Gjykata sekuestron pasuritë e Prudentinos, fal kunatin e Majlinda Bregut

13 Dhjetor 2012, 12:05Politika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dje konfiskimin e pasurive të Angelo Prudentinos, djalit të Albino Prudentinos, i cili sipas medias italiane është një nga bosët kryesorë të organizatës mafioze “Sacra Corona Unita”.

Gjykata ka konfiskuar një pjesë të pasurive të disa shtetasve, por ka vendosur të “falë” Ervis Gjeçajn, kunatin e Majlinda Bregut duke mos i konfiskuar pjesën e tij të aksioneve.

“Gjykata vendosi heqjen e masës së sekuestros mbi pjesën që i përket të paditurit Ervis Gjeçaj, në shoqërinë aksionare “BETING SYSTEM ALBANIA”, 50% të aktivitetit, 50% të aksioneve, 50% të kapitalit, me vlerë kontributi 10.000.000 lekë me vendim nr.12, datë 07.10.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë”, citohet vendimi në GSH.

E ndërsa “BETING SYSTEM ALBANIA” është konfiskuar pjesërisht, aktiviteti “BET PLUS” është konfiskuar plotësisht, e cila merrej me organizimin e lojërave të fatit, sportive-baste sportive.

10 komente në “Gjykata sekuestron pasuritë e Prudentinos, fal kunatin e Majlinda Bregut”

  1. spiro ksera says:

    Ju Scipetaret nuk do beni kurre shtet sikomeni mua Grekun si nuk i pranoj leket e Polikron Mazes dhe bandes te Inspektoriatit Te Punes Tirane

    1. Papa Jani says:

      Gihthmona kete kame tehene edhe una, urte e bute e plot tigani

  2. Genard says:

    Pse te mos e fale, apo se eshte kunani i nje ministreje shqiptare? Kur eshte i pafajshem ta fale patjeter! APo do thoni tani qe ka nderhyre zonja Bregu, ka manipunuar gjykatat italiane e? Kete do thoni o idjoterit e Temes?

    1. edi says:

      Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dje konfiskimin e pasurive…..
      Behet fjale per Gjykaten e Krimeve të Rënda ne Tirane jo per
      gjykatat italiane. Dhe nuk shkruhet KUNANI por KUNATI ! A kuptove o idjoti Zonjes Bregu ?

    2. coku says:

      me thuaj me cilin shoqerohesh te te them kush je. megjithate pse duhet te bente biznes me nje mafioz. po pse ku e dinte do thuash ti. po a behet biznesi me nje te panjohur. e mund ti besohen shumat e medha nje te panjohuri. si shume shpesh qeveria jone ka per partnere vetem mafioze e trafikante. nqs do ti permend me emra. e pra ti qe i mbron ata kur vine ketu marin leket tona te tuat dhe te mijat, vetem nqs ti paguhesh nga nje biznes i tyre dhe i merr nje pjese por te gjitha nuk i merr dot prandaj zgjohu nga gjumi. qeveria nepermjet tyre pasttron paret e vjedhura ketu.

  3. alban4eva says:

    po pse, u cmend gjykata te konfiskoje pasurite e kunatit te Majlindes??? dhe pastaj te na zemerohet Majlinda dhe mos te beje mire punen e saj te perditshme, lepirjen e bythes se padronit te saj, Salehut..

    kur behet fjale per kuneter, gjykata nuk duhet te fusi hundet aty ku nuk i takon.. (shif kunatin e Lulkes)…

  4. sn0m says:

    me ate palme qe ka majlinda ska gjykates qe i del para se e shbllokon direkt.

  5. Eri says:

    Ky kunati i Majlindes, Elvis Gjeci, nuk ka pas nevoje per Majlinden, rrugen e mafias e ka ditur me perpara. Para ca vitesh e qelluan me kallash ne makine, por shpetoi se ishte e blinduar!!

  6. kuksjani says:

    Breku ta vefshe te bregu i ares!Ju o muqalor mbani ne pushtet Saliun.Ju o gjusmat e opinges,ju o zorragjinje ,ju lalucat mbani Bregu e Saliune ne pushtet,.U pafsha te bregu ares.!

  7. kuksjani says:

    Ip-ip xixi,hop-hop mamica se, fajin e ka Rama.Te vjedhish sa te mundesh se,laluce e zorragjinjet e kan mendjen te Saliu.IP_HOP misi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje