Sekretari për Çështjet Elektorale në PS, Damian Gjiknuri propozon që Partia Socialiste ta bëjë publike që në këto momente listën e kandidatëve për deputet.
Në emisionin “Intervista” në Vizion Plus, Gjiknuri deklaroi se njohja e qytetarëve me ekipin që do t’u kërkojë votën në 2013 do të ndihmonte PS të fitonte betejën e 23 qershorit.
Sipas Gjiknurit, që PS të kthehet në pushtet duhet një koalicion i gjerë, përfshi FRD dhe AK, por aleanca me LSI nuk është kusht për fitoren.
Gjiknuri ka dhënë dhe alarmin për vonesën e KQZ në lidhje me teknologjinë në zgjedhje. Gjiknuri ka sqaruar edhe kërkesën e PS për një hetim parlamentar për ndarjen e mandateve.
Gjiknuri ka deklaruar se PS-ja nuk ka hequr dorë nga kërkesa për të hetuar Ministrinë e Brendshme.
“PS-ja po hulumton dhe instrumente të tjerë parlamentarë për ta bërë transparencën e kësaj çështjeje duke nxjerrë përgjegjësitë përkatëse,” deklaron Gjiknuri.
Sipas tij, kontrolli dhe numërimi i votave në mënyrë elektronike po shoqërohet me një terr informativ ku ekzekutivi po luan rolin e “strucit”.
“Nëse dështimi i procesit të integrimit evropian, pavarësisht nga shkaku, do të shërbente si pretekst për të devijuar nga angazhimet bazë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, vendi do të futej në një rrugë pa krye për një kohë shumë të gjatë dhe me pasoja të pallogaritshme”, thekson ai.
Ai shton se Berisha po përdor dhënien e shtetësisë shqiptare për qëllime elektorale.
Pak nga pak do plasi sherri ne Ps per listat. Keshtu eshte kur i lihen ne doren e kryetarit deputetet dhe jo ne dore te popullit. E tha mire Sala qe 90% prej jush te Ps-se sdo ju kandidoje me Rama dhe i ka hyre frika ketyre
Paska akoma njerez qe nuk e dijne qe sapo thone “E ka mire Sala” kane humbur vemendjen e 90% te shqiptareve dhe nga 10% qe mbeten shumica nuk e kane idene se cfare domethene shtet.
Saliut i ka ardhur fundi prej kohesh, ai thjesht nuk e ka kuptuar ala kete fakt.
Pse te partia e Vucidolsave populli e perpilon listen e deputetve?
Sa per Gjiknurin vertet i ka hyr frika, dhe me nje te drejte. Jo per faj te Edi Rames, po per faj te kokes se tij qe ne zgjedhjet lokale i humbi te gjitha njesit vendore ku ai ishte deputet.
-Z.GJIKNURI:POPULLI KA NEVOJE PER PUSHTET POPULLORE DHE JO PUSHTET PARTIAK.MENDOJ SE ME PARE DUHET TE MIRATOHEN LIGJET SI:
ASNJE K/MINISTER ,MINISTER,DEPUTET ME SHUME SE 8 VJET.
-NE PARLAMENT CDO PARTI TE SJELLE RAPORTIN 40%INTELEKTUALE,50% PERFAQESUES DREJPERDREJT NGA PRODHIMI,10%EMIGRANTE.
-JASHTE KETYRE RAPORTEVE NUK KA PERMISIME NE VEND.
TE PASURIT BLEJNE GJITHMONE VOTAT,DUKE QENE TE PERJETSHEM NE PARLAMENT E QEVERI.
[email protected]
Zoti Damian Gjiknuri duhet ta beje kete propozim si nje nisme te tij ne strukturat me te larta drejtuese te PS dhe ti kerkohet Z.Edi Rama qe nga te gjithe strukturat lokale te PS te propozohen 3-4 emra per cdo vend per kandidat per deputet sipas numrit te deputeeve qe ka rrethi perkates dhe nese PS do te fitoje ne 2013 duhet te perzgjedhe per kanditat per deputet nga listat qe bien jo kryetaret e partise neper rrethe por ata qe jane votuar me shume nga strukturat perkatese duke bere keshtu zgjedhje korrekte neper gjithe rrethet e Shqiperise ,Nuk fitohen zgjedhje vetem duke share Saliun por duke zgjedhur njerez qe do vete baza socialiste apo me gjere.
O ti Shyptar qe ke bo koment per gjiknurin
me duket se je gabim ne ato kauzat qe leshon. Gjiknuri i ka fituar zgjedhjet ne gramsh si ne vitin 2009 ashut dhe ne vitin 2011 madje me rezultatin me te thelle ne republike. tani qe flasim gramshin e kane te zgjedhurti e PS , keshtu qe shipetar me duket se nuk jeton ne shqiperi, informoju me mire pastaj sulmo njerezit me pa te drejte.
Ky Gjiknuri eshte himariot.Thone se shume himariote kane mbiemra te tille,dmth veriore,katolike bile!A mund te sherbeje ky fakt si nje argument qe himariotet, ne te vertete, jane shqiptare e bij shqiptaresh ne shumicen derrmuese te tyre??
Me falni nese ju kam shqetesuar me pyetjen.Ju flm.
Ashtu eshte shumica e Himarioteve kane mbiemra Katolike , te ardhur nga veriu megjithse kisha here pas here eshte munduar tua heqi keto mbimera
As nuk diskutohet qe jane shqiptare, por tani ata jane armiq te shqiptareve se jane shqiptare te shitur , ndaj nuk ka kuptim te flasesh per ta
Ky Gjiknuri e ka gabim ate qe thote se duhen shpallur qe tani kandidaturat -.
Nuk duhetn shpallur tani, se krijon percarje , por me vone…