Kuvendi ka miratuar gjatë ditës së sotme vetëm me votat e mazhorancës, projektligjin “Për përgjimin e telekomunikimeve”, si dhe projektligjin për “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”.
Seanca e sotme ka nisur me akuzat e deputetit socialist, Taulant Balla, sipas të cilit, Ministria e Mbrojtjes është duke përgjuar opozitën dhe ambasadorët e huaj në vend.
“Në këtë seancë projektligji është po aq i dyshimtë sa sjellja e kësaj qeverie për ngritjen e institucionit, që ka të njëjtat problemet, por problemet e vjetra përpiqet t’i mbulojë me ngritjen e një projektligji. Prej muajsh ky institucion është vënë në shërbim të kryeministrit, kundër opozitës dhe të ambasadave të huaja. Projektligji është një përpjekje e Arben Imamit për të fshehur urdhrat nga dy çështje: 1. Përgjimi i opozitës dhe ambasadorëve. 2. Armatimi antikushtetues i Shërbimit Informativ. Synohet që përmes këtij projektligji të mbrohet me ligj kontrolli parlamentar i këtij institucioni. Synohet që drejtorit, që do zgjidhet në detyrë, t’i jepet një mandat kushtetues, në mënyrë që qeveria e ardhshme të mos ketë asnjë mënyrë të kryejë një funksion normal të këtë institucion”, tha Balla.
“Më 19 janar 2011 me urdhër të Imamit ky institucion është armatosur. Me urdhrat e Imamit dhe bekimin e Berishës është vënë në keqpërdorim duke përgjuar opozitën, me urdhër të Imamit janë blerë mjete përgjimi që dhe sot që flasim vijojnë të kryejnë përgjime të paligjshme të opozitës dhe ambasadorëve të huaj në Tiranë. Ky projektligj është shqetësim jo vetëm i yni, por edhe i partnerëve ndërkombëtarë. Si mund të pretendoni të bëheni pjesë e një skenari të rrezikshëm të keqpërdorimit të inteligjencës”, vijoi Balla.
Pas akuzave të deputetit socialist ka reaguar ministri Imami, duke thënë se ato janë shpifje.
“Jam i detyruar të bëj një sqarim të shkurtër. Së pari SHIU, si çdo njësi tjetër ka qenë dhe është e pajisur me armatim, as ka ndryshim dhe as do ndryshojë ndonjëherë. Lidhur me një urdhër që është valëvitur me ekranet televizive me 19 janar, në pamundësi financiare ju them se nuk i kemi blerë armatimet që do i kishim blerë. Vijon shpifja e vazhdueshme, përgjimi i opozitës dhe ambasadave. Nuk jemi në kohën e Traktatit të Varshavës. Nuk mund të them më tepër se përgjime të kësaj natyre nuk është bërë dhe as do bëhen. SHIU si agjenci inteligjence në përputhje me ligjin vepron në zonën e tij të interesit, por këto kurrsesi nuk mund të bëhen pengesë për një ligj të ri”, tha Imami.
yyyyyyyyyyyyyyyy shtet spiunesh. kujtoni se me keto do mbani pushtetin.
Imami nuk pranoka as nje cop kontrolli parlamentar, kaq te trasha i paskan bere shkeljet…
Ci duhet Min. Mbrojtjes (ne e kemi shpartalluar ushtrine me kohe) dhe taksapagusve shqiptare nje Agjenci Inteligjence qe dublon Shik-un dhe Policine, te cilat te dyja kane te drejte te bejne pergjime?
Keta nuk e kuptojne se kur te zbrazen nga militantet e tyre keto institucione, ata qe do vijne do ja drejtojne tytat vete ketyre qe i krijuan ?
Dikush qe merr vesh nga informatika e teknologjia mund te me shpjegoje si do jene ne gjendje te pergjojne e-mailet, Facebook, etj? Po flas nga ana teknike, si do e bejne?
A jane te detyruara kompanite ISP shqiptare te ruajne “logs” te çdo kliente? Per sa dite?
Pastaj, ky ligj bie ndesh me çdo konvente per te drejtat e njeriut. Eshte krejtesisht jodemokratike te pergjohen njerezit ne kte menyre? Ky nuk eshte gje tjeter po veç nje shtet policor, autokratik!
E turpshme, shume e turpshme!
Kam pare nje enderr sikur dy persona me kishin mberthyer nga krahet dhe kerkonin neper xhepat e mij artifakte te vjedhura ne nje muzeum arkeologjik qe ndodhej ne nje vend te quajtur SALEH. Mos eshte ky nje paralajmerim per mua qe kur shkruaj komente ne vend te Sali shkruaj Sa-leh? Policia sekrete e Sa-lehit a e di kush eshte pas DYMI-t.Po qe kjo e vetete po pyes:a eshte rrezuar busti i Enverit apo eshte akoma aty Te shkretet ne akoma jetojme me friken: “Shteti te ben gjemen”!
Opa, çdo mesazh qe shkruani ne Internet, Facebook, e-mail e tjere do mund tju pergjogje prokurori i qytetit si ti doje qejfi ?
Ta gezoni Saliun, korrake!
O i vetethene turk-ngrenes, ose me mire turko-grek se nje mut jeni, do te pergjojne tashi si armik i popullit ?
Me urdher gjykate do mund te pergjojne apo si tju doje qejfi? Edhe prokurori i qytetit do jene te gjendjne te pergjoje njerez si ti teket?
Nuk eshte shume e qarte, mund te na e shpjegoni?
Me duket krejtesisht e prapanueshme dhe qe bie ndesh me lirine e njeriut te shprehet si te doje!
Ambasadoret do duhet te reagonin po nuk ju plas shume ma do mendja, mjafton te jene nen influencen e tyre politikanet shqiptare per çeshtje me madhore per to.
ta gezojme Gestapon moderne te Saleh shpelles…!!!
Zhurme, zhurme, shum shum zhurme. I ka fiksim Edi Rama te perfshije dhe te huajt qe ti perdore per kallauz…
Denko77- me qeliza gomari.
si duket spo i jep informacionet canad3esi i shik, po kthen shiu e imamit komplet ne polici private.si mund te pergjoje kur internet kafet e tiranes jane hane me 7 porta?,vetem po te jete e vertete ajo qe i tha liri berisha laura bush se ne 4 vete 1 eshte spiun kur shetisnin ne vlore…..duhet me pyet genc pollon se ai i ka statistikat e freskta,,,,kote e keni se e keqja nga brenda do ju vij
Eeee mër Ben, ti ke ne i fatkeqësi se mas sgjedhjeve të 2013 nuk munesh me u kthy as m’tajatër se ke qen aktor i dobët ne s’t’prano kush. Megjthse, çere thom u, ti ke bo pare t’modhe dhe ke p’ta gjet i brim. Veç mos gjejsh brimën e burgut. Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.