Mungesa e dritave ndez Tiranën, bllokohet Rruga e Kavajës

13 Dhjetor 2012, 20:22Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Mungesa e dritave ka ndezur protestat në mbarë Tiranën. Një krizë e paralajmëruar po troket frikshëm në Shqipëri.

Banorët janë hedhur në protestë dhe kanë bllokuar Rrugën e Kavajës. Ata u kanë vënë zjarrin kazanëve të mbeturinave, duke u ankuar se kanë shtatë ditë që nuk kanë drita.

Pak më herët ishin banorët e Laprakës që u hodhën në protestë për mungesën e energjisë, duke bllokuar rrugën që të çon drejt Zogut të Zi në Tiranë. Qindra banorë janë grumbulluar dhe u kanë vënë flakën mbeturinave në kazanët e plehrave.

Situata është tensionuar ndjeshëm, ndërsa qarkullimi i makinave është bllokuar për rreth 1 orë. Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar protestuesit nga rruga, duke bërë të mundur edhe lëvizjen e makinave.

Banorët pretendojnë se kanë shlyer rregullisht detyrimet ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje, ndërsa vuajnë mungesën e energjisë prej 3 ditësh.

“Ne kërkojmë të drejtat tona, duam vetëm drita dhe ujë. Nuk duam të bëjmë politikë fare. Jemi bërë si në mesjetë. Si do të futemi në Europë ne? Në dritat i paguajmë të gjithë”, shprehet një banore e Laprakës për “News 24”.

Kompania “CEZ Shpërndarje” bëri të ditur se punimet nga një firmë private ndërtimi në Tiranë kanë dëmtuar kabllot 1,6,18,9 të nënstacionit Tirana në Laprakë, duke lënë pa energji elektrike disa zona.

19 komente në “Mungesa e dritave ndez Tiranën, bllokohet Rruga e Kavajës”

    1. Av. says:

      O loku qe nuk di te dallosh q me ç, clidhje ka opozita me kete situate. Apo harruam ne qe ne pushtet eshte Edi Rama. Ik more robsh.

  1. Toni says:

    Lulushi i Bashkise sapo ndezi pemen e vitit te ri……………..

  2. trew says:

    Jo kazanave te plerave zjarrin por fustanit te Majlindes.

    1. sn0m says:

      degjo mor ti shoq se bo me te kap palma majlindes tu i von zjarrin fustanit, ti kputi gishtat.

  3. Adoleshent says:

    Merini peng kriminelet duke filluar nga Lulushi e deri te Salushi e do e shikojn me a do ken guxim te vjedhin e te vrasin pasardhesit e Politikes Shqiptare.
    Gure gure behet mure…. Sot per energjine dhe ujin, neser per ato qe kan vjedhur kaq vite me denimin si Gadafit.

  4. Lomi says:

    u kthye mesjeta ne Shqiperine time te dashur

  5. Horri i Bulevardit says:

    KESH+CEZ=SALEH

  6. Arjan says:

    Shkoni e votoni prape per Lulin dhe Saliun se keni per ti pare hajrin si po ia shikoni pa drita

  7. Beso says:

    He se keshtu fillojne Shqiptaret. Ku nje kazan, ku nje kusi ,sa te marre zjarre mire e te djege, salqenin dhe gjitthe salinjte e tjere te kesaj palo qeverrie hajdutesh.

  8. BERISHA LARGOHU, KURSE VOTA PRO BERISHES ESHTE ANTI SHQIPTARE DHE KRIM. says:

    Berisha nuk ka faj kur thot qe Shqiperia po ndryshon, por eshte populli i fajshem sepse mbajne Berishen ne pushtet, tani vuani meqense e doni Berishen.

  9. WEB says:

    Thojini edhe atyre matane kufirit,elektoratit te ri me pashaporte arnaute qe edhe dritat jane ceshtje patriotizmi,faji i grekut ishte ,nga inati qe nuk i dhame detin ,ata na hoqen dritat ,po nuk e moren lajmin per te vertete

  10. Tu hapim probleme. says:

    Duhet ti hapim problemi bandes ne pushtet dhe nuk duhet te pranojme te na lene pa drita banda ka frike dhe pse ka para dhe force thika i ka arritur popullit ne kockë.

  11. alban4eva says:

    albanistani i Saleh kurves, Shqiperia po ndryshon.. ta gezoni Saleh shpellen..

  12. Toni.I. says:

    Kjo èshtè pasqyra e Politikès SHqiptare pa drita,ujè,rrugè me pak
    fjalè pa ifrastukturè bashkohore ,loja e Politikès po luan me
    ndèrgjegjen e qytetarve tè gjujzuar prsin-presin-presin……….
    deri kur do vazhdoi njè gjè e tillè ???????.

  13. edi says:

    protesta eshte e drejte po kujtoni pak vitet 2000 kur ishte edvin ps -ja ne pushtet sa drita dhe uje kishit ne 24 ore

    1. Sali Fuckface Berisha says:

      Cfare thua mor trap,kur ka qene Edi Rama ne pushtet?Mos ngaterro bashkine me pushtetin qendror.Nuk i ka bashkia ne dore dritat o analfabet.Ishte ai shoku tuaj Ilir Floriri me Fatos Nanon ne pushtet ne 2000.

  14. claudius says:

    ne kete rast qellimi e justifikon mjetin,ka pakenaqesi protestohet,
    mos duhet te rrime urte e te degjohen brockulla ne parlament?
    Nuk ka rendesi ka patur drita apo nuk ka patur me pare kushdo
    qe ka qene ne pushtet.

  15. SKENDER BEU I VJETER says:

    A JENI TE ZOTET TE NDIZN PROTESTEN NE TE GJITHE SHQIPERINE NJEKOHESISHT KESHTU DHE DO SHIKONI SI DO FSHIHET DHJERAMANI SALI DHE TRIMAT E SHUROSUR TE GARDES SE TIJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje