rene fijet ne mase injoranca dhe budallalleku nuk kane kufi per saliun tamon kafshe i mare fund shkon ke ppe si te ishte nje daun ose nje spiun eshte i pa kuptueshem problemi qe ky i semure shpreh me lakejt e ppe cdo kush eshte i zoti i vetes dhe i shtepise se vet car dreqin hyn ppe me kete mes ore psiqik apo dhe ato i ke kalbur ne flori e leke kujt ja ke hapur thesin atij daunit te frances apo atij frattinit apo asaj shurres doris pack car idioti qe je more i marre mjer atdheu yne me car qeveriset me psucho hajde rrumpall hajde …

  23. Kritiku says:

    Sali Ramush Shpellari ka rrjedhur perfundimisht nga trute. Disa here e ka permendur thenien qe Shqiptaret rrezuan Murin e Berlinit… More shpellar, ti kujtoj se u flet shpellareve prandaj flet gomarlleqe te tilla. Cilin Mur te Berlinit rrezuan Shqiptaret? Shqiptaret nuk kane rrezuar akoma ndonje Mur sepse po ta kishin shembur, Ti ore shpellar do te ishe ne burg per krimet qe ke bere si Sekretar Partie. Murin e Berlinit e shemben gjermanet dhe jo shqiptaret! E kupton ti ore shpellar se cfare kuptimi kishte ai Mur qe ishte ngritur ne Berlin???? Kur nuk e di, mos fol budalleqe.

    Nje tjeter budallek i thene nga ky shpellar eshte qe: PPE “do të shqyrtojë në mënyrë të veçantë këtë situatë të krijuar nga ky bllokim absurd i një njeriu për interesa të karriges së tij të pushtetit”.
    E kupron se cfare gafe ke thene? Edhe nese do te shqyrtoje kjo PPE-ja jote, kujt i intereson ai perfundim qe ajo do te marre? Cfare vlere ka ky vleresim si nga ana shoqerore ashtu dhe nga ajo ligjore? Na e ke bere kete PPE-ne si PPSH-ja jote, apo te pelqen nga emri gati i perbashket qe ka. More shpellar qe nuk u qyteterove kurre edhe pse shumicen e jetes tende e kalove ne Tirane, po malok mbete.

  24. Pilo Lala says:

    Sa per dijeni ky ishte udhetimi jot i fundit.
    E bukura eshte qe ky flet ne Gjermani per Statusin, nderkohe Ambasadorja Gjermane ne Shqiperi thote qe 3 ligjet nuk kane qene faktori qe ju nuk moret statusin.
    Ne me mire besojme Berishen.

  25. Pilo Lala says:

    Po kendon si kaposhi ne maje te glasave. Vjen ere e qelbur. Mos hajde me.

  26. Pilo Lala says:

    Ne cfare gjuhe fliste ky Gomari?
    I ka terbuar ata te Evropes me ate theksin e Vicidolit.

  27. andi says:

    Në fillim duhet të themi gjërat ashtu sic janë. Në vitin e 100 vjetorit të Pavarëisë Shqipëria nuk e mori statusit e vendit kandidat, pasi nuk përmbushi tre detyrimet kundrejt Bashkimi Europian. Tre kushtet e BE ishin ligji për Nëpunësin Civil, Ligji për Gjykatën e Lartë dhe reformat parlamentare, që kërkojnë patjetër votën e opozitës parlamentare, pasi janë më shumicë të cilësuar. Edi Rama refuzoi të lejonte opozitën parlamentare të votonte tre ligjet. Nuk mund të lejonte pikë të tjera elektorale për kryeminstrin Berisha në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2013. Statusi vendit kandidat, sipas mendjes së tij, është një kapital politik për PD, njësoj si para 4 vitesh anëtarësimi NATO apo lëvizja e lirë e qytetarëve në zonën “Shengen”. Sec të keqe do të kishin qytetarët shqiptarë nga marrja e Statusit të vendit Kandidat vec Edi Rama e di. Mëgjithatë shtyrja e marrjes së statusit të vendit kandidat derisa të plotësohen tre ligjet e kërkurara nga komisioni për Zgjerim në Be ka kënaqur pa masë autorin e papërgjegjshëm të këtij akti meskin pengmarrjeje. Kreu i opozitës Edi Rama ka marrë “peng” parlamentin duke mos lejuar deputetë e Partisë Socialiste të votojnë tre reformat.

  28. tomori i beratit says:

    O Sali o trap,idjot,gomar,debil,i çmendur,psiqik,vrases,hajdut,maskara,antishqiptar,spiunserb,lyrash,lapanjoz,egoist,servil,cinik,mashtrues,i pafytyr,hitler,kriminel,gjarper,urith,ndyresir,mut muti,qen bir qeni me mijra epitete te shkruaj per suratin tend suratit tend i ngjisin per mrekulli.HALEEEEEE.

  29. e ardhmja says:

    O Andi ja ke fut pordhes kot.Ku e le Xhozi ,Ramen te afrohet ne parlament e jo me ta marre peng.E nive sot cfare deklaroi ajo apo jo.Ju sdo jeni medeputete ne 23 Qershor.E di veten perandore e shkreta,kujton se si kryetare parlamenti shqiptar ka nen hyqem dhe listat e deputeteve te partive kundershtare.Kuku ku nene ku kena arrit.

  30. pensionisti says:

    c’kupton sala me albanofobi?

  31. Todi says:

    nqs ka dikush qe vuan nga albanofobia je vetem ti mer derr katunari imbecil

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje