Policia thotë se po heton në dy pista në lidhje me masakrimin me thikë të nënës së dy fëmijëve, Asinja Krytha në qytetin e Fierit.
Sipas policisë, vrasja e 49-vjeçares nuk ka si motiv grabitjen, pasi asaj nuk i kanë marrë paratë apo sendet që ka pasur me vete.
Pista paraprake ka të bëjë me hakmarrjen, pasi vëllai i viktimës me inicialet A.K., ka qenë i dënuar më parë për prostitucion dhe drogë me 5 vjet burg dhe është pronar i një moteli në rrugën e vjetër Fier –Lushnjë, shkruhet në GSH.
Ndërkohë dyshimet bien edhe mbi ish bashkëshortin , prej të cilit viktima ishte ndarë, dhe që punon në lokalin e vëllait në fshatin Vajkan.
E kush po e rruan per grate shqiptare,Saliun te ”kemi” mire ne,se ai na mmbron ngaaaa agjentet seeerbe,ai na ”ndricon” ne erresire e e bumit ekonomik,ai na ushqen 24 ore me genjeshtra,ai na del ne ekranet e TV edhe atehere kur jemi duke ngrene varferine e tij te shijshme te gatuar aq me mjeshteri ne kuzhinat serbe.E c’te them me per Belul Berishen…?